
Postuar më parë nga
Edvin83
Maqedoni, vdes në rrethana misterioze ish-ushtari i UÇK-së
Vrasjet misterioze të shqiptarëve në Maqedoninë rëndojnë raportet e brishta ndëretnike.
Publikuar më 04.10.2012 | 15:25
SHKUP - Me rastin e vdekjes misterioze në burg të ish-pjesëtarit të UÇK-së, Ibrahim Sulejmani, grupi nismëtar i Lidhjes së Diasporës Shqiptare për Maqedoninë, me ne krye Xhevat Sherifin, reagon ashpër ndaj kësaj vdekjeje misterioze. Lidhja e Diasporës Shqiptare për Maqedoni, siç raporton INA, kërkon urgjentisht ndriçimin e plotë dhe sa më të shpejtë të këtij rasti.
Lidhja e Diasporës Shqiptare për Maqedoninë dyshon se institucionet përkatëse në Maqedoni do t’i marrin të gjitha masat e nevojshme për zbardhjen dhe ndriçimin e plotë të këtij rasti. Po ashtu, Lidhja e Diasporës Shqiptare dyshon në kapacitetin institucional të përfaqësuesve shqiptarë në pushtet, që të zbardhin rastin në fjalë.
Duke e pasur parasysh këtë, Lidhja kërkon nga faktori ndërkombëtar në Maqedoni dhe posaçërisht nga ambasada e SHBA-ve dhe Bashkimi Evropian që të ushtrojnë presion tek qeveria e Shkupit që të zbardhë rastin.
Po ashtu fton OSBE-në dhe Kryqin e Kuq Ndërkombëtar, që në kuadër të mandatit të tyre, të marrin hapat e nevojshëm, që ky rast të mos mbetet i pandriçuar, pasi rasti i të ndjerit ka qenë me aktakuzë ‘për krime lufte dhe kundër njerëzimit’, ndërsa Maqedonia nuk e ka të drejtën për kësi dënimesh.
Ndonëse me punën e tij Avokati i Popullit, Ixhet Memeti, nuk na ka bindur se ka kapacitetet për të mbrojtur të drejtat e qytetarëve shqiptarë në Maqedoni, sidoqoftë ai e ka detyrim kombëtar dhe në të njëjtën kohë edhe detyrim professional, që të japë maksimumin për hetimin e rastit në fjalë.
Ky rast nuk është i pari që shqiptarët të vdesin (vriten) nëpër burgjet e Maqedonisë. Të gjitha këto raste vetëm rëndojnë raportet e brishta ndëretnike.
/INA/Shekulli Online/M.A./
Krijoni Kontakt