Disa pyetje rreth besimit:
1. Pėrse na ka krijuar Allahu i Lartėsuar?
All-llahu i Lartėsuar na ka krijuar pėr tė adhuruar Atė dhe mos t'i shoqėrojmė Atij askėnd.
All-llahu i Lartėsuar thotė:
"Unė nuk i kam krijuar xhinėt dhe njerėzit vetėm se pėr tė mė adhuruar Mua." [Edh-Dharijat:56]
I Dėrguari i Allahut (Paqja dhe mėshira e All-llahut qofshin mbi tė) thotė:
"E drejta e All-llahut mbi njerėzit ėshtė qė ta Adhurojnė vetėm Atė dhe mos t'i shoqėrojnė Atij shok."
2. Si duhet ta adhurojmė All-llahun e Lartėsuar?
Ashtu si na ka urdhėruar All-llahu dhe i Dėrguari i Tij; me sinqeritet dhe sipas sunetit.
All-llahu i Lartėsuar thotė:
"Dhe nuk ishin tė urdhėruar pėr tjetėr vetėm se pėr tė adhuruar Allahun me sinqeritet." [El-Bejjineh:5]
I Dėrguari i All-llahut (Paqja dhe mėshira e Allahut qofshin mbi tė) thotė:
"Kush punon njė vepėr e cila nuk ėshtė sipas punės sonė, ajo ėshtė e kthyer mbrapsht (nuk pranohet)"
3. Si mund ta realizojmė kuptimin e adhurimit tė vėrtetė nė zemrat tona?
Duke adhuruar All-llahun e Lartėsuar me frikė nga Zjarri i Tij, me shpresė pėr Xhenetin e Tij dhe dashuri pėr Tė.
All-llahu i Lartėsuar thotė:
"Dhe luteni Atė me frikė e shpresė" [Frikė prej Zjarrit tė Tij dhe duke shpresuar Xhenetin e Tij]. [El-A'raf:56] Dhe thotė: " Atėherė Allahu do tė bjerė njė popull tė cilin e do dhe ata e duan Atė." [El-Maide:54]
I Dėrguari i All-llahut (Paqja dhe mėshira e All-llahut qofshin mbi tė) thotė:
"I lutem All-llahut pėr Xhenetin dhe kėrkoj mbrojtje prej Tij nga Zjarri."
4. Ē'ėshtė Ihsani- bamirėsia nė adhurim?
Tė ndjesh mbikqyrjen e All-llahut tė Vetėm i Cili na sheh dhe i di tė gjitha ēėshtjet tona.
All-llahu i Lartėsuar thotė:
"Vėrtetė qė All-llahu ėshtė mbikqyrės mbi ju" [En-Nisa':1], "Eshtė Ai i Cili tė sheh kur ti ngrihesh nė kėmbė (kur falesh) si dhe pėrmbysjen tėnde nė mesin e atyre qė bėjnė sexhde (nė namaz)." [Esh-Shuara:218]
I Dėrguari i All-llahut (Paqja dhe mėshira e All-llahut qofshin mbi tė) thotė:
"Bamirėsia ėshtė tė adhurosh All-llahun sikur ta shihje Atė, e edhe pse ti nuk e sheh Atė, Ai tė sheh ty."
5. Pėrse i ka dėrguar All-llahu tė Dėrguarit e Tij?
Pėr tė ftuar njerėzit nė adhurimin e Tij dhe tė mohojnė shokvėnien Atij.
All-llahu i Lartėsuar thotė:
"Ne kemi dėrguar nė ēdo popull tė dėrguar ashtuqė t'i urdhėrojnė ata pėr tė adhuruar Allahun e t'i largohen idhujve." [En-Nahl:36]
I Dėrguari i All-llahut (Paqja dhe mėshira e All-llahut qofshin mbi tė) thotė:
"Tė Dėrguarit e All-llahut janė vėllezėr dhe feja e tyre ėshtė njė." [d.m.th. tė gjithė tė Dėrguarit kanė ftuar popujt e tyre nė Njėsimin e Allahut]
6. Ē'do tė thotė: Njėsimi i All-llahut nė adhurim?
Ta bėsh adhurimin vetėm pėr All-llahun, siē ėshtė lutja, premtimi, gjykimi e adhurime tė tjera.
All-llahu i Lartėsuar thotė:
"Dije se nuk ka tė adhuruar tjetėr pėrveē Allahut." [Muhamed:19] (d.m.th. nuk ka tė adhuruar tjetėr me tė drejtė pėrveē Allahut).
I Dėrguari i All-llahut (Paqja dhe mėshira e All-llahut qofshin mbi tė) thotė:
"Le tė jetė gjėja e parė nė tė cilėn t'i ftosh ata Njėsimi i All-llahut tė Lartėsuar."
7. Ē'do tė thotė: "La ilahe il-la Allah"?
Nuk ka tė adhuruar me tė drejtė pėrveē All-llahut, Njė e tė pashok.
All-llahu i Lartėsuar thotė:
"Kjo sepse Allahu ėshtė i Vėrteti dhe se ēdo gjė qė adhurojnė pėrveē Atij ėshtė e kotė." [Lukman:30]
I Dėrguari i All-llahut (Paqja dhe mėshira e All-llahut qofshin mbi tė) thotė:
"Kush thotė "La ilahe il-la Allah" dhe mohon ēdo gjė qė adhurohet pėrveē All-llahut, ndalohet pėr muslimanin marja e pasurisė dhe e gjakut tė tij."
8. Ē'do tė thotė fjala: Muhamedi ėshtė i Dėrguari i All-llahut?
Nuk ka kush qė meriton tė pasohet pėrveē tij (Paqja dhe mėshira e All-llahut qofshin mbi tė).
All-llahu i Lartėsuar thotė:
" E nėse i bindeni atij (Muhamedit) atėherė jeni tė udhėzuar." [En-Nur:54]
I Dėrguari i All-llahut (Paqja dhe mėshira e All-llahut qofshin mbi tė) thotė:
"Nėse do tė ishte gjallė Musa (alejhi selam) nuk do tė bėnte gjė tjetėr vetėm se do tė mė pasonte mua."
9. Ē'do tė thotė: Njėsimi i All-llahut nė Cilėsitė dhe Emrat e Tij?
Pohimi i cilėsive me tė cilat All-llahu e ka cilėsuar Veten e Tij apo e ka cilėsuar Atė i Dėrguari i Tij pa pėrngjasim, shėmbėllim, komentim tė devijuar apo mohim tė tyre.
Thotė All-llahu i Lartėsuar:
"Asgjė nuk ėshtė si Ai e Ai ėshtė Dėgjuesi, Shikuesi."[EshShura:11]
Thotė i Dėrguari i All-llahut (Paqja dhe mėshira e All-llahut qofshin mbi tė):
"All-llahu ka nėntėdhjetė e nėntė emra; kush i mėson ato do tė hyjė nė Xhenet." [Dhe ēdo emėr prej emrave tė All-llahut tė Lartėsuar tregon njė cilėsi prej cilėsive tė Tij, nė formėn qė i pėrket Lartėsisė e Madhėshtisė sė Tij.]
10. Ē'dobi ka Njėsimi pėr muslimanin?
Udhėzimi nė kėtė botė dhe siguria nė botėn tjetėr, gjė qė i siguron atij lumturinė nė tė dyja botėt.
All-llahu i Lartėsuar thotė:
"Ata tė cilėt kanė besuar dhe nuk e kanė pėrzierė besimin e tyre me padrejtėsi, pėr ta ėshtė siguria dhe ata janė tė udhėzuar drejt." [El-En'am:82]
I Dėrguari i All-llahut (Paqja dhe mėshira e All-llahut qofshin mbi tė) thotė:
"E drejta e njerėzve tek Allahu ėshtė qė tė mos e dėnojė atė qė nuk i bėn shok Atij."
11. Cila ėshtė e vėrteta e besimit?
Ai ėshtė: Shprehje me gjuhė, vepėr me gjymtyrė dhe bindje me zemėr e pėrulje.
All-llahu i Lartėsuar thotė:
"O ju qė keni besuar! Kini frikė Allahun dhe flisni fjalė tė drejtė ashtuqė t'ua rregullojė juve punėt tuaja dhe t'ua fa gjynahet tuaja." [El-Ahzab:70]
I Dėrguari i All-llahut (Paqja dhe mėshira e All-llahut qofshin mbi tė) thotė:
"Besimi ėshtė shtatėdhjetė e disa degė, mė e larta prej tyre ėshtė fjala "La ilahe il-la All-llah" dhe mė e ulėta ėshtė largimi i njė pengese nga rruga, edhe turpi ėshtė njė prej degėve tė besimit."
12. A lejohet tė mjaftuarit me thėnien qė je besimtar?
Qė tė vėrtetohet besimi i vėrtetė duhen prova tė prera pėr tė.
All-llahu i Lartėsuar thotė:
"Beduinėt thanė: Kemi besuar. Thuaj: Ju nuk keni besuar por thoni qė jemi dorėzuar sepse akoma nuk ka hyrė besimi nė zemrat tuaja. E nėse i bindeni Allahut dhe tė tė Dėrguarit tė Tij, Ai nuk ua pakėson punėt tuaja (tė cilat i keni bėrė). Allahu ėshtė Falėsi, Mėshirėbėrėsi." [El-Huxhurat:14]
I Dėrguari i All-llahut (Paqja dhe mėshira e All-llahut qofshin mbi tė) thotė:
"O ju qė jeni bėrė muslimanė me gjuhėn tuaj por qė nuk ka hyrė besimi nė zemrat tuaja! Mos i dėmtoni muslimanėt!..."
13. Ku ėshtė All-llahu i Lartėsuar?
All-llahu ėshtė nė qiell, mbi Arsh, nė atė mėnyrė e cila i pėrket Madhėshtisė sė Tij.
All-llahu i Lartėsuar thotė:
"Mėshiruesi qėndroi mbi Arsh." [Ta-Ha:5] (d.m.th: u ngrit e u lartėsua -siē thuhet nė Sahihun e Buhariut)
I Dėrguari i All-llahut e pyeti atė robėreshėn:
Ku ėshtė All-llahu? Ajo tha: Nė qiell. Atėherė ai i tha zotėriut tė saj: Liroje atė sepse ajo ėshtė besimtare!"
Dhe ka thėnė i Dėrguari i All-llahut (Paqja dhe mėshira e All-llahut qofshin mbi tė):
"All-llahu ka shkruar nė njė libėr: "Mėshira Ime e ka kaluar nxehjen Time" e ai ndodhet i shkruajtur tek Ai, mbi Arsh."
14. A ėshtė All-llahu me ne me Qėnien e Tij apo me Dijen e Tij?
All-llahu ėshtė me ne me Dijen e Tij, na sheh e na dėgjon.
All-llahu i Lartėsuar thotė:
"Tha (Allahu Musės dhe Harunit): Mos kini frikė sepse Unė jam me ju, iu dėgjoj dhe iu shoh." [Ta-Ha:46]
I Dėrguari i All-llahut (Paqja dhe mėshira e All-llahut qofshin mbi tė) thotė:
"Ju i luteni Atij qė dėgjon e ėshtė afėr, Atij qė ėshtė me ju." [d.m.th: qė iu dėgjon e iu sheh]
15. Cili ėshtė gjynahu mė i madh?
Gjynahu mė i madh ėshtė shokvėnia All-llahut.
All-llahu i Lartėsuar, nė gjuhėn e Lukmanit (alejhi selam), thotė:
"O biri im! Mos i shoqėro kėnd Allahut sepse shirku ėshtė padrejtėsia mė e madhe." [Lukman:13]
E pyetėn tė Dėrguarin e All-llahut (Paqja dhe mėshira e All-llahut qofshin mbi tė):
Cili ėshtė gjynahu mė i madh? Tha: T'i bėsh All-llahut shok ndėrsa Ai ėshtė qė tė ka krijuar ty."
16. Ē'ėshtė 'shirku i madh'?
Ai ėshtė drejtimi i ēdo lloj adhurimi dikujt tjetėr pėrveē All-llahut siē ėshtė lutja, premtimi, kurbani etj.
All-llahu i Lartėsuar thotė:
"Thuaj: Unė i lutem Zotit tim dhe nuk i shoqėroj Atij askėnd." [El-Xhinn:20]
I Dėrguari i All-llahut (Paqja dhe mėshira e All-llahut qofshin mbi tė) thotė:
"Gjynahu mė i madh pre tė mėdhave ėshtė tė shoqėruarit All-llahut shok."
17. Cili ėshtė dėmi i shirkut tė madh?
Ai ėshtė shkak pėr tė qėndruarit e pėrhershėm nė Zjarr.
All-llahu i Lartėsuar thotė:
"Atij qė i shoqėron All-llahut ndokėnd, All-llahu ia bėn haram Xhenetin dhe vendi i tij ėshtė Zjarri." [El-Maide:72]
I Dėrguari i All-llahut (Paqja dhe mėshira e All-llahut qofshin mbi tė) thotė:
"Kush vdes duke i pas shoqėruar All-llahut shok do tė hyjė nė Zjarr."
18. A ka dobi puna e shoqėruar me shirk tė madh?
Nuk bėn dobi asnjė punė e shoqėruar me shirkun e madh.
All-llahu i Lartėsuar thotė:
"E nėse ata do tė adhuronin tjetėr me Allahun, atėherė do t'i fshiheshin tė gjitha punėt e tyre qė ata kishin punuar." [El-En'am:88], "Dhe do t'i kthehemi punėve qė ata kishin punuar e do t'i bėjmė ato pluhur e hi." [El-Furkan:23]
Thotė All-llahu i Lartėsuar nė njė Hadith Kudsi-tė shenjtė:
"Kush vepron njė punė nė tė cilėn mė shoqėron dikėnd tjetėr, e kam lėnė atė dhe shokvėnien e tij."
19. A ndodhet shirku nė mesin e muslimanėve?
Po, gjendet me shumicė- me keqardhje!-
All-llahu i Lartėsuar thotė:
"Dhe nuk beson shumica e tyre vetėm se duke i shoqėruar Allahut shok." [Junus:106]
I Dėrguari i All-llahut (Paqja dhe mėshira e All-llahut qofshin mbi tė) thotė:
"Nuk do tė bėhet Kiameti derisa tė bashkohen disa fise prej popullit tim me idhujtarėt dhe derisa tė adhurohen idhujt."
20. Cili ėshtė gjykimi pėr akuzimin e muslimanit se ai ėshtė bėrė qafir-mosbesimtar, pa pasur argument?
Kjo gjė nuk lejohet madje ėshtė prej gjynaheve tė mėdha.
All-llahu i Lartėsuar thotė:
"Thuaj: Zoti im i ka ndaluar punėt e ndyta, qofshin ato hapurazi apo fshehtasi, gjithashtu (ka ndaluar) ēdo lloj krimi, shtypjen pa tė drejtė, vėnien shok Allahut nė adhirim, gjė pėr tė cilėn ai nuk ka dhėnė asnjė tė drejtė e asnjė provė, si dhe (ka ndaluar) pėrfoljen pėr Allahun pėr gjėra pėr tė cilat ju nuk keni asnjė dijeni." [El-A'raf:33]
I Dėrguari i All-llahut (Paqja dhe mėshira e Allahut qofshin mbi tė) thotė:
"Nėse dikush i thotė vėllait tė tij (nė fe): Ti je mosbesimtar (qafir); ajo fjalė do tė bjerė mbi njėrin nga ata tė dy."
21. Cili ėshtė gjykimi pėr lutjen e tė tjerėve pėrveē All-llahut-siē janė "njerėzit e mirė"?
Tė luturit atyre ėshtė shirk i cili tė fut nė Zjarr.
All-llahu i Lartėsuar thotė:
"Mos lut zot tjetėr me Allahun se pėrndryshe do tė jesh prej atyre qė ndėshkohen" [Esh-Shuara:213]
I Dėrguari i All-llahut (Paqja dhe mėshira e All-llahut qofshin mbi tė) thotė:
"Kush vdes duke qenė qė ka lutur dikė tjetėr pėrveē All-llahut do tė hyjė nė Zjarr."
22. A ėshtė lutja prej adhurimit tė All-llahut tė Lartėsuar?
Po, sigurisht qė lutja ėshtė prej adhurimit tė All-llahut, madje prej adhurimeve mė tė mėdha.
All-llahu i Lartėsuar thotė:
"Dhe Zoti juaj thotė: M'u lutni Mua, Unė do t'ju pėrgjigjem!" [Gafir:60]
I Dėrguari i All-llahut (Paqja dhe mėshira e Alla-llhut qofshin mbi tė) thotė:
"Lutja ėshtė vetė adhurimi."
23. A e dėgjojnė tė vdekurit lutjen?
Tė vdekurit nuk dėgjojnė as lutjen e as ndonjė gjė tjetėr.
All-llahu i Lartėsuar thotė:
"Sigurisht qė ti nuk mund tė bėsh tė vdekurit tė dėgjojnė." [En-Neml:80], " Ndėrsa ti nuk mund t'i bėsh tė dėgjojnė ata qė janė ndėr varre." [Fatir:22]
I Dėrguari i All-llahut (Paqja dhe mėshira e All-llahut qofshin mbi tė) thotė:
"All-llahu ka zbritur disa engjėj qė sillen nėpėr tokė e qė mė dėrgojnė selam nga populli im." (d.m.th: qė engjėjt janė ata qė transportojnė selamin, ndėrsa njerėzit nuk mund tė kenė dot lidhje me ata tė botės tjetėr).
24. A lejohet kėrkimi i ndihmės prej tė vdekurve apo prej atyre qė nuk janė present?
Nuk lejohet kėrkimi i ndihmės prej tyre, kjo gjė ėshtė shirk, por kėrkojmė ndihmė vetėm nga All-llahu i Lartėsuar.
All-llahu i Lartėsuar thotė:
"(Pėrkujtoni!) Kur ju kėrkuat ndihmė te Zoti juaj e Ai iu pėrgjigj juve." [El-Enfal:9]
Kur tė Dėrguarin e All-llahut (Paqja dhe mėshira e All-llahut qofshin mbi tė) e godiste ndonjė brengė apo vėshtirėsi thoshte:
"O Ti qė je i Pėrjetshėm dhe Mbajtės e Mbrojtės i gjithēkaje qė ekziston! Tek mėshira Jote kėrkoj ndihmė."
25. A lejohet mbėshtetja nė ndihmėn e ndokujt tjetėr pėrveē All-llahut?
Kjo gjė nuk lejohet sepse ėshtė shirk. Pėr ndihmė mbėshtetemi vetėm te All-llahu i Madhėruar.
All-llahu i Lartėsuar thotė:
"Vetėm Ty tė adhurojmė dhe vetėm Ty tė mbėshtetemi e tė kėrkojmė ndihmė (kudo, nė ēdo kohė e pėr ēdo gjė)." [El-Fatiha:5]
I Dėrguari i All-llahut (Paqja dhe mėshira e All-llahut qofshin mbi tė) thotė:
"Nėse kėrkon diēka, kėrkoje prej All-llahut e nėse kėrkon ndihmė, kėrko prej All-llahut."
26. A lejohet tė kėrkojmė ndihmė prej tė gjallėve qė janė present?
Po, lejohet nė ato gjėra qė janė brenda mundėsive tė njeriut.
All-llahu i Lartėsuar thotė: " Dhe ndihmoni njėri-tjetrin nė punė tė mira e devotshmėri tė All-llahut; dhe mos e ndihmoni njėri-tjetrin nė gjynah e zemėrim (armiqėsi)." [El-Maide:2]
I Dėrguari i All-llahut (Paqja dhe mėshira e All-llahut qofshin mbi tė) thotė:
"Allahu ėshtė nė ndihmėn e robit tė Tij sa tė jetė robi nė ndihmėn e vėllait tė vet."
27. A lejohet pėrkushtimi i diēkaje dikujt tjetėr pėrveē All-llahut?
Nuk lejohet pėrkushtimi vetėm se pėr All-llahun e Madhėruar.
All-llahu i Lartėsuar thotė:
"(Pėrkujto) Kur bashkshortja e Imranit tha: "Zoti im! Tė jam betuar Ty se fėmija qė ėshtė nė barkun tim tė jetė i pėrkushtuar pėr shėrbimet e Tua, kėshtu qė ma prano kėtė (pėrkushtim) mua." [El-Imran:35]
I Dėrguari i All-llahut (Paqja dhe mėshira e All-llahut qofshin mbi tė) thotė:
"Kush pėrkushtohet pėr tė kryer njė punė tė mirė qė ėshtė bindje ndaj All-llahut le ta bėjė atė e kush pėrkushtohet pėr tė bėrė njė punė tė keqe qė thyen urdhėrin e All-llahut mos ta bėjė atė."
28. A lejohet prerja e kurbanit pėr dikė tjetėr pėrveē All-llahut?
Nuk lejohet sepse ajo ėshtė prej shirkut tė madh.
All-llahu i Lartėsuar thotė:
"Falu pėr Zotin tėnd dhe pre kurban vetėm pėr Tė." [El-Keuther:2]
I Dėrguari i All-llahut (Paqja dhe mėshira e All-llahut qofshin mbi tė) thotė:
"E mallkoftė All-llahu atė qė prźt kurban pėr dikė tjetėr pėrveē All-llahut!"
29. A lejohet tavafi-ardhja pėrreth- varreve?
Nuk lejohet tavafi rreth ndonjė gjėje tjetėr pėrveē se rreth Qabes.
All-llahu i Lartėsuar thotė:
" Dhe le tė sillen rreth Shtėpisė sė Lashtė (Qabes nė Mekė)." [El-Haxh:29]
I Dėrguari i All-llahut (Paqja dhe mėshira e All-llahut qofshin mbi tė) thotė:
"Kush sillet rreth Qabes shtatė herė dhe pastaj fal dy rekate i quhet sikur ka liruar njė robėreshė."
30. A lejohet tė falesh duke pasur pėrpara teje ndonjė varr?
Nuk lejohet falja drejt varreve pasiqė kjo gjė tė ēon nė madhėrimin e adhurimin e tyre.
All-llahu i Lartėsuar thotė:
" Kėshtu pra, ktheje fytyrėn tėnde (gjatė faljes) nė drejtim tė Xhamisė sė Shenjtė-Qabes!" [El-Bekare:144]
I Dėrguari i All-llahut (Paqja dhe mėshira e All-llahut qofshin mbi tė) thotė:
"Mos u ulni mbi varre dhe mos u falni nė drejtim tė tyre!"
31. Cili ėshtė gjykimi i tė punuarit me magjinė?
Tė punosh me magjinė (tė bėsh magji) ėshtė prej gjynaheve mė tė mėdha tė cilat tė ēojnė nė mosbesim e mohim tė All-llahut tė Lartėsuar. Poashtu edhe tė mėsuarit e saj ėshtė njėsoj si puna me tė.
All-llahu i Lartėsuar thotė:
" Por shejtanėt mohuan (u bėnė mosbesimtarė) duke u mėsuar njerėzve magjinė." [El-Bekare:102]
I Dėrguari i All-llahut (Paqja dhe bekimi i All-llahut qofshin mbi tė) thotė:
"Largojuni shtatė shkatėrrueseve (qė tė fusin nė Zjarr): Shirkut-shokvėnies All-llahut, magjisė "
32. A mund t'i besojmė fallxhorit e magjistarit?
Nuk i besojmė ata pėr asgjė qė thonė, madje nuk shkojmė kurrė tek ata.
All-llahu i Lartėsuar thotė:
"Thuaj: Nuk e di tė fshehtėn askush qė ndodhet nė qiej apo nė tokė pėrveē Allahut." [En-Neml:65]
I Dėrguari i All-llahut (Paqja dhe bekimi i All-llahut qofshin mbi tė) thotė:
"Kush shkon tek ndonjė fallxhor apo magjistar dhe e beson atė nė ato qė thotė, ka mohuar atė qė ka zbritur mbi Muhamedin."
33. A e di tė fshehtėn ndokush prej krijesave?
Nuk e di tė fshehtėn askush pėrveē All-llahut tė Lartėsuar.
All-llahu i Lartėsuar thotė:
"Dhe tek Ai janė ēelėsat e tė fshehtės e askush nuk i di ato pėrveē Atij." [El-En'am:59]
I Dėrguari i All-llahut (Paqja dhe bekimi i All-llahut qofshin mbi tė):
"Nuk e di tė fshehtėn askush tjetėr pėrveē All-llahut."
34. Me ē'ligj duhet tė gjykojnė muslimanėt?
Muslimanėt duhet tė gjykojnė sipas Kur'anit dhe Sunetit- fjalės sė tė Dėrguarit tė All-llahut, qofshin ata individė, kolektiv apo pushtetarė.
All-llahu i Lartėsuar thotė:
"Dhe gjyko nė mes tyre me atė qė ka zbritur Allahu." [El-Maide:49]
I Dėrguari i All-llahut (Paqja dhe mėshira e All-llahut qofshin mbi tė) thotė:
"All-llahu ėshtė Gjykatėsi dhe tek Ai ėshtė kthimi."
35. Cili ėshtė gjykimi pėr ligjet e vendosura nga shtetet e mėdha sot dhe tė cilat kundėrshtojnė Islamin?
Zbatimi i tyre ėshtė kufėr-mosbesim, dalje nga Islami nėse personi i bėn tė lejuara apo i paraprin mbi Ligjin e All-llahut (Kur'anin dhe Sunetin) duke besuar se janė mė tė mira.
All-llahu i Lartėsuar thotė:
"Dhe kushdo qė nuk gjykon me Atė qė ka shpallur Allahu, ata janė mosbesimtarė." [El-Maide:44]
I Dėrguari i All-llahut (Paqja dhe mėshira e All-llahut qofshin mbi tė) thotė:
"Nėse prijėsit e tyre do tė vazhdojnė tė mos gjykojnė me Ligjin e All-llahut e tė mos zgjedhin ndėrmjet atyre qė ka zbritur All-llahu, atėherė All-llahu i jep secilit pjesėn qė i takon (tė dėnimit pėr shkak tė padrejtėsisė qė i kanė bėrė njerėzve duke gjykuar me ligje jo tė drejta). "
36. A lejohet betimi nė dikėnd tjetėr pėrveē All-llahut?
Nuk lejohet betimi vetėm se nė All-llahun e Madhėruar.
All-llahu i Lartėsuar thotė:
"Thuaj: Po! Pėr Zotin tim! Ju padyshim qė do tė ringjalleni."
I Dėrguari i All-llahut (Paqja dhe mėshira e All-llahut qofshin mbi tė) thotė:
"Kush betohet nė dikėnd tjetėr pėrveē All-llahut ka bėrė shirk (i ka bėrė shok All-llahut)."
37. A lejohet lidhja e nuskave dhe hajmalive?
Nuk lejohet varja apo lidhja e nuskave a e hajmalive sepse kjo gjė ėshtė prej shirkut.
All-llahu i Lartėsuar thotė:
"Dhe nėse Allahu iu prek me ndonjė tė keqe, askush nuk mund ta largojė atė pėrveē Atij." [El-En'am:17]
I Dėrguari i All-llahut (Paqja dhe mėshira e All-llahut qofshin mbi tė) thotė:
"Kush var apo lidh nuskė i ka bėrė shok All-llahut." (Nuskė ėshtė ēdo gjė lidhet pėr tė larguar syrin e keq apo smirėn).
38. Me ē'farė ndėrmjetėsohemi tek All-llahu i Lartėsuar?
Ndėrmjetėsohemi tek All-llahu me Emrat e Cilėsitė e Tij- tė Pastėrtit nga tė metat-, me punėt tona tė mira dhe mė duanė-lutjen e njė besimtari tė mirė.
All-llahu i Lartėsuar thotė:
"Dhe tė Allahut janė gjithė Emrat mė tė bukur, kėshtu qė luteni Atė me to." [El-A'raf:80]
I Dėrguari i All-llahut (Paqja dhe mėshira e All-llahut qofshin mbi tė) thotė:
"Tė lutem Ty me ēdo Emėr Tėndin me tė cilin Ti ke quajtur Veten Tėnde!"
39. A ka nevojė duaja-lutja pėr ndėrmjetėsinė e ndonjė krijese?
Kur lutemi nuk ėshtė nevoja pėr ndonjė ndėrmjetės prej krijesave.
All-llahu i Lartėsuar thotė:
"Dhe kur robėt e Mi tė pyesin ty (o Muhamed) pėr Mua, atėherė (thuaju): Vėrtet Unė jam praėn, u pėrgjigjem lutjeve te lutėsit kur ai mė drejtohet Mua me lutje." [El-Bekare:186]
I Dėrguari i All-llahut (Paqja dhe mėshira e All-llahut qofshin mbi tė) thotė:
"Ju i luteni Atij qė Dėgjon e ėshtė afėr, Atij qė ėshtė me ju." (d.m.th: qė iu dėgjon e iu sheh.)
40. Cili ėshtė misioni i tė tė Dėrguarit tė All-llahut, Muhamedit (Paqja dhe mėshira e All-llahut qofshin mbi tė)?
Misioni i tij ėshtė shpallja, sqarimi dhe ngritja e argumentit.
All-llahu i Lartėsuar thotė:
"O ti i Dėrguar! Shpalle mesazhin i cili tė ėshtė zbritur ty nga Zoti yt." [El-Maide:67]
I Dėrguari i All-llahut (Paqja dhe mėshira e All-llahut qofshin mbi tė) tha:
"O Zoti im! Dėshmo!" E tha kėtė si pėrgjigje pėr fjalėn e shokėve tė tij kur thanė: "Dėshmojmė qė ti e kreve shpalljen, e ēove nė vend amanetin dhe kėshillove."
41. Prej kujt e kėrkojmė qė tė na mundėsohet ndėrmjetėsimi i tė tė Dėrguarit, Muhamedit, nė Ditėn e Gjykimit?
E kėrkojmė ndėrmjetėsinė e Muhamedit (Paqja dhe mėshira e All-llahut qofshin mbi tė) vetėm prej All-llahut tė Lartėsuar.
All-llahu i Lartėsuar thotė:
"E kush ėshtė ai qė mund tė ndėrmjetėsojė tek Ai pėrveē se me lejen e Tij." [El-Bekare:255] "Thuaj: I gjithė ndėrmjetėsimi i takon Allahut." [Ez-Zumer:44]
I Dėrguari i All-llahut (Paqja dhe mėshira e All-llahut qofshin mbi tė) i mėsoi njėrit prej shokėve tė tij qė tė thotė:
"O Zoti im! Bėje atė (tė Dėrguarin, Muhamedin) ndėrmjetės pėr mua"
42. Si mund ta duam All-llahun dhe tė Dėrguarin e Tij?
Dashuria vėrtetohet nė bindje dhe zbatimin e urdhėrave.
All-llahu i Lartėsuar thotė:
"Thuaj: Nėse jeni qė e doni Allahun atėherė mė ndiqni mua qė t'iu dojė Allahu." [Al-Imran:31]
I Dėrguari i All-llahut (Paqja dhe mėshira e All-llahut qofshin mbi tė) thotė:
"Nuk beson askush prej jush deri sa tė jem mė i dashur tek ai sesa prindi apo fėmija e tij e tė gjithė njerėzit."
43. A mund ta teprojmė nė lavdėrimin e tė Dėrguarit tė All-llahut (Paqja dhe mėshira e All-llahut qofshin mbi tė)?
Nuk lejohet ta teprojmė nė lavdėrimin e tė Dėrguarit (Paqja dhe mėshira e All-llahut qofshin mbi tė) apo ngritjen e tij.
All-llahu i Lartėsuar thotė:
"Thuaj (O Muhamed): Unė jam vetėm njė njeri sikurse edhe ju, (por) mua mė ėshtė shpallur se i adhuruari juaj ėshtė Njė i Adhuruar i Vetėm." [El-Kehf:110]
I Dėrguari i All-llahut (Paqja dhe mėshira e All-llahut qofshin mbi tė) thotė:
"Mos mė lavdėroni ashtu siē bėnė tė krishterėt me birin e Merjemes sepse unė jam thjesht rob i All-llahut, por thoni: Rob i All-llahut dhe i Dėrguari i Tij."
44. Kush ėshtė krijesa e parė?
Krijesa e parė prej njerėzve ėshtė Ademi alejhi selam (Paqja e All-llahut qoftė mbi tė), ndėrsa prej sendeve ėshtė lapsi.
All-llahu i Lartėsuar thotė:
"(Pėrmend) Kur Zoti yt u tha engjėjve: Me tė vėrtetė qė Unė do tė krijoj njeriun nga balta." [Sad:71]
I Dėrguari i All-llahut (Paqja dhe mėshira e All-llahut qofshin mbi tė) thotė:
"Sendi i parė qė ka krijuar All-llahu ėshtė kalemi-lapsi."
45. Prej nga cila gjė ėshtė krijuar Muhamedi (Paqja dhe mėshira e All-llahut qofshin mbi tė)?
All-llahu e ka krijuar Muhamedin (Paqja dhe mėshira e All-llahut qofshin mbi tė) ashtu si ka krijuar tė gjithė njerėzit.
All-llahu i Lartėsuar thotė:
"Thuaj (O Muhamed): Unė jam vetėm njė njeri sikurse edhe ju, por qė mė shpallet " [El-Kehf:110] "Ai ėshtė i Cili iu ka krijuar juve nga dheu e pastaj prej njė pike uji." [Gafir:67]
I Dėrguari i All-llahut (Paqja dhe mėshira e All-llahut qofshin mbi tė) thotė:
" Ē'dokush prej jush krijohet nė barkun e nėnės sė tij pėr dyzet ditė nė gjėndje tė lėngėt "
46. Cili ėshtė gjykimi pėr Xhihadin-luftėn nė Rrugė tė All-llahut?
Xhihadi ėshtė obligim mbi muslimanėt qoftė ai me pasuri, me gjuhė apo me trup.
All-llahu i Lartėsuar thotė:
"Ecni pėrpara qoftė kur e keni tė lehtė (jeni tė shėndoshė) apo tė rėndė dhe luftoni me pasuritė dhe vetet tuaja nė Rrugė tė Allahut." [Et-Teube:41]
I Dėrguari i All-llahut (Paqja dhe mėshira e All-llahut qofshin mbi tė) thotė:
"Luftojini idhujtarėt me pasuritė, vetet dhe gjuhėt tuaja."
Xhihadi ėshtė detyrė mbi ēdo musliman tė mundshėm nėse pushtohet njė tokė prej tokave tė muslimanėve. Nė fillim e kanė pėr detyrė ata qė janė mė afėr e kėshtu me radhė derisa tė mposhtet e tė largohet armiku.
47. Ē'ėshtė miqėsia pėr besimtarėt?
Ajo ėshtė dashuria dhe pėrkrahja pėr besimtarėt njėsues.
All-llahu i Lartėsuar thotė:
"Besimtarėt dhe besimtaret janė Eulija (ndihmues, mbrojtės e miq) pėr njėri-tjetrin." [Et-Teube:71]
I Dėrguari i All-llahut (Paqja dhe mėshira e All-llahut qofshin mbi tė) thotė:
"Besimtari pėr besimtarin ėshtė si njė ndėrtesė e vetme qė mbajnė njėri-tjetrin."
48. A lejohet miqėsia me mosbesimtarėt dhe pėrkrahja e tyre?
Nuk lejohet miqėsia me mosbesimtarėt dhe as pėrkrahja e tyre sepse kjo ėshtė prej njollave tė besimit.
All-llahu i Lartėsuar thotė:
"Dhe kush i miqėson ata (mosbesimtarėt) prej jush, ai ėshtė prej tyre." [El-Maide:51]
I Dėrguari i All-llahut (Paqja dhe mėshira e All-llahut qofshin mbi tė) thotė:
"Bijtė e filan fisi nuk janė miq tė mitė." (Ngaqė ata ishin mosbesimtarė).
49. Kush ėshtė mik e i dashur?
Mik ėshtė besimtari i devotshėm sunni-qė ndjek rrugėn e Pejgamberit (Paqja dhe mėshira e All-llahut qofshin mbi tė).
All-llahu i Lartėsuar thotė:
"Nuk ka fare dyshim! Me tė vėrtetė pėr Eulijatė-miqtė e Allahut, as frikė nuk do tė ketė mbi ta, as nuk do tė pikėllohen. Tė cilėt besuan dhe gjithnjė e patėn frikė Allahun." [Junus:62-63]
I Dėrguari i All-llahut (Paqja dhe mėshira e All-llahut qofshin mbi tė) thotė:
"Miku im ėshtė All-llahu dhe besimtari i mirė."
50. Pėrse e ka zbritur All-llahu Kur'anin?
E ka zbritur All-llahu Kur'anin pėr ta lexuar atė, pėr tė medituar nė tė dhe pėr tė punuar sipas tij.
All-llahu i Lartėsuar thotė:
"Pasoni atė qė iu ėshtė zbritur nga Zoti juaj dhe mos pasoni asnjė tė dashur tjetėr pėrveē Allahut." [El-A'raf:3]
I Dėrguari i All-llahut (Paqja dhe mėshira e All-llahut qofshin mbi tė) thotė:
"Lexojeni Kur'anin dhe punoni me tė; e mos hani me Kur'anin e as mos shtoni (pasurinė tuaj) me tė."
51. A mjafohemi me Kuranin pa Hadithin?
Nuk mund tė mjaftohemi me Kur'anin pa Hadithin e tė Dėrguarit (Paqja dhe mėshira e All-llahut qofshin mbi tė).
All-llahu i Lartėsuar thotė:
"Ne tė zbritėm ty Pėrkujtimin-hadithin, sunetin, ashtu qė tua sqarosh njerėzve atė qė u ėshtė zbritur atyre (Kur'anin)." [En-Nahl:44]
I Dėrguari i All-llahut (Paqja dhe mėshira e All-llahut qofshin mbi tė) thotė:
"Vėrtetė qė mua mė ėshtė dhėnė Kur'ani dhe njė tjetėr me tė si ai (Hadithi)."
52. A mund ta paraprijmė fjalėn e ndokujt prej krijesave para Fjalės sė All-llahut dhe sė tė Dėrguarit tė Tij?
Nuk lejohet tė paraprijmė fjalėn e askujt, kushdo qoftė ai, para Fjalės sė All-llahut dhe sė tė Dėrguarit tė Tij.
All-llahu i Lartėsuar thotė:
"O ju qė keni besuar! Mos vendosni (mos flisni) para se tė vendosė Allahu dhe i Dėrguari i Tij" [El-Huxhurat:1]
I Dėrguari i All-llahut (Paqja dhe mėshira e All-llahut qofshin mbi tė) thotė:
"Nuk lejohet t'i bindesh krijesės nėse tė urdhėron pėr atė qė kundėrshton Fjalėn e Krijuesit, por bindja ėshtė nė punė tė mira."
53. Ēfarė duhet tė bėjmė nėse kundėrshtohemi?
Kthehemi tek Libri i Ndershėm (Kurani) dhe te Suneti i saktė, sipas kuptimit tė selefėve-tė parėve tė mirė tė kėsaj feje dhe duke u kėshilluar me dijetarėt e vėrtetė.
All-llahu i Lartėsuar thotė:
"E nėse kundėrshtoheni nė ndonjė gjė, atėherė kthejeni atė tek Allahu (Libri i Tij) dhe te i Dėrguari i Tij." [En-Nisa':59]
I Dėrguari i All-llahut (Paqja dhe mėshira e All-llahut qofshin mbi tė) thotė:
"Kam lėnė nė mesin tuaj dy gjėra me tė cilat nuk do tė humbni kurrė nėse kapeni pas tyre: Librin e All-llahut dhe Sunetin e tė Dėrguarit tė Tij."
54. Ē'ėshtė bidati-shpikja nė fe?
Bidat ėshtė ēdo gjė me tė cilėn adhurohet All-llahu pa pasur ndonjė argument nė fe.
All-llahu i Lartėsuar thotė:
"A kanė ata shok (idhuj) tė cilėt kanė themeluar e pėrcaktuar pėr ta ndonjė fe tė cilėn nuk e ka urdhuar e pėrcaktuar Allahu." [Esh-Shura:21]
I Dėrguari i All-llahut (Paqja dhe mėshira e All-llahut qofshin mbi tė) thotė:
"Kush vjen me diēka tė re nė ēėshtjen tonė, e cila nuk ėshtė prej saj, ajo ėshtė e kthyer mbrapsht."
55. A ka bidat tė mirė nė fe?
Nuk ka nė fe bidat tė mirė, por ato janė epshet dhe dėshirat e atyre qė vijnė me to.
All-llahu i Lartėsuar thotė:
"Kėtė ditė Unė e pėrsosa pėr ju fenė tuaj, plotėsova mirėsinė Time mbi ju dhe zgjodha pėr ju Islamin si Fe." [El-Maide:3]
I Dėrguari i All-llahut (Paqja dhe mėshira e All-llahut qofshin mbi tė) thotė:
"Ruajuni punėve tė shpikura (risive nė Fe) sepse ēdo punė e shpikur ėshtė bidat-shtesė nė Fe dhe ēdo bidat tė ēon nė humbje."
56. A ka nė Islam hapje tė njė rruge tė mirė?
Po, siē ėshtė ai person qė fillon i pari me njė punė tė mirė pėr t'u pasuar e pėr tė qenė shembull pėr tė tjerėt.
All-llahu i Lartėsuar thotė:
"O Zoti ynė!...Dhe na bėj prijės tė Muttekinėve-tė tė pėrkushtuarėve nė besimin e pastėr Islam." [El-Furkan:74]
I Dėrguari i All-llahut (Paqja dhe mėshira e All-llahut qofshin mbi tė) thotė:
"Kush hap nė Islam njė rrugė tė mirė do tė ketė shpėrblimin e asaj dhe e tė gjithė atyre qė do ta pasojnė atė pas tij."
57. A i mjafton muslimanit rregullimi i vetes sė tij?
Duhet patjetėr qė tė rregullojė veten dhe familjen e tij, si dhe sat ė mundet prej njerėzve tė tjerė.
All-llahu i Lartėsuar thotė:
"O ju qė keni besuar! Ruajeni veten dhe familjen tuaj prej njė Zjarri, lėndė djegėse e tė cilėt janė njerėzit dhe gurėt."
I Dėrguari i All-llahut (Paqja dhe mėshira e All-llahut qofshin mbi tė) thotė:
"All-llahu i Lartėsuar do ta pyesė ēdo pėrgjegjės pėr atė qė kishte nė pėrgjegjėsi; A e ruajti atė apo e humbi?
58. Kur trimfojnė muslimanėt?
Nėse ndihmojnė Fenė e All-llahut duke punuar sipas Librit tė Zotit tė tyre dhe sipas Rrugės sė tė tė Dėrguarit tė tyre.
All-llahu i Lartėsuar thotė:
"O ju qė keni besuar! Nėse ju ndihmoni Allahun, Ai do t'ju ndihmojė juve dhe do t'ju bėjė tė qėndroni fort nė kėmbėt tuaja." [Muhamed:7]
I Dėrguari i All-llahut (Paqja dhe mėshira e All-llahut qofshin mbi tė) thotė:
"Nėse do tė tregtoni me hile, do tė ndiqni bishtat e lopėve (do tė shkoni pas pasurisė) e do tė kėnaqeni me tė mbjellat dhe do ta lini Luftėn nė Rrugė tė All-llahut, atėherė All-llahu do tė hedhė mbi ju njė pėrulje e pėrēmim tė cilin nuk do ta heqė prej jush deri sa tė ktheheni nė Fenė tuaj."
59. Si mund tė shpėtojmė prej pėrēarjes e belasė?
Shpėtimi ėshtė duke u kthyer tek Feja e vėrtetė dhe e saktė sipas kuptimit tė Selefėve tė mirė dhe duke lėnė grindjet dhe mosmarrėveshjet.
All-llahu i Lartėsuar thotė:
"Dhe kushdo qė kundėrshton tė Dėrguarin (Muhamedin) pasi ti jetė treguar qartė atij Rruga e Drejtė dhe ndjek rrugė tjetėr nga ajo e besimtarėve, Ne do ta mbajmė atė nė atė drejtim qė ai vetė ka zgjedhur dhe do ta djegim atė nė Zjarr. E sa pėrfundim i keq ėshtė ai!" [En-Nisa:115]
I Dėrguari i All-llahut (Paqja dhe mėshira e All-llahut qofshin mbi tė) thotė:
" E ai qė do tė jetojė prej jush do tė shohė mosmarrėveshje tė shumta. Kėshtu qė kapuni pas Sunetit tim dhe Sunetit (rrugės) sė prijėsave tė drejtė e tė udhėzuar qė do tė jenė pas meje. Shtrėngohuni pas tyre fort me dhėmballė!"
60. Cila ėshtė detyra e muslimanėve sot?
Kapja e tė gjithėve pėr Litarin e All-llahut qė tė jenė njė dorė e vetme.
All-llahu i Lartėsuar thotė:
" Dhe kapuni qė tė gjithė pėr Litarin e Allahut dhe mos u pėrēani." [Al-Imran:102]
I Dėrguari i All-llahut (Paqja dhe mėshira e All-llahut qofshin mbi tė) thotė: "Shembulli i muslimanėve nė dashurinė e tyre pėr njėri-tjetrin, mėshirėn e tyre dhe butėsinė e tyre ndaj njėri-tjetrit ėshtė si shembulli i njė trupi tė vetėm, nėse ankohet njėra prej gjymtyrėve tė tij, atėherė i gjithė trupi ndjen dhimbje e ethe."
Uel-hamdu lilahi Rabil-alemin.
______________________________________________
Pėrgatiti:
Komisioni i kėrkimeve shkencore
dhe i vėrtetimeve tė trashėgimisė Islame.
Qendra e Imam Albanit pėr studimet metodologjike
dhe kėrkimet shkencore - Jordani
Krijoni Kontakt