CitimNga Umberto EcoRomakėt, edhe pse gjatė ushtrimit tė funksioneve publike dhe ndėr misione
diplomatike administruan shumė mė tepėr parį se tė tjerėt, e ruajtėn nderin vetėm falė fuqisė sė betimit. Teksa, mes popujsh tė tjerė, vėshtirė tė gjesh njerėz qė nuk vėnė dorė mbi paratė publike, tek romakėt rrallė mund tė gjendet ndokush qė ta nxijė faqen me njė faj kėsisoj.
Kokaina e popujve
Nė njė debat tė paradokohshėm kushtuar semiotikės tė sė shenjtės, e solli rasti tė flisnim pėr njė ide diskutimi i sė cilės zė fill nga Makiaveli tek Rusoi dhe madje mė herėt; ėshtė fjala pėr tė ashtuquajturėn fe civile e romakėve, e kuptuar si njė tėrėsi besimesh e detyrimesh, tė cilat ia dilnin mbanė ta mbanin shoqėrinė tė bashkuar. Folėsit vėrejtėn se nga ky koncept, nė vetvete virtuoz, mund tė kalohet fill tek ideja e fesė si instrumentum regni (mjet sundimi sh. ip.), marifet qė pushteti politik, edhe kur nuk pėrfaqėsohet nga njerėz besimtarė, e pėrdor pėr tė mbajtur nė fre nėnshtetasit e vet. Kjo ide ėshtė shprehur, kohė mė parė, nga autorė qė e njihnin mirė fenė civile tė romakėve. Pėr shembull, Polibi (Historitė, VI) shkruante pėr ritet romake: nė njė komb qė pėrbėhet vetėm nga njerėz tė ditur, pėrdorimi i mjeteve tė tilla nuk sjell dobi, por duke qenė se gjindja pėr nga natyra e saj ėshtė e paqėndrueshme dhe pre e pasioneve tė shumėllojshme, babėzisė sė shfrenuar,
zemėrimit tė dhunshėm, ska rrugė tjetėr veēse ta pėrmbash me mjete tė kėtilla dhe me frikėra tė mistershme. Pėr kėtė arsye, kam mendimin se tė vjetrit patėn tė drejtė kur futėn mes popujve besimin fetar dhe bestytnitė mbi Hadin dhe them se e kanė shumė gabim ata qė sot orvaten ti shmangin ato. Romakėt, edhe pse gjatė ushtrimit tė funksioneve publike dhe ndėr misione diplomatike administruan shumė mė tepėr parį se tė tjerėt, e ruajtėn nderin vetėm falė fuqisė sė betimit. Teksa, mes popujsh tė tjerė, vėshtirė tė gjesh njerėz qė nuk vėnė dorė mbi paratė publike, tek romakėt rrallė mund tė gjendet ndokush qė ta nxijė faqen me njė faj kėsisoj.
Ndonėse plot virtyte gjatė periudhės republikane, sigurisht, erdhi koha qė edhe romakėt tė hiqnin dorė prej tyre. Dhe nga kjo kuptojmė pse, shekuj mė pas, Spinoza i lexoi ndryshe instrumentum regni-n dhe ceremonitė e tij magjepėse dhe shkėlqimtare: Kėshtu, pra, nėse vėrtet sekreti mė i madh dhe interesi mė i lartė i regjimit monarkik ėshtė ti mbajė njerėzit me rrena dhe tė fshehė pas emrit hirplotė tė fesė frikėn qė lipset pėr ti mbajtur nė fre, nė mėnyrė qė tė mos pėrpiqen pėr
liri, por tė punojnw pėr tu vetėskllavėruar, ėshtė po aq e vėrtetė se, pėr njė bashkėsi njerėzish tė lirė, gjė mė tw kobshme se kjo as mund tė ketė dhe as mund tė mendohet. (Traktat teologjiko-politik).
Prej kėtej sėshtė vėshtirė tė vijmė tek pėrcaktimi i famshėm i Marksit, sipas tė cilit feja ėshtė opiumi i popujve. Por, vėrtet pėrngaherė dhe pėrnjimend tė gjitha fetė e kanė patur kėtė virtus dormitiva (virtyt gjumėndjellės sh. i p.)? Njė mendim qartėsisht tė kundėrt ka, bie fjala,Hoze Saramago, i cili shpeshherė, ėshtė rreshtuar kundėr feve si burim konflikti: Fetė, tė gjitha pa pėrjashtim, nuk do tė shėrbejnė kurrė pėr ti afruar dhe paqėsuar njerėzit; pėrkundrazi, atokanė qenė dhe vazhdojnė tė mbeten shkak vuajtjesh tė parrėfyeshme, plojash, dhunimesh tė pėrbindėshme fizike e shpirtėrore, tė cilat pėrbėjnė njė prej kapitujve mė tė errėt tė historisė sė
mjerueshme njerėzore. (La Repubblica, 20 shtator 2001).
Nė njė shkrim tjetėr, Saramago vjen nė pėrfundimin se nėse tė gjithė do tė ishim ateistė, do tė rronim nė njė shoqėri mė paqėsore. Nuk jam i sigurt nėse ka tė drejtė apo jo, por, tėrthorazi, duket se i ėshtė pėrgjigjur papa Ratzingeri me enciklikėn Spe salvi ku, pėrkundėr tij, na thote se ateizmi i shekujve XIX dhe XX, edhe pse u paraqit si protestė kundėr padrejtėsive tė botės dhe historisė sė pėrbotėshme, ishte pikėnisja e mizorive dhe dhunimeve mė tė mėdha tė drejtėsisė.
Mė vjen rrotull njė dyshim se mos Ratzingeri ka patur nė mendje tė pafetė Lenin dhe Stalin, por amį ka harruar qė mbi flamujt nazistė shkruhej Gott mit uns (qė do tė thotė Zoti ėshtė me ne), qė falanga kapelanėsh ushtarakė bekonin flamurkat e fashizmit, qė i frymėzuar nga parime tepėr fetare dhe i mbėshtetur fort nga Luftėtarėt e Krishtit Mbret ishte kasapi Franēisko Franko (pa mohuar krimet e kundėrshtarėve, ishte ai qė ia filloi i pari), qė tejet fetarė ishin vandeasit pėrballė republikanėve tė cilėt, madje, patėn shpikur edhe Kultin e Arsyes (instrumentum
regni), qė katolikė e protestantė janė masakruar mes veti, duke e bėrė qejfin pushkė pėr vite e vite me rradhė, qė si kryqtarėt ashtu edhe armiqtė e tyre nxiteshin nga qėllime fetare, qė pėr tė mbrojtur fenė romake tė krishterėt ua hidhnin si ushqim luanėve, qė pėr arsye fetare u ndezėn shumė turra drush, qė fetarė sa sbėhet janė fondamentalistėt muslimanė, atentatorėt e Twin Towers, Bin Ladeni dhe talebanėt qė bombarduan statujat e Budave, qė pėr arsye fetare pėrplasen India me Pakistanin dhe qė, mė nė fund, Bushi e pushtoi Irakun duke thirrur God bless America. Ndaj po bluaj idenė se mos kushedi (mė shumė se sa ka qenė dhe ėshtė opiumi i popujve), feja ka qenė e mbetet kokaina e tyre. Po mbase dhe njeriu ėshtė kafshė psikodelike.
Pėrktheu: Henrik Ligori
Respublica.al
Krijoni Kontakt