TĖ FOLURIT ME HUNDĖ /Lat. RINOLALIA/

Njeriu ka bėrė shumė zbulime shkencore, por zbulimin mė tė madhė njerėzor qė e ka berė, padyshim ėshtė, kur e ka zbuluar fjalėn apo tė folurit. Tė folurit ėshtė baza e jetės njerėzore nga se njeriu duke falėnderuar tė folurit dallon nga gjallesat e tjera dhe dominon mbi to. Tė folurit ėshtė elementi dhe mjeti kryesor i gjuhės me anė tė tė cilit kontaktojmė ndėrmjet veti dhe mėsojmė nga njėri tjetri. Nuk dihet se si do te dukej njeriu sikur te mos e kishte zhvilluar tė folurit?! Tė folurit ėshtė dy llojesh: tė folurit oral ose gojor i cili flitet me ane tė gojės dhe te folurit me ane tė shkrim-leximit. Se sa rėndėsi ka tė folurit pėr jetėn e njeriut kėtė gjithkush e din, e mė sė miri rėndėsinė e tė folurit e dinė ata tė cilėve u mungon ky. Tė folurit ėshtė baza e jetės njerėzore, nga se mu nga ky varet zhvillimi mendor dhe intelektual i njeriut. Pėr zhvillimin dhe rėndėsinė e tij kam shkruar nė temat e mėparshme. Gjatė zhvillimit tė tė folurit mund tė paraqiten edhe pengesa ne tė folur. Pengesat nė tė folur janė tė shumėllojshme, qė me kėtė rast nuk mendoj t’i paraqes ato, pasi pėr disa prej tyre kam shkruar nė disa artikuj tė mėparshėm. Nė kėtė temė do tė pėrqendrohem dhe tė shkruaj pėr njė pengesė tė tė folurit qė quhet: TĖ FOLURIT ME HUNDĖ qė ndryshe quhet edhe tė folurit NAZAL apo hundor, e qė nė gjuhen latine quhet RINOLALI. Rino ne latinishte quhet hunda ndėrsa lali quhet zėri – toni, pra kjo e gjitha do tė ishte zė apo ton hundor. Nė shqiptimin e fjalėve apo nė tė folur, ky zė apo ton quhet TINGULL. Gjuha shqipe ka 36 tinguj tė cilėt gjate tė folurit krijojnė fjalė. Tė folurit nazal apo hundor ėshtė njė ndėr pengesat e rėnda nė tė folur, nga se tė folurit ėshtė i pakuptueshėm, shumė banal, i mėrzitshėm pėr veshin e dėgjuesit. Personat me tė folur hundor gjithnjė janė me strese dhe ankthe shpirtėrore, u ikin bisedave, izolohen nga shoqėria, nuk janė asnjėherė tė disponuar nė shoqėri, janė tė pėrbuzur nga shokėt e shoqet, po ashtu kjo gjendje ėshtė edhe nė rrethin familjar, nė shkollė dhe kudo qė gjenden. Tė folurit hundor ėshtė dy llojesh tė quhen: rinolali e hapur dhe rinolali e mbyllur. Rinolali e hapur ėshtė ajo e cila shkaktohet nga ndonjė e qarė apo ndonjė birė e qiellzės sė fortė /lat.palatoschisis/, ndėrsa e mbyllur shkaktohet nga mosfunksionimi i qiellzės sė butė me njerithin. Shpesh ndodh qė fėmijėt tė lindin me njė anomali /defekt/ nė qiellzėn e fortė e cila ėshtė e qarė, apo e shpuar ne formė bire tė cilėn e pėrmendėm mė lartė, dhe ajri i cili duhet ta krijoj tingullin dhėmbor apo palatal depėrton nė at tė qarė apo bire dhe tingulli nuk do tė krijohet aty ku duhet tė krijohet, por do te behet hundor si ėshtė rasti me tingujt: C, Ē, Z, ZH, XH, Q etj. Po ashtu ndodh edhe kur nuk funksionon mire qiellza e butė me njerithin qe ne latinishte quhet UVULA, e ne popull quhet gjuha e vogėl, kjo quhet rinolali e mbyllur. Njerithi, me dirigjimin e Qendrės sė Sistemit Nervor kur duhet tė artikulohet ndonjė tingull e mbyll kanalin e hundės dhe ajri patjetėr duhet tė kaloj nėpėr gojė, kėshtu qė tingulli krijohet aty ku duhet me dhembė apo me qiellzė, pra nė aparatin gjegjės. Ajri mė lehtė e ka tė depėrtoj nga hunda, se sa tė kalon disa pengesa si qe janė: hapėsira apo rezonatori i gojės, gjuha, dhėmbėt, buzėt. Kur ėshtė nė pyetje rinolalia e hapur apo anomalia e lindur qė ėshtė qarja apo birimi i qiellzės, patjetėr duhet tė mjekohet me kirurgji plastike tė cilėn me shumė sukses e bėnė specialisti i otorinolaringologjisė /ORL-sė/.
Nė shumė raste tė folurit me hundė apo rinolalia paraqitet edhe tek persona tė cilėt pėr momentin nuk i kanė kėto anomali apo defekte tė cilat u pėrmendėn, por mund ti kenė pasur kur kanė qene ne moshė me tė re disa sėmurje tė tjera si qė janė pėr shembull: enjtja e bajameve nga tė cilat nuk ka mundur tė funksionoj mirė qiellza e butė dhe njerithi, pastaj ndonjė trup tė huaj nė hundė, kallja e mukozės sė hundės, zmadhim i kanaleve tė hundės, pezmatim i nazofagut, hemorragji nga hunda, ngushtim i kanaleve tė hundės e probleme tė tjera, por qė me kalimin e kohės dhe moshės ato probleme nuk janė mė, pasi nė njė mėnyrė janė mjekuar mė para, por mėnyra e artikulimit tė tingujve ka mbetur ashtu si ka qenė dhe tė folurit bėhet prapė nazal apo hundor. Sa i pėrket kėsaj pengese nė tė folur, vėrtetoj se kjo mund tė eliminohet tė mos them mė tepėr se 100%, por kėrkon vetėbesim, durim, vullnet, dėshirė dhe ushtrime personale. Personat e atakuar nga kjo pengesė nuk mund t’i artikulojnė 10 tinguj dhe kėta janė: C, Ē, Gj, Q, S, Sh, X, Xh, Z, Zh, prandaj edhe fjala del e pakuptimtė, e shėmtuar dhe mjaftė ta quaj banale. Shpesh kėta tinguj zėvendėsohen me tinguj tė tjerė si psh. fjala susam - tutam, fjala zhapini – dapini, zhurma – durma, Zhuri-duri, sapuni – tapuni, xhaketi- daketi, kėmisha-kėmita, simiti-timiti etj. Mė lartė theksova se rinolalia mjekohet me shumė sukses, por asnjė person nuk mund ta eliminoj vet, pra, patjetėr duhet tė bėhet nga LOGOPEDI i cili ėshtė ekspert pėr tė folur dhe kėtė pengesė do ta eliminoj me shumė sukses. Dėshiroj tu-a pėrkujtoj prindėrve, mėsuesve dhe edukatorėve, qė nėse hetojnė se fėmija i tyre ka njė pengesė sado tė vogėl tė rinolalisė, se duhet sa mė herėt, kur fėmija ėshtė i ri tė ndėrmarrin masat e duhura deri sa ajo nuk ka kaluar nė shprehi tė pėrjetshme, pasi do tė jetė me rėndė dhe do tė kėrkoj kohė mė tė gjatė pėr eliminimin e kėsaj pengese. Po ashtu po ua pėrkujtoj se rinolalia mund tė fitohet edhe nga imitimi i personave tė cilėt kanė rinolali e sidomos kur emisionet e ndryshme tė cilat transmetohen nga televizioni dhe nuk kontrollohen nga faktorėt e tyre. Ja sa pėr ilustrim po u paraqes njė letėr tė njė nėne e cila me shkruan: Pėrshėndetje, jam njė nėnė nga.........jam e shqetėsuar pėr vajzėn time e cila nė moshėn 8 vjeēare filloi tė ketė probleme me tė folurin. Tani ėshtė 12 vjeēare. Nė fillim filloi nė formė imitimi, shikonte njė program televiziv i cili imitonte njė personazh qė fliste me ndėrprerje, duke iu mbajtur goja, me gjithė vėrejtjet qė beja unė, mėnyra e tė folurit duke imituar beri punėn e sajė. Vajza fliste shume bukur mė para, por ja tash ka shumė problem me tė folurit, vajza, por edhe unė ndjehemi shumė keq. Kėso raste ka shumė, prandaj u kisha porositur qė sado-kudo tė keni kujdes nga se edhe rinolalia mund tė fitohet nga imitimi.
Lexues i nderuar, kėtė temė mund ta printon dhe tu-a dėrgon ndonjė shoku, miku qė mendoni se do ti ndihmoni.
TEMA NUK MUND TĖ PUBLIKOHET NĖ NDONJĖ FORUM APO DIKU TJETĖR PA LEJEN E AUTORIT!
Irfan Bojaxhiu , defektolog
Tel. + 377-44-337-008
Imel: irfanbojaxhiu@hotmail.com