Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 19
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Raporti: Shqipëria mes 37 vendeve të ultramiliarderëve

    Shqipëria mes 37 vendeve të ultramiliarderëve

    Një studim i fundit mbi pasurinë, ka nxjerr Shqipërinë të 37-ën për nga numri i ultramiliarderëve. Sipas raportit në Shqipëri numërohen 55 ultramilioner, që në llogarinë e tyre kanë mbi 7 miliardë dollarë.

    Numri 55, krahasuar me vende të tilla në rajonin tonë si: Bullgaria, Maqedonia apo Mali i Zi, rezulton se shtresa e njerëzve “ultra të pasur”, t’i kemi më të shumtë në numër.

    Këtë e konfirmon raporti më i fundit botëror mbi pasurinë në botë, i titulluar “World Ultra Wealth 2012-2013”, i cili siç raporton, e ka renditur saktësisht Shqipërinë, të 37-n në Evropë për nga numri i ultra të pasurve.

    Sipas të dhënave të raportit, nga 53.441 persona të tillë që numërohen aktualisht në mbarë Evropën, me një pasuri prej rreth 7 miliard dollarë, 55 prej tyre gjenden në Shqipëri.

    Sipas raportit pasuria prej 7 miliardë dollarësh ose më shumë se 700 miliardë lekë, është e pandryshuar krahasuar me një vit më parë, gjë që me ulrtamilionerët e vendeve të tjera nuk ka ndodhur.

    Kjo fakton se efektet e mundshme të krizës financiare, nuk e ka bërë asnjërin prej tyre që ta humbasë statusin e të qenit “ultra i pasur”, siç ka ndodhur në Evropë, ku 1.054 persona nuk quhen më të tillë që nga viti i kaluar.

    Aspekti pozitiv i këtij raporti për vendin tonë krahasuar me vendet e tjera evropiane, është ai në lidhje me përqindjen, në tërësi rritëse të pasurisë në tërësi, si e tillë, e cila rezulton me 4% më shumë se vitin e kaluar.

    Tregues ky i cili rezulton në pjesën më të madhe të vendeve të Evropës si negative, përjashtuar vetëm Gjermaninë që e ka atë me 5.4% apo Britaninë e Madhe me 3.9% dhe Zvicra 3.1%.

    Kurse Franca apo Norvegjia, të cilat mbahen për nivelin e tyre të lartë ekonomik, e kanë këtë tregues negativ, përkatësisht -11.2% apo -3.1%.

    Sipas raportit të “World Ultra Wealth 2012-2013”, Qiproja numëron vetëm 45 ultramilionerë, Bullgaria po 45, Maqedonia 35 dhe Mali i Zi vetëm 21.

    Përgatiti: E.Sh
    Shekulli

  2. #2
    100%shqiptare Maska e loneeagle
    Anëtarësuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    not where i want to be
    Postime
    4,224
    Ky artikull tregon qarte qe ndarja e klasave ne shoqeri eshte theksuar akoma me shume. Te pasurit pasurohen edhe te varferit varferohen. btw ka ndonje list te shifnim emrat jam kurioze lol
    I LOVE GOD

    j&g

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    12-02-2011
    Vendndodhja
    Antarkdite
    Postime
    626
    Po he na beni ndonje emer, kush jane keta? Miliarderet e Shqiperise jane te gjithe me pasuri ne perdorim, asnje nuk ka gje te tijen edhe njeri nga keta Agron Papuli ka kaq para sa qe i ka zaptuar shtepine nje te shpronesuari te PPSH te 45 e nuk ja liron akoma. A e kuptoni se cfare miliarderesh jane keto?
    moj Evrope moj k*rve qemotit, ndave tokat e Shqipnise me ushqye kelyshet e Rusise

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    21-04-2007
    Vendndodhja
    KUDO DHE ASGJEKUND
    Postime
    837
    po shqipetaret punuan 50 vjete ku shumica e prodhimit te brendeshem shkonte per ushtrin dhe keta 55 milirderat shqipetare kane 20 vjet qe vetem shesin arem dhe perseri nuk po mbarohen

  5. #5
    Bordi Drejtues Maska e Ingenuous
    Anëtarësuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    974
    S'ka asgje anormale, besoj, duke e marre te mirqene qe leket i kane bere me biznes te ndershem. E para politika nuk behet me morra dhe, e dyta dhe me e rendesishmja, ata perbejne motorrin e ekonomise se vendit dhe duhet te jene pjese e vendimemarrjeve te rendesishme.
    "Askush nuk eshte perfekt, une jam askushi"

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e safinator
    Anëtarësuar
    29-06-2011
    Postime
    711
    2 Emra i kemi. Ndoshta Taçi dhe Pacolli

  7. #7
    Love all, but trust a few Maska e angmokio
    Anëtarësuar
    02-09-2011
    Vendndodhja
    AngMoKio
    Postime
    3,928
    Tan Dulaku dhe Koco Kokedhima , dy miqte e ngushte te Edi Rames.
    "And speak kindly to mankind '' Quran - 2:83"

  8. #8
    7 Miljard Dollare

    Ne 20 vjet kapitalizem ne Shqiperi ?

    Me duar te pastra do jene

    p.s

    Ndonje studim per varferine ne Europe , na marin te keqen te gjithe se jemi te paret
    Revolution 1848

  9. #9
    100 % shqiptar Maska e Milkway
    Anëtarësuar
    08-01-2007
    Vendndodhja
    In the land of eagles
    Postime
    7,375
    Neper gazeta sot e lexova qe u flitke per Milionere dhe jo Miliarder .

    Gjermania a i ka a po jo 37 Miliarder e jo me Shqiperia .

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    Citim Postuar më parë nga angmokio Lexo Postimin
    Tan Dulaku dhe Koco Kokedhima , dy miqte e ngushte te Edi Rames.
    Tan Dulaku deri diten qe erdhi Edi Rama ne krye te bashkise, shiste kepuce te perdorura ke rruga e dursit.
    Unë jam njeri i thjeshtë.
    Kënaqem me pak.
    Më mjafton më e mira.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •