
Postuar mė parė nga
LinaNur
Po, kuptoj. Nje shkrim permbledhes i asaj ēfare kerkoni:
Direktiva pėr burrin nė lidhje me ndėrveprimin me gruan e vet
Familja ėshtė tulla qė formon bazėn e njė shoqėrie. Ajo pėrbėhet nga individė qė kanė marrėdhėnie tė vazhdueshme ndėrmjet vete. Mė saktė, ajo posedon pothuajse shumicėn e llojeve tė ndryshme tė marrėdhėnieve personale.
Pėr kėtė shkak, duhet tė ketė rregulla tė caktuara me qėllim qė tė kontrollohen dhe pėrshtaten kėto marrėdhėnie. Kjo bėhet nė atė mėnyrė qė kėto marrėdhėnie tė mund tė mbahen nė mėnyrėn mė tė mirė tė mundshme, dhe qė kjo tė gjenerojė dhe prodhojė frytet e duhura. Marrėdhėniet familjare pėrbėhen nga marrėdhėniet mes ēiftit bashkėshortor nga njėra perspektivė, marrėdhėniet mes prindėrve dhe fėmijėve nga perspektiva tjetėr dhe marrėdhėnia mes vetė fėmijėve nga perspektiva e tretė.
Sjellja e burrit:
1. Nuk ėshtė mangėsi, por ėshtė mirėsjellje qė burri ta ndajė pėrgjegjėsinė pėr gjėra tė veēanta, siē ėshtė pėrkujdesja pėr veshjen apo tė ngjashme mė kėtė.
2. Ėshtė e pėrshtatshme pėr burrin qė mos tė pėrmbahet nga tė shėrbyerit e vetvetes. Kjo, pasi gruaja pėrkujdeset pėr ēėshtjet e shtėpisė. Andaj, ėshtė mirėsjellje qė burri t’i ofrojė ndihmė gruas nė shtėpi, kur tė ketė nevojė, siē ėshtė kur ajo sėmuret, apo kur ėshtė shtatzėne, pasi tė lind, dhe ngjashėm me kėtė.
3. Bashkėshorti shembullor ėshtė ai qė bashkėpunon me gruan e vet me anė tė marrėdhėnieve tė mira dhe duke u sjell butė ndaj saj, sipas shtrirjes sė plotė tė domethėnies sė kėtyre dy shprehjeve tė fundit. Vėrtet, bashkėshortėt qė janė mė tė mirėt me gratė e veta, janė mė tė mirėt nga njerėzimi nga pikėpamja Islame. Kjo mėnyrė e mirė e bashkėjetesės mes ēiftit bashkėshortor, duhet tė jetė thellėsisht e rrėnjosur nė jetėn e pėrditshme familjare, bile edhe nė rastin e divorcit.
4. Kini kujdes qė tė mos karakterizohet marrėdhėnia mes ēiftit bashkėshortor me njė seriozitet tė tepruar! Se vėrtet karakterizimi i jetės familjare mė njė natyrė militariste ėshtė njėri nga shkaqet pėr dėshtim dhe rezultate tė kėqija.
5. Prej sjelljes sė butė dhe bujare tė burrit ėshtė qė ai tė pajtohet dhe t’i miratojė kėrkesat e gruas sė vet, pėrderisa ato tė mos jenė tė ndaluara nė Fe. Dhe luksi i madh nė ushqim, pije dhe veshje ėshtė nė hyrje tė ēėshtjeve tė ndaluara nė Fe.
6. Burri duhet tė veēojė kohė pėr t’u argėtuar dhe pėr ta kaluar kohėn e lirė mė gruan e vet.
7. Marrėdhėnia mes ēiftit bashkėshortor duhet tė jetė e njė natyre tė veēantė. Dhe kjo s’mund tė ndodhė, veē nėse ēifti nis tė shembė tė gjitha pengesat dhe bllokimet tė cilat qėndrojnė mes tyre. Pėr shembull, burri s’duhet tė ndjehet i ndruajtur dhe tė pėrmbahet nga pirja prej tė njėjtės gotė me gruan.
8. Asnjė qenie njerėzore s’ėshtė e pėrkryer. Kėshtu qė s’ka dyshim se burri do tė shohė gjėra nė gruan e vet qė nuk janė nė pajtim me preferencat dhe prirjen natyrore tė tij. Nėse kėto aspekte s’janė nė kundėrshtim me bazat e Fesė apo me bindjen ndaj burrit dhe tė drejtat e tij, atėherė nė kėtė rast ai s’duhet qė tė pėrpiqet pėr ta ndėrruar personalitetin e saj, ashtu qė tė jetė nė pajtim me preferencat natyrore tė tij.
9. Ai duhet qė gjithmonė tė pėrkujtojė se pėr secilin anėtar tė ēiftit bashkėshortor do tė ketė ndonjė aspekt tė personalitetit personal qė bie ndesh me personalitetin e tjetrit. Dhe ai, po ashtu, duhet tė sjellė nė mend qė, nėse ka ndonjė tipar tek gruaja e vet qė nuk i pėlqen, atėherė ajo vėrtet ka tipare tjera, tė cilat sigurisht do t’i pėlqejnė atij.
10. Mos lejo qė Ramazani tė bėhet pengesė qė ju t’ia shfaqni dashurinė asaj, siē ėshtė tė puthurit tė asaj. Por, kjo vlen vetėm deri aty sa mund tė pėrmbaheni, pasi ajo qė ėshtė e ndaluar gjatė ditėve tė Ramazanit ėshtė vetėm marrėdhėnia seksuale.
11. Mos i pėrcjell gabimet e gruas sate dhe t’ia numėrosh ato asaj, ngase fajėsimi dhe qortimi i tepėrt do ta keqėsojė marrėdhėnien mes ju tė dyve, dhe kjo do tė rrezikojė jetėn tuaj martesore. Pra, kapėrceni prirjen e gruas suaj pėr tė bėrė gabime dhe bėjeni atė qė t’i duket diēka e vogėl rėnia e saj nė gabime.
12. Nėse keni mundėsi, mos kurseni nė furnizimin e gruas suaj me veshje dhe me ushqim tė mirė, dhe jini bujar nė shpenzimin pėr tė. Natyrisht, kjo ėshtė sipas mundėsive qė keni.
13. Mos u bėni neglizhent ndaj zbatimit tė dėnimit qė kėrkohet pėr ndonjė akt qė bie ndesh me Fenė, tė cilėn e kryen gruaja jote, qoftė kjo nė shtėpi apo jashtė saj. Kjo duhet tė jetė arsyeja kryesore qė ju hidhėron, kėshtu qė asnjė tjetėr shkak s’duhet t’ju prek [pėrveē kėtij].
14. Ajo qė u pėrmend mė lart, s’do tė thotė qė t’i lini gjėrat pa trajtuar gjersa tė ndodhė rezultati. Pra, kurdo qė tė shihni se ēėshtja ėshtė lėnė anash, vlerėsojeni atė me seriozitet dhe vendosmėri, pa qenė tepėr i ashpėr dhe i vrazhdė nė lidhje me tė.
15. Gruaja ėshtė kreu i shtėpisė, pėrgjegjėse pėr tė. Kėshtu qė mos u pėrpiqni qė tė pėrziheni nė ēėshtjet qė nuk i pėrkasin fushės suaj tė detyrave dhe pėrgjegjėsive, siē ėshtė ushqimi dhe rendi shtėpiak.
16. Kini kujdes qė mos ta ofendoni gruan apo ta fajėsoni pėr ndonjė gabim qė ka bėrė nė prani tė tė tjerėve, qoftė edhe nė prani tė fėmijėve tuaj. Se vėrtet ky ėshtė akt qė shkon kundėr sjelljes sė mirė dhe kjo do tė ēojė nė shkaktimin e hidhėrimit nė zemrat e njerėzve.
17. Nėse detyroheni qė tė zbatoni ndonjė dėnim ndaj gruas suaj, atėherė le tė jetė kjo bojkotimi i saj nė shtrat. Dhe mos e bėni kėtė, pėrveē brenda shtėpisė. Dhe ikni pėrdorimit tė fjalėve tė pista, fyerjes sė saj, rrahjes sė saj dhe ta thėrrasėsh atė me emra tė neveritshėm. Ngase kėto ēėshtje nuk i kanė hije burrit shembullor.
18. Pasja e xhelozisė dhe pėrkujdesja pėr modestinė e gruas suaj ėshtė njė gjė e lavdėrueshme, gjė qė tregon dashurinė tuaj pėr tė. Mirėpo, me kusht qė tė mos i tejkaloni kufijtė nė kėtė xhelozi. Ngase, atėherė, kjo do tė shndėrrohej nė diēka qė s’meriton tė lavdėrohet.
19. Hyrja nė shtėpi: Mos e shqetėsoni familjen tuaj duke i befasuar ata me hyrjen tėnde. Por, hyni ndėrsa ata janė tė informuar pėr kėtė, dhe pėrshėndetni ata me selam. Pyetni pėr gjendjen e tyre dhe se si janė ata. Dhe mos harroni qė ta pėrkujtosh Allahun, tė Fuqishmin dhe Madhėshtorin, kur tė hysh nė shtėpinė tėnde.
20. Kini kujdes qė tė mos publikoni ndonjė sekret qė ka tė bėjė me marrėdhėniet intime mes teje dhe gruas sate, ngase kjo ėshtė e ndaluar.
21. Vazhdimisht pastrojeni gojėn dhe pėrkujdesuni pėr freskimin e afshit tuaj.
22. Kujdestaria ndaj gruas suaj s’do tė thotė qė ju ta shfrytėzoni atė ēka Allahu jua ka dhuruar duke ju bėrė pėrgjegjės mbi tė, si p.sh. qė ta lėndoni apo ta shtypni atė.
23. Tė treguarit respekt dhe butėsi ndaj familjes sė gruas ėshtė respekt dhe butėsi ndaj saj. Dhe kjo ėshtė e aplikueshme edhe pas vdekjes sė saj, me kusht qė kjo tė mos shoqėrohet me ndonjė akt tė ndaluar nė Fe, siē ėshtė pėrzierja e gjinive apo veēimi me to [gjininė e kundėrt].
24. Tallja e tepėrt do tė ēojė nė frikė tė paktė [tė familjes nga ti] dhe mungesė respekti ndaj teje. Kėshtu qė mos u tallni tepėr me gruan tuaj.
25. Jini tė kujdesshėm qė pėrmbushja e kushteve, tė cilat ia keni premtuar gruas suaj gjatė marrėveshjes paramartesore tė jetė njė ēėshtje me prioritet dhe rėndėsi tė madhe. Pra, mos e lė kėtė pas dore pasi tė martohesh.
26. Kur t’i jepni udhėzime gruas apo kur ta qortoni atė, apo kur thjesht vetėm flisni me tė, zgjidhni fjalėt dhe shprehjet mė tė mira pėr kėtė. Dhe mos e qortoni atė nė prani tė tė tjerėve apo nė prani fėmijėve tuaj.
27. S’ėshtė me vend qė ju tė kėrkoni prej gruas qė tė kėrkojė punė jashtė shtėpisė apo qė tė shpenzojė pėr ju nga pasuria e saj.
28. Mos e mbingarkoni gruan tuaj me punė, tė cilave ajo s’mund t’u bėjė ballė. Merreni parasysh me njė kujdes tė veēantė ambientin ku ajo ėshtė rritur. Shėrbimi fshatarak s’ėshtė sikur shėrbimi qytetės, dhe shėrbimi i gruas sė fortė dhe pėrgatitja e saj pėr tė s’ėshtė sikur shėrbimi i gruas sė dobėt.
29. S’ka gjė nė obligimin e shėrbimit tė gruas qė ia ofron burrit tė saj qė mohon ndihmesėn e tij ndaj gruas sė vet nė kėtė ēėshtje, nėse gjen kohė tė lirė pėr kėtė. Madje, kjo ėshtė prej sjelljeve tė mira tė jetesės mes ēiftit bashkėshortor.
Krijoni Kontakt