
Postuar mė parė nga
-BATO-
Arkia, unė nuk po pi tani, por tė shtunėn qė kaloi piva raki tė bėrė vetė, raki tė sjellė nga Shqipėria. Nuk ka pije mė tė mirė se rakia e bėrė vetė, po e keqja qe se mė vonė piva birrė dhe e pėrzieva, dhe pėrzierja nuk ėshtė e mirė, se tė zė koka.
Tani pa u marrė me lojėra fjalėsh, ēfarė ke thėnė ti e ēfarė thashė unė, po tė them disa gjėra tė thjeshta pėr gjuhėn qė ia thashė edhe dardanit andej, se edhe ai ėshtė i fiksuar pas vjetėrsisė.
Toskėrishtja dhe gegėrishtja kanė filluar tė ndahen e tė krijohen si dialekte qė para 1.000 vjetėsh. Arbėrishtja mesjetare ėshtė njė gjuhė me tipare tė pėrziera tė tė dyja dialekteve, por mė tepėr tė toskėrishtes. Nuk ka nevojė tė merremi me libra, por shiko shembujt e gjallė, arbėreshėt e sotėm tė Italisė, tė cilėt flasin njė gjuhė qė i ngjan toskėrishtes sė vjetėr.
Kėto t'i thashė sa pėr t'i ditur, sepse vjetėrsia e gjuhės pak rėndėsi ka. S'ka pikė rėndėsie se cili dialekt ėshtė mė i vjetėr apo ka mė shumė tipare tė vjetra, se gjuha ėshtė diēka qė zhvillohet me kalimin e kohės.
Duhet tė dimė diēka pėr gjuhėt:
Fillimisht njerėzit e egėr nxirrnin klithma e britma pėr t'u marrė vesh. Pastaj filluan tė krijonin fjalė tė shkurtra e tė thjeshta. Pastaj krijuan fjalė mė tė gjata; nga njė fjalė e thjeshtė, u zhvilluan e u krijuan shumė tė tjera. Pastaj krijuan forma pėr t'i lidhur kėto fjalė, e kėshtu dalėngadalė u krijua gjuha. Por gjuha ishte vazhdimisht nė ndryshim e zhvillim. Pėr mungesė shkollash e mungesė komunikimi, krahinat u zhvilluan nė mėnyra tė ndryshme dhe krijuan dialektet.
Qė njė gjuhė ėshtė mė e vjetėr, nuk do tė thotė se ėshtė mė e mirė, pėrkundrazi, ėshtė mė e pazhvilluar dhe primitive. Shqipja e sotme ėshtė mė e zhvilluar, mė e bukur dhe mė e rrjedhshme se arbėrishtja mesjetare.
Por edhe vetė arbėrishtja nuk ėshtė gjuhė e lashtė, sepse para mijėra vjetėsh ka qenė njė gjuhė tjetėr, mė primitive se arbėrishtja. Kėshtu qė vjetėrsia nuk do tė thotė gjė. Po tė ecim me logjikėn e vjetėrsisė, atėherė duhet tė kthehemi te klithmat e britmat, se ato janė mė tė vjetrat.
Ty nuk duhet tė tė vijė inat pėr gjuhėn qė flet sot, pėrkundrazi duhet tė jesh krenar. Ti je nė moshė tė madhe, ndoshta je dhe gjysh, e ta zėmė se nipi tė pyet pėr gjuhėn, ti si do t'i thuash? Do t'i thuash se tė vjen inat qė nuk flet si nė lashtėsi?
Jo, ti duhet t'i thuash qė je krenar qė flet kėtė shqipe, kėtė gjuhė qė u zhvillua e mbijetoi, se edhe mund tė qe shuar po tė kemi parasysh historinė. Gjithashtu duhet t'i thuash e ta edukosh nipin qė edhe ai tė pėrpiqet e tė luftojė pėr ruajtjen e gjuhės, se rreziku mė i madh pėr shuarjen ėshtė sot.
Gėzuar!
.
Krijoni Kontakt