Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 25
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Basha, apel qytetarëve: Përdorni biçikletat

    Basha, apel qytetarëve: Përdorni biçikletat

    TIRANE- Ne kryeqytet ka nisur sot “Java e Ndërgjegjësimit”, për reduktimin e përdorimit të makinave. Kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha, së bashku me një grup të rinjsh, kanë qene te paret qe duke qarkulluar me biçikletë neper bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe sheshin “Nënë Tereza”, të japin mesazhin e domosdoshmërisë së rritjes së përdoruesve të biçikletave.
    “Në vitin e parë të administratës sime, jam angazhuar për shtrimin e 20 km rrugë biçikletash në qytet dhe në fakt, me përfundimin e projektit multimodal i cili do të shtrihet në plot 12 rrugë kryesore të qytetit, në përfundim të këtij viti, qyteti do të ketë 24 km korsi biçikletash, korsi të dedikuara, të shënuara, të paisura me sinjalistikë dhe që garantojnë sigurinë e çiklistëve” – tha Basha.
    Sipas tij, krahas korsive të dedikuara, Policia Bashkiake në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, do të ruajë me fanatizëm sigurinë e çiklistëve. Ai u bëri thirrje qytetarëve t’i rikthehen edhe njëherë këtij mjeti të transportit, që Tirana e ka njohur mirë për dhjetëra vite.
    ”Të gjithë e dimë se sa problematik është trafiku në Tiranë dhe ndonëse ne po kryejmë investime të zgjuara, strategjike siç është rehabilitimi i rrethrrotullimit të Doganës apo investime tek Brryli apo investime të mëdha siç është Unaza e Madhe e Tiranës, përsëri zgjidhja më e mirë është mospërdorimi i makinës për çdo ekzigjencë”- tha ai.

    Panorama
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    mir e ka basha por.. per ta bere te mundshme bicikleten ne tiran ka shum pune..

  3. #3
    bubbly
    Anëtarësuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657
    Leqe ta vjedhin atje dhe me zinxhira ta lidhesh. Kot ky. lol
    Music to my heart that's what you are, a song that goes on and on.....

  4. #4
    i/e larguar
    Anëtarësuar
    09-11-2005
    Vendndodhja
    France ...
    Postime
    6,159
    Sdo ish keq qe te fillonin kta barkalecet qe jan ne pushtet kte levizjen me biciklet e nga kta te marri shembull populli ...ppff
    kerkojn qiqra ne hell si gjithmone.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e teta
    Anëtarësuar
    25-10-2005
    Postime
    2,005
    ah qe nuk e kam ketu nje foto te ber nga Frieburg-Germany

    ajo qe me se shumti me beri pershtypje ishin bicikletat,hey popull nuk kish kush nuk kishte biciklet,te gjithe ecnin me to,kuptohet ne pjesen e vjeter te qytetit,ama ishin me mijra.Ato parkingjet sikur ishe midis Kines.

    kur u ktheva ne shtepi e kisha ber mendjen top qe edhe une me biciklet te shkoja ne pune,kush te me linte,filluan keta familjaret pooo te thon keta kshu,jo te thon ata ashtu,jo kshu
    ala jemi te komplexuar njerz,edhe vet nuk po distancohem,ama vertet sikur te dalim te gjith me bicikleta vertet do ishte dicka shuum e mire ,edhe e shendeteshme mor.

    do e postoi medomos at foto,veq ti shifni sa mire

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-02-2012
    Postime
    18

    Wink

    mjeti me i mire per levizje brenda qytetit.zonja-usha me larte kish marre si shembull qytetitn e freiburg-ut ne gjermani, ne afersi te basel-it ne ch.ndoshta ju duket e pabesueshme por mbi 60% e njerzve qe punojne dhe jetojne ne keto vende te zhvilluara ekonomisht dhe mentalisht perdorin trafikun publik dhe biqikletat.
    fqiu im qe eshte parlamentar ne kantonin (shtetin ) basel-stadt qdo dite bene rrugen e njejte(diku 3.5 km) me biqiklete pa marre parasyshe kushtet atmosferike dhe nuk ka asnje truperoje sikurse mafijozet politikane ne kosove apo shqiperi.mirembetshi shqiptari

  7. #7
    . Maska e illyrian rex
    Anëtarësuar
    11-10-2009
    Vendndodhja
    ne fronin tim
    Postime
    4,491
    E kam pare me syte e mi kur nje benz e hudhi 3 metra larg nje biciklist. Sikur kjo te mos mjaftonte, shoferi i benzit e hapi xhamin e makines dhe ja japi edhe nja 1 milion "pershendetje" biciklistit te gjore.


    Ne Helsinki, nga ajo qe pashe me syte e mi, raporti perafersisht ishte 200 bicikleta per nje makine. Ne Prishtine, e me siguri edhe ne Tirane, raporti mund te jete 2000 makina per nje biciklete.

    Me sa kam pare dhe degjuar, dy qytetet shqiptare ku perdoret me shume bicikleta jane Gjakova dhe Shkodra.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e teta
    Anëtarësuar
    25-10-2005
    Postime
    2,005
    frieburg
    kjo eshte me e pakta qe duket atje.ka shuum me shum
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007
    Edhe ne shkoder nuk perdoren me jo
    une kur isha mora disa here bicikleten e babes me shku me ble nej gje
    fillun ngacmimet e talljet nga te njohurit qe ishin ulur lokaleve
    vjen djali nga austria dhe del me biciklet neper shkoder marre marre me thonin
    pervec saj levizja me biciklete nuk eshte e lehte po shume e rrezikshme
    nuk ka rruge sikurse ne europe
    pervec saj dhe shumakerat e shkodres nuk e cajne koken fare per te respektu bicikletat
    JO SEKS PARA MARTESE

  10. #10
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Ku do ecesh me biçiklete ne Tirone mer jahu ??? Ça thote ky Luli kshu, pse ja meshtjell nai here kot fare !!! Me biçiklete mund te ecesh vetem ne dy gisht trotuar te cilin duhet t'a ndash me kembesoret.
    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •