Dëshmi që xhini hyn në trupin e njeriut
nga shejh Muhamed Ibn Salih el-Utheimin Fetaua Islamije, vëll.8, f.322
Pyetje: A ka ndonjë dëshmi që mbështet pohimin që xhini mund ta pushtojë njeriun?
Përgjigje: Po, ka dëshmi në Librin dhe Sunetin që xhini hyn në njerëzit. Në Kur'an, Allahu i
plotfuqishëm thotë:
"Ata që hanë Riba [fajde] nuk do të ngrihen [në Ditën e Ringjalljes] përveç siç ngrihet
personi i rrahur nga shejtani, kështu duke e çmendur atë". [el-Bekareh, 275]
Ibn Kethir, Allahu pastë mëshirë ndaj tij, komentoi:"Ata do të ngrihen nga varret sikur që
ngrihet personi i pushtuar nga shejtani".
Për sa i përket dëshmisë nga Suneti, i dërguari i Allahut, salallahu alejhi ue selam, ka
thënë:"Vërtet, shejtani rrjedh nëpër birin e Ademit sikur që rrjedh gjaku i tij". [el-Buhari nr.2039
dhe Muslim nr.2175]
Në "Menkelet Ehl es-Suneh uel-Xhema'ah", el-Esh'eri ka thënë që ata [Ehl es-Suneh] thonë që
xhini hyn në trupin e të pushtuarit siç dëshmohet me ajetin që parapriu.
Abdullahu, i biri i Imam Ahmedit, ka thënë:"I thashë babait tim që një grup njerëzish pohojnë
që xhini nuk hyn në trupa të njerëzve. Tha:"O biri im, ata po gënjejnë. A nuk sheh që janë mu
ata që po flasin në gjuhët e tyre".
Në një numër hadithesh nga i dërguari i Allahut, salallahu alejhi ue selam, të shënuar nga imam
Ahmed dhe el-Bejheki, është transmetuar që ai takoi një djalosh i cili ishte pushtuar. Kështu,
pejgamberi, salallahu alejhi ue selam, nisi të thoshte:"Dil, o armik i Allahut, dil!" [Ibn Maxheh
nr.3548]
Pastaj djaloshi u shërua dhe u kthye në gjendjen normale.
Këtu kemi përmendur një dëshmi nga Kur'ani dhe dy nga Suneti. Ajo çfarë dëshmojnë njerëzit
çdo ditë, shërben si një dëshmi e qartë, të mos përmendim që ky është opinioni i Ehl es-Suneh
uel-Xhema'ah. Megjithatë, nuk mohojmë që disa njerëz janë të çmendur për shkak të ndonjë
dëmtimi në mendjet e veta.