Ata qe investuan ne burse menjehere perpara luftes se pare te Gjirit Persik u shperblyen bujarisht. Indikatori S&P 500 i Uall Street-it, qe kishte pesuar humbje per mbi 11 % te vleres perpara fillimit te luftes, si rrjedhoje e bindjes se konflikti do te zgjaste, shenoi nje rritje prej 3,71 % ne fund te dites se pare te luftimeve, ne 17 janar, atehere kur u kuptua se shanset e trupave te Kombeve te Bashkuara per ta mbyllur luften shpejt e me sukses ishin te medha. Me 26 shkurt, diten e terheqjes se trupave irakiane nga Kuvajti, indikatori S&P shenoi nje rritje prej mbi 14 % dhe e mbylli vitin ne nivelin +31,9 %.
Por, sipas analisteve amerikane, faktori qe beri te mundur atehere rritjen e vleres se aksioneve, pra vleresimi i gabuar i kohezgjatjes se luftes, nuk do te ndihmoje shume kete here, pasi lufta e re pritet te jete shume me e thjeshte, e shkurter dhe e suksesshme. Keshtu tregjet e kane llogaritur qe me pare ndikimin pozitiv te fitores se shpejte ne vleren e aksioneve. Rritja eventuale e vlerave te tregjeve te aksioneve, menjehere pas luftes nuk sjell domosdoshmerisht rritje ekonomike. Ekonomia amerikane per shembull, pavaresisht nga rritja e vleres se treguesve te Uall Street-it, eci perpara me ngadalesi pas luftes se pare te Gjirit Persik, pasi faktoret qe ndikonin ne krizen ekonomike nuk ishin te lidhur ekskluzivisht me situaten gjeopolitike nderkombetare. Edhe kete here, pavaresisht nga efektet e mundshme pozitive te pasluftes, si ulja e ndjeshme e cmimit te naftes dhe eliminimi i faktoreve gjeopolitike destabilizues, ekonomia, e renduar nga kriza e sektoreve strategjike, si psh. ai industrial dhe teknologjik do ta kete te veshtire te kaperceje momentin delikat, duke deshmuar edhe njehere se ndikimi ne ekonomi i faktoreve nderkombetare eshte shpesh i mbivleresuar.
Nderkohe qe rritja ekonomike e pasluftes nuk eshte aspak e sigurte, perleshja ne Irak ben viktimat e para. Kompanite ajrore ne mbare boten, te penalizuara ndjeshem gjate dy viteve te fundit njoftojne se kane ndermend t'i kundervihen situates se pafavorshme, duke shkurtuar personelin. Keshtu, kompanite me te medha ajrore amerikane per shembull, kane bere te ditur se do te pushonin nga puna 70,000 vete, ne rast se lufta do te fillonte dhe sektori nuk do te gjente mbeshtetje nga qeveria. Pasojat e luftes i ndjejne edhe sektoret e industrise se turizmit, hotelet, resortet dhe parqet e lojrave. Sipas zedhenesit te hoteleve "Hilton", Mark Grosman, hotelet do te presin nje pjese te mire te sherbimeve qe ofrojne, do te shkurtojne oraret e qendrave te fitnesit dhe do t'ju ofrojne klienteve te restoranteve te tyre menu me mundesi zgjedhjeje me te kufizuara. Te gjitha keto shkurtime behen per te balancuar efektin negativ qe ka mbi gjithe sektorin lufta ne Irak dhe konseguencat e mundshme te saj. Edhe parqet e lojrave "Disneyland" njoftojne se nje pjese e spektakleve te tyre do te nderpriten dhe mund te kufizojne oraret e vizitave nese do te jete nevoja. Pas luftes se pare ne Gjirin Persik, sektorit te turizmit ju deshen rreth 17 muaj per t'u rikthyer ne nivelin e te ardhurave te paraluftes dhe rreth 4 vjet per te punesuar te njejtin numer personash.
Komisioni Europian shfaqet gjithashtu i shqetesuar per fatet e ekonomise se vendeve te zones se Euros. Sipas nje raporti te detajuar te drejtorise se pergjithshme te puneve ekonomike e financiare, "rreziqet e lidhura me nje konflikt ne Irak jane substanciale dhe kjo e ben skenarin, sipas te cilit parashikohet nje pershpejtim i rritjes ekonomike ne te ardhmen e afert, te duket veshtiresisht i realizueshem". Ky lajm i keq ju shtua nje skenari ne vetevete shqetesues: rritja ekonomike e tremujorit te fundit ne zonen e euros ka qene vetem 0,2 %, kundrejt rritjes prej 0,4 % te tremujorit paraardhes. Rritja ne baze vjetore ka qene 0,8 % dhe pritet te jete mes -0,1 % dhe +0,3 % ne tremujorin e pare te vitit 2003.
Te pakenaqurve nga konseguencat ekonomike te luftes ju shtohet edhe zeri autoritar i Rusise. Sipas ministrit te Jashtem rus Ivanov, Rusia do te humbase rreth 2 miliarde dollare si konseguence e drejtperdrejte e luftes dhe me shume se 40 miliarde dollare gjithsej, per shkaqe te terthorta. Ai u shfaq i shqetesuar per fatin e kontratave te lidhura nga kompanite private te naftes dhe nga qeveria ruse me Irakun dhe u kerkoi amerikaneve t'i respektojne keto kontrata edhe pas perfundimit te konfliktit.
Krijoni Kontakt