Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 12
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609

    Fitimet e menjehershme nga lufta

    Betreff :
    {QIKSH «ALBEUROPA»} Fitimet e menjehershme nga lufta - TURP TJU VIJ QE MBESHTESNI LUFTEN
    Fitimet e menjehershme nga lufta

    Menjehere ne jave e pare dolen fitimet qe mbulojne shpenzimet e luftes. Keshtu pa kaluar rreth i jave me rritjen e naftes deri ne 40 $ prodhuesit e saj paten nje fitim 60 miliarde $ ekstra nga fitimet e zakonshme kur nafta ishte ne cmime te ulta.
    Gjysma e kesaj shume shkon ne vendet prodhuese pra rreth 30 miliarde i perkasin : Arabise Saudite , Kuvejtit etj . Pra fitimi i tyre nga kjo lufte ishte i tej mase . Mos harroni se keta jane 30 miliarde extra nga fitimi i tyre i zakonshem.
    Gjysma e shumes tjeter shkoi ne kompanite qe i zoterojne keto prodhime te cilat jane 7 dhe per cudi te gjitha jane amerikane dhe nga te cilat 5 jane shteterore dhe 2 jane private . Pra :
    Reth 22 miliarde $ i shkojne xhepit te qeverise amerikane brenda 1 jave dhe sic thame keto jane extra nga fitimet e tyre te zakonshme . Lufta tashti ka kushtur rreth 10 miliarde pra fitimi duke hequr shpenzimet 22-10=12 miliarde $ . 12 miliarde fitim brenda 1 jave pa perfshire fitimet e tjera !!!!!!
    Rreth 8 miliarde te tjera i moret privatet te cilat jo vetem nuk paten shpenzime por vetem fitim neto. Nqs i shtohen ketu dhe armatimet , ilacet , automobilat , aeroplanet etj qe ata shiten per luften atehere numri merr numra te trefishte.

    Sic shihet Amerika ne kete menyre se ka problem te rrise nivelin e jeteses ne Amerike dhe te ule ate ne vendet e tjera boterore. Si mund ta shpjegoj me mire . ESHTE SIKUR TE VENDOSESH NE NJE ANE TE PESHORES NIVELIN E JETES SE AMERIKANIT DHE FITIMET SHTETERORE TE AMERIKES DHE NE ANEN TJETER JETEN E PJESES E SE TJETER NE BOTE qe ashtu rastesisht ze rreth 97 % te popullsise . Ku eshte Anglia ? Ajo luan rolin e "prostitutes" se politikes pra eshte midis , me nje kembe ne Amerike dhe tjetren ne Evrope .
    Pra qe te vendoset barazi dhe per te tjeret duhet qe amerikaneve ti zhvleresohet zhepi rreth 97 % dhe as themi 90 % pra nqs sot ne muaj marrin 3000 $ me zhvlersimin duhet te marrin 300 $ ne muaj ( Aq sa marrin sot ne Shqiperi ) . Sa e duan ne Amerike kete gje ne dobit e vendeve te tjera dhe ne dem te zhepit vet po e tregon me mire dhe sot Bushi me heqjen e diktatoreve qe nuk i binden dhe vendosjen e diktatoreve te tjere "demokratik" te bindshem . Besoj me numrat e aritmetikes shihen me mire se cdo fjale dhe politke mbasi gjerat jane te thjeshta 1+1 = 2 . Pavaresisht se sot zhvlerosehen dhe ligjet e matematikes ne baze te interesit keshtu per Ameriken 1 + 1 = 97 ndersa per boten 1 + 1 = - 97 .


    Pra dhe ju disa shqiptare qe kane shkuar ne Amrike nuk ju intereson drejtesia por vendi ku jeni sepse sot sikur ju te jetonit ne Anen tjeter ate te Irakut do te luftonit per padronin tuaj Sadamin qe ju jipte leke . Sikur neser te jetonit ne Arabine Saudite do te merrnin anen e Sheikve dhe do shisnin cdo vella tuajin per nje grusht te majme me $ dhe sikur te ishit ne rradhen e .........
    Mos harrojme edhe nje here historine duke ju bere nje pyetje . Kush kane qene populli me luftarak dhe me i bindur qe bijte e tij shkonin si mercenare ( Turqi , Greqi , Bullgari , Amerike , Gjermani etj ) per vendet e huaja dhe luftonin per interesat e tyre duke lene brinjet e tyre ne dhe te huaj . Sigurisht shqiptaret dhe JU e tregoni me se mire se jeni pasuesit me te mire te tyre.

    Ah jo nuk eshte keshtu apo jo !
    - Lufta nuk u be per fitim por per LIRI dhe DEMOKRACI !!!!!!!
    - Lufta u be qe te hiqen diktatoret nga Iraku dhe nga kjo bote !!!!!!!!!! .
    - Luften e beri SHTETI me demokratik qe ka marre shpaten e drejtesise dhe te Zotit per te vendosur drejtesi dhe paqe ne Bote !!!!!!!
    Me respekt Alba
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  2. #2
    Dash...me kembore Maska e Toro
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    CALIFORNIA
    Postime
    1,404
    O Alba, pash Zotin qe eshte ne qiell, ku e ke bere ekonomine politike ti shpirto? Ne RPSSH?
    Rradhet qe shkruan me siper i ke nga "llogaritjet" e tua apo nga ndonji qe nuk e ka haberin se si funksionon shteti amerikan dhe ekonomia e tij?

    1) Per here te pare po shikoj qe nje shtet si SHBA, te nxjerri fitime duke bere nje jave lufte!!! Te gjithe shtetet qe kane bere lufte, duke filluar nga perset e lashte dhe deri tek konflikti i fundit ne Afganistan dalin me humbje nga shpenzimet e luftes. SHBA na e nxorre me fitime brenda nje jave ne Irak!!!!
    2) Ne SHBA NUK EKZISTOJNE FIRMA SHTETERORE!!!! Gjithcka eshte private. Dhe 7 kompanite e naftes te cilat permend JANE 100% private dhe aspak shteterore sic permend!
    3) Me qe te pelqen logjistika ekonomike me lejo te te korrigjoj!
    E zeme se kompanite e naftes ( 7 motrat-keshtu ua kane vene nofken) paskan pasur ekstra fitime 60 miliarde dollare ( dmth ne kohe paqe sa duhet ti kene fitimet sipas teje? Nga e nxorre kete 60 miliardeshin ekstra? Ke buxhetin 3 mujor, 6 mujor apo vjetor te ketyre kompanive dhe te rezultuan qe brenda javes se fundit nxorren mbi fitimet qe nxjerrin zakonisht 60 miliarde$? Sipas teje, sa duhet te ishin fitimet e ketyre kompanive ne rast lufte dhe ku e bazon ti kete?
    Kalojme tek ndarja e fitimeve. The qe nga keto 60 miliarde, 30 miliarde i takojne A.Saudite dhe Kuvajtit. E zeme se qenka keshtu!
    Pra ngelen 30 miliarde per 7 motrat- qeveria e SHBA sic thashe nuk ka asnje aksion ne keto kompani( eshte e paligjshme qeveria te kete pjesmarrje ne kompani private-ne baze te kushtetutes amerikane). Qeveria amerikane mund vetem te tatoje keto fitime . Tatimi eshte 8% dhe cdoganimi 10%. Pra shuma e tatimeve qe nxjerr qeveria amerikane eshte 18%. Asnje cent me shume, asnje cent me pak. Pra ne 30 miliarde $ qe 7 kompanite e naftes kane nxjerr nga lufta ( sipas teje) qeveria amerikane nepermjet taksave merr 6,5 miliarde $. Te cilat per kuriozitet futen ne buxhetin shteteror per vitin fiskal 2004(!!!!!). Nga i nxorre 22 miliarde qe i ka marre qeveria amerikane brenda nje jave? Nga je kaq e sigurte qe lufta deri tani paska kushtuar 10 miliarde $? Ty kur shkon ne restorant, llogarine ta sjellin ne mes te ngrenies apo ne fund kur i ke mbaruar te gjitha porosite? Se sa ka kushtuar lufta deri tani akoma nuk dihet. Llogaria jepet ne fund. Nje vleresim i deritanishem eshte se lufta do te kushtoje 70-80 miliarde $ ( perfshi koston e luftes , mbajtjen e forcave amerikane per qellime paqeruajtese pas clirimit te Irakut dhe rindertimin e Irakut). Eshte thjesht nje vleresim, i cili mund te levizi shume nga shifra e parashikuar. Deri tani Bushi i ka kerkuar Kongresit 70 miliarde $ per luften( akoma nuk eshte aprovuar dhe nuk dihet sa nga keto do aprovohen).
    4) SHBA kane nivelin e jeteses nga me te miret ne bote. Sipas statistikave te UNESCO-s te vitit 1999 , SHBA renditen ne vendin e dyte ne bote per te ardhurat mesatare vjetore per cdo banor. Kjo shifer eshte 35 000$ ne vit afersisht.
    5)Ne vitin 1974 Iraku kishte te ardhura vjetore nga nafta, 5 miliarde $ amerikane. Atehere kishte 20 milione banore. E zeme se nga keto te ardhura Iraku nuk ka shpenzuar asnje cent per te mbajtur ushtri, qeveri, polici, etj. E ardhura mesatare per banor i bie 250 $(!!!!) per banor mesatarisht ne vit. Mbas ketij viti, Iraku vertet shtoi prodhimin e naftes dhe shtetezoi kompanite anglo-amerikane, por njekohesisht pati humbje nga renia e cmimit te naftes si rezultat i superprodhimit. Pati shpenzime nga armatimi qe bleu per ushtrine , luften qe pati me Iranin per 8 vjet etj. Per te perballuar shpenzimet e kesaj lufte Iraku morri borxhe nga A.Saudite dhe Kuvajti. Kur mbaroi luften me Iranin, shtetet qe i dhane hua, kerkuan pagimin e borxheve te dhena gjate periudhes 1980-1988. Irani gjithashtu kerkonte demshperblimet e luftes qe erdhen si pasoje e traktatit te paqes Iran-Irak.Ne pamundesi te shlyeje keto borxhe( vetem nja 300 miliarde $ Kuvajtit, hic gje fare dmth), Sadami u kujtua qe dikur Kuvajti paskesh qene nje territor me Irakun kur keta ishin te pushtuar nga Turqia. Pra ne vend te shlyente detyrimet, e pushtoi ate, duke e kthyer ne nje province irakiane.Pra ne kete menyre Sadami "lau" detyrimin qe kishte ndaj shtetit kuvajtian. Mbase nuk e mban mend se ke qene vetem 5 vjec kur filloi Lufta e Gjirit, por kjo ishte arsyeja e vertete e aneksimit te Kuvajtit nga Iraku.

    E di qe jeton ne Gjermani. Fryma antiamerikane aty eshte mjaft e larte. Gjermanet nuk mund tia falin SHBA qe humben dy luftera boterore si pasoje e nderhyrjes se SHBA. Dhe gjithmone mundohen te shprehin antiamerikanizmin e tyre duke shpikur e trilluar. Nuk eshte e nevojshme tu besosh. Fundi i fundit, meqe jemi tek ekonomia dhe tek fitimet e lufterave. Sa fitim nxorren bankat gjermane duke i dhene hua ish-federatave jugosllave te Sllovenise, Kroacise dhe Bosnje-Hercegovines kur keto kerkuan pavaresine nga Jugosllavia? Sa arme , municione, automobila etj ju shiten shteteve ish jugosllave nga industria e armatimit gjermane? Mos kujton gje se rimekembja e ekonomise se ish Gjermanise Lindore u be me Frymen e Shenjte? Ai ribashkimi i Gjermanise i kushtoi dhe vazhdon po i kushton Evropes. Jo vetem borxhe, inflacion dhe para, por dhe jete njerezish, refugjate etj.
    Dhe meqe je kaq e interesuar nga ana ekonomike e lufterave dhe e paqes a ka mundesi te mi pergjigjesh nje pyetjeje te thjeshte?
    A nuk te duket e cuditshme qe pamja qe ka sot Evropa ne 2003 u afrohet te pakten 90 % objektivave qe kishte Hitleri per te?
    Po te shtoj me pak fjale objektivat e Hitlerit dhe pamjen e sotme te Evropes:
    - Zhdukje e bolshevizmit ne Evrope dhe shperberja e BRSS. Faktikisht sot BRSS nuk ekziston me. Rusia eshte e vetmuar, jo komuniste dhe e shkaterruar,me territor te kercenuar per tu copetuar nga lufterat civile ne Ceceni etj. Ukraina, Bjellorusia,vendet baltike te pavarura nga ruset, por te varura nga kapitali gjerman, i cili ka pushtuar ekonomine e ketyre vendeve ne formen e investimeve-huave-ndihmave humanitare etj.
    -Shperberja e Jugosllavise dhe futja e Sllovenise, Kroacise nen kapitalin gjerman ( perseri ne formen e borxheve-huave etj)
    -Shperberja e Cekosllovakise. "SKODA"-n nuk e ka "VW" sot? No more comments!
    -Hapesira jetike ne Lindje. Sot Gjermania nuk e ka pushtuar me Wehrmachtin Lindjen, por me Deutche Bank-un. Naftat e vendeve kaspike ( te cilat rastesisht jane te pavarura nga Rusia) mezi presin te futen ne tubacione per te arritur ne "Evropen e Bashkuar". Natyrisht kjo nafte nuk do te furnizoje Shqiperine, Maqedonine apo Bullgarine. Keta te fundit do ta blejne nga kompanite "evropiane" te financuara nga bankat gjermane ( e rastesishme dhe kjo eh?)
    -Franca e privuar nga te gjitha kolonite e saj. Faktikisht francezet i kane humbur te gjitha kolonite ne Afrike dhe Azi qe nga viti 1965.
    -Anglia , gjithashtu pa koloni, por akoma Force e Madhe ne Evrope. Kjo eshte arsyeja qe kurre Hitleri nuk dha urdher per zbarkim ne ishujt britanike dhe lejoi evakuimin e Dynkerkut ne 1940, duke lene te iknin nja 300 000 ushtare angleze ( 30% e efektivit te forcave angleze ne 1940). No more comments for that!

    Si thua e dashur Alba, jane rastesi te gjitha koincidencat e mesiperme? Hidhi nje sy historise dhe me jep nje pergjigje!
    Me respekt Toro
    "Who is John Galt?"

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    Toro sjan llogarit e mija zemer ,shikoje me siper,nuk kam aritur akoma t'ja bej llogarin Amerikes,lol.
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,964
    Postimet nė Bllog
    22
    Beni keto llogari:

    250 000 trupa amerikane te dislokuara ne Kuvajt dhe rrethinat per plot 2 muajt e fundit.
    Shpenzimet e luftes qe fillojne me naften per tanket dhe mbarojne me ushqimin e ushtareve te kapur rob irakiane te luftes.
    Ndihmat humanitare qe do te ushqejne nje Irak te tere dhe qe do te fillojne te hyjne ne Irak brenda 24 oreve qe vijne.
    600 000 ton grure qe do te dali nga revervat e popullit amerikan per te ushqyer popullin Irakian.

    Amerikanet do te paguajne nga xhepi i tyre edhe luften, edhe ndihmen humanitare. Mendohet qe kostoja te jete aty tek 70-100 miliard dollare. Te vetmen kosto qe ata do te ndajne me irakianet eshte ajo e rimekembjes se Irakut.

    Pa harruar qe Irakianet do ta paguajne lirine me gjakun e ushtareve amerikane e britanike pasi nuk ishin te zote te rrezonin nje diktator si Sadam Hysein ne 25 vjetet e fundit.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-03-2003
    Vendndodhja
    Bruksel
    Postime
    256
    E ke shpjeguar shume mire Albo.Jam plotesisht ne nje mendim me ty.
    "E mira vjen nga Zoti,e keqja eshte kusht i egzistences se krijeses"

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-03-2003
    Vendndodhja
    Bruksel
    Postime
    256
    Po te qe se lufterat ishim me fitime kaq te medha,nuk do ngelte shtet pa u futur ne lufte.
    "E mira vjen nga Zoti,e keqja eshte kusht i egzistences se krijeses"

  7. #7
    *Forever* Maska e malli
    Anėtarėsuar
    24-09-2002
    Vendndodhja
    Antwerpen
    Postime
    668
    Amerika fiton si nuk fitoka lek me ēfare do ti pagoj Bushi gjith ata ushtare qe luftojne andej, ky eshte qellimi i Bushit leku dhe vaji.
    **Gezimi , lumturia, deshperimi dhe loti im varet nga ti.

  8. #8
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    po lufta, mbaroi?
    pse u be ajo?
    per te hedhur diku grurin e tepruar usa, se nuk kish ku ta conte, per "liri" apo per ....te humbur 100 miliard dollare ...e perte fituar njeqind fishin me vone.????
    ....
    kjo lufte mund te kish qene pikepyetje e madhe sikur te kishin mbetur njerezit naiv si perpara tre shekujsh.
    eh'
    "Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)

  9. #9
    Larguar Maska e cunimartum
    Anėtarėsuar
    07-06-2002
    Vendndodhja
    Canada
    Postime
    678
    alba mausi jam plotesisht dakort me ty
    po se ke sqaruar deri ne fund
    para nje jave e blenim gazin me 86 cent litrin
    dje e gjeta me 75
    nice eeeh jo me tere men per mua eshte mire keshtu po ka interesa apo jo duket qarte s'ka nevoj per shume shpjegime
    plus asaj s'ma merr mendja qe amerikaneve tu vij shume keq per irakenet edhe ta paguajne me gjakun e tyre lirine e irakut kaq me duket e qarte
    Fen e ke krejt personale. MEMEDHEUN E KEMI TE PERBASHKET.

  10. #10
    alvi
    i/e ftuar
    O Cuno, a e di ti pse ishte rritur cmimi i naftes mor mik, apo fol kshu ne ere?
    Venezuela!
    S'ka asnje lidhje me Irakun.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Kompanite dhe Investitoret..!!
    Nga Zemrushja nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 57
    Postimi i Fundit: 03-04-2008, 11:45
  2. Fondet e Investimeve
    Nga Gerrard nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 09-04-2007, 14:22
  3. Skandali i AMC, demi i shtetit ne miliona dollare
    Nga atdhetari81 nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 27-05-2006, 23:39
  4. Inside trader- aksionet e dites
    Nga Ardi-1 nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 24
    Postimi i Fundit: 22-08-2005, 08:44
  5. A fshihet ideologjia ne luften kunder terrorizmit.
    Nga Qafir Arnaut nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 73
    Postimi i Fundit: 31-08-2004, 06:00

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •