-
SHBA, kuzhinieri vrau gruan dhe e gatoi për 4 ditë
Shume forumsa nga amerika kur degjojne ndonje krim apo vjedhje ne shqiperi fillojne e shajne sikur eshte nje ngjarje komplet e pa zakonte ne amerik qe eshte vendi nr 1 ne bote per vrasje vjedhje perdunime
Ja cfar i beri amerikani te shoqes te tij e ky lloj kalibanlleku or miq lumi nuk eshte degjuar ndo nje here te pakten 200 vjet e fundit
lexim te kendshem
SHBA, kuzhinieri vrau gruan dhe e gatoi për 4 ditë
TIRANE-Vret bashkëshorten dhe për të fshehur gjurmët e gatuan. Kjo është historia tragjike që vjen nga një konte e Los Angeles në California ku gruaja e një kuzhinieri zjeu për 4 ditë në tenxheret e kuzhinës së të shoqit.
Dëshmia vjen nga David Viens me profesion kuzhinier, i cili në tetor të vitit 2009 vrau gruan e tij, 39 vjeç, Dawn. ‘Më kapi paniku dhe duhet të hiqja qafe trupin. Mënyra më e thjeshtë, për të mos lënë gjurmë, ishte ta gatuaja. Për 4 ditë me radhë trupi zjeu në copa-copa në kuzhinë dhe përmbajtjen e hodha në plehra”, tregon Viens.
Historia zbardhet vetëm pas 3 vitesh. Në hetuesi, kuzhinieri kishte thënë fillimisht se gruaja e tij kishte ikur në shtëpinë e nënës së saj, por atje nuk u gjet kurrë ndonjë gjurmë. I vënë nën presionin e hetuesve të cilët ishin të bindur se ai kishte gisht në zhdukjen e gruas, kuzhinieri vendos të tentojë vetëvrasjen dhe hidhet nga një shkëmb, por shpëtoi duke thyer vetëm një krah. Në spital, vjen dhe tregohet historia tronditëse.
Dje në gjykatë, juria dëgjoi regjistrimin e kuzhinierit.
Ai tregon se çifti kishte patur një zënkë në shtëpi për cështje parash. Në kulm të debatit Viens i zë gojën me izolant dhe po me shirit izolanti i lidh duart dhe këmbët gruas së tij dhe më pas shtrihet për të fjetur. ‘Kur u zgjova nga gjumi, ajo kishte vdekur”, shpjegoi Viens.
(d.b/BalkanWeb)
Kthehu Dërgo Printo Home
Komento
Dërguar nga Daniel, London më 21-09-2012 në 18:35
Duhet te jete "u zje"...dhe pike !!
Veza u zje.
Kuzhinieri zjeu vezen.
Pershendetje te gjitheve
Dërguar nga mendje mendje më 21-09-2012 në 16:39
Teper po i mban kjo toke disa,vec egersira dhe llahtare pa fund
Dërguar nga atdhetari, tirane më 21-09-2012 në 10:09
Eshte zier o kaplloqe.
Dërguar nga Per Autoring më 20-09-2012 në 20:15
Gabime jemi, njerez bejme.
Dërguar nga navigatori, Tirane më 20-09-2012 në 19:58
@ per autoring: ke te drejte... nuk e vrava mendjen kaq shume.... lol
Dërguar nga Per Autoring më 20-09-2012 në 19:27
Nuk e kuptova spjegimin sesi fjalia ishte ne rregull!
Ketu behet fjale per format veprore dhe joveprore te foljes.
Ziej = Veprore, domethene kryefjala ben dicka, zien.
Eshte Zier = Joveprore, domethene kryefjala eshte subject i vepres se kryer nga dikush tjeter, qe eshte zierja.
Me vjen shume keq qe nuk qenka autori i vemti qe nuk e ka pare kete.
Dërguar nga navigatori, Tirane më 20-09-2012 në 19:12
me thene te drejten, une nuk gatuaj ne shtepi, por sa here gruaja ime lavderon cilesine e mishit, thote: mishi u zie (me i dhe theksi bie ne e). Asnjehere nuk thote zjeu. Besoj se per ti'u referuar vetes se trete, duhet thene: u zie (perseri theksi mbi e). Mendoj se duhej perdorur folja "gatuar" meqenese i shoqi ishte dhe kuzhinier. ne gjuhen e perditshme kjo folje perdoret, por mendoj se gazetaret, kur shkruajne, duhet te perdorin fjalorin zyrtar dhe formal.
Dërguar nga Shqiptar, Hollande më 20-09-2012 në 19:05
@ Pergjigje "Per Autoring". Ti e paske mesuar " mire " shqipen por per mendimin tim ti duhet te mesosh akoma, Duhet te mesosh te zgjedhosh folejn "kam" dhe "jam", dhe pastaj te del e verteta.
@ "Per Autoring", per mendimin tim ka te drejete.
Dërguar nga Pergjigje "Per Autoring" më 20-09-2012 në 17:11
Gruaja = Kryefjala
Zjeu = Folje, kuha e kryer e thjeshte.
Eshte zier = folje ne kohen e kryer me ndihmen e foljes ndihmese eshte.
Fjalia e perdorur nga autori eshte ne rregull dhe ka kuptim. Ka dhe kohe te tjera te cilat mund te perdoren vec asaj qe di ti !!!!
Dërguar nga Per Autoring më 20-09-2012 në 16:22
"Kjo është historia tragjike që vjen nga një konte e Los Angeles në California ku gruaja e një kuzhinieri zjeu për 4 ditë në tenxheret e kuzhinës së të shoqit".
Sipas kesaj fjalie, gruaja perdori enet e te shoqit. Kur ne te vertete eshte nrdyshe. Fjala qe duhet perdorur eshte "Eshte zier".
-
-
Hahaha, njera eshte ngrene, keta flasin per gramatiken.
E po kur i thoshte do te ha kete, do te ha ate, ky do e ket pasur me te vertete.
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt