
Postuar më parë nga
Ali Baba Tepele
PËRULU..SE KËSHTU DUA UNË…!
Duke ndiekur zhvillimet e ngjarjeve në vëndet Islamike, të cilat janë irrituar nga komentet që i ka bërë dikush figurës së “Profetit Muhamet”, çuditem se si mund të arrij llogjika e sotme njerëzore në të njëjtin nivel me 1400 vjet më pare!
Me këto rrëmuja dhe demostrime force që bëjnë sotë fanatikët fetarë islamikë, anë e mbanë botës, duan t’i imponojnë të tjerëve respektin për idenë dhe idhullin e tyre! Kjo është krejt gabim. E si mund të imponosh sotë Amerikës, Anglisë, Francës, Hollandës. Belgjikës, Rusisë, Italisë, e shumë shteteve të tjera, t’ju imponosh besimin dhe respektin për fenë myslimane dhe profetin e saj, kur këto shtete kanë të drejtë të zgjedhin dhe e kanë zgjedhur një besim tjetër fetar?
Kjo lloj imponimi quhet DIKTATURË! Dhe këto shtete kanë të drejtë morale të mbrohen nga një diktim i tillë.
Është pjesë e lirisë mendore, lirisë së të shprehurit çdo shprehje shtypi apo televizioni, të cilët debatojnë për bindjet fetare apo kreun e saj.
Këto shtete dhe çdo individ, siç kemi pare atë që bëri disa karikatura për profetin Muhamet, apo ai që xhiroj filmin, apo kushdo që ka diskutuar kundër, është kërcënuar!
Me çfar të drejte morale apo ligjore kërcënohen individë, kërcënohen shtete, hakmerren ndaj intelektualëve, gazetarëve, diplomatëve, etj.! Kjo është dhunë kriminale, ekstremizëm kriminal, që bëhen në emër të një diktature fetare.
Për këtë duhet të vendosë drejtësia botërore, sepse është e pa moralshme të sakrifikosh njerëzimin në emër të një diktature!
Këto forca të errata veprojnë në bazë të së drejtës së forces, meqënëse kanë mundësi të mbledhin rreth vetes mijra apo miliona njrëz! Kjo nuk do të thotë se kanë të drejtë. Jo gjithmonë shumica ka të drejtë.Kjo është materialiste, kurse nga ana demagogjike këto turma të acaruara i japin të drejtë vetes të shkelin e shkatërrojnë gjithçka.
Sotë drejtësia bazohet në forcën e së drejtës dhe e drejta është liria e fjalës, e shprehjes, e mendimit, më tej qëndron dhe zbatohet çdo gjë që është llogjike dhe reale, aktuale!
Unë nuk do të detyroja askënd të besoj në atë që dua unë, por edhe të tjerët nuk kanë të drejtë të më përulin para asaj që përulen ata! Le të jenë sa të duan në numur, mua nuk më bind numuri por drejtësia!
Krijoni Kontakt