Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 5
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-11-2002
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    41

    22 Mars 1992 - 22 Mars 2003

    Trofta i pershendet te gjithe ata qe para 11 vjetesh mbushen sheshet dhe rruget ne perkrahje te ndryshimeve demokratike qe kishin nisur ne Shqiperi. Sot shume prej atyre njerzve te cilet hapur u ndeshen me rregjimin dhe forcat e veglat e tij mjerane, nuk jetojne me sepse forca dhe idete e tyre pluraliste dhe kombetare ua zune syte pushtetarve te sotem. Ata u pushkatuan ose u vrane ne krye te detyres se tyre duke mbrojtur me jeten e tyre repartet dhe institucionet shteterore. Cdo shqiptar e din mire rolin dhe pozicionin e tij ne te shkuaren e hidhur qe jetuam shumica jone. Sot mbas 11 vitesh pritet qe opozita te mbledh edhe njehere ne Sheshin Skenderbej mijera demokrate nga e gjithe Shqiperia ne oren 17.30 ku ne mes tyre do te jene krahperkrah besniket dhe tradhtaret e Opozites me te persekutuar ne vendet ish komuniste te Evropes. Si gjithmone ishstudentat dhe lideret e atyre diteve, do te jene prezent por jo si atehere ne ballle por qosheve dhe teper te zhgenjyer per nivelin e zhvillimit politik dhe ekonomik te Shqiperise. Ndoshta mitingu i sotshem do te jete edhe mitingu i ndryshimit te klimes politike ne Shqiperi dhe nisja e nje pune te gjate e te lodhshme per te gjitha shtrersat tona me qellimin e vetem; Paqe- Liri e Demokraci ashtu sic i ka hije nje vendi teper te lashte ne Evrope.
    Trofta

  2. #2
    I am Canadin
    Anėtarėsuar
    29-09-2002
    Vendndodhja
    Montreal Canada
    Postime
    130
    Trofta ti mund te shprehesh opinionin tend por nuk i pergjithson dot gherat. Ne sheshe doli gati e gjithe Shqiperia por gati te gjithe u zhgenjyen se si u menaxhua "demokracia" nga PD.
    Edhe te jesh i majte nuk do te thote qe je kundra demokracise. Te perkrahesh PD nuk te ben me shume demokrat se sa dikush qe perkrah PS vetem se partia qe ti perkrah ka emrin demokratike packa se nuk i respekton rregullat e saj. Edhe partie e Hitlerit ka pasur emrin sociale po kjo nuk i ben Nazistet sociale. Hap syte dhe shiko realitetin. Une personalisht mendoj se demokracia ne shqiperi erdhi pas revolucionit ne pranveren e 1997.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Henri Anderson : 23-03-2003 mė 10:26
    Henri Anderson was here.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e REG_KRAY
    Anėtarėsuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    fier
    Postime
    66
    Po dje ne shesh zhvilloi dhe nje miting gazetarja e Top Channel
    e ashtuquajtura PALOMA dhe te them te drejten pati me teper spektatore se Doktori .
    Dje Doktori mati pulsin popullit por u zhgenjye paksa....
    Iken ato vite ///////////////
    God Bless

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    padova
    Postime
    5
    Mos perdorni sharrje ndaj anetareve te tjere ne kete forum. Anetari u paralajmerua.
    kur po imarrim ata lek

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-11-2002
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    41
    Henri Anderson
    Jam dakord me mendimin tuaj se te jesh i majte nuk do te thote se je kunder demokracise. Ata qe merren me politike ne Shqiperine tone (te majte e te djathte) na kane treguar dhe po tregojne dita dites se qellimi kryesor i punes se tyre mbetet pasurimi i vetes se tyre dhe rrethit qe i shoqeron. Cdo shqiptar e din tashme sesi jeton nje kryetar Partie, nje deputet dhe si jeton nje komandant Divizioni, si jeton nje doganier i pa shkolle e si jeton nje mesues apo doktor. Ne diskutojme ne kete forum te hapur dhe eshte mire qe te japim mendime te pjekura pavarsisht nese i pelqejne dikujt apo jo. Kur kam kohe te hyj ne kete forum se pari shpresoj te lexoj nje lajm apo koment te mire, e jo te kerkoj ti kundervihem dikujt. Ju thoni qe ne Shqiperi demokracia erdhi mbas revolucionit te vitit 1997 !?!?. Gjate kryerjes se revolucioneve gjithmone ka dy kampe te kunderta e une mendoj se ti duhet te na tregosh meritat e tua personale gjate revolucionit ku jeten e humben me mijera shqiptare te pafajshem dhe qe Shqiperise i ka kushtuar me shume se cdo tragjedi tjeter.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •