Close
Faqja 0 prej 7 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 64
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e daniel00
    Anëtarësuar
    05-06-2004
    Vendndodhja
    tr
    Postime
    2,836

    Ish-kreu i KLD, Spahiu: Berisha më ka kërcënuar me jetë

    TIRANE - I ftuar në emisionin “5 pyetje nga Babaramo”, ish-kreu i KLD, aktualisht kryetarii Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu hodhi poshtë akuzat e kryeministrit Berisha, në seancën e sotme të Kuvendit, në lidhje me lirimin e vrasësit të kryekomisarit Adem Tahiraj.

    Spahiu mohoi të ketë thirrur në zyrë gjyqtarin e çështjes, sikundër deklaroi kryeministri, duke theksuar se KLD nuk ka kompetencë për të emëruar apo shkarkuar gjytarët, pasi kjo kompetencë i përket Ministrit të Drejtësisë.

    “Kryeministri duhet të lexojë ligjin. Në atë kohë Ministri i Drejtesise kishte kompetencat për çdo shkarkim gjyqtari dhe jo nënkryetari i KLD-së. Si ka mundësi që shtetasi Berisha, që duhet të jetë i pandehur, sot të njëjtin person e bën president të vendit, i cili kishte përgjegjësi kur u lirua zoti Xhakja dhe tjetrin e shpall armik.”- deklaroi kreu i AK-së.

    Ndërsa i cilësoi si gënjeshtra të gjitha akuzat e kryeministrit, Spahiu tha se është i gatshëm t’i shtrëngojë dorën Berishës, në rast se del dikush që vërteton deklaratat e tij per marrje mijera eurosh apo lirim te vrasesve.

    “Kjo situatë është qesharake, jemi të gatshëm të bëjmë një proces transparent. KLD vihet në lëvizje në bazë të iniciativës së Ministrit të drejtësisë. KLD nuk ka asnjë kompetencë për zbardhjen e vendimit, askush nuk është ankuar në KLD. Nuk ka asnjë rast në KLD që të ketë ardhur ankesë dhe të mos jetë bërë inspektim. Kam një vit që jam larguar nga KLD, duhet verifikuar nëse është bërë inspektim për rastin Xhakja. Drejtuesit e shtetit mund të gënjejnë për çdo gjë dhe nuk mbajnë përgjegjësi kur dalin gënjeshtrat.”- deklaroi Spahiu.

    Më tej kryetari i Aleancës Kuq e Zi kërkoi që të bëhet një skaner i lirimit të të gjithë kriminelëve, përfshirë edhe vrasësin e kryekomisarit Tahiraj, duke pohuar se në kohën e zgjedhjeve të kaluara janë liruar shumë të tillë.

    Pyetjes nëse kolegu i tij, Aldo Cala ka qenë avokati që liroi Ilir Xhakjan, autorin e vrasjes së kryekomisar Adem Tahirit, Spahiu tha: “Si mund të konfirmoj unë se cfarë klientësh kanë patur juritët, kur unë njoh rreth 5 mijë juristë me cështje të pafundme. Kjo është puna dhe buka me të cilën punojnë avokatët”.

    “Jemi përballë fakteve reale. Ai është liruar para zgjedhjeve të 2011. Verifikoni të gjithë personat që janë liruar për vrasje dhe kur Ministri i Drejtësisë nuk ka bërë kërkesë për shkarkim në gjyqësor, se u liruan këta persona”.

    Spahiu mohon kategorikisht të ketë pasur më parë dijeni për personin, Ilir Xhakja.
    “Unë e kam dëgjuar atë emër realisht para 3 ditësh. S’kam njohje dhe si emër se kam dëgjuar kurrë, vetëm ditën që u vra kryekomisari”.

    Madje Spahiu theksoi se gjen rastin të ftojë kryeministrin Berisha në debat të drejtpërdrejtë dhe të kryejnë një ballafaqim para popullit.

    Spahiu: Unë i vetmi që i mbylla telefonin Berishës
    ‘Jam krenar për detyrën që kam kryer në KLD. Jam i vetmi zyrtar që nuk kam pranuar asnjë telefonatë të Berishës për shkarkime dhe emërime politike në gjyqësor. Ka pasur vetëm një zyrtar që i mbylli telefonin Berishës, nuk pranova të ndërhyja në asnjë krim, lirim për vrasje. Rast unik, imi që përballet me një shtet dhe politikë të tërë duke e kthyer në një debat derisa i dorëzova çelsat”.

    I pyetur se kush i bënte propozimet në gjyqësor për emërime dhe shkarkime, Spahiu ritheksoi se “Nuk i bënte KLD, se nëse i bëja unë këta do më kishin përvëluar të gjallë mua, do më kishin shkuar në hell”.

    Spahiu: Në 2008-ën Berisha më kërcënoi me jetë
    Kreu i Aleancës Kuq e Zi tregoi me detaje përkeqësimin e marrëdhënieve të tij me kryeministrin Berisha, duke pohuar se çdo gjë nisi me shkarkimin e gjyqtarëve të rastit Gërdeci.

    “Unë kisha pak muaj që sapo kisha marrë detyrën, vija me idealin për liri, demokraci, shtet juridik. Kishim shkarkuar disa gjyqtarë, ndërkohë në 15 mars kishte ndodhur historia tragjike e Gërdecit, u mundova të futem në thellësi të kësaj çështjeje. Në hetimet që bëra konstatova se i akuzuari Mihal Delijorgji kishte fituar lirinë nga gjykata e Durrësit, 24 orë përpara nënshkrimit të sipërmarrjes së fabrikës tragjike të armëve në Gërdec.
    Morëm iniciativën për të proceduar këta gjyqtarë dhe menjëherë filloi një sulm barabar ndaj meje që nuk e kisha imagjinuar.”- deklaroi Spahiu.

    Kreu i AK-së hodhi akuza të forta ndaj kryeministrit Berisha, duke pohuar se është kërcënuar me jetë në telefon nga ana e tij.

    “Për 20 minuta jam kërcënuar me vrasjen time, asgjësimin tim, me familjen time nga Berisha në 9 maj 2008. Si mundet t'i të shkarkosh gjyqtarët e Delijorgjit, si mundet të dalësh në krah të ambasadorit Withers. Pasi u mbyll telefonata, i kam telefonuar presidentit të Republikës, por më dilte i zënë, pasi të njëjtat kërcënime ja kishte adresuar edhe presidentit për mua. Ja kishte thënë vetë Sali Berisha, të ma zhdukesh këtë njeri sepse ka bërë këtë, këtë, këtë. Te nesërmen kam qënë në Ambasadën Amerikane dhe kam thënë se jam kërcënuar.”- vijoi Spahiu.

    Dosjet
    Kreshnik Spahiu bëri të ditur sot se Aleanca Kuq e Zi po përgatit dosje për kryeministrin dhe ministrat.
    “Ne nuk flasim pa mbajtur përgjegjësi. Për shtetasin Berisha po përgatisim dosje, për cdo kriminel ministër do bëjmë dosje” . Pa fakte nuk flasim. Ballafaqim me Berishën, pas 8 muajsh ai të gjejë vend e të futet. Se që tani s’po gjen vend se e ka zënë populli me domate dhe miell”.

    Imuniteti
    Kreu i AK përshëndeti vendimin e Kuvendit për kufizimin e imunitetit për zyrtarët e lartë duke theksuar se nga sot nis ‘Era Sanader”.
    Sot është një ditë e madhe për shqiptarët. Nga sot ata nuk janë të paprekshëm, politikanëve iu hoq imuniteti. Nga sot do shohim praktikën e Sanaderit kroat që u ndoq me burg. 8 vjet demokratët akuzuan Nanon e Ramën, dhe nuk kryen asnjë arrestim. Ndoqëm Nanon që akuzoi Berishën dhe prapë asnjë arrestim”.

    (d.b/er.nu/BalkanWeb)
    Ngjeshur me brezin e se vertetës,parzmoren e drejtësisë,mburojën e besimit dhe shpatën e Frymës.

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425
    qenka tip mashtrusi ky kreshniku.
    te gjithe keta qe jane perzier me mafien hiqen si nacionalista.
    ngeli bashkimi i shqiptareve tek ky lepurush.

  3. #3
    Peace and love
    Anëtarësuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897
    Kot e ka edhe ky se fatin e ngjeles me shoke do kete...

  4. #4
    Love all, but trust a few Maska e angmokio
    Anëtarësuar
    02-09-2011
    Vendndodhja
    AngMoKio
    Postime
    3,928
    Nuk merret pushteti me mashtrime e sharje por me pune e drejtesi.
    Tipat si Kreshniku dhe Veliaj i doli boja pa i hyre mire politikes.
    "And speak kindly to mankind '' Quran - 2:83"

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    shum shpejt u vet demaskua ki spahiu lesh kime ziu..

    se brari e ka demaskuar qe ne sekondat e para kur u paraqit ki pis rrugve me beze te kuqe..

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anëtarësuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Filluan ham ham braret.
    Hahahahahah
    Albania Uber Alles

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    Berisha nuk eshte ndonje burre aq i mire, por kur e shof perpara ketyre kaqoleve me duket si engjell.
    Unë jam njeri i thjeshtë.
    Kënaqem me pak.
    Më mjafton më e mira.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e daniel00
    Anëtarësuar
    05-06-2004
    Vendndodhja
    tr
    Postime
    2,836
    Nje koment me vend qe shkon per temen : Enri
    Te mendosh qe ne vitin 2012 ka akoma njerez qe i rreshton Berisha si qener per te ofenduar nje njeri qe po ja nxin faqen atij qe e mban veten per faqebardhe.
    Po Berisha qe eshte super kriminel dhe prandaj s'duhej hequr denimi me vdekje.
    Ngjeshur me brezin e se vertetës,parzmoren e drejtësisë,mburojën e besimit dhe shpatën e Frymës.

  9. #9
    Bordi Drejtues Maska e Ingenuous
    Anëtarësuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    974
    U tmerrova!
    Kreshnik Spahiu mund te jete vetem nje produkt i psikopateve apo llumit shoqeror.

    Qenka me i rendomte se sa flitet, qenka vertet per ti qare hallin ...sa nivel qesharak paska ky.
    "Askush nuk eshte perfekt, une jam askushi"

  10. #10
    Djalë Drenice Maska e Lexuesi_
    Anëtarësuar
    18-06-2010
    Vendndodhja
    Ne vendin e ngjarjeve
    Postime
    6,014
    Boll fort e kam simpatizu Berishen po koheve te fundit po me ngjason me Fidel Kastron.

Faqja 0 prej 7 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •