GJOKĖ DABAJ
Pakujdesia, vetjake dhe kolektive! Pėrgjigjemi qė nė fillim: Ka munguar kujdesi i individit ndaj tėrėsisė, sė cilės i pėrkiste. Si pasojė, ka munguar edhe kujdesi kolektiv ndaj vetėvetes. Kur themi ka munguar, kuptojmė, nga njėra anė, nuk ka qenė kujdesi i ēdo individi nė lartėsinė e duhur, nga ana tjetėr, shpeshherė ka ndodhur edhe mė tragjikja: Duke u kujdesur jashtė sė pranueshmes pėr vetėveten, shumė individė, tė vegjėl apo tė mėdhenj, e kanė dėmtuar tė ekzistuarit tonė, qenien tonė, shumėfish mė tepėr se ēdo ta dėmtonte cilido i huaj.
Kėtu duhet tė pėrqėndrohemi sa herė qė hedhim sytė nė tė shkuarėn. Dhe pikėrisht kėtu duhet tė pėrqėndohemi edhe sa herė qė ne vetė kryejmė ndonjė punė apo themi ndonjė fjalė: Unė, si individ, sa edhe si po bėj kujdes ndaj tėrėsisė sė cilės i pėrkas?
Kjo qė po themi, nuk ėshtė ndonjė filozofi e madhe. Do ta shohim qė vėrtet nuk ėshtė ndonjė punė as e vėshtirė pėr tu kuptuar, as e pamundshme pėr tu zbatuar. Ėshtė thjeshtė njė kujdes, tė cilin mund dhe duhet ta ketė kushdo dhe i cili, natyrisht, rritet sa mė i ngritur tė jetė personi nė pozitė shtetėrore, apo nė ndonjė tjetėr pozitė.
Ėshtė thjeshtė njė kujdes! Por kur mungoka ai kujdes, ardhkan tragjedi! Ardhka gjak! U mbuloka trualli me kufoma tė masakruara! E gjithė historia e etnisė sonė, krahas madhėshtisė, ėshtė e mbushur plot me masakrime tė popullsisė prej tė huajvet. Kjo, sigurisht, tregon dobėsinė, frikėn dhe, krahas dobėsisė dhe frikės, edhe pashpirtėsinė e vetė masakruesvet. Por kjo dukuri tejet e dhimbshme tregon njėkohėsisht edhe pakujdesinė, naivitetin dhe paaftėsinė e vetė ne, si dhe bashkėsisė sė cilės i pėrkasim ne.
Tragjeditė
Po e zėmė fillin qysh prej tragjedisė trojane. Nėse ėshtė e vėrtetė qė trojanėt kanė qenė pjesė e paraardhėsvet tanė, atėherė naiviteti i tyre, i cili, me pranimin e Kalit tė Drunjtė, ia ka vėnė kapakun mė tė turpshėm heroizmit 10-vjeēar tė njė morie trimash tė vet tė papėrmbysshėm, ėshtė sinteza mė domethėnėse e krejt historisė sonė tė mėparshme dhe tė mėvonshme. Kanė kaluar 3200 vjet dhe ende vazhdojnė tė na ankohen fėmijėt e djegur dhe gratė e therura tė trojanėvet. Pse u treguat aq tė pėrgjumur mu nė ēastin kur duhej tė rrinit mė zgjuar se kurrė?! Mos ju lėntė tė qetė as nė fund tė Hadit gjaku ynė i derdhur dhe i piksur nėpėr rrasat e qytetit tonė tė mashtruar, dhe mos ju lėntė tė qetė shkrumbi i trupavet tanė aq tė njomė!
Nuk po ndalemi nė ēka ndodhur nė 1000 vjetėt qė kanė pasuar. Por pas 1000 vjetėsh vjen pushtimi i Ilirisė prej romakėvet. Shkrumbi i qytetevet, tė djegur e tė rrafshuar prej sish (Vetėm nė pjesėn jugore mbi 70!) (Jo 70 shtėpi, por 70 qytete!), vjen prapė deri nė kohėn tonė dhe, fėmijėt e djegur, gratė qė hidheshin prej murevet, mallkojnė pėrsėri: Mos ju lėntė tė qetė as nė fund tė Hadit gjaku ynė, i derdhur dhe i piksur nė faqet e shkėmbinjvet! Era e fėmijėvet tė pėrcėlluar ngrihet pėrsėri nė qiellin tonė: Pse na lindėt, o prindėr, kur nuk ishit tė zotėt pėr tė na mbrojtur?!
Pyetjet janė: Pse guxuan romakėt ta sulmojnė Ilirinė? Pse sqemė ne aq tė fortė, aq tė zotė dhe aq tė organizuar, sa Romakut as tė mos i shkonte mendja pėr tė na sulmuar?
500 a 600 vjet mė vonė, madje duke qenė vetė ne nė krye tė atij shteti, qė quhej Perandori Romake, prapė nuk qemė nė gjendje pėr ti mbrojtur fėmijėt tanė, kėtė herė prej heshtavet dhe prej thikavet tė barbarėvet. Ata fėmijė tė njomė, ato vajza tė pafuqishme, ato nuse e gra, prej tė cilavet njė pjesė edhe shtatzėna, u shndėrruan nė kufoma prej kalorsėvet tė ardhur qė nga Skithia a Mongolia. Lexojmė Hieronim Eusebin dhe Prokopin e Cezaresė, qė shkruajnė pėr ato zezėri dhe na pupėrrohet lėkura. Barbarėt, ndonėse kishin emra tė ndryshėm, hunė, gotė, avarė, sllavė apo vandalė, nuk bėnin punė tė ndryshme. Ata bėnin tė gjithė tė njėjtėn punė: Masakronin popullatėn tonė! Digjnin, rrėnonin, shkatėrronin, rrėmbenin, ndėrsa ne nuk ishim nė gjendje tua gjenim marifetin. Hapu, tokė, e jepua krimbavet burrat tanė, politikanėt tanė, priftėrinjtė tanė, sundimtarėt dhe ushtarakėt tanė, tregtarėt !.. Kalbi, o tokė, tė kalburit !
Justiniani i Madh ndėrtoi mbi 400 fortesa nė tė gjithė hapėsirėn ku mund tė depėrtonin popullvrasėsit. Por ata qė perandori i madh, i pagjumi Justinian, i la prapa nė krye tė shtetit, siē duket, i kish zėnė gjumi i kobshėm i pėrtacisė e i paaftėsisė dhe nuk qenė nė gjendje ti pėrdornin ato fortesa. Nuk qenė nė gjendje ata, apo ndoshta Justiniani se kish menduar mirė atė lloj mbrojtjeje, kjo ka pak rėndėsi. Rėndėsi ka qė barbarėt vazhduan tė na vrasin, tė na therin e, ētė zėnė gjallė, ti ēojnė me turma pėr nė vendet ku ata banonin, kurse ne nuk e gjetėm dot as menēurinė, as dinakėrinė, as forcėn, as vullnetin, pėr ti mbrojtur jetėt e atye qė vriteshin, qė digjeshin nėn gėrmadha apo qė graheshin drejt Veriut si kope bagėtish. Mė nė fund, po ata barbarė i gjetėn mėnyrat pėr tė na i zėnė edhe tokat, pjesėn mė tė madhe tė tokavet, kurse ne nuk i gjetėm dot mėnyrat, as pėr tu mbrojtur, as pėr ta shfrytėzuar ardhjen e tyre, me ēfarėdolloj politike, tė dobishme pėr ne. Pse tė na ketė ndodhur kėshtu ?! Kjo ėshtė pyetja, e cila pa ndėrprerje e godet nga brenda ndėrgjegjen tonė, si njė lėkurė daulleje.
Vijnė shekujt 10, 11, 12, prapė me arbėrvrasės!. Njėfarė Stefan Nemanja, lindur nė Dioklenė e lashtė ilire si foshnjė refugjati, rritur e fuqizuar nė Rrasėn tonė malore, ushqyer me sindromėn e urrejtjes, jo vetėm ndaj nesh, por ndaj kujtdo qė mund tia zinte rrugėn, mbyllur prej tė vėllezėrvet nėpėr shpella, pėr shkak tė tiparevet tė tij prej egėrsire, nuk rreshti sė rrėnuari, gjer nė themele qytetet tanė nė Diokle e nė Dardani. Kur themi: nuk rreshti sė rrėnuari gjer nė themele, nuk mund tė mos na kujtohen qindra Troja dhe nuk mund tė mos u drejtohemi prapė mbrojtėsvet tė atyre qyteteve: Si, ore burrat e dheut, nuk gjetėt njė mėnyrė efikase pėr ti mbrojtur ata mure qė ju vetė i kishit ndėrtuar !? Si nuk gjetėt njė mėnyrė efikase pėr tė mbrojtur familjet, pėr tė cilat nuk mund tė dyshohet se ishin krijesat tuaja mė tė shtrenjta e mė tė dashura pėr ju ?!
Njė lojė makabre qė nuk mund tė harrohet kurrė
Tė 2 shekujt qė i kaluam nėn sundimin e Nemanjiqvet nuk mund tė quhen ndryshe veēse shekuj tė arbėrvrasjes, arbėrndrydhjes, arbėrshuarjes, arbėrtkurrjes, deri nė shkallėn e mosqenies. E dėshmojnė kėtė mė sė miri relacionet e arqipeshkvinjvet tė Tivarit, por edhe dokumente tė tjerė. Kėtij kapitulli tė kobshėm tė arbėrvrasjevet e arbėrposhtrimevet, duket se ia ka vėnė kapakun mė tė zi familja e zezė e Preluboviqvet nė Janinė. Kjo familje kish marrė prej kohėsh nofkėn albanoktonos (abėrvrasės). Sipas Mihal Dukasit, pjesėtar i shtėpisė perandorake bizantine, sundimtari i Janinės, Atanasije, si duket, njė prej pinjojvet tė Preluboviqvet, bėnte lojėra me arbėrit vendės, duke u prerė hundėn ose organe tė tjerė dhe duke i lėnė ashtu tė vdisnin nė agoni. Faik Konica, nė lidhje me kėto lojėra tė Atanasije Preluboviqit, shkruan afėrsisht kėshtu:
Disa krerė feudalė arbėr e kėrcėnuan Atanasijen me njė ekspeditė ndėshkimore, nėse ai nuk do ti ndėrpriste krimet kundėr arbėrvet. Atanasije (Preluboviqi) u pėrmbajt pėr njė farė kohe dhe e martoi vajzėn e vet me princin mė tė fuqishėm, Gjin Shpatėn. (Si i mori kėshtu me tė mirė krerėt e arbėrvet) ai i rifilloi (pėrndjekjet, madje edhe mė tė egra se mė parė). (Duke parė kėtė tradhti tė vjehrrit tė vet) Gjin Shpata mblodhi ushtri dhe e rrethoi Janinėn. Mirėpo, nė kohėn kur ne kishim dhėnė e po jepnim prova se nuk dimė ti mbrojmė arbėrit, Atanasije Preluboviqi edhe i rrethuar, dinte ta kryente zanatin e arbėrvrasjes. Ai ngrinte nė muret e kėshtjellės njė flamur tė bardhė, shenjė e armėpushimit, dhe ia dėrgonte rrethuesit, dhėndrit tė vet arbėr, njė shportė tė mbushur me sy tė nxjerrė nga kokat e masakruara tė atyre arbėrve qė ndodheshin brenda kėshtjellės. Kjo do tė thoshte: Po e zgjate rrethimin, o dhėndėr, unė do tė ti lė pa sy tė gjithė bashketniasit e tu, tė paktėn kėta qė i kam kėtu brenda. Atėherė, si u pėrsėrit kjo lojė makabre disa herė, Gjin Shpata e lėshoi rrethimin. (Krs.L.8,2004, f.112-113) Preluboviqtė pas kėsaj, e vazhduan punėn e tyre deri sa i shfarosėn tė gjithė arbėrit e Janinės.
Nuk kemi aspak ndėrmend ti fajsojmė as Nemanjiqtė, as Preluboviqtė. Ata e kanė fajin nė natyrėn e tyre. Ata i kanė marrė me vete nė varr edhe mallkimet e viktimavet tė tyre. Por bishėn nuk e zė as barra e fajit, as mallkimi. Ujqėrit nuk fajsohen. Fajsohen barinjtė! Qoftė edhe tė rrafshit tė Gjin Shpatės, tė cilin historiografia e ka cilėsuar dhe duhet ta cilėsojė si arbėrin mė tė devotshėm tė kohės.
Zezėritė e pafundme gjatė pushtimit osman
Nė sh XIV kur arbėrvrasėsit sllavė nuk kishin pushuar as nuk kishin ndėrmend tė pushonin sė nxjerri sytė arbėrvet, sa kohė qė ne nuk kishim njė strategji efikase, ia behėn nga Lindja turqit osmanė.
200 vjet iu deshėn Turqisė pėr ta pushtuar krejt tokėn arbėrore: Nga viti 1371, kur, pas Betejės sė Maricės, ata hyjnė nė Arbėri, deri mė 1571, kur, pas gati 100 vjet qėndrese me shpirt ndėr dhėmbė, bien nė dorėn e tyre gjithshkatėrruese edhe Ulqini e Tivari. (Vo! Nė librat tanė janė dhėnė data tė tjera. Mos ua vini veshin libravet qė nuk mbėshteten nė logjikėn e dokumentevet!)
Kanė vazhduar, nė kėtė rrugė tė zymtė kohėsh, ploja tė panumėrta tė sė njėjtės pamje: Vra arbėr (qė mė vonė morėn emrin shqiptarė) dhe mos iu pėrgjigj askujt. Tė gjithė qytetet tanė janė zbrazur thuajse tėrėsisht pėrpara zjarrit dhe hanxharit tė turqvet osmanlli. Kanė ikur ata qė kanė shpėtuar gjallė dhe ėshtė mbushur Italia me rracė arbėreshe. Nga 1371-shi deri mė 1912-n, qė bėjnė gati plot 5 shekuj e gjysmė, po tė numėrohen plojat nė popull, pas qėndresavet dhe pas kryengritjevet, ēuarjet me togje e tufa arbėrish, sidomos arbėreshash, nė tregjet e skllevėrvet, vdekjet nga skamja dhe shuarjet e krahinavet tė tėra nga epidemitė, fitohet pėrshtypja sikur mė shumė janė asgjėsuar se sa kemi lindur. Atėherė vjen vetiu habia e madhe, ndoshta njė nga habitė mė enigmatike nė tė gjithė historinė botėrore: Si ia kemi arritur tė mbijetojmė ?!
Nė njė letėr tė ipeshkvit Nikollė Mekajshi, dėrguar mė 1599-n kardinalit S.Xhorxhio, bėhet paralajmėrimi i frikshėm se, nė tėrėsinė tonė etnike, formėsuar nė dhjetėra shekuj, shiheshin tashmė qartė dukuritė qė bartnin rrėzikshmėrinė rrėnqethėse tė shpėrbėrjes sonė pėrfundimtare dhe kėrkohej ndihma e Perendimit: Njė pjesė e popullsisė po kalonte nė ortodoksinė greke, njė pjesė tjetėr nė ortodoksinė pravosllave dhe njė pjesė po islamizohej. Fill mbas njė tė kėtillė alarmi, i cili dihet se nuk ish i pari qė shkonte nė Europė, nė truallin e Arbėrisė u mbajtėn 3 kuvende tė rėndėsishėm. Njėri, mė 1602 dhe 1603 nė Dukagjin tė Matit, me 1600 delegatė. (Vetėm numri i pjesėmarrėsvet nė kėtė kuvend dėshmon qė ne, edhe pas tė gjithė rrebeshevet tė shekujvet XV e XVI, ende ishim njė popull mjaft i madh.) Kuvendi i dytė u mbajt nė afėrsi tė Podgoricės, nė kullėn e madhe tė Lalė Ndrekalit tė Kuēit, krahinė e cila ende nuk ishte sllavizuar. Kuvendi i tretė u mbajt mu nė Prokuple, nė njėrėn nga pikat mė veriore tė Arbėrisė. Prej tė 3 kėtyre kuvendeve iu ēuan Europės mesazhe alarmi shumė tė fuqishėm, por ish e kotė: Ne duhej tia dilnim vetė. Iu ēuan mė vonė Europės mesazhe, memorandume e thirrje: Prej Imz.Pjetėr Budit, erdhi mbytja e tij, prej Imz.Fran Bardhit, erdhi vdekja e parakohshme e tij, prej Imz.Pjetėr Bogdanit, erdhėn trokllimat e kockavet tė tija nėpėr dhėmbė qensh, sepse turqit ua hodhėn ato kocka qenvet.
Do cekur kėtu qė autorėt e keqtrajtimevet e tė reprezalievet nuk kanė qenė pėrherė osmanllinj tė ardhur nga Azia. Tė ardhur nga Azia ishin pushteti dhe feja (ideologjia), ndėrsa bartėsit e atij pushteti dhe tė asaj feje (islamizmit), ushtrues tė zellshėm tė dhunės, ishin vetė vendėsit, bijtė e po kėtij populli. Kjo ėshtė mynxyra mė kurrizkėrrusėse se ēdo mynxyrė tjetėr.
Sidoqoftė, tė gjitha kėto qė po renditim kėtu, travajat, strapacat, varg i pashkėputur ngjarjesh qė nuk duhej tė na kishin ndodhur, shtrojnė pėrpara nesh njė dhe vetėm njė kryepyetje: Pėrse lejuan tė parėt tanė tė na ndodhin tė atilla kėrdi e shkatėrrime tė paperceptueshėm?! Thėrrasin dhe vazhdojnė tė thėrrasin, qė nga dheu ku janė tretur, pa njė pllakė varri pėrsipėr: Fėmijėt e shkrumbuar, tė virgjėrat e pėrdhunuara, pastaj tė shitura e rishitura nė tregjet e skllevėrvet, nuset dhe gratė e pėrdhunuara, pastaj edhe ato tė shitura e stėrshitura, syjeshilėt, vdekur nga uria, tė talentuarit, vullnetet e ndrydhun, vullnetet e shtypun (Kujto Migjenin!), qė lindėn e vdiqėn pa mundur tė kryejnė jo njė fakultet, siē bėnin mijėra bashkėkontinentasit e tyre, po as edhe njė ditė shkollė, ku tė mėsonin tė paktėn alfabetin e gjuhės sė vet! Tė gjithė thėrrasin: Pėrse?! Cili ėshtė shkaku ynė i brendshėm i tė gjitha kėtyre zezėrive tė pafundme ?!
Jemi ngopur tashmė me arsyetimet e studiuesvet gjakftohtė, me nerva prej leshi, nė dukje objektivė, por nė thelb jodecizivė dhe rrjedhimisht edhe joobjektivė: I kėtillė ishte pozicioni gjeografik i Atdheut tonė. Ka qenė rrugė kalimi pėr pushtuesit. Kemi pasur armiq tė shumtė. Kanė qenė armiq tė fuqishėm e tepėr mizorė. Tė gjitha kėto kanė nė vetėvete tė vėrteta e pjesė sė vėrtetash, por asnjėra prej kėtyre nuk ėshtė thelbi i ēėshtjes. Thelbi i ēėshtjes jemi vetė ne. Tė ndodhur pėrballė tė atillė rrėziqeve, pėrse nuk i kemi gjetur rrugėt e shpėtimit?! Jo: Pėrse nuk i kemi kėrkuar, por: Pėrse nuk i kemi gjetur dhe realizuar rrugėt e shpėtimit e, si rrjedhojė, edhe rrugėt e progresit !?
Shkėputur nga libri: Strategjia e Shqiptarėvet, Tiranė 20011
(pashtriku.com)
Krijoni Kontakt