Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 31
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anėtarėsuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723

    Per Xhinxhicin, nje minute heshtje ne Paralamentin e "Shqiperise"

    Me propozim te Fatos Nanos, dhe pa pjesemarrje te liderit te LD-se, Sali Berisha, te enjten qe lame pas Parlamenti i Shqiperise mbajti nje miute heshtje "ne nderim" te kryeministrit Serb Xhinxhic.

    Dje, ne te njejten kohe, Parlamenti i Shqiperise mbajti nje minute heshtje edhe per kryetarin historik te Ballit Kombetar, Abaz Ermenjit.

    Paralamenti i Shqiperise ne kete menyre krahasoj figuren e madhe kombetare te Abaz Ermenjit me ate te kryeminsitrit serb Xhinxhic, shteti i te cilit, jo me larg se kater vite me pare, ne Kosove beri krimet me makabre ndaj Shqiptareve te Kosoves.

    Ne Kosoven e pasluftes jane vrare shume aktiviste te pa lodhshem te ceshtjes sone kombetare, kurse Parlamenti i Shqiperise asnjehere nuk e pa te aresyshme qe te mbaj nje minute heshtje, bile as per Deputetin Smajl Hajdaraj, i vrare me 17 Janar 2002 nga bandat kriminale ne Kosove.

    Cuditerisht, Parlamenti i Shqiperise gjen kohe te mbaj nje minute heshtjeje per Xhinxhicin!
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  2. #2
    Zog Shqiponje Maska e Iceberg
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Larg Atdheut
    Postime
    212
    ...Kompleks inferioriteti, servilizem, turp, faqe e zeze ska ku te veje me keq.
    Vetem dy dite para vdekjes Xhinxhiq kerkoi copetimin e metejshem te Kosoves.

    Politikisht ky veprim i te ashtequajturve politikane shqiptare(moderne te evropianizuar) verteton faktin e thene nga ish-punonjesit te KGB-se V Mitrokhin se mbi 300 figura te hierarkise Shqiptare jane te rekrutuar te sherbimeve serbosllave. Ata kane punuar dhe vazhdojne te punojne nate e dite.

    Nje telegram protokollar ngushellimi do ishte i mjaftueshem, po pa perfshire fjalen.."dhimbje te thelle". Dhimbjen ta perjetojne vete serbet, neve shqiptareve akoma na kullojne plaget gjak nga barbarite e bashkekombasve te Xhinxhiqit.

    Xhinxhiq po te ishte aq i demokrat dhe udheheqes i civilizuar bashkekohor duhet ta gjente kurajon te kerkonte falje ne emer te popullit serb per tragjedite e shkaktuara ndaj shqiptareve, se per ato tragjedi nuk ishte pergjegjes vetem Milloshevici po mbare kombi serb.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Iceberg : 16-03-2003 mė 08:35
    Shqiperi te qofsha fale, te kam Nene e me ke djale

  3. #3
    *KOSOVARE* Maska e Arjeta
    Anėtarėsuar
    17-10-2002
    Vendndodhja
    Danimarke
    Postime
    184
    O zoottt kjo eshte e pa besuar, me ne fund ndodhi edhe nje e papritur nga Shqiperia por shum e pritur nga nano.....

    Me propozim te fatos nanos parlamenti Shqiptar te mbaj nje minut heshtje ne nderim te xhinxhicit????

    Cka do te mendojne kosovaret mbas kesaj, cfare mendimi do te ken per parlamentim shqiptar tash, ata te cilet deri tash te vetmin ndihm prisnin nga shteti ame dhe parlamenti i saj.......e besoi se kjo ska qen deshira e popullit shqiptar, por kur prlamenti dhe kryeministri i saj ben nje minut heshtje per armikun me te madh te te gjitha koherave te popullit shqiptar-kosovar ateher si mundem ata ta tolerojne nje gje te til,pse nuk ngritet populli kunder ti dhe ta rrezoj nga posti at qen i cili me mundesin dhe forcen e ti qe ka ne parlament te bej nje gje te till ndaj Kosoves.....ketu carte tregohet urretja e nanos ndaj kosovareve qe nga vizita e ti ne beograd dhe shkruarja e ti ne vorrim te xhinxhicit!!!!!!!!

    Mos me keqkuptoni por une kete e quaj MARRI dhe ulje e moralit te popullit shqiptar qe e mban nje tradhtar si nanon ne qeveri........


    te
    fala
    arjeta
    [size=0.5]Sometimes friends
    cause You pain & happiness
    they come & go
    but one thing 4 sure
    they Love & miss you,
    believe me I am 1
    of them......!!![/size]

  4. #4
    une jam
    Anėtarėsuar
    09-01-2003
    Postime
    290
    per mua sishte shume e papritur se partia socialiste ershi ne fuqi me ndihmen e grekeve dhe ne kohen e luftes ne kosove njeriu me popullor ne greqi ishte Sllobodan Milloshevic. dhe Nano don tu ktheje nderin grekeve.
    ishte NANO qe i tha sllobo-s ne krete se Kosova eshte ceshtja e Serbise.........
    por dicka me habit keto ju vetem qe po punojne per te keqen e kombit shqiptar por jane dhe injorante enjerez me karakter te ulet........
    sepse Sllavet dhe greket po i marrin neper kembe

    turp i kombit

  5. #5
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Mendoj se po ekzagjerojmė paksa, sepse edhe kjo ka qenė mė shumė politike dhe nuk ėshtė edhe aq tragjike, dhe se ne serbėt i kemi fqinje pa marrė parasysh gjithė degjenerimet e tyre dhe nuk do tė thotė tradhti mbajtja e kontakteve me ta, sepse edhe kjo gjė ėshtė e kushtėzuar nga vet afėrsia gjeografike, por pamvarėsisht kėsaj ne duhet tė gjithė e vecmas politikanėt tanė duhet qė tė mbrojnė interesat kombėtare edhe nė kontaktet me ta e kėdo tjetėr.
    Edhe unė mendoj se mbajtja e njė minutė heshtjeje nė parlament ka qenė paksa e tepruar, por edhe kjo nuk ėshtė edhe aq tragjike siē duket nė vėshtrim tė parė.
    Pėrshėndetje
    Rrofshin Shqiptarėt e Bashkuar dhe Shqipėria e Bashkuar
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  6. #6
    une jam
    Anėtarėsuar
    09-01-2003
    Postime
    290
    nano ska qene ndonjehere ne Kosove dhe na shkoka ne varrimin e Gjingjicit qe kerkoi krhimin e trupave serbe ne kosovae.....
    Nano sdo shkonte as ne kosove sikur neser te vritej Bajram Rexhepi...........
    serb i qelbur,qen i grekeve

  7. #7
    _____________ Maska e ornament
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Postime
    872
    Shume bukur; Zogu agjent serb, Enveri agjent serb, Nano agjent serb, Skenderbeu me Berishen me perzierje serbe, njeri nenen, tjetri gruan, ateher ēfare doni "JU PATRIOTET" e medhej te Kombit, qe e keni braktis me kohe folene si zogjt e korbit.
    Pse or pleq nuk shihni te beni ndonje lek, atje ku jeni (qellimi juaj i vertete), po veē bertisni si dreqer duke futur sqepin kudo.
    Apo doni qe shqiptaret te jetojne e veprojne sipas deshirave tuaja prej amerike.
    Me mire keshtu heh; ju biznes ne amerik, shqiptaret kala e pamposhtur ne adriatik. Kjo ja u kenaq telat e barkut heeeeee!

  8. #8
    *KOSOVARE* Maska e Arjeta
    Anėtarėsuar
    17-10-2002
    Vendndodhja
    Danimarke
    Postime
    184
    Bravo te qoft Ruud...ti je njeri nder dashamiret e kosovarve dhe vertet me vjen mire qe ka persona si ju!!! sepse mendimi im per shqiptaret e Shqiperis...filloi te zbehet mbas shum leximeve te antarve tjere te cilet as qe e njohin mire serbin dhe qka eshte ne gjendje te bej ai dhe prap i thojne "fqinje" ncnncnc me ben te quditem paksa se si mundem ne te kemi paqe me serbosllavet te cilet na kan prere e masakruar qe nga koha e Skenderbeut ata kan qen aleat te turqeve, per fat te keq nga pozita gjeografike jemi afer, por sdo te thot qe tash te mbajn nga nje 1 minut heshtje sa here te vrahet ndonje gjakpires shka...?????

    ooooooooo njeri kjo nuk eshte "politik" po ky eshte idiotizmi tradhtarve shqiptar qe kan egzistuar qe nga koha e gurit........
    [size=0.5]Sometimes friends
    cause You pain & happiness
    they come & go
    but one thing 4 sure
    they Love & miss you,
    believe me I am 1
    of them......!!![/size]

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Nga trepca.net


    ---------------

    Habermas, Gjingjiq dhe Kosova




    Prishtinė, 15 mars 2003 / Dr Enver HASANI*

    Nuk them tani se vrasja e Gjnigjiqit do tė kėtė pėr rrjedhojė ndryshim radikal tė politikės sė jashtme serbe. Krejt ēka mund tė ndodhė dhe duhet tė ndodhė ka tė bėjė me njė krizė nė lidershipin serb, sepse kkrijimi politik i krymenistrit tanimė tė vrarė serb ka kushtur shumė kohė e mund. Nuk ka ndodhur brenda natės asgjė. Ngritja e tij i referohet njė krajate tė vėretė politke, tipike pėr karrierat politike nė Ballkan: sot je nė krahun politik tė sė djathtės ekstreme, nesėr pėrfundon nė humanist dhe fitues tė ēmimit nobel. Kjo logjikė politike e rajonit, nuk ka asnjė dyshim, ka rrėnjet e veta nė politikat e jashtme tė fuqive tė mėdha, mė shumė se sa nė dinamikat e brendshme tė shoqėrive ballkanike.

    Vrasja e kryeministrit serb dje nuk ka si mos tė na kujtoj fillimin e shekullit tė njėzetė, afėrsisht kohėn e njėqind viteve mė parė, kur u vra sundimatri serb i dinastisė sė obrenoviqėve, bashk me bashkėshorten. Vrasja e Gjingjiqit, pėr ēudi, ka koincidon nė motive me vrasjen e njė shekulli mė parė, i cili konsiderohej si shumė proevropian, pėrkatėsisht se kishte lidhur miqėsi tė ngushtė me austrohungarezėt.

    Vrasja nė fjalė kishte tronditur oborret mbretėrore tė fuqive tė mėdha, aq sa pėr mė se tri vite nuk njohėn kėtė ndyrshim tė dhunshėm nė regjimin e kohės nė Beograd. Vrasja e obrenoviqėve shėnoi njė kthim radikal nė politikėn serbe tė kohės, duke e bėrė ate haptaz proruse dhe duke e vėnė nė shėrbim tė tėrsishėm tė hegjemonizmit rus. Vrasja e Ferdinantit nė Sarajevė, trashėgimtarit tė frontit austrohunagarez, ka qenė kulmim i politkės sė terrorit shtetror serb. Me fjalė tjera, mbreti Obrenoviq e pagoi me kokė politikėn e tij properėndimore, ashtu si Gjingjiqi, sepse hapja e tij ndaj Perėndimit godiste interesat vitale tė politikėn tradicionale militariste serbe.

    Nuk them tani se vrasja e Gjnigjiqit do tė kėtė pėr rrjedhojė ndryshim radikal tė politikės sė jashtme serbe. Krejt ēka mund tė ndodhė dhe duhet tė ndodhė ka tė bėjė me njė krizė nė lidershipin serb, sepse kkrijimi politik i krymenistrit tanimė tė vrarė serb ka kushtur shumė kohė e mund. Nuk ka ndodhur brenda natės asgjė. Ngritja e tij i referohet njė krajate tė vėretė politke, tipike pėr karrierat politike nė Ballkan: sot je nė krahun politik tė sė djathtės ekstreme, nesėr pėrfundon nė humanist dhe fitues tė ēmimit nobel. Kjo logjikė politike e rajonit, nuk ka asnjė dyshim, ka rrėnjet e veta nė politikat e jashtme tė fuqive tė mėdha, mė shumė se sa nė dinamikat e brendshme tė shoqėrive ballkanike.

    Tani kjo kėtu nuk ka rėndėsi. Me rėndėsi ėshtė se asnjė medium nuk dha nė hollėsi kėtė trajtrote tė ngritjes politike tė kryeministrit Gjingjiq. Krejt cka u tha kishte i referohej vendit tė lindjes sė tij, nė Bosanjė-Hercegovinė, nga njė familje me traditė ushtarake, doktrimit tė tij nė njė ndėr vendet mė tė bukura tė Evropės, Konstancėn e barokut tė hershėm gjerman, vendin e Koncilit tė Dytė tė Vatikanit, ku kishte pasur pėr mbikqyrės tė disertacionit tė doktoratės njė ndėr filozofėt mė tė mdhenjė tė dekadave tė fundit, Jurgen Habermasin, themeluesin e “Shkollės sė Franfurtit”, ideatorin e teorisė kritike, siē e quajmė nė marrėdhėniet ndėrkombėtare. Asgjė nuk u tha, megjiathat, pėr Gjingjiqin e kėtyr dhjetė viteve.


    Vizita nė Pale te Karagjiqi

    Natėn e 21 shkurtit tė vitit tani tė largėt 1994, Gjingjiq kishte kaluar nė Pale, me mikun e vet Karagjigj, tė cilit i kishte shkuar, siē tha vetė nė publiik atėbotė, pėr t'i treguar se "soilidarizohej me popullin e Republika Sprska”. Fjala ėshtė pėr ultimiatumin e parė tė NATO-s, pas maskarės nė qendėr tė Sarajevės kur u vranė 68 civilė, dhėnė serbėve tė Karagjiqit pėr tė mėnjanuar aramatimin e rėndė nga rrethinat e Sarajevės. Nė kėtė kohė, Karagjiqi ishte i akuzuari i parė i Hagės pėr gjencid, gjė qė tregon se Gjingjiq nuk ka poasur aspak qėndrimim kritik, siē do tė duhej tė kishte nėse merret parasyėh shkola ku kishte mbaruar doktoratėn.

    Pėrkundėrazi, vizita e tij ishte bėrė nė funksion tė pėrkrahjes sė bashkimit tė Republika Srpska me RFJ (Serbi dhe Mali i Zi), pra pėr krijimin e Serbisė sė Madhe. Dallimi i tij me Millosheviqin mė shumė i referohej qasjes dhe metodologjisė sė krimit serb dhe vetė projektit politik pėr Serbinė e Madhe. Nuk ka pasur ndonjė dallim kualitativ, i cili do tė reflektonte humanizėm apo vizion pėr bashkjetesė tė kulturave dhe popujve tė ndryshėm tė rajonit.


    “Zajedno '96”

    Nė vijim tė kėsaj duhet tė shikohet edhe ngritja e tij politike nė kuadėr tė koalicionit “Sė Bashku” tė vitit 1996, kur Gjingjiq doli nė sipėrfaqe si njė lider me projekt tė njejėt si Millosheviqi, por me njė retorikė fare tė re pėr Serbinė, qė fliste nė favor tė demokracisė, tė drejtave tė njeriut, sundimit tė ligjit, shkurt pėr njė Serbi evropaine. Nė fakt, kėto lėvizje pėr herė tė parė dridhėn dhe sfiduan seriozisht diktatorin Millosheviq, duke shėnuar paraqitjen e parė tė fytyres sė vėrtetė prej pragmatisti tė kryeministrit tė ardhshėm serb. Nė ndėrkohė qė po zhvilloheshin kėto demostrata nė Serbi (me “pipa nė gojė”), Gjingjiq nuk harronte tė kthehej kah Karagjiqi pėr t’i dhėnė pėrkrahje partisė sė tij nė zgjedhjet e shtatorit tė vitit nė fjalė. Kjo ishte nė natyrėn e tij prej pragmatisti.

    Vetė Gjingjiq kishte pranuar transofrimin e shpejtė tė tij qė prej vitve ’70 tė shekullit njėzetė, kur pėrfaqsonte anarkistin, pastaj liberalin nacionalsit serb tė fundit tė viteve ‘70 , demokratin e viteve tė pasmbarimit tė Luftės sė Ftohėt, me disa pėrjashtime kur bėhej fjalė pėr Karagjiqin dhe rrėnimin e vendit ku kishte lindur. Ky pragmatizėm i liderit tė ardhshėm serb ka dalė nė shesh edhe me rastin e Kosovės. Nė fakt, nė rastin e Kosovės, Gjingjiq mė shumė se ēdo kush tjetėr kishte vėrejtur tragjedinė nacionale serbe qė po afrohej.


    Kosova, burim i pashterrshėm i represionit

    Pas ardhjes sė Millosheviqit nė pushtet, Gjingjiq duhet tė ketė qenė i vetmi lider serb qė ka qenė kundėr humbjes sė statusit autonom tė Kosovės, sėrish pėr shkaqe pragmatike dhe tė njė vizioni tė rrallė pėr interesin nacional serb. Nėse Kosova aneksohet nga Serbia me rrėnim tė autonomisė sė saj, citohet tė ketė thėnė Gjingjiq nė mesin e vitit 1988, “atėherė mė njė siguri tė madhe mund tė themi se pėr secilin regjim nė Serbi, Kosova do tė jetė burim i pashterrshėm i represionit”.

    Kjo ėshtė esenca e filozofisė sė tij politike. Kjo nė asnjė mėnyrė nuk don tė thotė se ai i ka dalur nė mbrojtje Kosovės dhe popullit shumicė tė saj. Gjingjiq ka vlerėsuar me njė saktėsi tė madhe se Kosova do tė jetė nė tė ardhmėn burim represioni, dhe i karrierave politike, tipike pėr Ballkanin, por edhe vendi ku do tė ushqehej pa ndėrprerė filozofia politike e provincės, ajo qė R. Konstandinoviq, njė mendimtar i njohur serb, me tė drejtė e ka uajtur “filozofia e Pallankės”, me kutpim strukturėn fshatare serbe dhe filozofinė e saj.

    Kėsaj bote Gjingjiq nuk i takonte dhe ėshtė kjo botė qė e vrau dje, bota qė kur pėrkthehet nė terma tė pushtetit del se fokusohet nė strukturat ushtarake serbe, tė kėsaj strukture me traditė province prej fillimit, tė traditės qė vrau dinastinė obrenoviqeve dhe ndezi Luftėn e Parė Botėrore. Kėtu ka qenė rreziku pėr Gjingjiqin, i cili ishte eksponent i njė nacionalzimi urban serb qė lehtėsisht u pranua si evropian dhe perėndimor, i njė nacionalzimi i cil i nuk reflekton strukturėn reale tė shoqėrisė serbe , atė fshatare.

    Kjo, megjithatė, nuk e radhitė Gjingjqin nė rrymėn liberale serbe tė fillimit tė viteve ’70 tė shekullit tė kaluar, sado qė sinqerisht ka synuar reformimin e shpoqrisė serbe dhe integrimin e sajh nė struktuyrat evro-atlantike, pėrfhsirė nėe renbd tė parė ushtrinė serbe dhe futjen e saj nė Partenritetin pėr Paqe tė NATO-s. Kjo nė fakt i ka kushtuar shtrenjėt sepse ushtria serbe duket ta ketė pasur vazhdimisht nė mendje momention e dorėzimit tė befasishėm dhe tė paprituyr tė Milosheviqit nė Hagė.

    Nė kėtė kohė, pra nė fillim tė viteve '70 tė shekullit tė kaluar, lideri taniėm i vdekur serb ka qenė njė anarkist i devotshėm dhe vetėm vonė, pas arritjes sė Marrėvshjes sė Dejtonit, Gjingjiq arriti tė bėhet eksponent i rrymės nacionalsite serbe, i njė rryme mė tė pranueshme nga evropianėt dhe Perėndimi, i asaj rryme qė krejt nė mėnyrė pragmatike lėvizjejn “e Ravna Gorės” diti ta fus nėn ombrellėn e modernitetit dhe tė trendit evropian, me Kosovėn brenda. Marrėvshja pėr Unionin Serbi-Mali i Zi e marsit tė vitit 2002, qė pėrfshinė edhe Kosovėn, e lidhur nėn patronatin ekskluziv tė Unionit Evropian, dėshmon qartė pėr kėtė.

    Kjo ėshtė nė fakt korniza brenda sė cilės do tė lėvizė edhe dialgu shqiptaro-serb nė tė ardhmėn. Vrasja e Gjingjiqit vetėm sa e vonon kėtė dialog dhe e ndryshon modalitetet e realizmit tė tij, por nė asnjė mėnyrė nuk mund tė lėvizė kuadrin e pėrcaktuar nė Marrėveshjen pėr Union. Kjo don tė thotė se vrasja e Gjingjiqit vis-a-vis Kosovės ėshtė vrasje e pandikim kur ėshtė fjala pėr esencėn e raportit shqiptaro-serb, por jo edhe pėr formėn. Vrasjen e Gjingjqit mė shumė do ta ndiej Serbia, e cila tani ėshtė futur nė krizėn e lidershipit. Kursi properėndimor i Serbisė dhe i Malit tė Zi, pėr dallim nga koha e vrasjes sė dinasitisė sė obrenoviqėve, as qė vihet nė dyshim. Kėtė duhet ta kėne shumė parasyshė kosovarėt. Dialoguesit nga Kosova mund tė mos kenė mė pėrpara njė ish student tė Habermasit. Kjo mbase edhe ėshtė e vėrtete, nė ndėrkohė qė ėshėt jasht ēdo dyshimi se pėrpara do ta kenė Evropėn e Habermasit.

    *Autori ėshtė profesor i sė drejtės ndėrkombėtare nė Universitetin e Prishtinės


    ----------------------

  10. #10
    _____________ Maska e ornament
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Postime
    872
    Brari, pse e ben lomsh ket forum duke postu gjera pa kuptim e kot-me-kot.
    Ky Enveri eshte profesor ne Prishtine e jo deputet ne Tirane. Do te qe e frutshme te na sjellesh ketu rrefimet e ndonje deputeti shqiptar (jo kosovar), per te marre vesh aresyet qe e shtyne parlamentin shqiptar per te mbajt zi per Xinxhiēin. Kjo e ndihmon KETE teme.
    Ndersa ket postimin ketu shko e hudhe tek ajo tema tjeter, per vrasjen e Xhinxhiē.

    Gjithashtu kam nje pytje per ty; pse s'protestoi populli shqiptar per kete veprim te palamentit vet. Di gje TI?

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Vritet Kryeministri i Serbisė Zoran Xhinxhic
    Nga Henri Anderson nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 132
    Postimi i Fundit: 10-10-2011, 14:43
  2. Pse dhikri duhet tė bėhet nė heshtje?
    Nga prizrenasi_30 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 28-02-2009, 02:47
  3. Nje ēast Heshtje
    Nga ReNTiSi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 09-11-2006, 19:39
  4. Heshtje pėr masakrėn ndaj 2 shqiptarėve nė Romė
    Nga inter_forever nė forumin Emigracioni
    Pėrgjigje: 39
    Postimi i Fundit: 04-11-2005, 12:12
  5. Pėrgjigje: 139
    Postimi i Fundit: 31-05-2005, 21:30

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •