Alvi, sic shkruajta me lart, ate qe kisha per te thene e thashe dhe nuk dua te zgjatem pasi per mua kjo eshte humbje kohe. Mjafton te lexosh se cfare mendimesh shume prej jush hidhni ne forum, per te kuptuar kapacitetin e secilit.Postuar mė parė nga alvi
Albo, po nje president te deshtuar, qe e coi vendin ne lufte civile, ne krye te vendit dhe partise me te fuqishme opozitare, mos e quan gje krenari?
Po te jap edhe pergjigjen qe kerkon pasi dua tu le tu kuptojne atyre qe shkruajne me lart se "sa larg eshte Albo nga realiteti shqiptar".
Sali Berisha nuk e coi Shqiperine ne lufte civile, ai e shmangu luften civile qe kerkonin serbet, greket dhe te gjitha ata shqipfoles qe u vune ne krye te revolucionit bolshevik te 1997. Berisha e shmangu kete me akordin historik politik te 9 Mars 1997 ku ai shpalosi platformen e pajtimit kombetar.
Qe ta kuptoni rendesine e ketij akordi politik, Berisha ne pozitat e presidentit te vendit duke perdorur me zotesi ndikimin e oponionit nderkombetar ne rradhet e politikaneve shqiptare, arriti qe te shmangi luften civile duke mundesuar qe pushteti te shkembeje duar jo me ultimatume komitetesh shpetimi, por me nje proces politik dhe me vote. Krijimi i qeverise se pajtimit kombetar nga Fino dhe mbajtja e zgjedhjeve ne qershor 1997, bene te mundur qe te pakten Tirana te mos binte viktime e anarkise dhe krimit. Me perfundimin e zgjedhjeve, Berisha sic pritej dha doreheqjen. Doreheqja e tij erdhi si rrjedhoje e humbjes se maxhorances ne parlament, pra me ane te votes dhe jo me revolucione bolshevike. Ai e luajti shume mire rolin e tij si president i vendit duke ruajtur unitetin kombetar edhe ne kushte te jashtezakonshme si fale nje ndikimi mbytes si brenda edhe jashte Shqiperise.
Ne 1997 nuk humbi Berisha pushtetin, humben te gjithe shqiptaret pa perjashtim institucionet e shtetit. Flaka nuk iu vu partise se Berishes por institucioneve te shtetit pasi i tille ishte plani i qarqeve anti-shqiptare. Pasojat e atij revolucioni bolshevik shqiptaret i kane vuajtur ne keto 5 vjetet e fundit dhe vazhdojne ti vuajne edhe sot e kesaj dite. Nga shtet i te gjitheve, sot shteti shqiptar eshte plotesisht nen kontrollin e krimit te organizuar.
Krijoni Kontakt