Shejh Feuzan All-llahu e ruajttë
Pyetja:
Kush e ka dënimin me të rëndë: Mekatarët apo Bidatxhinjtë?
Pergjigja:
Bidatxhinjtë e kanë dënimin më të rëndë, sepse bidati është më i rëndë se mekati. Bidati është me i dashur për shejtanin se mekati. Mekatari pendohet,(1) kurse bidatxhiu rrallë hërë ndodhë te pendohet ngase ai mendon se është në rruge të drejtë.E kunderta është me mekatarin: ai e di së është mekatarë dhe së është duke bërë kundervajtje, kurse bidatxhiu mendon se është duke bërë ibadet dhe se është duke ju perulur All-llahut. Për keto shkaqe bidati, All-llahu na ruajtë është me i keq se mekati. Mu për ketë selefët e paralajmëronin qe të mos rrihet me bidatxhinjt, (2) sepse ata ndikojne tek ai qe rri me ta dhe rreziku prej tyre është i madhë.
Nuk ka dyshim së bidati është me i keq se mekati dhe se rreziku nga bidatxhiu për njerëzit është me i madh se sa rreziku nga mekatari,(3) dhe për ketë shkak Selefët kan thënë: “Pak ibadet me Sunnet është më mirë se shum mund dhe ibadet me bidate”(4)
Dr. Salih ibën Feuzan el Feuzan
Sektet Bashkëkohore (faqe-22)
Perktheu: Xhemal N. Jakupi
----------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
1) Sufjan ethTheuri, All-llahu e mëshiroft, thotë: “Bidati është më I dashur për iblisin se sa mëkati, sepse nga mëkati pendohet, kurse nga bidati nuk pendohet njeriu.”- Musnedi I Ibnul Xha’dit (1885); Mexhmu’ul Fetaua (11\472).
Pejgamberi alejhi ue sel-lem ka thënë: “All-llahu e ka penguar pendimin nga secili veprues I bidatit.” – “esSahiha” (1620)
2)Hasan elBasriu, All-llahu e mëshiroftë, thotë: “Mos rri me ithtar të bidatit, sepse ai ta sëmur zemrën.”
El-I’tisam (1\172); elBideu uen Nehju anha (faq.54)
Shatibiu, All-llahu e mëshiroft, thotë: (1\158): “Grupi I Shpëtimit – që janë Pasuesit e Sunnetit – janë të urdhëruar t’I armiqësojn ithtarët e bidateve, t’I arratisin dhe t’I denojn ata që mbajn anën e tyre, me vrasje ose me dënime tjera.
Dijetarët kanë paralajmruar për shoqërimin dhe ndenjen me ta.”
Unë them: All-llahu I mëshiroft selefët! Ata secilin ithtar të bidatit e shtypën dhe paralajmëruan për të.
3) Shejhul Islam Ibën Tejmije, All-llahu e mëshiroft, në lidhje me rrezikun nga ithtarët e bidateve thotë: “Sikur të mos kishte caktuar All-llahu asnjë njeri që do të largonte dëmin e tyre- domethën të ithtarëve të bidateve- atëherë do të ishte prishur Feja. Një prishje e tillë është më e madhe sesa prishja e dëmit nga pushtimi I armikut të pafe. Nëse ata armiq na pushtojnë, nuk mund t’I prishin zemrat e muslimanëve dhe Fenë që gjendet në to. Kjo mund të ndodh si rezultat dytësor, kurse bidatxhinjtë I prishin zemrat fillimisht.” (Mexhmu’ul Fetaua: 28\232) Ai gjithashtu thotë: “Në bazë të Sunnetit dhe ixhmas (konsensusit të dijetarëve islamë), ithtarët e bidateve janë më të këqij sesa vepruesit e mëkateve epshore.” (20\103).
4)Kjo është fjalë e ibën Mes’udit radijAll-llahu anhu. Shih: el-Lalekai (114), el-Ibane (161), esSunneh nga Ibën Nasr (30)
Krijoni Kontakt