-
Alarmi i arkeologut italian: Finiqi drejt shkatėrrimit
22 Shtator 2012 - 08:12 | Kulturė
Alarmi i arkeologut italian: Finiqi drejt shkatėrrimit
NGA: SANDRO DE MARIA
TIRANE-Njė simbol shprehės na imponon imagjinatėn pėrsa i pėrket degradimit tė Phoinike-s (Finiqit) antik, qė mesa duket ėshtė i pandalshėm. Njė fotografi e famshme qė paraqet arkeologun italian, i cili zbuloi kėtė qytet antik mė 1926: Luigi Ugolini (1895-1936) shfaqet pranė njė muri me blloqe gjigante, pjesė e kėsaj fotoje ėshtė edhe njė dafinė qė duket sikur mburret me gjelbėrimin e saj. Kjo dafinė mbijetoi pėr gati njė shekull. Por njė muaj mė parė, kodrės e cila mbart mbetjet e ēmueshme tė periudhės helenistike dhe romake iu vu zjarri, njė zjarr qė pa asnjė dyshim tė bėn me dhimbje, autorėt e tė cilit, si gjithmonė mbeten tė paidentifikuar e tė pa ndėshkuar. Edhe dafina e Ugolinit nga ky zjarr u dogj mizorisht. E me tė gjithashtu u dogj i gjithė qyteti, me monumentet tė cilat janė nxirė nga hiri i zjarrit dhe rrethuar nga ai pak vegjetacion, qė tashmė ėshtė karbonizuar. Simboli i kėsaj dafine tė djegur ėshtė vėrtet impresionues, jo vetėm pėr ata qė i dashurojnė dhe i studiojnė prej kohėsh kėto vende antike.
Por zjarri nuk ėshtė i vetmi degradim qė po shkatėrron kėto monumente tė rėndėsishme pėr historinė e popullit shqiptar: Gėrmimet klandestine kohėt e fundit kanė rifilluar nė mėnyrė tė frikshme si brenda qytetit antik, gjithashtu edhe nė zonat pėrreth, edhe nė kėtė rast asnjė i ndėshkuar pėrsa i pėrket kėsaj zone. Agresioni nėpėrmjet banesave dhe ndėrtesave moderne nė zonat me mbetje tė lartė arkeologjike, qė pa asnjė rregull ligjor po zė vend mbi varrezat antike dhe muret rrethues tė qytetit antik, ėshtė njė tjetėr problem madhor dhe i pa zgjidhur. Kafshė, vandalė dhe hajdutėt e hekurit gjithmonė e mė shumė po shkatėrrojnė atė ēfarė e kaluara na ka dėrguar.
Nė dymbėdhjetė vjet Misioni Arkeologjik Italian i Universitetit tė Bolonjės qė unė drejtoj, sė bashku me Institutin Arkeologjik Shqiptar, ka prodhuar, mendoj, njė punė me vlera tė mėdha, sipas vlerėsimeve qė vijnė nga studiues tė ndryshėm: gėrmimi i agorasė dhe bazilikės, i teatrit helenistik dhe romak, njė lagje me ndėrtesa private dhe njė pjesė e nekropolit ėshtė gėrmuar deri mė sot. E gjithė kjo pasuri, sot rrezikon mbijetesėn e saj.
Eshtė urgjente njė ndėrhyrje qė do tė vendoste nė siguri tė gjithė zonėn e Phoinike-s: qė ėshtė e mbrojtur nga ligji, por njėkohėsisht e injoruar. Duhet tė bėhet mė shumė: duhet ruajtur, mbrojtur njėkohėsisht restauruar dhe duhen dėnuar ata qė nuk respektojnė ligjet. Phoinike ndodhet nė njė peizazh tė mrekullueshėm, midis maleve dhe detit. Njė peizazh me mijėra vite jetese, qė pėrmbledh histori, evidenton periudha dhe etapa tė ndryshme. Peizazhi historik ėshtė identiteti ynė, nė qoftė se humbasim dhe shkatėrrojmė shenjat qė historia na ka dhėnė, humbasim njė pjesė tė historisė tė vetvetes sonė, dėnojmė vetveten me njė anonimat.
Unė jam njė i huaj nė tokėn shqiptare, por e dashuroj kėtė vend dhe qytetarėt e saj, dokumenteve historike tė Shqipėrisė, u kam dedikuar shumė vjet tė jetės time si arkeolog, dhe me mua edhe qindra studentė e tė rinj qė studiojnė e formohen, midis kėtyre jo vetėm italianė, por dhe nga shumė shtete tė tjera europiane tė cilėt kanė ardhur kėtu pėr tė mėsuar dhe rritur njohuritė e tyre mbi historitė mė tė largėta tė Shqipėrisė, dhe pėr tė rindėrtuar tė kaluarėn qė lidh Ilirinė me Greqinė, Romakėt me Bizantinėt, popuj dhe kultura tė ndryshme qė kanė bėrė qė ky vend tė jetė magjepsės nė njė mėnyrė tė veēantė dhe tė pa krahasueshme.
Po rrezikojmė tė humbasin pėrgjithmonė njė dėshmi tė ēmuar dhe tė papėrsėritshme, dhe me kėtė, siē po thosha, kujtesėn qė transmetohet nga njė brez nė tjetrin. Le tė shpėtojmė Phoiniken dhe monumentet e saj, mos tė dorėzohemi pėrpara asaj qė ēdo ditė duket si e pashmangshme...
*Profesor i Arkeologjisė Klasike nė Universitetin e Bolonjės.
(d.b/GazetaShqiptare/BalkanWeb)
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt