Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 7

Tema: Islamofobia

  1. #1
    Love all, but trust a few Maska e angmokio
    Anėtarėsuar
    02-09-2011
    Vendndodhja
    AngMoKio
    Postime
    3,928

    Islamofobia

    Islamofobia


    Duket se ky term ėshtė tepėr i gjerė, ashtu siē ndodh shpesh me terme tė cilėt zgjerohen nga rrahjet farkėtuese tė ēekanėve pėrdorues, qė godasin nga tė gjitha anėt. Si i tillė elementet qė pėrfshihen nė tė nga grupe dhe kėndvėshtrime tė ndryshme e bėjnė shpesh atė njė term tė debatueshėm ndėrmjet palėve pėrdoruese.

    Gjithsesi, i parė me syrin e njė muslimani dhe nėn njė kėndvėshtrim islam, islamofobinė do ta pėrkufizoja si njė sjellje negative karshi Islamit dhe muslimanėve, qė buron nga ndjesia e urrejtjes, neverisė apo alergjisė ndaj Islamit ose muslimanėve pėr shkaqe nga mė tė ndryshmet. Sipas kėtij pėrkufizimi islamofobia ėshtė njė fenomen i vjetėr sa vetė Islami, shfaqje tė tij tė hershme Allahu na i ka pėrjetėsuar nė Librin e Tij nė ajete tė tilla si: “Urrejtja shfaqet nė gjithēka qė del prej gojės sė tyre, kurse ajo qė fshehin nė zemrėn e tyre ėshtė edhe mė e madhe.” (3:118) dhe “Ata vazhdimisht do tė luftojnė kundėr jush, qė tė mund t’ju kthejnė nga besimi juaj.” (2:217)

    Duket se qarqe tė caktuara nė Perėndim e nė botė nuk mundet dot tė jetojnė pa peshkuar dhe pa provokuar njėkohėsisht armiq nga kultura tė ndryshme nga ajo e tyre dhe duke i stigmatizuar ato si burimi i sė keqes. Kjo nuk ėshtė diēka e re nė historinė e Perėndimit, fobia ndaj mbulesės sė femrės muslimane, referendumi kundra minareve tė xhamive dhe ksenofobia ndaj prezencės nė rritje tė vetė muslimanėve nė kėtė pjesė tė botės duket se nė njė farė mase tė kujton rritjen e urrejtjes antisemite nė Evropėn e viteve30’. Ashtu si atėherė qarqe fashiste edhe sot qarqe tė djathta ekstremiste dhe konservatore duket se tentojnė qė pėr arsye pragmatiste dhe politike ta shndėrrojnė Islamin dhe muslimanėt nė kupėn e zemėrimit ku ata do tė derdhin arsyet e krizave tė tyre, qė kjo botė po pėrjeton. Kjo tendencė duket se ka pasur rritje nė veēanti pas ngjarjeve tė 11 shtatorit 2001, qė pėr ta paska qenė pikėrisht precedenti i munguar pėr tė penalizuar njė fe dhe kulturė tė tėrė. Nė fakt duket se historikisht njerėz dhe kultura qė tentojnė tė jenė monolite, egocentrike dhe nuk pranojnė kontributin e tė tjerėve priren qė forcėn e jetės dhe tė zhvillimit ta gjejnė pikėrisht tek armiqėsia ndaj tjetrit dhe tė projektojnė tek ai qoftė edhe njė pjesė tė fatkeqėsive tė tyre. Nė mjaft raste duket se njė mekanizėm i tillė ka funksionuar mjaft mirė.

    Pėrkundrejt kėsaj islamofobie tė niveleve tė larta, qė pėrjeton sot perėndimi duket se edhe muslimanėt shpesh reagojnė keq, sė pari duke stigmatizuar tė gjithė Perėndimin si islamofob dhe pėr rrjedhojė duke projektuar qoftė edhe njė pjesė tė fatkeqėsive tė tyre tek kėta rivalė shekullorė. Natyrisht qė kjo bie ndesh me mėsimet islame, tė cilat thonė se: “Le tė mos ju nxisė urrejtja ndaj njė pjese tė njerėzve pėr tė qenė tė padrejtė. Bėhuni tė drejtė, se kjo ėshtė mė afėr devotshmėrisė.”

    Dhe “Allahu nuk ju ndalon tė silleni mirė dhe tė jeni tė drejtė ndaj atyre qė nuk luftojnė kundėr jush pėr shkak tė fesė dhe qė nuk ju dėbojnė prej shtėpive tuaja. Me tė vėrtetė, Allahu i do tė drejtėt.”Ndėrsa parimet islame pėr asnjė moment nuk bėjnė fajtor pėr fatkeqėsitė tė tjerėt, qofshin kėta edhe armiqtė mė tė ashpėr: “Ēfarėdo fatkeqėsie qė ju godet ėshtė si pasojė e asaj qė keni bėrė vetė.”(30:42).

    Dhe sė dyti, tek njė pjesė tjetėr e muslimanėve islamofobia duket se ka prodhuar ndjenjėn e tė qenit inferior si dhe vetėpenalizmin e kulturės dhe fesė qė ata mbartin, kjo pėr rrjedhojė ėshtė duke ēuar drejt zhveshjesh identitare islame tė kėtyre muslimanėve dhe drejt asimilimit nė kulturat ofensive.

    Duke e mbyllur do tė shprehesha se islamofobia nuk ėshtė gjė tjetėr vetėm se “njė verė e vjetėr nė fuēi tė re”, e cila duket se ka dehur keq shumė prej atyre qė nuk jetojnė dot pa e pirė atė, ashtu siē edhe aroma e saj duket se ka trullosur ca mė keq akoma ata tė cilėt e kanė tė ndaluar ta pinė atė. Le ta lusim Zotin qė tė mos shtohen tė dehurit andej dhe kėndej!

    Justinian Topulli
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga angmokio : 22-09-2012 mė 08:04
    "And speak kindly to mankind '' Quran - 2:83"

  2. #2
    Love all, but trust a few Maska e angmokio
    Anėtarėsuar
    02-09-2011
    Vendndodhja
    AngMoKio
    Postime
    3,928

    Erdoan i propozon OKB-sė qė islamofobia tė vlerėsohet si krim

    Erdoan i propozon OKB-sė qė islamofobia tė vlerėsohet si krim

    Kryeministri i Turqisė, Rexhep Tajip Erdoan, ēėshtjen e filmit "Pafajėsia e Myslimanėve", i cili shkaktoi protesta masive nė botėn islame, po pėrgatitet ta ngrejė nė mbledhjen e Asamblesė sė Pėrgjithshme tė Organizatės sė Kombeve tė Bashkuara.

    Nė takimin, qė Asambleja e Pėrgjithshme e OKB-sė do tė mbajė javėn e ardhshme, Erdoan do tė sjellė nė rend tė ditės propozimin: "Islamofobia tė vlerėsohet si krim".

    Shefi i qeverisė sė Ankarasė, i cili iu pėrgjigj pyetjeve tė gazetarėve gjatė kthimit tė tij nga vizita nė Bosnjė-Hercegovinė, filmin nė fjalė, qė pėrmban fyerje tė rėnda ndaj islamit dhe Profetit Muhamed, e cilėsoi si njė provokim publik dhe njė qasje armiqėsore.

    Kurse nė pėrgjigje tė njė pyetjeje lidhur me marrėdhėniet Turqi-Izrael, pėrpjekjet nė rritje tė Tel-Avivit zyrtar gjatė kohėve tė fundit pėr tė ndrequr relacionet me Ankaranė, Kryeministri Erdoan i komentoi me fjalėt: "Janė zhytur nė vetmi (izraelitėt). Aktualisht janė vėnė seriozisht me shpatulla pas murit."
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    "And speak kindly to mankind '' Quran - 2:83"

  3. #3
    Love all, but trust a few Maska e angmokio
    Anėtarėsuar
    02-09-2011
    Vendndodhja
    AngMoKio
    Postime
    3,928

    Islamofobia dhe shumica e heshtur e Muslimanėve Shqiptarė

    Islamofobia dhe shumica e heshtur e Muslimanėve Shqiptarė

    Nė njė intervistė qė kam dhėnė para njė muaj nė njė tė pėrditshme, qė nė faqen e parė tė gazetės, me shkronja posteri kam bėrtitur qėndrimin tim nė lidhje me implikimin nė publik tė ēėshtjeve fetare: feja nuk do pėrmendur kaq shumė nė publik, se hap probleme nė njė shoqėri ekuilibrash si kjo e jona, ku pėr mė tepėr edhe informimi pėr ēka ėshtė fe e ēka jo ėshtė minimal. Sigurisht, zėri im modest nuk kam pritur tė merret si ndonjė urdhėr apo kėshillė kanonike. Ajo qė shoh ėshtė se fatkeqėsisht ka njerėz qė kanė zgjedhur pikėrisht tė implikohen me ēėshtje fetare, edhe pse nuk kanė njohuri mbi pėrmasat e efektet e tyre, edhe pse mbase janė tė sigurt qė cėnojnė emocionalite dhe prishin ekuilibra.

    Sigurisht qė ka njerėz qė nuk kanė ndjeshmėrinė e duhur, pėr tė mos thėnė se ka sigurisht njerėz me agjenda tė frikshme, tė cilėt shfrytėzojnė cakun e papėrgjegjshmėrisė nė lirinė e shprehjes. Histeritė qė prodhojnė fobitė e vjetra irracionale perėndimore kundėr Islamit, apo frikėrat racionale ndaj terrorizmit, kanė armatosur me pushtet edhe zelltarė vendas antimuslimanė, tė cilėt herė me kujdes e herė me harbim, po tentojnė tė prishin fibrat socialė tė shqiptarisė. Kriminalizimi sistematik, qė pas vitit ’90 i prejardhjes apo pėrditshmėrisė islame tė shumicės sė shqiptarėve, nuk ka sesi tė mos prodhojė ndėr ta trauma dhe tensione tė cilat nė fakt dėmtojnė gjithė shoqėrinė. Ėshtė shumė e thjeshtė tė kuptosh se kundėrshtarėt, kritikėt, shpotitėsit e Islamit nė fakt, duan apo s’duan, janė varrmihės tė shqiptarisė. Edhe sikur minoritet tė kishte qenė 90%-shi ballkanik i muslimaneve shqiptarė, asnjė njeri qė i thotė vetes shqiptar nuk mund tė guxonte tė kriminalizonte, delegjitimonte, nėnvleftėsonte, provokonte kėshtu si po ndodh ndėr ne nga jo pak aktorė publike, qofshin kėta politikanė, qeveritarė, klerikė, intelektualė a gazetarė. Kjo ndodh pėr here tė parė nė historinė e popullit tonė. Analogjia e trishtuar qe bėnte Hysamedin Ferraj njė dekadė mė parė, tregon se nuk mjafton qė njė grup tė jetė mazhoritar qė tė ketė peshėn qė meriton nė skenė: afrikanėt vendalinj ishin shumicė absolute ne Afrikėn e Jugut, por nė fakt pushtetin e kishte njė grusht te bardhėsh dekada me radhė. Kjo qė po ndodh ndėr shqiptarėt, le tė shpresojmė se do ndjekė edhe zhvillimin e mėtejshėm te parabolės: ashtu si te bardhėt bėnė paqe me vendalinjtė dhe ndanė me ta flamurin dhe res publica-n, edhe ndėr shqiptarėt, besoj, do tė vijė njė ditė kur shumica e kombit nuk do tė ketė mė njė vend kaq disproporcional nė pėrfaqėsimin simbolik, kulturor-politik tė shqiptarisė.

    Problemi ėshtė se unė nuk mendoj se fajin e kanė vetėm naivėt, tė papėrgjegjshmit apo dashakėqinjtė qė nuk shohin se duke mohuar apo sulmuar apo shpėrfillur islamijetin e shqiptarėve, dėmtojnė kolonėn ku mbėshtetet kombi. Problemi ėshtė se edhe pėrfaqėsimi i islamijetit shqiptar, i shkon pėrbri gjendjes disproporcionale me tė cilėn ai trajtohet prej tė tjerėve. Profilizimi klerikalist apo komunitarist qė ka marrė pėrfaqėsimi islam ndėr shqiptarėt le pa mbuluar njė shumicė tė heshtur muslimanėsh tė thjeshtė tė cilėt nuk e gjejnė dhe nuk mund ta gjejnė dot veten as nė retorikat rigoriste-ritualiste tė imamėve tanė tė rinj, as nė agjendat e politizuara globaliste tė veprimtarėve tė rinj komunitarė e aq mė pak nė inaktivitetin dhe inferioritetin e organizatave tė Islamit “zyrtar”. Kur tė pakėsohen gjykatėsit dhe tė shtohen avokatėt nė minberet e xhamive tona, kur veprimtarėt tanė tė pushojnė sė sjelluri si diasporė dhe tė braktisin diskursin minoritar tė konspiracioneve alarmiste i cili prodhon vetėm geto qė nuk na nxėnė dot, vetėm kur organizmat “zyrtare” tė Islamit tė braktisin profilizimin e tyre si anekse firmash ndėrtimi, dhe t’i kthehen mecenatit tė kulturės dhe mbrojtjes se traditės e natyrės nė vend, vetėm atėherė mbase do tė mund tė shohim sesi shumica e heshtur muslimane e shqiptarisė vetvetiu do mbrojė dinjitetin e vet. Se feja dhe prejardhja janė dinjitet. Nuk mundet dot shumica e heshtur e muslimanėve shqiptarė tė identifikohet me faktet e kryera qė ofron retorika eksluziviste e qarqeve tė ngushta klerikalo-komunitariste, me stėrhollimet frikėsuese tė detajeve qė i ofrohen para thelbit tė mėshirshėm tė Islamit, nuk mund tė pranojė shumica e heshtur e muslimaneve shqiptarė te rrezikojė duke u identifikuar nė kėto kohė tė turbullta me njė avangardė qė shpesh duket se vepron pėr interes tė tė tretėve larg nesh duke shpėrfillur historinė dhe ēėshtjen kombėtare. Sa kohė qė lokomotiva e imamllarėve dhe veprimtarėve muslimanė nuk do tregojė haptas njė itinerar tė pėrgjegjshėm e te besueshėm, nuk ka pėr t’iu lidhur ndonjė vagon prapa. Dhe pėr tė vazhduar me metafora mjetesh transporti, po kujtoj edhe hadithin fisnik i cili thotė se kur ata qė gjenden nė kuvertė tė anijes, nuk u japin ujė atyre qė janė nė hambar, ata poshtė nė hambar do shpojnė anijen pėr tė pirė ujė deti, e anija e gjitha do tė mbytet.

    (…) Unė besoj shumė fort se qėllimi mė i madh i dashakqinjve tė kombit tonė, ėshtė qė tė pėrzėnė muslimanėt nga identifikimi me vendin, gjakun dhe gjuhėn e tyre. Provokimet kėtė qėllim kanė. Ne e dimė mirė se kush thotė qė muslimanėt shqiptarė janė kolonė. (Kolonė te sjellė nga turku apo kolonė e pestė e terrorizmit aziatik.) Kjo ėshtė dėshira e armiqve tanė historikė. Por nuk munden muslimanėt shqiptarė ta pranojnė kėtė, ata qė e bėnė shqiptarinė shqiptari, ata qė i dhanė emrin nga gjuha kur'anore kombit tė tyre (kaum), ata qė krenarisht i dhanė formė historisė globale duke qenė pjesėtarė superiorė nė qeverisje perandorake, ata qė mbajnė dėshminė mė tė madhe tė Islamit nė Evropė. Nuk ka president apo shkrimtar apo gazetar apo futbollist qė tė mundet tė turpėrojė dot bashkėkombėsit e vet, aq sa ata tė turpėrohen nga kombėsia qė kanė. Kam pasur fatin tė njoh muslimanė anglezė, qė ndonėse ultraminoritarė nė njė komb tė krishterė, gjenin krenari islamike nė kulturėn dhe traditat e veta. Nuk e besoj dot se si ka mundėsi qė muslimani shqiptar tė mėrzitet me shqiptarinė, kur historikisht dhe aktualisht, t’i vijė mirė apo keq kujt tė dojė, kudo nė botė, pėrmendja e emrit “shqiptar” automatikisht nxjerr edhe mbiemrin “musliman”.

    Shqipėria nuk mund tė ketė kuptim pa muslimanėt e vet, e po ashtu edhe muslimanėt kėtu nuk mund tė kenė kuptim pa Shqipėrine (nėnkupto edhe Kosovėn e ē'ka mbetur jashtė). Nėse dikujt nuk i besohet kjo le tė shohė ku janė shqiptarėt muslimanė tė Greqisė sot.

    Edhe sot si nė fillim tė shekullit tė XX-tė alternativat e muslimanėve shqiptarė janė tre: ajo e rahmetlinjve shejh Nuh Nexhatit, ajo e Hafiz Ibrahim Dalliut dhe ajo e Haxhi Qamilit (nesė kjo e fundit meriton tė quhet e tillė). Ata qė janė tė mėrzitur pėr gjendjen e fesė nė Shqipėri, le tė emigrojnė si shokėt e shejh Nuhut, (tė atit tė Nasirudin Albanit), dhe Zoti u dhėntė sukses, siē u jep bijve tė hixhretit nė rrugėn e Tij. Problemi ėshtė se nuk i pret mė njeri kurrkund. Alternativa e dytė ėshtė tė durojnė sprovat e kohės dhe tė kontribuojnė pėr mirėsinė nė rrugė tė Zotit, si bėnė shokėt e Hafiz Ibrahim Dalliut, komentuesit tė parė shqiptar tė Kur’anit, themeluesit tė shkollave kombėtare, qė u burgos nga tė gjithė, qė nga xhonturqit e deri nga komunistėt pėr dashurinė ndaj fesė dhe popullit tė vet. Besoj fuqimisht se nuk duhet quajtur alternativė ajo e Haxhi Qamilit, jo se ky i fundit ėshtė bėrė sot nė skenėn shqiptare simbol i tė keqes absolute, mė shumė se Enver Hoxha, po pėr faktin se aventura e tij, dėnuar nga dijetarėt muslimanė tė kohės, hapi rrugėn pėr delegjitimimin e pandalshėm tė muslimanėve nė vend. Mjafton tė lexojmė kujtimet e Hafiz Dalliut, tė cilit ndjekėsit e Haxhi Qamilit i shkulėn dhėmbėt, pėr tė kuptuar sesi tiranasit e mė gjerė banorėt e Shqipėrisė sė Mesme morėn stigmėn e padrejtė si antikombėtarė e reaksionarė, duke u futur ne kategorinė e shqiptarėve te klasės B. Ėshtė e rėndėsishme ta pėrmendim edhe joalternativėn historike tė fillimit tė shekullit tė kaluar, e cila demonstroi jo vetėm mosnjohje te ligjėsive tė reja, objektivisht obligative tė modernitetit e shteti-komb, por edhe njė mosnjohje teknike tė balancės sė forcave brenda e jashtė vendit.

    Kėto kohėt e fundit, toni i padurimit dhe gjuha e forcės ėshtė dukur. Zėra tė tillė arrij t’i kuptoj se nuk bartin pėrgjegjėsi deri nė fund pėr ēka kumtojnė, por nga ana tjetėr prapė mbeten trishtues sepse nė njė shkallė tė zvogėluar deri nė karikaturė mė kujtojnė joalternativėn aventureske qė pėrmenda mė sipėr. Mė shqetėson tolerimi qoftė edhe pėrmes heshtjes qė i bėhet ideve tė nxehta dhe gjuhės sė forcės. Kėto lloj procedimesh qė u ngjajnė atyre tė tifozėve tė futbollit tregojnė qartė sesa larg qėndrojnė projektet e minoritetit avangardist nga ato tė shumicės sė shoqėrisė. Edhe njė herė pėrsėris se ka arsye pse shumica e heshtur e muslimanėve shqiptarė nuk mundet dot tė identifikohet me modele tė tilla. Kur vihet re se ka njerėz qė debatojnė me njė seriozitet te habitshėm pėr tema nga ato akademike e deri tek cytjet personale, por harrojnė tė reagojnė energjikisht ndaj papėrgjegjshmėrive, kjo kthehet nė njė fajėsim pėr tė gjithė.

    Ervin Hatibi
    "And speak kindly to mankind '' Quran - 2:83"

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Ali Baba Tepele
    Anėtarėsuar
    15-03-2007
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,956
    PĖRULU..SE KĖSHTU DUA UNĖ…!

    Duke ndiekur zhvillimet e ngjarjeve nė vėndet Islamike, tė cilat janė irrituar nga komentet qė i ka bėrė dikush figurės sė “Profetit Muhamet”, ēuditem se si mund tė arrij llogjika e sotme njerėzore nė tė njėjt
    in nivel me 1400 vjet mė pare!
    Me kėto rrėmuja dhe demostrime force qė bėjnė sotė fanatikėt fetarė islamikė, anė e mbanė botės, duan t’i imponojnė tė tjerėve respektin pėr idenė dhe idhullin e tyre! Kjo ėshtė krejt gabim. E si mund tė imponosh sotė Amerikės, Anglisė, Francės, Hollandės. Belgjikės, Rusisė, Italisė, e shumė shteteve tė tjera, t’ju imponosh besimin dhe respektin pėr fenė myslimane dhe profetin e saj, kur kėto shtete kanė tė drejtė tė zgjedhin dhe e kanė zgjedhur njė besim tjetėr fetar?
    Kjo lloj imponimi quhet DIKTATURĖ! Dhe kėto shtete kanė tė drejtė morale tė mbrohen nga njė diktim i tillė.
    Ėshtė pjesė e lirisė mendore, lirisė sė tė shprehurit ēdo shprehje shtypi apo televizioni, tė cilėt debatojnė pėr bindjet fetare apo kreun e saj.
    Kėto shtete dhe ēdo individ, siē kemi pare atė qė bėri disa karikatura pėr profetin Muhamet, apo ai qė xhiroj filmin, apo kushdo qė ka diskutuar kundėr, ėshtė kėrcėnuar!
    Me ēfar tė drejte morale apo ligjore kėrcėnohen individė, kėrcėnohen shtete, hakmerren ndaj intelektualėve, gazetarėve, diplomatėve, etj.! Kjo ėshtė dhunė kriminale, ekstremizėm kriminal, qė bėhen nė emėr tė njė diktature fetare.
    Pėr kėtė duhet tė vendosė drejtėsia botėrore, sepse ėshtė e pa moralshme tė sakrifikosh njerėzimin nė emėr tė njė diktature!
    Kėto forca tė errata veprojnė nė bazė tė sė drejtės sė forces, meqėnėse kanė mundėsi tė mbledhin rreth vetes mijra apo miliona njrėz! Kjo nuk do tė thotė se kanė tė drejtė. Jo gjithmonė shumica ka tė drejtė.Kjo ėshtė materialiste, kurse nga ana demagogjike kėto turma tė acaruara i japin tė drejtė vetes tė shkelin e shkatėrrojnė gjithēka.
    Sotė drejtėsia bazohet nė forcėn e sė drejtės dhe e drejta ėshtė liria e fjalės, e shprehjes, e mendimit, mė tej qėndron dhe zbatohet ēdo gjė qė ėshtė llogjike dhe reale, aktuale!
    Unė nuk do tė detyroja askėnd tė besoj nė atė qė dua unė, por edhe tė tjerėt nuk kanė tė drejtė tė mė pėrulin para asaj qė pėrulen ata! Le tė jenė sa tė duan nė numur, mua nuk mė bind numuri por drejtėsia!

  5. #5
    Prap e fshehur pas Teje Maska e e panjohura
    Anėtarėsuar
    24-02-2007
    Vendndodhja
    Aty mė gjen, nėn hijen tėnde qė mė le amanet!Nėse tė duket qė kam humb,mė kerko atje ku fryn uragani i kohės,atje do mė gjeshė,duke tė kėrkua Ty!
    Postime
    7,750
    Pse nuk po i rritni shkronjat edhe pak,po c'keni more te uruar qe silleni keshtu,vertet tani nuk po dij a jam ne nje forum fetar apo shqiptar!Nuk jame kunder asnje feje,por le te shkruhet nga nje teme e jo keshtu,cdo i dyti shkrim eshte perqares fesh....
    Rėndesia e njė personi nuk vlerėsohet nga hapėsira qė zė, por nga boshlleku qė le kur nuk ėshtė mė.

  6. #6
    Love all, but trust a few Maska e angmokio
    Anėtarėsuar
    02-09-2011
    Vendndodhja
    AngMoKio
    Postime
    3,928
    Citim Postuar mė parė nga Ali Baba Tepele Lexo Postimin

    Duke ndiekur zhvillimet e ngjarjeve nė vėndet Islamike, tė cilat janė irrituar nga komentet qė i ka bėrė dikush figurės sė “Profetit Muhamet”, ēuditem se si mund tė arrij llogjika e sotme njerėzore nė tė njėjt
    in nivel me 1400 vjet mė pare!
    Me kėto rrėmuja dhe demostrime force qė bėjnė sotė fanatikėt fetarė islamikė, anė e mbanė botės, duan t’i imponojnė tė tjerėve respektin pėr idenė dhe idhullin e tyre! Kjo ėshtė krejt gabim. E si mund tė imponosh sotė Amerikės, Anglisė, Francės, Hollandės. Belgjikės, Rusisė, Italisė, e shumė shteteve tė tjera, t’ju imponosh besimin dhe respektin pėr fenė myslimane dhe profetin e saj, kur kėto shtete kanė tė drejtė tė zgjedhin dhe e kanė zgjedhur njė besim tjetėr fetar?
    Kjo lloj imponimi quhet DIKTATURĖ! Dhe kėto shtete kanė tė drejtė morale tė mbrohen nga njė diktim i tillė.
    Ėshtė pjesė e lirisė mendore, lirisė sė tė shprehurit ēdo shprehje shtypi apo televizioni, tė cilėt debatojnė pėr bindjet fetare apo kreun e saj.
    Kėto shtete dhe ēdo individ, siē kemi pare atė qė bėri disa karikatura pėr profetin Muhamet, apo ai qė xhiroj filmin, apo kushdo qė ka diskutuar kundėr, ėshtė kėrcėnuar!
    Me ēfar tė drejte morale apo ligjore kėrcėnohen individė, kėrcėnohen shtete, hakmerren ndaj intelektualėve, gazetarėve, diplomatėve, etj.! Kjo ėshtė dhunė kriminale, ekstremizėm kriminal, qė bėhen nė emėr tė njė diktature fetare.
    Pėr kėtė duhet tė vendosė drejtėsia botėrore, sepse ėshtė e pa moralshme tė sakrifikosh njerėzimin nė emėr tė njė diktature!
    Kėto forca tė errata veprojnė nė bazė tė sė drejtės sė forces, meqėnėse kanė mundėsi tė mbledhin rreth vetes mijra apo miliona njrėz! Kjo nuk do tė thotė se kanė tė drejtė. Jo gjithmonė shumica ka tė drejtė.Kjo ėshtė materialiste, kurse nga ana demagogjike kėto turma tė acaruara i japin tė drejtė vetes tė shkelin e shkatėrrojnė gjithēka.
    Sotė drejtėsia bazohet nė forcėn e sė drejtės dhe e drejta ėshtė liria e fjalės, e shprehjes, e mendimit, mė tej qėndron dhe zbatohet ēdo gjė qė ėshtė llogjike dhe reale, aktuale!
    Unė nuk do tė detyroja askėnd tė besoj nė atė qė dua unė, por edhe tė tjerėt nuk kanė tė drejtė tė mė pėrulin para asaj qė pėrulen ata! Le tė jenė sa tė duan nė numur, mua nuk mė bind numuri por drejtėsia!
    Ajo qe harron ti Pashai i Greqise eshte se keta Islamofob nuk perfaqsojne Evropen apo Ameriken. Keta jane thjeshte individe injorante qe per interesa materiale jane gati te shesin b*then.

    Nese i ke ndjekur komentet e fundit nga politikanet dhe perfaqsuesit e shteteve Evropiane dhe Usa do vesh re se ata jane kundra ketyre plehrave qe shfrytezojne mungesen e ligjeve per blasfemi.

    Ne France te fusin ne burg per blasfemi ndaj cifuteve nderkohe qe te jesh i sigurte qe shume shpejt do miratohet dhe ligji per blasfemi per te gjitha fete.

    Nese do i kishe lexuar ato qe une nenvizoj do kishe kuptuar ndonje gje po si duket u paska dash me i trash nje cike me teper shkrimet e mia qe ta kuptosh.
    Islami eshte kundra dhunes sepse ashtu e ke me Kuran. Nese disa beduine shkretetirash vrasin e presin nuk do te thote aspak se keta perfaqsojne Islamin.

    Besoj se keto me mire se mua i din ti qe jeton ne Greqi . Sa her je vene ne poziten kur duhet te mohosh veprat vandale dhe poshteruese te bashkatdhetareve te tu?
    "And speak kindly to mankind '' Quran - 2:83"

  7. #7
    Shqiptar nga Kosova Maska e prishtina75
    Anėtarėsuar
    22-03-2012
    Postime
    3,360
    Ali baba tepelena, simbas teje e drejt morale eshte te fyesh dhe perdhosesh njeriut ate qe eshte e shenjet per te? Pa me thuaj si do te dukej bota po te fillonin popujt e komunitetet e ndryshme ti fyejn e ti perdhosin ato te shenjetat e njeri tjetrit? Pa dyshim qe rezultati i fundit do te ishte luftera pa mbarim. Pra ne kete kontest pyes kush po e provokon luften dhe kujt i konvenon ajo? Sa per ilustrim po e marre nje shembulle, a do te kishe guxim te shkoje ne indi dhe te fyeje e maltretoje nje lope ne publik, pasi qe atje konsiderohet e shenjet? Nese do ta beje nje gje te tille besoi qe mundemi me marre me mend se si do te perfundoje, me siguri nuk do te ngelej shume nga ti. Nuk eshte liri e shprehjes te perdhosesh ate qe eshte e shenjet per tjetrin aq me pake kur ajo e shenjet i perkete nje mase te gjere gadi gjysmes se botes. Nje gje e tille eshte e ulet pa etike pa kulture dhe antinjerzore, me kete nuk dua ti perkrah rastet ekstreme siq ishte vrasja e ambasadorit amerikan, por nje dukuri e tille duhet luftuar nga te gjithe pa marre parasyshe se ciles fe apo komuniteti i takon. Edhe homosexualet po ti ngacmosh se tepermi do te reagojn me dhune, pa harruar edhe macen qe po e ngacmove te grrithe.
    Keshtu qe mos e perkrah te keqen sepse behesh me i keq se vet ajo.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga prishtina75 : 22-09-2012 mė 10:03

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •