Haziri: Luginėn pėr njė pjesė tė Veriut
Idetė pėr ndarje dhe shkėmbim territoresh midis Kosovės dhe Serbisė sa vijnė e shtohen nė prag tė dialogut tė paralajmėruar nė nivele tė larta politike mes dyja qeverive.
Kryeministri serb, Ivica Daēiq ka pėrsėritur kėto ditė, atė qė ai e cilėson si mendim tė tij individual, se ndarja e Kosovės do tė ishte zgjidhja mė e mirė.
Kurse nė Prishtinė, ka mendime qė prekja e kufijve dhe tėrėsisė territoriale do tė duhej tė ishte reciproke, duke aluduar nė shkėmbimin e territoreve.
Deputeti i Lidhjes Demokratike tė Kosovės, Lutfi Haziri pėr njė kohė mė tė gjatė ka lansuar idenė e tij qė Kosova dhe Serbia tė ridefinojnė kufirin.
Ideja e tij aludon nė kufirin mes dyja vendeve qė ka ekzistuar deri nė vitin 1956. Sipas kėsaj ideje, Kosova do tė merrte brenda kufijve tė saj komunat jugore tė Serbisė, Preshevėn, Medvegjėn e Bujanocin, kurse Serbisė do ti ktheheshin Leposaviqi dhe disa fshatra tė Zubin Potokut.
Definimi i kufirit i zgjidh problemet tjera. Pėrmes njė dialogu politik, tė natyrshėm dhe pranueshėm pėr tė dyja palėt duhet tė zgjidhet problemi i shqiptarėve nė lindje tė Kosovės (jug tė Serbisė) dhe ai i serbėve nė veri tė Kosovės duke e vendosur parimin e kufirit tė vitit 1956, atėherė kur reforma agrare nė ish-Jugosllavi apo kur politika serbomadhe e fshehur nė petkun e komunizmit ka bėrė ndryshimet tė territoreve pėr shkak tė ndryshimit demografik nė Kosovė, thotė Haziri pėr Radio Evropėn e Lirė.
Ndėrkohė, pozicioni i Serbisė nė prag tė dialogut tė ardhshėm me Kosovėn, aktualisht po prezantohet me dy e mė shumė alternativa.
Pėrderisa kryeministri Daiēiq prezanton pikėpamje personale pėr ndarje tė Kosovės, shefi i Zyrės pėr Kosovėn nė Qeverinė e Serbisė, Alleksandar Vullin thotė se ende nuk ka asgjė konkrete lidhur me bisedimet, nivelin dhe temat qė do tė trajtohen.
Mos prisni nga ne, pasi qė nuk ėshtė as praktikė diplomatike qė tė dalim me dokumente dhe qėndrime pėrfundimtare, pėrderisa pala tjetėr nuk ėshtė deklaruar se a i dėshiron nė fakt bisedimet politike, thekson Vullin.
Tash pėr tash ne kemi gatishmėrinė pėr bisedime teknike dhe zbatimin e marrėveshjeve tė arritura. Dhe, nė momentin kur pala tjetėr tė deklarohet pėr bisedime politike si edhe bashkėsia ndėrkombėtare, tė njėjtin moment do ta keni edhe pėrgjigjen e Serbisė, thotė Vullin.
Nė anėn tjetėr, deputeti Lutfi Haziri thotė se Serbia po pėrgatitet qė tė hyjė nė dialog me Kosovėn me zgjedhje opsionale duke ofruar qoftė alternativėn e ndarjes sė veriut apo statusin special pėr atė pjesė.
Tė dyja zgjidhjet, sipas tij do ta defunksionalizonin shtetin e Kosovės, andaj ai mendon se edhe pala kosovare duhet tė ketė njė plan B para se tė hyjė nė procesin e ardhshėm tė bisedimeve me Serbinė.
Tani kemi ardhur nė njė kohė kur edhe Kosova duhet tė bėj zgjedhje opsionale dhe duhet tė ketė panin B. Fundja unė besoj qė njė dialog politik nė kėtė kohė qė jemi i zgjidh problemet dhe me njė marrėveshje paqėsore nė mes Kosovės dhe Serbisė rreth territoreve mund tė pėrballohen vėshtirėsitė kryesore qė kemi me Serbinė. Nuk mund tė ketė normalizim dhe pajtim me Serbinė pa i zgjidhur problemet e hapura qė lidhen edhe me territorin edhe me luftėn e fundit nė Kosovė, thotė Haziri.
Deputeti Haziri mendon se faktori politik nė Kosovė fillimisht duhet tė ulet dhe gjejė njė konsensus tė brendshėm politik nė lidhje me planin B nė kėto bisedime dhe nė kohėn mė tė pėrshtatshme tė hyjė nė bisedimet me Serbinė pėr tė diskutuar pėr ēėshtjet dhe temat e hapura.
Sidoqoftė, opsionet pėr ndarje, shkėmbim territoresh apo ridefinim tė kufijve nė Ballkan, nga faktori ndėrkombėtar qė nga shpallja e pavarėsisė sė Kosovės janė konsideruar tė mbyllura.
Por, kėto tema janė trajtuar nė vazhdimėsi nga politikanė tė ndryshėm pėr shkak tė problemeve dhe vatrave tė hapura tė krizave qė janė tė pranishme nė shumė vende tė rajonit dhe efekteve zinxhirore qė prodhojnė secila prej tyre. /rel/
http://www.zeri.info/artikulli/1/1/5...ese-te-veriut/
Krijoni Kontakt