Close
Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 40
  1. #11
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anėtarėsuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Post

    Mustafa: Referendum pėr bisedimet

    Prishtinė, 29 shtator - Kreu i Lidhjes Demokratike tė Kosovės, Isa Mustafa kėrkon qė qytetarėt tė japin verdiktin e tyre nėse duan ose jo bisedime politike me Serbinė. Kjo do tė realizohej sipas Mustafės pėrmes referendumit, ku qytetarėt do tė shpreheshin nė lidhje me kėtė proces, pasi nuk mjafton mė vetėm pajtueshmėria e Kuvendit ose e partive politike.

    “Pėrgjigjja, nė qoftė se hyhet nė bisedime tė reja, duhet tė merret pėrmes referendumit, sepse nuk shoh mė asnjė arsye qė tė rihapen bisedimet me njė shtet, me tė cilin ne i kemi mbyllur bisedimet dhe qė tė shtrohet ēėshtja e rregullimit tė Kosovės nė qoftė se ajo ėshtė zgjidhur njė herė”, ka deklaruar Mustafa raporton Top Channel.

    Kryetari i partisė mė tė madhe opozitare nė Kosovė thotė se problemi mė i madh tani pėr tani ėshtė se askush nuk po tregon se ēfarė do tė bisedohet me Serbinė, pėrveē dėgjimit tė disa deklaratave qė thonė se bisedimet do tė shkaktojnė vendime tė rėnda si pėr Kosovėn ashtu edhe pėr Serbinė. Prandaj, sipas tij, LDK nuk e sheh tė arsyeshme qė tė bėhet pjesė e kėtyre bisedimeve.

    “Problemi tani pėr tani ėshtė se askush nuk po tregon se ēfarė do tė bisedohet. Ndėrkaq kemi deklarata shumė tė renda se bisedimet do tė shkaktojnė vendime tė rėnda edhe pėr Kosovėn edhe pėr Serbinė. Unė nuk jam ithtar i asaj qė LDK do tė jetė pjesė e atyre vendimeve tė rėnda, sepse vendimet e rėnda ne i kemi marrė nė Vjenė me rastin e aprovimit tė pakos sė Ahtisarit, qė ka qenė shumė e dhimbshme pėr arsye se kemi njė situatė e cila duket qartė se nuk po funksionon mirė”, ka theksuar Mustafa.

    Gjatė sė shtunės, Mustafa ka ripėrseritur se ėshtė nė favor qė tė bisedohet me Serbinė vetėm si “njė shtet me shtetin tjetėr”, pėr pėrparimin e marrėdhėnieve ekonomike, kulturore e politike.

    http://www.koha.net/?page=1,13,117135

  2. #12
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anėtarėsuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230

    Antiproanti

    Citim Postuar mė parė nga Antiproanti Lexo Postimin
    Mustafa: Referendum pėr bisedimet

    Prishtinė, 29 shtator - Kreu i Lidhjes Demokratike tė Kosovės, Isa Mustafa kėrkon qė qytetarėt tė japin verdiktin e tyre nėse duan ose jo bisedime politike me Serbinė. Kjo do tė realizohej sipas Mustafės pėrmes referendumit, ku qytetarėt do tė shpreheshin nė lidhje me kėtė proces, pasi nuk mjafton mė vetėm pajtueshmėria e Kuvendit ose e partive politike.

    “Pėrgjigjja, nė qoftė se hyhet nė bisedime tė reja, duhet tė merret pėrmes referendumit, sepse nuk shoh mė asnjė arsye qė tė rihapen bisedimet me njė shtet, me tė cilin ne i kemi mbyllur bisedimet dhe qė tė shtrohet ēėshtja e rregullimit tė Kosovės nė qoftė se ajo ėshtė zgjidhur njė herė”, ka deklaruar Mustafa raporton Top Channel.

    Kryetari i partisė mė tė madhe opozitare nė Kosovė thotė se problemi mė i madh tani pėr tani ėshtė se askush nuk po tregon se ēfarė do tė bisedohet me Serbinė, pėrveē dėgjimit tė disa deklaratave qė thonė se bisedimet do tė shkaktojnė vendime tė rėnda si pėr Kosovėn ashtu edhe pėr Serbinė. Prandaj, sipas tij, LDK nuk e sheh tė arsyeshme qė tė bėhet pjesė e kėtyre bisedimeve.

    “Problemi tani pėr tani ėshtė se askush nuk po tregon se ēfarė do tė bisedohet. Ndėrkaq kemi deklarata shumė tė renda se bisedimet do tė shkaktojnė vendime tė rėnda edhe pėr Kosovėn edhe pėr Serbinė. Unė nuk jam ithtar i asaj qė LDK do tė jetė pjesė e atyre vendimeve tė rėnda, sepse vendimet e rėnda ne i kemi marrė nė Vjenė me rastin e aprovimit tė pakos sė Ahtisarit, qė ka qenė shumė e dhimbshme pėr arsye se kemi njė situatė e cila duket qartė se nuk po funksionon mirė”, ka theksuar Mustafa.

    Gjatė sė shtunės, Mustafa ka ripėrseritur se ėshtė nė favor qė tė bisedohet me Serbinė vetėm si “njė shtet me shtetin tjetėr”, pėr pėrparimin e marrėdhėnieve ekonomike, kulturore e politike.

    http://www.koha.net/?page=1,13,117135
    e more isa komunisti deri dje pro bisedimeve me beograd tash kur ka fillu me ju lekund temeli i pushtetit ne parti kishe po them diqka jo referendum por duhet te dilet ne protesta masive gjith popullore

  3. #13
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anėtarėsuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230

    Gogi

    Citim Postuar mė parė nga Gogi Lexo Postimin
    Nuk do te ket ndarje te Kosoves, jo perderisa eshte Hashim Thaci ne krye. Ndarja e Kosoves edhe deshire e levizjes huliganese V.V, kjo e fundit e sheh si mundesi te ardhjes ne pushtet vetem permes dhunes dhe duke perdor si pretekst patriotizmin (edhe pse nuk jane te deshmuar).

    Prandaj kjo Qeveri nuk do lejoj ndarjen e Kosoves.
    jo ndarje por dota sakatojn veriun banda e hashim polarit me shok dote pajtohet pik per pik me serbin ndryshe e humb pushtetin edhe ashtu te humbur dhe pa legjimitet ne mbi 70% te shqiparve ku dihet ka qeveri te c pakices ket e din te kosova

  4. #14
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anėtarėsuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033
    Citim Postuar mė parė nga beni33 Lexo Postimin
    e more isa komunisti deri dje pro bisedimeve me beograd tash kur ka fillu me ju lekund temeli i pushtetit ne parti kishe po them diqka jo referendum por duhet te dilet ne protesta masive gjith popullore
    Ka perendu koha e "protestave masive" ne Kosove.
    Se paku per nje kohe te pacaktuar...

    Referndumi do te ishte e vetmja mundesi reale per ta matur direkt pulsin e popullit lidhur me politiken e Thaqit ndaj Serbise. Por, nje referendum nuk do te mbahet (nuk do te lejohet)... Ne rast nevoje pushteti kuisling dhe "miqte" antishqipetar e angazhojne Gjykata (Anti-)kushtetuese e Kosoves per ta penguar nje referendum te tille.
    Edhe Mustafa e dine se nuk mbahet referendumi. Ai e kerkon vetem sa per te fituar ndonje poene ne popull.
    Sido qe te jete, kerkesa eshte veprim i mire i Mustafes per ta demtuar Thaqin...

  5. #15
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-10-2002
    Vendndodhja
    pėrjashtuar
    Postime
    1,008
    Citim Postuar mė parė nga halla mine Lexo Postimin
    S'ka ndarje, ka bosnizim. Ka shkinska republik ne veri, ahtisar ne pjesen tjeter. Keshtu kontrollohet prej beogradi krejt Kosova.


    E paske "harruar" edhe pjesen tjeter te "djathit zviceran", nja 40 e kusur minishtetesh (zgjerimin e territoret perreth objekteve fetare/kishtare shkinore) mbrendapermbrenda te tu Kösöv's

    Sikurse dhe "tigrin palestinez" apo "zebrėn..." (decenmtralizimin)



    *
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Norēa.li : 30-09-2012 mė 10:35

  6. #16
    Citim Postuar mė parė nga Gogi Lexo Postimin
    Nuk do te ket ndarje te Kosoves, jo perderisa eshte Hashim Thaci ne krye. Ndarja e Kosoves edhe deshire e levizjes huliganese V.V, kjo e fundit e sheh si mundesi te ardhjes ne pushtet vetem permes dhunes dhe duke perdor si pretekst patriotizmin (edhe pse nuk jane te deshmuar).

    Prandaj kjo Qeveri nuk do lejoj ndarjen e Kosoves.

    Ndoshta ndarje te kufijve te jashtem te Kosoves nuk do ket, mu sikurse Bosnja e Hercegovina. Por Republike Serbe ne Veri te Kosoves do kete, mu sikurse Republika Serbe ne Bosnje dhe Hercegovine. Dhe ne Kosoves pervec krijimit te Republika Serbe ne Veri, do ket edhe Ahtisari PLUS ne enklavat tjera Serbe kendej Jugut te Kosoves, si dhe Shtetesi te plote te objekteve fetare ortodokse "Serbe", ne Prizren, ne Decan, e anekand Kosoves ku jane keto objekte fetare ortodokse "Serbe". Gjithashtu ne ne Kuvend te Kosoves fjalen kyce e kryesore do e kene deputet serb (punetor te Shtetit te Serbise), ku pa shumicen e ketyre deputeteve serb, asnje ligj qe eshte ne favor dhe ne interes te Kosoves dhe Popullit nuk do kaloj. Te gjitha keto jane fale te angazhimit goxha te madh te Hashim Thacit.


    Para ca ditesh presidenti serb Tomisllav Nikolic (nxenesi i Shesheljit dhe Millosheviqit) haptazi tha se nuk do kete bisedime me Kosoven si Shtet i Pavarur dhe Sovran, e qe ne perkthim do thote qe Serbia do beje bisedime/negociata me Kosoven vetem si pjese autonome (province) e Serbise. Ndersa Hashim Thacit domosdo me cdo kusht don e deshiron qe te bisedoje me Serbine. Edhe pse Tomisllav Nikolic haptazi nuk e pranon pavaresine dhe sovranitetin e plote te Kosove.

    Natyrisht se tani ju militante e Hashimit, mundoheni qe ti fshihni keto koncesione ndaj Serbise!!!!
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  7. #17
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anėtarėsuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Post

    Opozitė!

    Beqė Cufaj

    Isa Mustafa, kryetar i Lidhjes Demokratike tė Kosovės dhe lider i partisė mė tė madhe opozitare nė vend, ka hedhur nė eter idenė e mbajtjes sė njė referendumi nėse duhet zhvilluar bisedimet politike me Beogradin pėr veriun e vendit. Gjithsesi ky propozim i Mustafės nuk ėshtė i ri. Atė e kanė pėrmendur jo rrallė edhe faktorė tė tjerė politikė nė Prishtinė por edhe nė Beograd.

    Natyrisht, risia, ose thėnė edhe mė mirė kėmbėngulja me tė cilėn lideri i dikur partisė mė tė rėndėsishme nė vend dhe sot “vetėm” tė dytės, duket se (mė nė fund!) e ka kuptuar qė i vetmi shteg pėr tė dhe partinė sė cilės ai i prin ėshtė ripozicionimi total: nė kuadėr tė skenės nė Prishtinė por edhe, apo sidomos kundruall faktorit ndėrkombėtar.

    Isa Mustafa pra, dhe kjo ka rėndėsi, duhet ta ketė kuptuar atė qė Armand Shkullaku para ca ditėsh e quante “dashuri Hashimiane” sė cilės njeriu nuk ka si t’i thotė ndryshe pos “dashuri fatale”. Dhe para sė gjithash ai del ta ketė tė qartė qė sistemi i Thaēit ėshtė i thjeshtė: tė avisė ata qė i duhen sa mė afėr... nė mėnyrė qė me tė njėjtin vrull edhe t’i largojė sa mė shumė. Prandaj doli qė marrėveshjet pėr reformat kushtetuese, zgjedhore dhe presidenciale nuk do tė realizohen kurrė. Ose sė paku jo siē marrėveshjet nė fjalė ishin shkruar.

    Thaēi e di qė shtegu i tij ėshtė i ngushtė- ndoshta mė i ngushti qė dikush nė skenėn politike tė Prishtinės e ka. Por nė tė njėjtėn kohė ai po ashtu e di qė sot pėr sot ai ėshtė i vetmi qė ka bile njė “exit” strategji. Duke kontrolluar me dorė tė ēeliktė qeverinė, pėrēarė partinė e tij PDK-nė, defaktorizuar njė pjesė tė opozitės, avitur pjesėn tjetėr dhe pse jo edhe shantazhuar segmentin e tretė tė grupeve mė tė mėdha opozitare tė vendit.

    Dhe duke luajtur me kartėn e tij mė tė fuqishme- Brukselin e Washingtonin si “partnerė” nė dialogun e mundshėm mes Prishtinės dhe Beogradit. Prandaj nuk duhet ēuditur qė pa kaluar as 24 orė pas propozimit tė Mustafės pėr referendumin, Thaēi reagoi dhe iu pėrgjigj atij duke thėnė qė “bisedimet do tė mbahen, por ndarje tė vendit nuk do tė ketė”.

    Situata pra ėshtė mė se e qartė: ėshtė vetėm Thaēi qė tash pėr tash e di se ēfarė kėrkon dhe ku do tė dalė. Pyetjes sė dikujt se “ku”, duhet t’i pėrgjigjemi kėshtu: aty ku edhe ėshtė- pra nė pushtet. E nėse kjo do tė ndodhė me apo pa PDK-nė, me apo pa Pacollin, me apo pa AAK-nė, pėr tė nuk ka aspak rėndėsi. Sepse ai e di qė vetėm vetė mund tė mbijetojė. Pa askėnd pranė dhe me tė gjithė pėrskaj.

    Mustafa dhe partia e tij duket qė mė nė fund e kanė kuptuar kėtė gjė. Pėr kėtė shkak kemi kėtė ofensivė tė lehtė por pėr kėtė shumė domethėnėse. Sepse pėrgjithėsisht LDK-ja dhe sidomos Mustafa e kanė parė qė nuk janė nė pyetje mė lojėrat mes partive sa kanė rėndėsi prapaskenat e personaliteteve politike pėr tė mbetur nė pushtet, pėr t’u ēuar posa tė rrėzohen, pėr tė shpėtuar atė qė ėshtė pėr t’u shpėtuar.

    Dhe goditja e Mustafės me propozimin pėr referendum, Thaēit kėso radhe i ka ardhur e papritur. Sepse nuk do tė mund tė shkohet nė bisedime pa njė konsensus tė gjerė tė krejt peizazhit politik tė vendit. Nė kėtė pikė, Thaēi tashti do tė provojė qė Mustafės ndoshta edhe t’i ofrojė diēka si kundėrshpėrblim qė ky ta lėrė tė qetė- por nuk duhet tė jemi edhe aq tė prirur pėr tė besuar qė Mustafa dhe LDK-ja do tė bien mė pre e lojėrave tė sharmit tė Thaēit.

    Marrė nė tėrėsi, krejt kėto lėvizje politike ndoshta do tė ishin mė se “normale” po tė mos jemi shtet me ca tė meta tė mėdha dhe dy probleme tė cilat vazhdojnė tė na e zėnė frymėn. Mosshtrirja e sovranitetit nė krejt territorin dhe mosuniteti pėr tė filluar ta pastrojmė oborrin tonė tė vetėdijes nga krimi i organizuar nė institucionet vendore dalin tė jenė dy pesha tė rėnda dhe tash pėr tash zor tė bartura nė supet e Republikės.

    Pėr kėtė arsye edhe s’duhet tė kemi ndonjė shpresė qė mund tė zgjidhen paralelisht tė dy problemet nė fjalė. Dhe kjo na sjell tek logjika qė sė pari do tė bisedohet me Beogradin dhe vetėm mė pas do fillohet me spastrimin institucional.

    Dhe tash kur Mustafa foli- duhet tė jemi kuriozė sa do t’i qėndrojė presionit tė “miqve” (tė Thaēit?) dhe miqve ndėrkombėtarė?!... Dhe cili do tė jetė kushti qė tė lėvizet pėrpara sepse kėshtu... zor qė mė tej mund tė shkohet.
    http://www.zeri.info/artikulli/3/19/58527/opozite/

  8. #18
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anėtarėsuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Post

    As referendum e as tryezė..

    Ideja e liderit tė Lidhjes Demokratike tė Kosovės, Isa Mustafa, qė tė organizohet referendum pėr ēėshtjen e bisedimeve me Serbinė nuk ėshtė ide pėr t’u nėnēmuar dhe pėr t’u hedhur poshtė nė mėnyrė automatike. Jo pėr faktin se lideri i LDK-sė, Mustafa, e ka “zbuluar” Amerikėn, por megjithatė bisedimet me Serbinė do tė jenė vėrtetė njė ēėshtje tepėr e ndjeshme.

    Nuk ėshtė mė fjala pėr kinse bisedime teknike me Serbinė, sikurse ato qė u zhvilluan vitin e kaluar. Kėto bisedime kryekėput do tė jenė politike dhe nė to do tė diskutohet pėr njė pjesė tė territorit tonė-veriun e Kosovės, pavarėsisht pse pushtetarėt do tė mundohen qė ta kamuflojnė kėtė gjė. Po ashtu edhe niveli i pėrfaqėsimit nė bisedime do tė jetė i nivelit mė tė lartė politik. Prandaj, sot pėr sot shteti i Kosovės s’ka ndonjė problem mė tė madh dhe mė tė ndjeshėm se sa veriu i vendit. Problemet tjera si korrupsioni, krimi i organizuar, kriza ekonomike e sociale...janė probleme tė “dorės sė dytė”.

    Duke e parė ndjeshmėrinė qė kanė negociatat me Serbinė, ideja e Mustafės pėr referendum ėshtė mė se e qėlluar. Kjo ide ndonėse mund tė jetė dhėnė nga LDK-ja si forma mė e mirė pėr t’i ikur pėrgjegjėsisė politike dhe presionit ndėrkombėtar, gjė qė nuk mund tė paragjykojmė, megjithatė nuk duhet harruar se referendumi ėshtė forma mė e drejtpėrdrejtė dhe mė burimore e demokracisė, ky qytetarėt mund ta shprehin vullnetin e tyre pėr njė ēėshtje tė caktuar.

    Prandaj, edhe nė kėtė rast, qytetarėt e Kosovės, apo sovrani e ka tė drejtėn absolute qė tė lejojė apo jo futjen e institucioneve nė bisedime me Serbinė. Mbajtja e referendumit, bėhet edhe mė e domosdoshme, kur kėsaj i shtohet fakti se nė bisedimet e kaluara jo vetėm qytetarėt e vendit, por as pėrfaqėsuesit e zgjedhur tė tyre- deputetėt, nuk e kanė pasur idenė se ēka po bisedohet nė negociatat teknike Prishtinė-Beograd.

    Kjo ide e LDK-sė do tė jetė shumė vėshtirė e realizueshme.
    Jo pėr faktin se ėshtė njė ide e “keqe”, sepse ne e dimė shumė mirė se si vendet mė demokratike nė botė, si Zvicra apo vende tė tjera, edhe pėr ēėshtjet mė tė thjeshta organizojnė referendume, e tė mos flasim pėr njė ēėshtje kaq tė ndjeshme. Referendumin nuk do ta lejojnė ndėrkombėtarėt, tė mbėshtetur fuqishėm edhe nga njė pjesė e politikės kosovare, sepse ata janė tė interesuar qė problemin e veriut tė Kosovės ta zgjidhin sa mė lehtė dhe sa mė shpejt. Qitja eventuale e bisedimeve me Serbinė nė referendum do tė dihej se ēfarė rezultate do tė sillte...

    Prandaj, idetė si kjo e referendumit, e propozuar nga Isa Mustafa dhe ajo e tryezės politike e propozuar nga kryeparlamentari Jakup Krasniqi, i cili pretendon qė pėrmes kėsaj tryeze tė unifikohet qėndrimi i Kosovės karshi zhvillimit tė dialogut politik me Serbinė, janė vetėm pėrpjekje dhe ide tė kota. Jo pse janė tė parealizueshme dhe tė dėmshme, ashtu siē do tė mundohen tė na bindin qeveritarėt pėrmes propagandės sė tyre, por ndėrkombėtarėt, duken tė lodhur nga Ballkani dhe duan qė sa mė shpejt tė ikin nga kjo pjesė e Kontinentit tė Vjetėr. Pavarėsisht ēfarė zgjidhje qė do tė bėnin dhe problemet qė do t’i linin pas.

    http://www.zeri.info/artikulli/3/19/...m-e-as-tryeze/

  9. #19
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anėtarėsuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Post

    Kuēi: Lugina do tė pėrfshihet nė dialog


    Ēėshtja e tri komunave me shumicė shqiptare nėn administrimin e Serbisė Preshevės, Bujanocit dhe Medvegjės do tė zėrė vend nė dialogun mes Kosovės dhe Serbisė, ka thėnė zėvendėskryeministri i Kosovės, Hajredin Kuēi.

    ...

    Sipas tij, nuk mund tė bėhet fjalė pėr normalizim tė raporteve Kosovė-Serbi, siē ka thėnė ai, nė kurriz tė shqiptarėve tė Luginės.

    “Prishtina zyrtare ėshtė e interesuar pėr pėrmirėsimin dhe normalizimin e gjendjes sė shqiptarėve etnikė nė Medvegjė, Bujanoc dhe Preshevė, si kusht pėr normalizimin e raporteve Kosovė-Serbi. Nė dialogun e ardhshėm, pa dyshim se edhe ēėshtja e shqiptarėve nga Lugina e Preshevės do tė zėrė vendin e merituar”, ka thėnė Kuēi, shkruan “Koha Ditore”.

    Qė Lugina e Preshevės tė pėrfshihet nė dialog me Serbinė ka preferuar edhe eksperti i ēėshtjeve tė Ballkanit Jugor, James Pettifer.

    Nė njė diskutim me temė: “Kosova – drejt historisė bashkėkohore” nė Universitetin Georgetown, ai ka thėnė se pėrfshirja e shqiptarėve tė Luginės sė Preshevės nė dialogun Kosovė-Serbi do tė ishte njė hap pozitiv.

    “Kjo, sepse sė pari problemet e tyre janė tė ngjashme me ato tė serbėve tė veriut, por edhe sepse Presheva ėshtė neglizhuar pėr shumė vite, qė nė kohėn e Titos dhe u trajtua shumė keq nėn regjimin e Millosheviqit dhe vuajti gjatė luftės”, ka thėnė Pettifer, duke potencuar se “neglizhenca e ndėrkombėtarėve ndaj Luginės sė Preshevės mund tė ketė pasoja”.

    Insistim qė ēėshtja e jugut tė Serbisė tė ngrihet si temė midis Prishtinės dhe Beogradit po bėn kaherė edhe partia parlamentare, Lėvizja pėr Bashkim.

    Kryetari i LB-sė, Avni Klinaku, ka thėnė se ēfarėdo zgjidhje qė do tė bėhej pėr veriun e Kosovės do tė duhej qė tė bėhej edhe pėr jugun e Serbisė. /koha/

    http://www.zeri.info/artikulli/1/1/5...het-ne-dialog/

  10. #20
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anėtarėsuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Post

    Nikoliq propozon Daēiqin pėr kryenegociator


    Beograd, 8 tetor - Presidenti i Serbisė, Tomisllav Nikoliq ka theksuar sėrish se do ta propozojė pėr kryenegociator nė bisedimet me Prishtinėn, kryeministrin serb, Ivica Daēiq.


    ...

    Ai ka thėnė se po qė se qeveria i kėrkon qė Nikoliq tė marrė pjesė nė bisedime, ai do ta bėjė kėtė, por sipas tij, kusht pėr njė gjė tė tillė do tė ishte, qė “tė mos bisedojė” me kryeministrin e Kosovės, Hashim Thaēin.

    ...

    Presidenti serb ka thėnė se teksti fillestar pėr platformėn mbi Kosovėn do tė dalė nga Presidenca.

    “Nėse nė bisedimet me Prishtinėn shkojmė me aksiomėn se Kosova ėshtė shtet nė kufijtė ku ka qenė ‘Kosova dhe Metohija’ jonė, atėherė pėr kėtė nuk ka se ēka tė bisedojmė. Shqiptarėt duhet tė heqin dorė nga ajo se kanė fituar shtetin”, ka thėnė Nikoliq.

    Ai ka shprehur shpresėn se Serbisė nuk do i paraqiten kushte nga ana e BE-sė, siē ėshtė njohja e Kosovės.

    ...

    Tashmė nė prapaskenė flitet pėr ngritje tė nivelit tė bisedimeve, por, e tėra vazhdon tė mbetet nė nivel spekulimesh.

    http://www.koha.net/?page=1,15,118199

Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •