Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 5
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,967
    Postimet në Bllog
    22

    Almeda Abazi: Nuk dua famë përmes filmave erotikë

    Almeda Abazi: Nuk dua famë përmes filmave erotikë

    Almeda Abazi është një nga femrat më seksi shqiptare, e cila është vlerësuar me çmime të rëndësishme bukurie, si “Miss Shqipëria 2008” dhe “Miss Globe”. Ajo sot është shumë e njohur në Turqi dhe konsiderohet si një nga femrat më seksi dhe të talentuara në botën e kinematografisë dhe shou bizit turk. Filloi të punonte si modele dhe më pas u bë e njohur në telenovela dhe filma në Turqi. Fama e saj arriti kulmin kur ajo mori pjesë si konkurrente në “Dancing with the stars” në këtë vend. Edhe pse e re në moshë, Almeda Abazi falë talentit dhe shkathtësisë së saj ka bërë që në një treg aq të gjerë sa Turqia të bëhet emër shumë i përfolur, duke pushtuar kështu edhe revista të ndryshme turke. Ish-misi shpesh është shprehur se ishte më e lehtë për të pasur oferta në Turqi sesa në Shqipëri. “Shqiptarët atje më kishin. Fitova ‘Miss Shqipëria’ dhe ‘Miss Globe’ dhe ndenja për shumë kohë aty dhe nuk mora asnjë ofertë nga mediat shqiptare, as për reklama. Kështu që vendosa të iki në Turqi”. Në këtë intervistë ajo tregon më shumë për veten, gjërat që i pëlqejnë dhe çfarë jo. Gjithashtu, ajo tregon sesi e sheh veten në botën e kinemasë dhe tregon për kompromiset që nuk do të bënte kurrë.

    Almeda, cila është diferenca mes të qenit e bukur dhe seksi?

    Kjo gjë ndryshon nga personi në person. Edhe pse nuk jam njeriu adekuat të flas ose të vendos për këtë gjë, mendoj se bukuria, të dukesh bukur, dhe të qenit seksi shkojnë bashkë.

    Cila fjali absolutisht është e padobishme në fjalorin tënd?

    Asnjë gjë nga ajo që është e kotë.

    Çfarë të brendshme preferoni më shumë?

    Victoria Secret.

    Çfarë bën kur del në shëtitje, përveç shoppingut?

    Dal vetëm kur dua të qetësohem nga gjithë lodhja dhe stresi. Me shoqëri vizitoj dyqanet e reja, sjelljet e reja në qytet, ndonjë kafe aty këtu…

    Sikur të të vendosin në një pyll apo shkretëtirë, do kishit mbijetuar?

    Kjo gjë më shumë u takon kafshëve, por sigurisht që besoj se unë mund të mbijetoj.

    Keni marrë ndonjë dënim në shkollë?

    Jo, nuk kam marrë asnjëherë.

    Mediat kanë shkruar se ju është ofruar një rol në një film me skena erotike?

    Të gjitha janë trillime. Ka qenë një ofertë për film, por jo me këto skena, pasi unë nuk do e pranoja asnjëherë një ofertë të tillë. Nuk do të mundesha, pasi më vonë nuk mund t’u dalë përpara miqve të mi. Pastaj, edhe në qoftë se kam ndonjë ofertë të tillë, nuk mund të kuptohet nga askush, sepse këto biseda bëhen shumë interne.

    Mendon se pas pjesëmarrjes në një rol të tillë do të të pëlqenin të gjithë edhe më shumë?

    Besoj se po, si për të gjitha shqiptaret, por nuk e kam problem të bëj famë përmes këtyre gjërave.

    Sipas teje, cili është atributi mashkullor?

    Gjithmonë të bëj sport.

    Keni rënë ndonjëherë në dashuri me mësuesin tuaj?

    Nuk besoj se dikush bën një gjë të tillë, as unë jo.

    Këndoni kur bëni dush?

    Edhe këndoj, është një gjë shumë relaksuese…

    Cila është kënaqësia juaj e fshehtë?

    Të lëshohem me parashutë.

    Gjëja e parë që bën kur zgjohesh në mëngjes?

    Pastroj dhëmbët.

    Cila është gjëja më e neveritshme që ke shijuar ndonjëherë?

    Bamjet.

    Parfumi juaj i preferuar?

    Clive Christian’dan Imperial Majesty.

    Një superhero femër e juaja e preferuar?

    Cat waoman!

    Këngëtari juaj e preferuar e viteve të 80-ta?

    Edhe pse ai nuk ka lindur në vitet e 80-ta, por ishte një nga më të preferuarit e mi, Michael Jackson.

    Talenti juaj i fshehur?

    Kickboxi.


    MAPO
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura   
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 21-09-2012 më 10:11

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676
    Pergjigje koti. Une vdes per bamje. Pale, pale si shprehet nuk jam personi i duhur te te jap kete pergjigje?! E konsideron veten te trashe ajo? Sa naive dhe e "pafsjshme" kur thote qe nuk besoj se ka njeri qe bie ne dashuri me mesuesit e tyre, pfffff! Dhe kush thote kjo qe ben filma etotike. Nuk paska fare fantazi.
    Feelings change - memories don't.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Ana-Paula
    Anëtarësuar
    17-09-2012
    Vendndodhja
    Pak atje dhe pak ketu :)
    Postime
    24
    Po kur nuk deshiron fame te tille moj Almeda se dhe emrin e paske te vecante,perse arrin te maresh pjese ne filma te tille???nuk eshte fama dhe pagesa e mire qe te shtyn drejt objektivave te tille???Na moj se n"a habise fare ihihihihihi

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-05-2006
    Postime
    3,344
    Bukurija eshte nje nga gjerat kryesore per te hapur dyert e jetes ..

    She is cute ...

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676
    Mbijetesa per amelen u takon vetem kafsheve, Lol Kete me poshte se mora vesh fare, as pyetjen e as pergjigjen.
    [Cila fjali absolutisht është e padobishme në fjalorin tënd?

    Asnjë gjë nga ajo që është e kotë.]
    Feelings change - memories don't.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •