Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 5
  1. #1
    ...in the battle of Love! Maska e Pirate of Love
    Anëtarësuar
    07-09-2010
    Vendndodhja
    Made in Lugina!
    Postime
    1,030

    Dënimet makabër të gjyqësorit serb ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës

    Dënimet makabër të gjyqësorit serb ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës



    Lëvizja e Progresit Demokratik, me hidhërim dhe indinjatë të thellë, e ka pritur lajmin e vendimit të Gjykatës Supreme të Serbisë, me të cilën u dënuan me 116 vjet burg, 11 shqiptarë të pafajshëm të “Grupit të Gjilanit”, për kinse krime lufte kundër njerëzimit.

    LPD-ja, dënimet e tilla makabër i vlerëson të inskenuara dhe të motivuara politikisht nga një pushtet ultranacionalist, i cili nuk kursen mjete e metoda për destabilizimin e situatës politike dhe të sigurisë në rajonin e Luginës së Preshevës.

    - Njëmbëdhjetë pjesëtarë të të ashtuquajturit “Grupi i Gjilanit”, janë dënuar nga Gjykata Supreme e Beograd, me 116 vjet burg për kinse krimeve ndaj serbëve dhe popullsisë joshqiptare në vitin 1999. Ky është edhe një akt antiqytetërues i diskriminimit sistematik të shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, e posaçërisht ndaj ish pjesëtarëve të UÇPMB-së. Këto provokime ekstreme të Beogradit, vihen në shërbim të destabilizimit dhe ngritjes së tensioneve, në këtë rajon, pikërisht në kohën kur flitet për nisjen e bisedimeve midis Prishtinës dhe Beogradit, thuhet mes tjerash në reagimin e LPD-së.
    LPD-ja, solidarizohet me pafajësinë e të dënuarve dhe familjarët e tyre, duke kërkuar nga faktorët relevantë politik shqiptarë dhe faktorët ndërkombëtarë, që të reagojnë, fuqishëm ndaj një gjykimi me motive të ulëta politike, si në kohën e ish regjimit të Millosheviqit.

    Po i njëjti gjyqësor serb, jo më larg se pesë muaj, gjatë kohës së fushatës zgjedhore të 6 majit, bastisi dhe burgosi një grup shqiptarësh për terrorizëm nga Komuna e Bujanocit, për t’ia ngritur rejtingun kryetarit të Partisë Socialiste të Ivica Daçiqit, tani kryeministër dhe ministër i punëve të brendshme, pastaj i liroi në mungesë të provave dhe dëshmive.

    Edhe gjykimi i “Grupit të Gjilanit”, nga Gjykata Supreme e Serbisë, po bëhet në shenjë revanshizmi, pikërisht, pas mbylljes së pavarësisë së mbikëqyrur të Kosovës dhe në prag të shënimit të 100 vjetorit të shtetit shqiptar.
    LPD-ja, kërkon nga NATO, BE, instalimin e një force të re mbrojtëse ndërkombëtare në rajonin e Luginës së Preshevës, për parandalimin e incidenteve të mundshme, pas këtyre provokimeve që bënë pushteti aktual serbe, ndaj shqiptarëve të pambrojtur të Luginës së Preshevës.
    Lëvizja e Progresit Demokratik, apelon te bashkësia ndërkombëtare dhe ODBE-ja, të ushtrojnë trysni te Beogradi, për lirimin e pa kusht të shqiptarëve të pafajshëm, nga se gjyqësori serb nuk disponon me argumente për dënimin e tyre me shumë vjet burgim, thuhet në reagimin e LPD-së, të nënshkruar nga kryetari i saj z. Jonuz Musliu.
    ...nuk i dihet kurre, nuk i dihet kurre, ndoshta vjen momenti...!

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e cool_shqype
    Anëtarësuar
    30-05-2007
    Vendndodhja
    jetoj me lemoshat e nanes natyre
    Postime
    1,024
    Dhe askush nuk e thot nji fjale.....polimaskarenjte me reklamat e motelet, popullsia me pergjumje vdekjeprurese, gazetaret e kurdisur dhe nje vdekje per se gjalli.......po lene djemte me te mire te kalben burgjeve te Dacices qe ne fillim vrau, pastaj mori peng e tash te burgos....
    each second is eternity as eternity is now,
    and now, now is forever

  3. #3
    100%shqiptare Maska e loneeagle
    Anëtarësuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    not where i want to be
    Postime
    4,224
    Sa gjynah, te apelojne eshte e vetmja mundesi.
    I LOVE GOD

    j&g

  4. #4
    ...in the battle of Love! Maska e Pirate of Love
    Anëtarësuar
    07-09-2010
    Vendndodhja
    Made in Lugina!
    Postime
    1,030
    Një shekull burgim, (as)një reagim nga Prishtina

    Qeveria e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë nuk kanë marrë mundin të reagojnë qoftë edhe më një kumtesë ndaj vendimit të Gjykatës së Lartë për krime lufte në Serbi, sipas të cilit, u dënuan me 116 vjet burgim 11 shqiptarë të Luginës së Preshevës, me pretekstin “për krime të lufte”.
    Përveç Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe shoqatës “Vatra” nga Gjilani dhe reagimit të shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së, nuk kishte reagime as nga institucionet kosovare madje as nga ato te shtetit amë.
    Kryetari i Këshillit për të drejtat e njeriut në Luginën e Preshevës, Belgzim Kamberi ka thënë se nuk është hera e parë që injorohen nga institucionet e Kosovës. Atij, nuk i ka mbetur hatri në mosreagimin e Qeverisë së Shqipërisë, aq sa është prekur në Qeverinë e Kosovës, e cila siç ka thënë ai, është shumë e çuditshme mosprononcimi i saj. Madje sipas tij, ky është një lloj distancimi i heshtur ndaj veprimeve të UÇK-së, që po e bën Qeveria e Kosovës.
    Ndërkaq, zëvendëskryeministri i Kosovës dhe njëherësh ministër i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, ndonëse nuk është përgjigjur se pse Qeveria e Kosovës nuk ka reaguar rreth këtij dënimi, këtë sjellje të Serbisë ai e ka quajtur veprim të politizuar.
    “Ky është veprim i politizuar i politikës serbe që mbron qëllimet e viteve 90-ta dhe që ka qëllim kinse tendencën për barazim të krimeve”, ka thënë Kuçi. Ai ka kërkuar një mbikëqyrje ndërkombëtare ndaj vendimeve të tilla. “Duhet një mbikëqyrje ndërkombëtare ndaj vendimeve të tilla, që do të garantonin respektimin e të drejtave të njeriut”, ka precizuar Kuçi.
    “Ajo që është shumë e çuditshme është mosprononcimi i Qeverisë së Kosovës për tërë procesin, duke pasur parasysh krimet që supozohen që janë kryer në territor të Kosovës, të dënuarit janë dënuar si ushtarë të UÇK-së e jo si të UÇPMB-së, do të ishte më e logjikshme që Qeveria e Kosovës të reagojë, duke marrë parasysh që kanë të bëjnë me çështjet brenda territorit të Kosovës”, ka thënë ndërkaq Belgzim Kamberi.

    Ai ka thënë se Qeveria e Kosovës do të duhej të prononcohej dhe do të duhej që nga fillimi të ishte më dinamike.
    “Ajo nuk ka treguar gatishmëri as t’i ndihmojë në mbrojtjen apo logjistikën për mbrojtjen e të akuzuarve të djeshëm dhe të dënuarve të sotëm. Qeveria e Kosovës asnjëherë s’ka treguar interesim për t’i mbrojtur ish-ushtarët e UÇK-së”, ka thënë ai. Veprimi i Qeverisë kosovare, sipas Kamberit, është vetëm një injorim më shumë që po i bëjnë Luginës së Preshevës dhe në përgjithësi qytetarëve të saj.
    Në emër të shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së, Xhavit Jashari ka dënuar ashpër veprimin e gjykatës serbe, duke thënë se dënimi i një ditë më parë 11 ish- ushtarëve të UÇK-së është një gjuajtje e “shtrigave” nga ana e Serbisë. Sipas tij, me këto dënime e përndjekje po mundohet të barazohet krimineli me çlirimtarët e po ashtu edhe 13 vjet pas lufte po mundohen ta njollosin atë.
    Ai ka thënë se institucionet kosovare nuk është dashur të heshtin në këtë rast, por të reagojnë me të gjithë forcën që kanë, duke bërë edhe trysni te faktori ndërkombëtar që ta vëzhgojë më mirë këtë situatë.
    “Jo vetëm institucionet në Kosovë dhe Shqipëri, por aty ku janë shqiptarët është dashur të reagohet dhe të bëhet presion ndërkombëtar që njëherë e përgjithmonë t’u jepet fund këtyre dënimeve dhe ata që janë dënuar të lirohen menjëherë”, ka thënë Jashari, duke u bërë thirrje të reagojnë ndaj gjuajtjes së “shtrigave” dhe vlerave të UÇK-së në përgjithësi. /Zeri/
    ...nuk i dihet kurre, nuk i dihet kurre, ndoshta vjen momenti...!

  5. #5
    ...in the battle of Love! Maska e Pirate of Love
    Anëtarësuar
    07-09-2010
    Vendndodhja
    Made in Lugina!
    Postime
    1,030
    ...nuk i dihet kurre, nuk i dihet kurre, ndoshta vjen momenti...!

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •