Close
Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 30
  1. #21
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    12-02-2011
    Vendndodhja
    Antarkdite
    Postime
    626
    O Robertino o k*qe, Ne Lukove paske lindur e po nga Lukova do te jesh edhe kur te vdesesh!
    moj Evrope moj k*rve qemotit, ndave tokat e Shqipnise me ushqye kelyshet e Rusise

  2. #22
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    Keta njerez jane te denuar te perfundojne si limona te shtrydhur. Kam jetuar e punuar ne Greqi 6 vite dhe tipa te tille edhe greket vete i perbuznin, pavaresisht se mbanin anen e tyre. Por njeriu qe nuk do atdheun e tij , s'mund te doje nje atdhe tjeter me shume dhe greket e dine mire kete sepse e kane kaluar emigrimin para nesh por nuk u asimiluan.
    Une as emrin dhe as identitetin nuk e nderova e madje u kam treguar vendin sa here hidhte balte dikush mbi Shqiperine dhe kam kuptuar se greket me respektonin me shume per kete fakt.
    Unë jam njeri i thjeshtë.
    Kënaqem me pak.
    Më mjafton më e mira.

  3. #23
    Mos i harxhoni memorjen elektronike forumit për nje psikopat. Mos harxhoni kohën tuaj të çmuar për një karikaturë të shpikur nga grekët e shqipërisë. O ju shovenë grek , gjeni një luftë specijale më të sofistikuar se kjo sepse dukeni shumë amatorë
    Ndrysho Firmën

  4. #24
    "Agimi i Artë" kërkon të vrasë Laert Vasilin

    Publikuar më 06.10.2012 | 9:53

    Intervistoi: Plarent Shehu

    Kërcënohet me vdekje nga eksponentë dhe simpatizantë të partisë neonaziste Agimi i Artë, aktori dhe regjisori shqiptar që punon dhe jeton në Greqi Laert Vasili. Sipas vet aktorit dhe regjisorit Vasili dhe mediave greke, i kontaktuar nga “Shekulli” on line, parmbrëmë, gjatë provave të pjesës “Korpous Kris” (Kolegji i kristianëvë) vënë në skenë me regji të Laert Vasilit në teatrin “Hitirio” në qendër të Athinës, eksponentë dhe simpatizantë të partisë neonaziste greke Agimi i Artë kanë rrethuar teatrin dhe pjesëtarët e trupës teatrale duke i kërcënuar dhe duke hedhur thirrje kundër shqiptarit Laert Vasili. Neonazistet e Agimit të Artë kanë kundërshtuar shfaqjen e premierës së pjesës teatrale “Korpus Kris” duke thirrur në kor “shqiptar dil nga salla se këtu do të ta bëjmë gropën”. Me flamuj grek nëpër duar dhe simbole të kishës ortodokse eksponentët e Agimit të Artë janë larguar duke premtuar se do të rikthehen përsëri javën që vjen me qëllim moslejimin e shfaqjes së regjisorit Vasili. Menjëherë pas kësaj proteste fobie dhe ekstremiste nga ana e grekëve aktori dhe regjisori shqiptar Laert Vasili ka dhënë një intervistë ku ka shprehur indinjatën e thellë të tij ndaj individëve që kryejnë veprime të tilla.

    Laert si ndihesh pas gjithë kësaj ngjarjeje?

    Si të ndihem sipas jush. Është reklamë, kur duan të të vrasin dhe të thërrasin “shqiptar dil nga salla se këtu do të ta bëjmë gropën”? Na rrethuan dhe na mbyllën brenda në teatër, nuk mundeshim të dilnim, i binin portave si të çmendur, na shanin dhe fyenin vazhdimisht, madje jo vetëm në një ambient publik, por këtë e bënin edhe brenda ambienteve të teatrit, brenda në shtëpinë tonë? Ku jetojnë këta njerëz? Nëse nuk duan të shikojnë shfaqjen, le të mos vijnë, nuk iu tha askush se është e detyrueshme të paguajnë biletën për të hyrë.

    Rasti yt do të bëhet çështje edhe jashtë apo jo?

    Që në mëngjes gazetarë të shumtë më marrin në telefon duke më pyetur për ngjarjen. Dhe natyrshëm bëjnë pyetjen, po mirë në vendin që lindi teatri e gjetën të sillen në këtë mënyrë? Dhe, pikërisht në një rrugë me emrin “Rruga e Shenjtë”, domethënë në rrugën të cilën ndoqën grekët në lashtësi që të shkojnë të shohin teatër?

    Po grekët Laert, të mbështesin?

    Shumë gazetarë grekë dhe shumë persona nga gjithë bota, por më shumë nga Facebook-u më kanë mbështetur dhe më shkruajnë duke me dhënë kurajë: vazhdo kështu mos u tërhiq. Por, sa kohë do të bëjë kurajë dhe sa thjeshtë është të thuash mos u tërhiq nga një tastierë elektronike, do të doja të vijnë dhe të dalin edhe jashtë teatrit të enjten që vjen, ditë që do të kemi edhe premierën, që të na mbështesin dhe të mos tërhiqemi. Do të doja që të gjithë ata që më mbështesin me fjalë, të më mbështesin edhe me vepra! Nuk them që të vijnë të paguajnë biletën për tëparë shfaqjen, por të mblidhen dhe të bëjnë një antimiting në reagim të mitingut që u bë nga Agimi i Artë, të protestojnë dhe të jenë pro lirisë së fjalës. Nëse nga kjo organizatë fetare apo nacionaliste ishin 30 persona, jam shumë i sigurt se pro të drejtës tonë për të luajtur në teatër pjesën që duam do të jenë 300 persona. Do të doja ti shikoja të dyja palët aty përpara teatrit. Le të bëjmë diçka, bisha ndodhet këtu dhe po i bie portës tonë, po e hedh atë në shesh, le të mos e lejojmë atë të hyjë.

    Të friksoi kërcënimi që të bënë neonazistët dhe nacionalistët e Agimit të Artë me shprehjen “shqiptar dil nga salla se këtu do të ta bëjmë gropën”?

    Dëgjoni, në fillim më erdhi për të qeshur mua dhe kolegëve të mi. Çfarë tjetër mund të bënim. Por, më pas, pasi tentuan të thyejnë portën dhe të hyjnë brenda kuptuam se situata ishte jashtë kontrollit, kishte rrëshqitur. Shyqyr që u ndodh policia e cila përpiqej që ti shtynte jashtë. Kur dikush do ta paguajë me kokë këtë urrejtje që shfaq Agimi i Arte, atëherë dua ti shikojë ata se çfarë do të bëjnë. As reklamë, as mitingje, asgjë. Le të ndalojnë së bëri “reklamë”, të na lënë të qetë të luajmë teatër. Nuk do të kisha absolutisht asnjë problem nëse s’do na bënin reklamë.

    A nuk ishte po e njëjta polici qëkohë më parë tentuat të rivinit në skenë premierën e së njëjtës pjesë, erdhi dhe ju arrestoi?

    Pikërisht kështu është. Hynë brenda policia dhe kapën e arrestuan tre aktorë duke i akuzuar për “blasfemi”. Tani gjërat kanë ndryshuar tërësisht.

    Je i kënaqur me qëndrimin e policisë kësaj radhe?

    Patjetër, ishte një surprizë e madhe për ne. Kur pamë skuadrën e policisë të vinte, nuk ishim të sigurt se vinin për të na mbrojtur ne apo jo? Dhe, kur kuptuam se kishin ardhur për të na mbrojtur ne dhe për të mbajtur protestuesit jashtë ambienteve të teatrit, me gjithë mend që u surprizuam.



    Rolet në teatër

    -Lajmësi në “Antigoni” , Sofokli

    -Efesti, në “Promoteu i lidhur”, Eskili

    -Herkuli në “Herkuli “ H. Muller

    -Pol Akeeman në “Paraja” B. Breht

    -Oresti në “Elektra” , Sofokli

    -Homeri në “Persefoni” ,Homeri

    -Vracano në “Rënia e perdes”, Stajkos

    -Pit në “Fausti ka vdekur”, Ravenhill

    -Ouen në “Përkthime” , B. Friel

    -Stanley te “Festa e ditëlindjes”, H. Pinter

    Kinematografia

    -Omeri në filmin artistik “Mirupafshim”

    -Vrasësi në “Nata e fundit”

    -Kasapi në “ Stela e zjarrtë”

    -Fotios në “Aktorët”

    -Qiraxhiu në “Dita e nesërme”

    -Pelegrini në “Egnatia”

    -Komandanti i forcave speciale në “Pengu”

    Filma televizivë

    -Saimiri te “Dashuria erdhi nga larg”

    -Aleksi te “Liqeni i psherëtimave”

    -Marko te “Dielli i Egjeut”

    -Juda te “Pranverë e ëmbël”



    BIO

    Laert Vasili lindi ne 7 mars të vitit 1974 në Delvinë. Shkollën tetvjëçare e keu në qytetin e Delvinës, më pas ai dhe familja e tij u vendosën në qytetin e Sarandës ku kreu shkollën e mesme në Gjimnazin ”Hasan Tahsini”. Talenti i tij si aktor u shfaq që në vitet e para të gjimnazit ku bëhet pjesë integrale e trupës teatrale të gjimnazit dhe më pas e teatrit të qytetit bregdetar Sarandë. Në vitin 1992 Laert Vasili fiton shkollën e Akademisë së Arteve për aktor në Universitetin e Arteve të Bukura në Tiranë, pas një viti studimesh ai transferohet në Athinë duke bërë edhe transferimin e shkollës në akademinë Kombëtare të Teatrit në Greqi. Pas mbarimit të studimeve aktori dhe regjisori Laert Vasili falë talentit të tij të madh integrohet menjëherë në jetën artistike dhe teatrale të Athinës duke mos harrur shpesh herë edhe skenën e teatrot e Tiranës.


    shekulli

  5. #25
    i/e regjistruar Maska e user010
    Anëtarësuar
    21-05-2010
    Postime
    1,219
    Reagimi i ashpër ka ndodhur për arsye se kisha ortodokse e quan veprën corpus christi si ofendim për Jezusin, një prift tek video-ja në youtube thoshte se Jezusi tregohet se anomal/homoseksual diçka e tillë.

    Kishte dal dhe vendim gjyqi që deri në një datë të caktuar mos të luhej, thuhet se pa praninë e policisë njerzit do ishin futur brenda në teatër.. dhe ça do bëhej atje një zot e di.

    Është dhënë lajmërim se javën tjetër do paraqitet skuadra e agimit të artë e cila është kastile për këto punë, pra për hyrje me fuqi.

    Një pjesë e komenteve elektronik nga ana e lexuesve grekë ankohet sepse ata nënvlerësuan këto rryma të fanatizuara fetare/nacionaliste dhe tani këto rryma janë rritur si një bishë e rrezikshme. Të tjera komente elektronike thonë se shfaqja teatrale është e mrekullueshme, dhe jo velem nuk është blasfemi për Jezusin por përkundrazi paraqet esencën e Jezusit duke lënë në anë shumë gjëra barbare të biblës. Personalisht nuk e njoh veprën corpus christi.

    Rëndësi ka që ekziston një pjesë e grekëve me mendim dhe mentalitet ndryshe të cilët e shikojnë këtë lëvizje si një goditje ndaj artit.

  6. #26
    i/e regjistruar Maska e xhori
    Anëtarësuar
    25-12-2006
    Vendndodhja
    MARCHE
    Postime
    1,518
    faj ka evropa kur...v qe nuk i le te vdesin per buk keta langot, me polici e me ushtri
    jeshét prèmè ne aliarèm
    jeshèm more jeshèm
    po drita skeshèm

  7. #27
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anëtarësuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386
    Citim Postuar më parë nga user010 Lexo Postimin
    Reagimi i ashpër ka ndodhur për arsye se kisha ortodokse e quan veprën corpus christi si ofendim për Jezusin, një prift tek video-ja në youtube thoshte se Jezusi tregohet se anomal/homoseksual diçka e tillë.

    Kishte dal dhe vendim gjyqi që deri në një datë të caktuar mos të luhej, thuhet se pa praninë e policisë njerzit do ishin futur brenda në teatër.. dhe ça do bëhej atje një zot e di.

    Është dhënë lajmërim se javën tjetër do paraqitet skuadra e agimit të artë e cila është kastile për këto punë, pra për hyrje me fuqi.

    Një pjesë e komenteve elektronik nga ana e lexuesve grekë ankohet sepse ata nënvlerësuan këto rryma të fanatizuara fetare/nacionaliste dhe tani këto rryma janë rritur si një bishë e rrezikshme. Të tjera komente elektronike thonë se shfaqja teatrale është e mrekullueshme, dhe jo velem nuk është blasfemi për Jezusin por përkundrazi paraqet esencën e Jezusit duke lënë në anë shumë gjëra barbare të biblës. Personalisht nuk e njoh veprën corpus christi.

    Rëndësi ka që ekziston një pjesë e grekëve me mendim dhe mentalitet ndryshe të cilët e shikojnë këtë lëvizje si një goditje ndaj artit.
    Nese Leart Vasili ka sulmuar fjalen e Perendise atehere eshte detyra e te krishtereve te vertete ta mbrojne Biblen, por jo me dhune e me kercenime, por me respekt, meshire, dashuri, lutje edhe per ata qe e sulmojne ate. Krishterimi eshte mire qe po sulmohet, Bibla eshte mire qe po sulmohet, sepse po vijne te krishteret me argumenta te vertete dhe po i hedhin lehtesisht poshte kritikat dhe po shfaqet Realiteti dhe e Verteta e Perendise. Keta njerez te dhunshem nuk kane te bejne asgje me besimin krishter, ju garantoj per kete, keta nuk dijne asgje per Biblen perpos asaj se cka iu thone ata prifterinje ne ato tempujt e tyre. Krishterimi nuk eshte tradite por eshte marredhenie personale me Perendine. Megjithese shfaqja eshte tejet corroditese dhe pa kurrfare vlere artistike e morale, perseri i jap mbeshtetje morale zoteriut Leart, i kerkoj falje qe keta njerez po e kercenojne ne emer te besimit krishter dhe distancohem nga keta. Keta po bejne mekat 10 here me te madh se Leart Vasili.
    Aq me keq qe po pretendohet te mbrohet nga njerez qe ta shesin atdheun, nenen e baben per me i kercenu njerezit.
    Ndryshuar për herë të fundit nga mesia4ever : 23-12-2012 më 21:45

  8. #28
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-12-2005
    Postime
    538
    Ky Berti eshte k.oqe kandahari. E po kur u bene dhe lukoviotet grek....

  9. #29
    i/e regjistruar Maska e Gentian_gr
    Anëtarësuar
    30-08-2007
    Postime
    2,520
    Citim Postuar më parë nga djaliepirotas Lexo Postimin
    Ky Berti eshte k.oqe kandahari. E po kur u bene dhe lukoviotet grek....
    Do shembull??
    Aqilleja i fsh-se!

  10. #30
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    02-04-2010
    Vendndodhja
    unided states of europe
    Postime
    682
    Citim Postuar më parë nga Gentian_gr Lexo Postimin
    Do shembull??
    Aqilleja i fsh-se!
    Per AQILIN e ke fjalen?

Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •