Close
Faqja 0 prej 10 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 93
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Fushata Antikorrupsion në administratën shtetërore

    Masa në ministrinë e Punës. Akuza për kryetarin e bashkisë së Peqinit

    Antikorrupsioni çon 50 nëpunës në Prokurori: Abuzuan me tenderat dhe me fondet publike

    Departamenti i kontrollit të brendshëm administrativ dhe antikorrupsion pranë qeverisë, çon për ndjekje penale afro 50 nëpunës. Ata akuzohen se kanë shkaktuar abuzime dhe shpërdorime që arrijnë në miliona dollarë. Kontrolli është ushtruar në Ministrinë e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, Inspektoratin Shtetëror të Punës - Drejtoria Tiranë, Shërbimin Kombëtar të Punësimit, Zyrën e Punësimit Tiranë. Për ndjekje penale është kallëzuar edhe për kryetari i bashkisë së Peqinit, lidhur me shkelje të ligjit për tenderat. Ky kontroll kap periudhën 2002. 11 drejtues dhe specialistë të Inspektoratit të Punës akuzohen për veprën penale të “shpërdorimit të detyrës”, “shkelje e barazisë së pjesëmarrjes në tendera” dhe “shpërdorim të kontributeve shtetërore”. Po për veprën penale të “shpërdorimit të detyrës” dhe “shpërdorimit të kontributeve shtetërore”, është bërë kallëzim edhe për 8 anëtarë të komisionit të vlerësimit të ofertave dhe njësisë së prokurimit. Kallëzim penal është bërë edhe për 4 specialistë dhe për dy drejtorët e zyrës së punësimit Tiranë. Për veprën penale të shpërdorimit të detyrës është bërë kallëzim edhe për 16 zyrtarë shtetërorë, përkatësisht anëtarë të komisionit të vlerësimit të projekteve, juristë të vlerësimit të projekteve, si dhe drejtorët e zyrave të punësimit Shkodër, Skrapar, Elbasan, Delvinë, Pogradec, Has, Kukës, Lushnje, Kuçovë dhe Bulqizë. Në përfundim të kontrollit kanë rezultuar shkelje ligjore dhe financiare, si shpërdorimi i shumave të projektit “ILO” financuar nga qeveria italiane në shumën 1.015.090 $ dhe nga qeveria shqiptare ne shumen 124.910 $. Departamenti i KBAA-së pranë KM-së, gjatë kontrollit në bashkinë Peqin në lidhje me zbatimin e procedurave ligjore në realizimin e dy tenderave me fond 11.724.700 lekë, ka vërejtur shkelje të hapura të ligjit për prokurimin publik, duke sjellë si pasojë një dëm ekonomik prej 11.724.700 leke. Për shkeljet e mësipërme, Departamenti ka përpiluar kallëzim penal për veprën penale, “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Shpërdorimi i kontributeve shtetërore”, ndaj kryetarit te Entit Prokurues (Kryetarit të Bashkisë Peqin) dhe 8 anëtarëve të KVO-së dhe njësisë së prokurimit.
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22
    Trojet, arrestohet kryekomunari dhe kreu i Turizmit

    E Premte, 02 Qershor 2006
    Policia ve ne pranga kryetarin e Komunes se Golemit ne Kavaje, Demir Lika, dhe drejtorin e Turizmit, Arben Golemi, i pezulluar pak dite me pare nga detyra. Ne shtepine e kryekomunarit gjenden qindra milione leke dhe fatura transfertash ne shumen prej 40 milione leke. Golemi u filmua gjate marrjes te nje “zarfi”

    Sokol COBO

    Shit-blerjet e paligjshme te trojeve ne zonat turistike sjellin “kurbanet” e pare. Kryetari i Komunes se Golemit ne Kavaje, Demir Lika, perfaqesues i Partise Demokratike, eshte arrestuar dje, tre ore pas mesdites, nga nje grup special i policise, i mbeshtetur nga uniformat blu te Kavajes. Vetem pak ore pas ketij aksioni, nje tjeter zyrtar, drejtori i Turizmit ne Ministrine e Kultures, Rinise, Turizmit dhe Sporteve, Arben Golemi, i pezulluar pak dite me pare nga kjo detyre, eshte vene ne pranga. Arrestimi i tij nga agjentet e sektorit te antikrimit ekonomik ne Drejtorine e Policise se Tiranes.

    Lika

    Kryekomunari Lika ishte duke udhetuar me makinen e tij “Fuoristrade”, kur dhjetera forca policie i kane zene rrugen dhe i kane kerkuar te ndaloje. Demir Lika nuk ka kundershtuar. Ka ndaluar dhe ka hapur rrugen. Uniformat blu e kane kontrolluar ate dhe automjetin e tij luksoz, per t’i vendosur me pas prangat ne duar. Zyrtare te policise thane se rreth ores 15.00, kur kryekomunari i prangosur i eshte drejtuar kryeqytetit, operacioni eshte konsideruar i “mbyllur me sukses”. Nga te dhenat e para, mesohet se Lika ishte nen hetim prej disa muajsh, si i dyshuar per marrje ryshfetesh gjate shitje-blerjes se trojeve ne zonen turistike te Golemit, komunes qe ai drejton prej disa vitesh, si perfaqesues i PD-se. Vetem nje ore pas ketij operacioni, ishte vete ministri i Brendshem, Sokol Olldashi, i cili gjate nje konference shtypi, dha disa nga detajet e aksionit dhe arrestimit te kryekomunarit.

    Sipas tij, kryetari i Komunes se Golemit eshte arrestuar per korrupsion. Olldashi shtoi se, prej disa javesh, ai po hetohej nen akuzen e “marrjes se mites”. “Gjate kontrollit te baneses se tij u gjeten 11 mije e 700 euro, 13 mije USD dhe nje vlere tjeter prej 10 milione leke”, detajoi ministri i Brendshem, duke shtuar se “te gjitha keto para jane sekuestruar”. Po ashtu, Olldashi tha se, ne banese Likes i jane gjetur edhe disa transaksione bankare, per te cilat ka filluar verifikimi. “Rreth 40 milione leke jane transferuar nga Demir Lika”, tha ai. Olldashi informoi se ceshtja tashme ka kaluar ne duart e prokurorise. Ministri e konsideroi operacionin nje sukses ne luften kunder korrupsionit te funksionareve publike.

    Golemi

    Pak ore pas prangosjes se kryekomunarit te Golemit, ne kryeqytet, policia arrestoi Arben Golemin, drejtor i Turizmit ne MKRTS, i pezulluar disa dite me pare nga kjo detyre. Piktori i njohur eshte arrestuar nen te njejten akuze. Pa dhene shume detaje per kete operacion, burimet policore shtuan se Golemi ka bashkepunuar me kryetarin e komunes se Golemit, Lika, ne shit-blerje trojesh ne vijen bregdetare te Kavajes. Behet e ditur se ai eshte filmuar nga agjente te policise, gjate marrjes te nje “zarfi”, brenda te cilit supozohet se ka pasur nje sasi parash, ne kembim te lehtesirave qe ai kishte krijuar per shitjen e nje trulli ne zonen turistike. Forcat e policise kane ushtruar nje kontroll te imtesishem ne shtepine e Golemit, por nuk kane gjetur ndonje material komprometues. Ai njihet si nje nga piktoret me te njohur shqiptare, pikturat e te cilit qendrojne ne shume hotele ne kryeqytet.

    Bashkepunimi

    Kryekomunari Lika, ashtu sikurse edhe kreu i Turizmit, Golemi, jane arrestuar nen akuzen e mitmarrjes dhe korrupsionit. Sipas burimeve te rezervuara policore, Lika u ka krijuar lehtesira ligjore individeve dhe kompanive te vecanta ne shitjen e trojeve turistike ne komunen e Golemit, ku ka nje “boom” ndertimesh. Duke bashkepunuar me drejtorin e Turizmit ne ministri, Golemin, i cili i miratonte aktet e tij komunare, Lika ka arritur te shese disa troje te komunes qe drejtonte, kryesisht turistike, per ndertime objektesh. “Vec shkeljeve te shumta ligjore ne hartimin e kontratave te shit-blerjes se tokave, ai ka shkelur haptazi edhe ligjin per urbanistiken, duke akorduar leje ndertimi ne menyre teresisht te parregullt”, thane te njejtat burime. Sipas tyre, ceshtja eshte ende nen hetim e siper, per te zbardhur plotesish skemen e shitjes se trojeve ne Golem dhe perfshirjen e mundshme te zyrtareve te tjere. Nderkaq, strukturat e prokurorise kane pohuar dje ne mbremje se, ndaj dy zyrtareve te arrestuar nuk ka pasur denoncim.

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22
    Zv.ministri Lezhja: Edison Frakulla kërkonte dhe merrte 10% e TVSH-së së rimbursueshme. U denoncua nga një biznesmen

    Arrestohet për korrupsion, kreu i Tatimeve në Vlorë

    Dashamir Biçaku

    TIRANE- Arrestohet drejtori i Tatimeve të Vlorës, Edison Frakulla. Akuzohet për kryerjen e veprës penale të korrupsionit pasiv, duke u kërkuar në mënyrë indirekte biznesmenëve 10 për qind të shumës së rimbursueshme nga shtetit për pagesën e TVSH-së. Lajmi është pohuar dje nga zëvendës/ministri i Brendshëm, Gjergj Lezhja, gjatë një deklarimi për shtyp. Sipas Lezhjes, arrestimi është kryer gjatë paradites së djeshme në qytetin e Vlorës nga njësia operacionale e Ministrisë së Brendshme, pas kallëzimit të dhënë kundrejt tij nga një përfaqësues i biznesit në qytetin e Vlorës. Pas hetimeve të kryera nga sektori i Antikrimit Ekonomik të qytetit bregdetar, policia ka mundur të grumbullojë provat e nevojshme që hedhin dritë mbi veprimet abuzive dhe korruptive të kreut të Tatimeve të Vlorës, Edison Frakullës. Tashmë mësohet se Frakulla ndodhet në ambientet e drejtorisë së Policisë së Vlorës, ku është marrë në pyetje nga hetuesit e çështjes. Frakulla, i emëruar në fundvitin e kaluar në krye të Tatimeve në Vlorë akuzohet se abuzonte me përqindjen e rimbursueshme të Tatimit mbi Vlerën e Shtuar.

    Akuza
    Skema që çoi në pranga drejtorin e Tatimeve në Vlorë duket se ka qenë e njëjtë me atë të dy zyrtarëve të arrestuar me të njëjtën akuzë për çështjen e lejeve të ndërtimit në Golem të Durrësit. Pas ankesave të vazhdueshme nën zë të disa biznesmenëve në qytetin e Vlorës, në polici ka mbërritur një denoncim, ku Frakulla akuzohej se kishte kërkuar përqindjen e rimbursueshme të TVSH-së. Gjithsesi, sipas burimeve të policisë, në rastin e Frakullës, vepra penale e korrupsionit është pasive, çka do të thotë se vetë drejtuesi i Tatimeve të Vlorës ka përfituar një shumë që i përkiste 10 përqindëshit të TVSH-së që duhej rimbursuar. Nga verifikimet e kryera mësohet se procedurat e marrjes së kësaj pjese të TVSH-së vështirësoheshin me qëllim përfitimin e këtyre parave. Pas hetimeve të kryera nga agjentët e antikrimit ekonomik të Drejtorisë së Policisë së Vlorës janë mbledhur faktet dhe provat për të arrestuar Frakullën për këtë aktivitet abuzues.

    Arrestimi
    Mëngjesin e djeshëm, oficerët dhe agjentët e Antikrimit Ekonomik në Drejtorinë e Policisë së Vlorës i kanë vënë prangat drejtorit të Tatimeve, me akuzën e korrupsionit pasiv. Pasi është dërguar në zyrat e drejtorisë së Policisë së Vlorës, Frakullës i është pohuar akuza për veprën penale të kryerjes së korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike, abuzimit dhe shpërdorimit të detyrës. Gjatë konferencës së djeshme për shtyp, zv.ministri i Brendshëm, Gjergj Lezhja, deklaroi se ky person ka konsumuar veprën penale të “korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 259 i Kodit Penal. “Pas një hetimi disajavor, u vërtetua se shtetasi Edison Frakulla, duke qenë me detyrën e drejtorit të Tatimeve Vlorë, në mënyrë të përsëritur kërkonte dhe merrte 10% të shumës së detyrimit për TVSH-në e rimbursueshme”. Prioriteti tashmë i shpallur i qeverisë “Berisha” për të luftuar korrupsionin, ditët e fundit është fokusuar tek funksionarë të Partisë Demokratike, të cilët, edhe pse kanë përfituar “karriget” nën logon e mësipërme, nuk kanë hezituar të përdorin të njëjtat forma përfitimi si edhe paraardhësit e tyre. Arrestimi i Edison Frakullës vjen fill pas prangosjes së kryetarit të Komunës së Golemit, përfaqësues i PD dhe ish-drejtorit në Ministrinë e Turizmit, Arben Golemi.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e joss
    Anëtarësuar
    15-09-2005
    Postime
    311
    Konferencë për shtyp e Zëvendësministrit të Brendshëm, Gjegj Lezhja

    Arrestohet shtetasi Edison Frakulla, Drejtor i Tatimeve Vlorë



    03.06.2006



    Sot paradite, Zëvendësministri i Brendshem Gjergj Lezhja, në një konference për shtyp, njoftoi përfaqësuesit e mediave për arrestimin e Drejtorit të Tatimeve të Vlorës, Edison Frakulla. Arrestimi më i fundit është në vazhdën e luftës që ka ndërrmarë qeveria demokratike dhe Ministria e Brendshme për të luftuar korrupsionin në të gjitha format e shfaqjes së tij.

    Zëvendesministri i Brendshëm, Gjergj Lezhja, deklaroi se, sot paradite rreth orës 11.00 u bë i mundur arrestimi në flagrancë i shtetasit Edison Frakulla , me detyrën e Drejtorit të Tatimeve Vlorë. Ky person ka konsumuar veprën penale të “Korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike”, vepër kjo e parashikuar nga neni 259 i Kodit Penal.

    Zvministri i Brendshëm tha gjithashtu se, pas një hetimi disa javor, u vërtetua se shtetasi Edison Frakulla duke qenë me detyrën e Drejtorit të Tatimeve Vlorë, në mënyrë të përsëritur kërkonte dhe merrte 10% të shumës së detyrimit për TVSH-në e rimbursyeshme, përfitim ky i parregullt që lidhet me detyrën dhe funksionin e tij.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e joss
    Anëtarësuar
    15-09-2005
    Postime
    311
    Arrestohen në flagrancë tre shtetas për korrupsion



    02.06.2006

    Strukturat e Policisë së Shtetit me datë 01.06.2006 bënë të mundur arrestimin e shtetasit Demir Lika, me detyrë Kryetar i Komunës Golem.

    Arrestimi i tij është bërë nën akuzën e korrupsionit të të zgjedhurve vendorë, parashikuar nga neni 260 i Kodit Penal pas një hetimi të gjatë dhe të shtrirë në kohë të strukturave të policisë.

    Nga kontrolli i ushtruar në banesën e këtij shtetasi, si dhe gjatë kontrollit personal të tij janë gjetur e bllokuar me cilësinë e provës materiale rreth 13.750 euro, 11 mijë dollarë, rreth 1.000.000 lekë, si dhe një sërë dokumentash të transfertave bankare.

    Ndërkohë pasditen e kësaj date në vijim të hetimeve të kryera është bërë arrestimi në flagrancë dhe i shtetasve:
    - Arben Golemi, ish Drejtor i Politikave të Turizmit në Ministrinë e Turizmit,
    - Petrit Çelpica, shofer i kryetarit te Komunës Golem dhe njëkohësisht Kryeplak i fshatit Seferaj.

    Këto dy shtetas kanë rezultuar të jenë bashkëpunëtorë të shtetasit Demir Lika dhe akuzohen për veprën penale të korrupsionit të funksionarëve shtetërore dhe të zgjedhurve vendorë.

    Tre të sipërpërmendurit kanë përfituar në mënyrë të parregullt për dhënie tokash dhe leje ndërtimi për shkak të funksionit të tyre si funksionarë shtetërorë dhe të zgjedhur vendorë.

    Materialet proçeduriale në ngarkim të këtyre shtetasve i kanë kaluar për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë së rrethit Tiranë.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    gazeta 55

    Data: 05/06/2006, ora

    Edi Rama: Lufta ndaj korrupsionit po na largon mirëqenien



    Socialistët shpallin fushatën në mbrojtje të korrupsionit, pasi po u cenohet mirëqenia e siguruar nëpërmjet ryshfetit. Në Vlorë Edi Rama kërkon të ndalen arrestimet dhe të mbrohet Artan Lame, në Tiranë socialistët venë baste se cili politikan e ka radhën të përgjigjet para drejtësisë. Paniku për afrimin e 10 qershorit e detyron Ramën të zbulojë fytyrën e tij si partizan i teorisë se vetëm korrupsioni sjell zhvillim. Gati ndëshkimi i socialistëve të thjeshtë në kongresin e së shtunës



    Tani i janë zbuluar petët lakrorit. Edi Rama njeh vetëm një realitet të të pasuruarit, atë nëpërmjet korrupsionit, mitmarrjes dhe shkeljes së të drejtave të qytetarëve. Dje në Vlorë e deklaroi hapur filozofinë e tij se nuk i interesonte aspak lufta kundër korrupsionit e se më e rëndësishme ishte mirëqenieja, e garantuar nëpërmjet metodave të Artan Lames apo nëpërmjet shkëmbimit të lejeve të ndërtimit, në një shifër që sipas një raporti konfidencial që shtypi ia atribuon SHISH-it, ka shkuar në afro 670 milionë dollarë. “Lufta kundër korrupsionit është vetëm një instrument, por nuk është as ideali e as qëllimi ynë, u tha Edi Rama socialistëve të Vlorës, të tronditur disi nga impakti pozitiv që po kishte në jetët e tyre çlirimi nga merimanga e korrupsionit dhe monopolet që po u zinin frymën. Nuk jemi të qetë kur vijon parrulla: Ne do të hamë edhe bar për të luftuar korrupsionin! Ne jemi për luftën kundër korrupsionit por duke synuar njëkohësisht edhe mirëqënien”. Për Edi Ramën është një realitet i pathemeltë ai i zinxhirit të fundit të administratës shtetërore, i cili llogarit lekët e bukës derisa të vijë minirroga pasardhëse, është e parëndësishme se sipas raporteve ndërkombëtare, nën qeverimin e PS-së, dy të tretat e shqiptarëve jetonin me më pak se një dollar për frymë në ditë. Ky realitet që po ndryshohet tani po i sjell “iluminizmin” kryesocialistit. “Shqipërisë nuk i duhet lufta kundër korrupsionit, i duhet të mos prekë mirëqenien e elitës”, thotë ai. Ideja se korrupsioni sjell zhvillim e se lufta kundër tij mund të provokojë kriza është gjendur në shumë fjalime të Fatos Nanos, është përvetësuar sa hap e mbyll sytë nga nomenklatura socialiste e këtyre viteve e bile për krizë të mundshme që mund të na vijë si rezultat e ndërprerjes së burimeve që vijnë nga korrupsioni e ekonomia informale ka folur edhe Guvernatori i Bankës së Shqipërisë. Për Edi Ramën tani është e nevojshme fushata kundër fushatës antikorrupsion të qeverisë, pasi punët po shkojnë shumë larg e tani hetimet po vijnë tek “kapot” që lëvronte fondet që vinin nga kjo skemë korruptive. Ky është stacion final i kësaj fushate dhe Edi Rama po mundohet që të zvoglojë dëmet përpara kongresit të 10 qershorit. Vlora ishte vendi i gabuar për të shpallur fushatën në mbrojtje të korrupsionit, por kryesocialisti s’ka rrugë tjetër, veç mbështetjes së atyre pak segmenteve ende të pazbërthyera nga strukturat shtetërore. Se tani edhe strukturat socialiste kanë nisur të artikulojnë me njëri-tjetrin sondazhet se cili socialist i korruptuar e ka radhën.

    Re. Po.

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22
    Efektivat që përdorin uniformën për të bërë krime


    Prangat ndaj policëve, nga agjentja te zyrtari i lartë



    Ministria e Brendshme pohoi dje se gjatë 6-mujorit të parë të këtij viti, 100 vepra penale të kryera nga efektiva të policisë janë denoncuar në Prokurori.

    Në këto krime, sipas zëdhënësit të Ministrisë së Brendshme, janë përfshirë 120 efektiva të Policisë së Shtetit, nga të cilët 42 janë arrestuar në kushtet e flagrancës, pra në kryerje e sipër të krimit për të cilin akuzohen. Përtej statistikës zyrtare të publikuar së fundi nga Ministria e Brendshme, operacionet e vazhdueshme në këta gjashtë muaj, në goditje të krimit brenda policisë kanë ndëshkuar efektiva me grada e pozicione të larmishme nga punonjës të thjeshtë, deri te shefa komisariatesh, apo titullarë drejtorish të rëndësishme. Ata të gjithë shfrytëzojnë uniformën për të kërkuar para, për të kërcënuar, për të trafikuar drogë me qëllim shmangien e kontrolleve nga kolegët e tyre, madje dalin garantë për kalimin e klandestinëve në pikën e kalimit kufitar, apo në aeroport. Krahas kësaj, arrestimet dhe lufta ndaj krimit brenda policisë është shtrirë nga Shkodra në Sarandë dhe nga Korça deri në Tropojë. Agjentë policie që kërkojnë nga 3 mijë euro për një kalim të paligjshëm në kufi, shefa komisariatesh që lëshojnë 90 pasaporta false për persona të kërkuar, apo zyrtarë policie që të kërcënojnë me hapjen e dosjes penale nëse nuk paguan gjobën. Veprimet abuzive shkojnë deri atje, sa një punonjëse e policisë fsheh armën që përdoret nga një i kërkuar, ndërsa një efektiv i forcave speciale merr përsipër transportimin e ngarkesave me drogë për të shmangur kontrollet e kolegëve të tij. Të gjithë ata që i kanë bërë këto veprime të paligjshme, ndoshta ndëshkimin më të madh e kanë marrë kur janë vënë në pranga nga kolegët e tyre, apo kur janë përballur në qeli me kriminelë të fajësuar nga drejtësia. Pas arrestimeve, ka pasur nga ata që kanë shpresuar për një lirim nga gjykata, por togat e zeza kanë marrë vendimin “arrest me burg”, për shkak të atyre provave të cilësuara si të bollshme nga Prokuroria. Zyrtarët e Ministrisë së Brendshme, tregojnë se arrestimi i policëve, veç ndëshkimit të një veprimi kriminal të kryer kanë për qëllim zbatimin e ligjit, por edhe dhënien e një mesazhi të qartë: Zero tolerancë ndaj cilitdo. Ish-shefi i komisariatit të policisë së Tepelenës, i cili ra në pranga më 23 maj 2006, Afrim Zeqiri, ishte emëruar nga ministri i Brendshëm, Sokol Olldashi. Ky i fundit ka pohuar publikisht se nuk refuzoi arrestimin e nënkomisarit të Tepelenës, kur u njoh me abuzimet që kishin ndodhur në komisariat. Shefja e zyrës së Pasaportave në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, Irena Babameto, ra në prangat e oficerëve të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm pas zbulimit të një pasaporte false, të prodhuar prej saj. Gjithçka ishte realizuar në kompjuterin e një prej kolegëve të Babametos, pasi kjo e fundit tentoi të mos linte gjurmë në veprimet e saj. Së fundi, shefi i zyrës Kundër Krimit të Organizuar në Drejtorinë e Policisë së Lezhës, u arrestua bashkë me agjentin e antidrogës për korrupsion të kryer në bashkëpunim. Gjithçka ka ardhur pas denoncimit të një biznesmeni të zonës në zyrat e publikut të SHKB-së. Kjo drejtori, sipas burimeve zyrtare të Ministrisë së Brendshme, edhe më parë ka kërkuar bashkëpunimin me publikun, nëpërmjet 12 numra telefonikë falas në gjithë vendin, ku të dëmtuarit mund të denoncojnë abuzimet e efektivave të Policisë së Shtetit. Por, ndërsa më parë denoncimet kanë qenë të rralla, në gjashtë muajt e parë të këtij viti, ankesat janë rritur. Burimet e Ministrisë së Brendshme e sqarojnë këtë fakt me rritjen e efektivitetit të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në hetimin, zbulimin dhe goditjen e veprimeve të paligjshme të efektivave dhe punonjësve të Policisë së Shtetit.


    Policet e arrestuar 2006

    Luan Selaci, punonjës i rolit bazë, Policia e Qarkullimit Rrugor, Tiranë
    Flamurieta Mitku, asistente, evidenciere e pasaportave në komisariatin e policisë nr.4, Tiranë
    Fadil Ismaili, agjent i Parë, polic në dhomën e izolimit të komisariatit Elbasan
    Avni Hamzallari, efektiv i paraburgimit Elbasan
    Aurora Topçiu, inspektore e Policisë Kriminale në komisariatin e Tepelenës
    Nazmi Çangu, agjent i Policisë Kriminale, komisariati nr.5 i policisë, Tiranë
    Lulzim Meta, efektiv i rolit bazë, Policia Rrugore, Tiranë
    Luan Nabolli, efektiv i rolit bazë, Policia Rrugore, Tiranë
    Artur Haxhai, me detyrë ndihmës kontrollor në pikën e kalimit kufitar të Qafë-Thanës
    Edmond Hyskollari, me detyrë trup shërbimi në Doganën e Qafë-Thanës
    Neritan Lula, me detyrë doganier në degën e Doganës Qafë-Thanë
    Elton Avdia, efektiv i repartit të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë
    Florenc Sulçe, kryekontrollor i pikës së kalimit kufitar të Kapshticës
    Tomorr Abazllari, ndihmëskontrollori i pikës së kalimit kufitar Kapshticë
    Agron Pipa, përgjegjës i dhomave të paraburgimit, Fier
    Gjovalin Prenga, zv/përgjegjës i paraburgimit, Fier
    Agim Driza, rojë e brendshme e paraburgimit, Fier
    Aleksandër Hoxha, rojë e brendshme e paraburgimit, Fier
    Bujar Plaka, rojë e jashtme e paraburgimit, Fier
    Flamur Zaimi, rojë e jashtme e paraburgimit, Fier
    Krenar Tepollari, nënoficer në Gardën e Republikës
    Nënkomisar Afrim Zeqiri, shef i komisariatit të policisë, Tepelenë
    Agjent Xhevahir Myrtaj, shofer i shefit të komisariatit, Tepelenë
    Agjent Ali Ajdini, referent në zyrën e pasaportave të komisariatit Tepelenë
    Agjent Behar Pasha, inspektor i Policisë së Rendit në komisariatin Tepelenë
    Gentian Mujo, efektivi i komisariatit të policisë së objekteve, Tiranë
    Adrian Sejfullai, punonjës policie i rolit bazë, efektiv i repartit të ndërhyrjes së shpejtë “Delta-Force”
    Florenc Sulçe, me detyrë kryekontrollor në Kapshticë
    Dritan Dervishi, agjent i Antikrimit Ekonomik në Drejtorinë e Policisë Tiranë
    Tare Beqiraj, shefi i Krimit të Organizuar në Drejtorinë e Policisë Lezhë
    Dritan Dushi, agjent në zyrën e Luftës Kundër Drogës në Drejtorinë e Policisë Qarkut Lezhë
    Kapllan Shehu, efektiv i repartit të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë
    Hasan Hoxha, me detyrë ndihmëskontrollor në komisariatin e Portit të Durrësit
    Marash Muça, efektiv i Policisë Kufitare në Drejtorinë e Policisë së Shkodrës

    Panorama

  8. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22
    PROVAT E DOSJES

    Kallëzimi penal i bërë nga biznesmeni nga Lezha ndaj punonjësve, Tare Beqiri, dhe efektivave të tjerë të policisë
    Deklarimet e dhëna nga personi ndërmjetës mes biznesmenit dhe punonjësve të policisë që morën paratë
    Shuma financiare e sekuestruar, pasi u mor si pagesë nga biznesmeni me aktivitet në Lezhë
    Përgjimet e bisedave të zhvilluara mes personave të arrestuar dhe biznesmenit, të cilit iu kërkua ryshfet


    Operacioni i SHKB-së mesnatën e së hënës, pas denoncimit të biznesmenit të lokaleve

    Merr ryshfet, pranga zyrtarit të policisë
    Tare Beqiri, shef sektori në drejtorinë e Lezhës, kapet me agjentin


    Zyrtari i lartë i policisë dhe agjenti i Antidrogës marrin 2500 euro ryshfet nga biznesmeni. Vetëm pak minuta pas këtij veprimi, komisar Tare Beqiri, shef i sektorit të Krimit të Organizuar në Drejtorinë e Policisë së Lezhës dhe një agjent i Antidrogës në këtë institucion, kanë rënë në prangat.

    Ata u arrestuan në një lokal në qytetin e Lezhës, nga oficerët e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:45 të së hënës. Tare Beqiri, ish-shef i komisariatit nr.4 në policinë e Tiranës dhe ish-punonjës i Shërbimit Informativ Kombëtar, ish-punonjës i policisë së Korçës, akuzohet për korrupsion në bashkëpunim me agjentin e policisë. Sipas akuzës, dy të arrestuarit kërcënonin një biznesmen nga Lezha, se do të fillonin çështjen penale për sekuestrimin e pasurive të tij, nëse ai nuk paguante shumat e majme financiare në formë gjobe. Pas një karriere të gjatë në polici dhe në radhët e Shërbimit Informativ Shtetëror, Tare Beqiri përfundon në qeli i akuzuar për korrupsion. Ai dyshohet se ka detyruar një biznesmen të paguajë një shumë të konsiderueshme, në këmbim të zhbllokimit të makinës luksoze, që ishte bllokuar ditë më parë nga policia, si dhe në formë parandalimi për nisjen e çështjes penale. Dritan Dushi është agjenti i Antidrogës, i cili u arrestua nga SHKB-ja bashkë me Tare Beqirin. Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme, Altin Ndroqi, që konfirmoi arrestimin e punonjësve të policisë, pohoi se oficerët e SHKB kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale edhe sasinë prej 2500 eurosh, që kishte paguar biznesmeni për punonjësit e Policisë së Shtetit.

    Arrestimi
    Mbrëmjen e së hënës, rreth orës 23:00, Tare Beqiri ka parkuar makinën e tij tip “Mitsubishi” me targa policie, pranë picerisë në qendër të Lezhës. Aty kishte lënë të takohej me biznesmenin Angjelin. F. Bashkë me zyrtarin e lartë të policisë së Lezhës ishte edhe agjenti i policisë në sektorin e Antidrogës, Dritan Dushi. Oficerët e SHKB-së kanë ndjekur gjithë skenën dhe kanë arrestuar të dyshuarit, kur ata po dilnin nga lokali, ku dyshohet se kishin marrë gjobën e radhës. Sipas burimeve të Ministrisë së Brendshme, dy punonjësit e policisë kanë detyruar dhe i kanë marrë biznesmenit një sasi 2500 euro. Makina e biznesmenit rezultonte e vjedhur në Itali, ndërsa të arrestuarit i kishin thënë tregtarit se do t’i sekuestronin pronat. Agjentët e SHKB kanë mundur të filmojnë të gjithë skenën, duke kryer edhe kapjen e tyre në flagrancë. Komisar Tare Beqiri, 43 vjeç dhe agjenti Dritan Dushi, 37 vjeç, u vunë në pranga nën akuzën e korrupsionit. Burime zyrtare nga policia pohuan se ndaj dy punonjësve të policisë mund të shtohen akuzat.

    Hetimet
    Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm ka filluar hetimet rreth tre muaj më parë, pas informacioneve që janë mbledhur për veprimet e dyshimta të shefit të Krimit të Organizuar në Drejtorinë e Policisë së Lezhës, Tare Beqiri. Ndërsa SHKB në bashkëpunim edhe me struktura të tjera hetonin, një person nga qyteti i Lezhës denoncon presionin që ushtronte komisar Beqiri ndaj tij. Sipas policisë, Beqiri kërkoi 2500 euro si gjobë, për lirimin e makinës. Oficerët e SHKB kanë filluar hetimet mbi pistën e re të servirur nga denoncimi i tregtarit, pronar i një lokali në qendër të Lezhës dhe në Shëngjin. Prokurori i Lezhës ka dhënë leje për përgjimin e telefonit të Beqirit. Zbardhja e bisedave telefonike, si dhe bashkëpunimi me pronarin e picerisë në qendër të Lezhës, ka mundësuar arrestimin e zyrtarit dhe agjentit të policisë.


    Biznesmeni në polici: Po më kërcënojnë me bllokimin e pronave

    LEZHE - Po më kërcënojnë me fillimin e çështjes penale ndaj meje dhe me sekuestrimin e pasurive të mia, nëse nuk u paguaj lekët që kërkojnë. Ky ka qenë denoncimi i biznesmenit nga Lezha, bërë në policinë e këtij qyteti kohë më parë. Tregtari mësohet se nuk ka preferuar të tregonte emrat e atyre personave që i kërkonin ryshfet, por ka treguar se ata e kishin kërcënuar me hapjen e një dosje ndaj tij, pasi “kishin prova” se bizneset e tij ishin ndërtuar me para të pandershme. Denoncimi i bërë në policinë e Lezhës është verifikuar me imtësi nga Ministria e Brendshme. Kjo e fundit ka verifikuar vërtetësinë e fakteve që paraqiteshin nga biznesmeni dhe më pas ka vendosur fillimin e hetimeve ndaj zyrtarit të policisë dhe agjentit të Antidrogës. Burime të policisë lokale në Lezhë kanë pohuar se biznesmeni në denoncimin e tij ka thënë se takohej pothuajse çdo javë ose fliste në telefon me punonjësit e policisë, që i kërkonin para. Gjatë të gjitha këtyre komunikimeve mësohet se biznesmeni kërcënohej, se nëse nuk paguante shumat e kërkuara do të humbiste aktivitetin dhe madje rrezikonte të arrestohej. Ndryshe nga versioni zyrtar i Ministrisë së Brendshme, burimet e policisë lokale në Lezhë pohonin dje se shkaku i gjobës ndaj biznesmenit ka qenë makina e tij. Ajo ishte bllokuar nga policia, pasi ishte vjedhur në Itali dhe për lirimin e saj, dy punonjësit e policisë kishin kërkuar shuma të majme financiare. Një tjetër version jepet nga policia lokale edhe për shumën e gjobës së fundit, që është 70 mijë lekë të reja dhe jo 2500 euro, siç pohoi zyrtarisht Ministria e Brendshme.

  9. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22
    Kontrolli nga qeveria zbulon shkelje edhe në hipotekën aktuale

    Komisioni Antikorrupsion: Të shkarkohet Banushaj

    VLORE/ Qemal Biraku

    Komisioni i Kontrollit, urdhëruar nga Këshilli i Ministrave, ka verifikuar në zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Vlorës disa shkelje ligjore, për të cilat, sipas raportit të këtij komisioni, duhet të shkarkohet regjistruesi, Edmond Banushaj.

    Pas verifikimit të Kontrollit të Lartë të Shtetit për abuzime dhe pas dërgimit të katër ish-punonjësve të Hipotekës së këtij rrethi për ndjekje në Prokurori me akuzën e abuzimit gjatë ndarjes së pronave, një tjetër kontroll zbardh të tjera abuzime.
    Kontrolli i posaçëm për Hipotekën e Vlorës është urdhëruar në bazë të vendimit të 15 shkurtit të këtij viti “Për miratim të rregullores për funksionet dhe procedurat e kontrollit të brendshëm administrativ dhe antikorrupsion të Këshillit të Ministrave”. Komisioni i Kontrollit, që është drejtuar nga Enkeljed Alibeaj, me inspektore Engjëllushe Dajkon, ka përpiluar një raport, ku rendit veprimet në kundërshtim me ligjet, të zyrës së Regjistrimit të Pasurive. Sipas këtij komisioni, Petrit Omerit, bashkëpronarit të shoqërisë “Verona” i është mohuar një vërtetim hipotekor, të cilin ai e ka kërkuar nga kjo zyrë. Hipoteka e Vlorës nuk e ka dhënë këtë vërtetim, edhe pasi një gjë e tillë është kërkuar nga zyra qendrore e Regjistrimit të Pasurive. “Mbi këto veprime regjistruesi nuk ka bërë gjë tjetër, veçse ka marrë përsipër të drejtën për të disponuar mbi pronësinë e kërkuesit”, thuhet në raportin e komisionit të Kontrollit, në lidhje me mosdhënien e vërtetimit hipotekor.
    Ndërkohë që, sipas kontrollit, ka rezultuar se kjo zyrë nuk ka pajisur me dokumentet përkatëse edhe shumë persona të interesuar që kishin paraqitur kërkesat. Sipas kontrollit, zyra në fjalë nuk ka kryer shërbimin, për të cilin është caktuar. “Nga klientët e ndodhur në sportele kishte mjaft ankesa për sjelljen e punonjësve të kësaj zyre”, thuhet më tej në raport.
    Raporti i firmosur komisioni i kontrollit i është drejtuar ministrit të Drejtësisë, Aldo Bumçit, ku i është rekomanduar largimi nga detyra i regjistruesit të Vlorës, Edmond Banushaj dhe njëkohësisht kthimin e përgjigjes në këtë zyrë brenda 10 ditëve, për veprimet që do të ndërmerren nga Ministria e Drejtësisë. Vetëm katër ditë më parë, ka nisur ndjekja penale për dy ish-drejtorët e Hipotekës, Halit Rama dhe Devit Tushe, si dhe për dy juristet Odeta Aliaj dhe Jonela Dervishi. Ndjekja penale për to, ka nisur pas disa shkeljeve që janë zbuluar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit në Hipotekën e Vlorës përgjatë viteve 2003-2005.

    Nën hetim

    ¨ Halit Rama, ish-drejtor
    ¨ Devit Tusha, ish-drejtor
    ¨ Odeta Aliaj, juriste
    ¨ Jonela Dervishi, juriste

  10. #10
    dhe shtoni ketu se ne emer te ketyre arrestimeve administrata publike po trajtohet si kompani ushtarake e pabindur ne nje aksion luftarak PO DECIMOHEN.

    Dy urra per punen e bere per arrestimin e personave te korruptuar.

    Te treten (urra) e rezervojme per diten kur vendimi perfundimtar i nje gjykate do i shpalle fajtore.
    Jo se egziston mundesia qe keta te mos kene qene te korruptuar (kete e kuptojme te gjithe dhe kemi tendencen ta besojme pas 15 vitesh qeverisje klanore) po se egziston mundesia qe te mos kete prova ligjore te mjaftueshme per shkak te nxitimit ne verifikime.
    Ndodh kur kerkohen me cdo kusht dhe shpejt "koka turku" per te kenaqur turmat.

Faqja 0 prej 10 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Gjergj Kastriot Skënderbeu
    Nga Arbushi në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 434
    Postimi i Fundit: 18-09-2022, 06:57
  2. Identiteti evropian i shqiptarëve
    Nga Iliriani në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 572
    Postimi i Fundit: 02-05-2012, 15:45
  3. Premisa të gabuara
    Nga Arrnubi në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 30-04-2012, 18:25
  4. Përgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 11-04-2009, 09:19
  5. Ju rrefej krizen shqiptare
    Nga Albo në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 17-06-2003, 13:15

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •