Close
Faqja 0 prej 17 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 170
  1. #1
    Ngelem unë! Maska e DI_ANA
    Anëtarësuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874

    "Rikthimi" i virgjërisë për 1000 lekë!

    Esmeralda Keta

    Të mos jesh e virgjër, të të mungojë himeni (cipa e virgjërisë), mund t’i kushtojë edhe të ardhmen një vajze. Kështu ndodhte rëndom në vendin tonë, jo vetëm dikur, kur pas natës së parë të martesës, çifti ishte i detyruar të tregonte çarçafët, por paradoksalisht ndodh edhe sot. Edhe sot, kur të gjithë ulërasim kush e kush më shumë sesa jemi emancipuar, sa kemi ecur përpara, ka çifte të reja që e bazojnë jetëgjatësinë e së ardhmes së tyre pikërisht në faktin je apo nuk je e virgjër. Por, rroftë mjekësia moderne! Shkenca ka ecur përpara. Pikërisht për të rregulluar këtë problem, ekziston e ashtuquajtura “kirurgjia gjinekologjike”, ku me një fije per i, himeni mund të qepet dhe upsss.... je sërish e virgjër. Dhe ky është një treg që ka një klientelë jo fort të vogël. Ka plot vajza që u drejtohen klinikave private për të bërë një qepje, sepse princat e tyre të kaltër ua ka vënë si kusht kryesor. Në shumicën e rasteve ky princ, për të cilin më shumë rëndësi ka një copë himeni se sa njeriu me të cilën po martohet, është emigrant, njeri që ka shëtitur botën dhe ka parë shumë. Por ama, vajzën me të cilën do të martohet e do të paprekur, ashtu siç e ka bërë nëna.
    Fenomeni
    Dikur, të abortoje një fëmijë ishte gati e pamundur. Por kishte gjithmonë një zgjidhje, megjithëse në shumë raste mund të rezultonte edhe fatale. Për të shpëtuar nga turpi që i kishte zënë, njerëzit kishin shpikur plakat, të cilat nuk kishin asnjë lidhje me profesionin e mjekut, por vetëm një guxim prej të çmenduri. Dhe çuditërisht ne kemi më shumë frikë nga turpi, nga ajo se çfarë do të thonë të tjerët për ne, se sa nga vdekja. Pikërisht për këtë arsye, ata u drejtoheshin plakave, të cilat me mjete krejt primitive, kryesisht shtiza, e bënin sallatë barkun e një gruaje dhe fëmija i padëshiruar nuk ekzistonte më. Shpeshherë nuk ia dilte të rezistonte as gruaja, por kjo pak rëndësi kishte. Sot aborti nuk është më kaq i dhimbshëm. Ka me qindra klinika apo spitale shtetërore, ku mund të heqësh pa shumë dhimbje fizike një shtatzëni të paplanifikuar. Tashmë ka më shumë liri seksuale, ka më shumë partnerë në jetën e një femre. Por ka dalë në dritë një tjetër fenomen. Vajzat duan të jenë sërish të virgjëra. Në fakt nuk është se këtë e bëjnë me dëshirën e vet, por ua kërkojnë personat me të cilët kanë vendosur të kalojnë jetën. Dhe në këtë situatë, ata pranojnë më mirë që të gjejnë një zgjidhje tek mjekësia, sesa t’i rrëfejnë të vërtetën partnerit të tyre. Shkaqet janë nga më të ndryshmet. Por arsyeja kryesore lidhet me faktin se këto çifte krijohen me shkesi, ku sebep për parjen e të dy palëve është bërë një i afërt, i cili ka hyrë garant për ndershmërinë e vajzës, pa pyetur më parë vajzën nëse ka pasur apo jo një lidhje dashurie, pasi për një pjesë të madhe të shqiptarëve marrëdhëniet paramartesore janë tabu. E gjendur në këtë situatë, ku vajza nuk ka guximin dhe të zhgënjejë njerëzit e fisit, pranon në heshtje. Në shumë raste, nata e parë e martesës kthehet në një dramë, pasi të nesërmen në mëngjes burri i ri, i mashtruar kërkon të kthejë në shtëpinë e saj vajzën, pasi nuk e ka gjetur të virgjër. Në raste të tjera, kur vajza është më finoke dhe i pëlqen djali, vendos të realizojë ëndrrën e saj. Shtiret si e virgjër dhe ndërkohë thur planin. Gjithçka është e planifikuar mirë. Vetëm pak ditë përpara martesës, vajza shkon tek një profesioniste, e cila i rindërton cipën e himenit, e qep dhe nusja është ashtu siç e donte dhëndri. Në shumë raste, këto çifte kanë një “Happy End” dhe të dy bashkëshortët jetojnë të lumtur e të gëzuar... Fatkeqësisht ndodh edhe kështu. Çifte të reja, që në vend të së vërtetës, preferojnë ta nisin jetën me një gënjeshtër të madhe.

    Marre nga Gazeta "Shekulli"

    Pas leximit të këtij artikulli,mendoni ju se është e drejtë dhe normale një fenomen i tillë për të rifituar virgjërinë e humbur duke gënjyer për hir të një mentaliteti?

    Cili është mendimi juaj për këto vajza?

    Respekte
    "Carpe Diem"

  2. #2
    Carpe Vinum Maska e Zombi
    Anëtarësuar
    27-08-2007
    Vendndodhja
    Postime
    1,035
    Pas leximit të këtij artikulli,mendoni ju se është e drejtë dhe normale një fenomen i tillë për të rifituar virgjërinë e humbur duke gënjyer për hir të një mentaliteti?
    Mendoj qe eshte pergjigjja e duhur per ata qe preokupohen me çeshtje te tilla: Do vigjinitet, ja virgjinitet!
    • The rest is silence.


  3. #3
    Self Confidence Maska e Gimi3
    Anëtarësuar
    24-10-2006
    Vendndodhja
    Atje ku Fati i përcjell Guximtarët !
    Postime
    1,028
    DI_ANA:

    Pas leximit të këtij artikulli,mendoni ju se është e drejtë dhe normale një fenomen i tillë për të rifituar virgjërinë e humbur duke gënjyer për hir të një mentaliteti?

    Cili është mendimi juaj për këto vajza?

    Respekte
    Shume gjera te çuditshme po ndodhin sot !

    " Princat e kalter " trurin e kane shume te " virgjer " - te pa shfrytezuar ,
    Shume nga ata jane avanturista te cilet kishin plote femra e ne fund kur vie koha per martese shtron pyetjen " zemer , a je e virgjer " ?
    Fitorja Vjen Me Durim , Gëzimi Vjen Pas Dëshprimit Dhe Pas Çdo Veshtirësie Ka Lehtësim .

  4. #4
    Trazuar nen qiellin blu Maska e Blue_sky
    Anëtarësuar
    29-05-2004
    Postime
    2,300
    Injoranca duhet luftuar me injorance!
    Kam vetem nje limit: qiellin!

  5. #5
    me 40 hajdutë Maska e alibaba
    Anëtarësuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    Dihet menjëherë. Virgjiniteti natyral dallon nga virgjiniteti artificial sikur nata me ditë.

  6. #6
    Heavily Equipped Maska e Force-Intruder
    Anëtarësuar
    04-11-2002
    Postime
    4,910
    Citim Postuar më parë nga anthem Lexo Postimin
    Dihet menjëherë. Virgjiniteti natyral dallon nga virgjiniteti artificial sikur nata me ditë.
    Aty mbahu ti aty...

  7. #7
    life is a flower Maska e maryp
    Anëtarësuar
    02-05-2006
    Vendndodhja
    ne univers
    Postime
    3,897
    sa keq qe te fillosh jeten bashkshorterore me nje mashtrim...
    ketij fenomeni mund ti jap vetem nje emer INJORANCE.. dhe me vjen keq per keta femra qe nuk kane respek per veten e tyre..
    NESSUNA VITA PUO' DIRSI COMPLETA SENZA UN PIZZICO DI FOLLIA (COELHO)

  8. #8
    me 40 hajdutë Maska e alibaba
    Anëtarësuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    Aty mbahu ti aty...
    Ku mbahem unë është problemi imi, tema është për këto vajzat që po qepin.

    Dhe unë u përgjigja mjaft mirë, se është punë që e di, se menjëherë dihet, veç nëse martohen me dikënd që nuk ka pa asnjëherë vaginë, mund ta mashtrojnë.

  9. #9
    Heavily Equipped Maska e Force-Intruder
    Anëtarësuar
    04-11-2002
    Postime
    4,910
    Citim Postuar më parë nga anthem Lexo Postimin
    Ku mbahem unë është problemi imi, tema është për këto vajzat që po qepin.

    Dhe unë u përgjigja mjaft mirë, se është punë që e di, se menjëherë dihet, veç nëse martohen me dikënd që nuk ka pa asnjëherë vaginë, mund ta mashtrojnë.
    Pse ben si ekspert himeni (lere vaginen). Je gje gjinekolog? Nje plastike e mire eshte praktikisht e padallueshme ... dhe sjell edhe gjakderdhje te vogel.
    Si pretendon ta dallosh ti... apo do jesh ndonje tip hamshori qe vetem zhvirgjeron dhe je be ekspert?

  10. #10
    me 40 hajdutë Maska e alibaba
    Anëtarësuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    O shoq, le mos ban hajgare, pashë besën, nji sen qe dihet dihet. Ajo që qepet qepet vetëm në një qosh këndej nga dalja. Nuk ësht sikur himeni natyror.

Faqja 0 prej 17 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Studentja 18 vjeçare ofron në internet virgjërinë për 8 milionë lekë
    Nga ^_BIM_BUM_BAM_^ në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 85
    Postimi i Fundit: 26-05-2009, 11:57
  2. Nderto fort folene tende. Martesa
    Nga Kryeengjelli në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 24-04-2007, 14:05
  3. Ali Guma dhe Seksi
    Nga Lioness në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 11-03-2007, 10:56
  4. Çfarë funksioni natyror ka cipa e virgjërisë?
    Nga alibaba në forumin Mjeku për ju
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 15-12-2006, 14:20
  5. Pse në orthodoksi dhe në katoliçizëm Maria shihet si virgjëreshë?
    Nga Manulaki në forumin Komuniteti protestant
    Përgjigje: 135
    Postimi i Fundit: 20-01-2004, 16:04

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •