Si mund tė kapėrcehet hendeku mes botės Muslimane dhe asaj perėndimore? Ose me fjalė tė tjera, a mendoni se feja islame dhe demokracia mund tė bashkėjetojnė?
Absolutisht, jo vetėm mund tė bashkėjetojnė, por tė shohin pėrparim, lulėzim dhe pėrforcim tė njėratjetrės. Duhet tė ketė pėrpjekje mė tė mėdha pėr tė promovuar mirėkuptimin dhe tolerancėn. E pėrsėris, ėshtė e dhimbshme pėr Shtetet e Bashkuara, ėshtė e dhimbshme pėr mua, ėshtė e dhimbshme pėr shumė amerikanė, sepse siē tha edhe Presidenti dhe Sekretarja e Shtetit, SHBA- tė u themeluan mbi bazėn, ose mė mirė, njė prej themeleve tona ishte liria e fesė. Udhėtarėt mė tė hershėm nga Perėndimi, pėr nė SHBA po iknin prej persekutimit fetar. Dhe, qė prej ngjizjes sė SHBA- ve, kjo ka qenė njė gur themeltar, njė traditė e vendit tonė. Pėr kėtė arsye, pėr mua, tė kundėrshtosh se SHBA- tė janė kampione tė lirisė, tolerancės e diversitetit fetar nuk ėshtė thjesht e gabuar; nė fakt, ėshtė njė fyerje. Nė Shkrimin e Shenjtė ka njė pasazh, ėshtė nė Dhiatėn e Re, mendoj tek Mateu. Me siguri ėshtė diēka qė mund tė gjendet edhe nė Kuran apo nė fetė e tjera tė mėdha tė botės. Ėshtė njė pasazh shumė i thjeshtė, qė thotė: " Lum paēebėrėsit, sepse ata do tė quhen fėmijė tė Perėndisė". Mendoj qė pėrgjigjja e thjeshtė ėshtė qė duhet tė ketė mė shumė paqebėrės, mė shumė njerėz tė gatshėm tė ngrenė zėrin pėr tolerancėn, sepse me kėtė ka tė bėjė besimi.
Myftiu i Shkodrės ka thėnė se muslimanėt janė ofenduar nga videoja. A ju shkakton shqetėsim kjo dhe a ėshtė rritur niveli i sigurisė pėr shkak tė kėtyre deklaratave?
Nė pėrgjithėsi, nė lidhje me pyetjet pėr sigurinė, praktika jonė e standarde ėshtė tė mos komentojmė; ndėrkohė, duhet tė them qė bashkėpunimi ynė me Policinė e Shtetit dhe autoritetet e tjera shtetėrore ėshtė i shkėlqyer. Na janė pėrgjigjur si gjithmonė, nė mėnyrė mbresėlėnėse lidhur me shqetėsimet e rritura. Nė mėnyrė specifike, nė lidhje me shėrbesat, jo, nuk ka pasur ndryshim, asnjė ndryshim nė masat tona tė sigurisė. Nė lidhje me Myftiun e Shkodrės dhe komentet e tij, nė fakt, unė e njoh personalisht. Nė tė vėrtetė, ishim ulur ngjitur nė njė darkė Iftari qė shtrova pak javė mė parė. Nuk kam biseduar me tė qė kur jam kthyer nė Shqipėri dhe qė kur kanė dalė videot, kėshtu qė pres me kėnaqėsi tė bisedoj me tė pėr to. Kur ai thotė qė ndihet i ofenduar, mendoj se ėshtė njė ndjenjė qė e kanė miliona njerėz, pėrfshi shumė amerikanė, edhe mua. Ėshtė njė video ofenduese. Qėllimi i saj ka qenė tė ofendojė dhe fyejė. Kėshtu qė e kuptoj ndjenjėn. Pėrsėris, shpresoj qė ai dhe udhėheqėsit e tjerė, nė veēanti udhėheqėsit muslimanė nė Shqipėri, do ta pėrdorin kėtė mundėsi pėr tė edukuar e informuar njerėzit, qė mund tė ndihen tė ēoroditur, qė mund tė pyesin: " Ē'do tė thotė kjo?". Ėshtė e qartė qė ai ėshtė njė person shumė inteligjent dhe e kupton qė kjo nuk ishte dora e Qeverisė sė SHBA- ve, nuk ishte diēka e ardhur nga amerikanėt e denjė. Ėshtė e rėndėsishme qė tė vihet nė kontekstin e duhur. Dhe, pres me kėnaqėsi tė bisedoj me tė mbi kėtė ēėshtje.
Gazeta Shqiptare
19 Shtator 2012
Krijoni Kontakt