Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 8
  1. #1

    Lightbulb Statusi, Arvizu: Shqipëria e fundit në rajon, për shkak të politikës

    ELBASAN- ‘Politika është përgjegjëse që Shqipëria ka mbetur e fundit në rajon’. Kështu ka deklaruar nga Elbasani, kreu i prezencës së SHBA-së në vendin tonë, Aleksandër Arvizu, i cili ka bërë me përgjegjës klasën politike për progresin e ngadaltë të Shqipërisë në proçesin e integrimit. Në kuadër të lëvizjes ‘Act now’ (Vepro tani), ambasadori amerikan nga qyteti i Elbasanit, ka bërë thirrje që qytetarët ‘të veprojnë tani’, në mënyrë që të largojnë zyrtarët e korruptuar nga pushteti.

    “Shqipëria nuk po performon aq sa duhet, ka shumë debate për marrjen e statusit. Nuk ka arsye përse Shqipëria të mos renditet përkrah vendeve të tjera të rajonit. Politika është përgjegjëse që Shqipëria ka mbetur e fundit në rajon. Politikanët merren më shumë me fushatë sesa me problemet e qytetarëve.”,- deklaroi Arvizu.

    Ambasadori i SHBA në Tiranë, ishte të martën në qytetin e Elbasanit në aktivitetin "Vepro Tani", organizuar nga kjo ambasadë, e cila fokusohet në forcimin e parimeve demokratike, duke angazhuar qytetarët elbasanas në projekte me 4 çështje kryesore: Shëndet, Arsim, Mjedis, Qeverisje. Duke u ndalur tek katër çështjet e këtij aktiviteti, Arvizu foli për problemet në arsim, shëndetësi, mjedis si edhe për një qeverisje të mirë.
    "Qëllimi im këtu nuk është që të kritikoj qeverinë, qoftë në nivel qendror dhe vendor. Për të qenë të sinqertë performanca e tyre duhet të jetë më e mirë. Kjo është puna juaj, që kur të vijë koha e zgjedhjeve të vendosni se kush do t'i shërbejë më mirë interesit tuaj. Por koncepti "Vepro tani" tematikë qendrore, thelbi, esenca e saj, është që ju përket ju që të insistoni dhe të kërkoni që drejtuesit tuaj t'u përgjigjen nevojave tuaja", tha ambasadori i SHBA.
    (e.m/BalkanWeb)
    Revolution 1848

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033
    Citim Postuar më parë nga EuroStar1 Lexo Postimin
    ELBASAN- ‘Politika është përgjegjëse që Shqipëria ka mbetur e fundit në rajon’. Kështu ka deklaruar nga Elbasani, kreu i prezencës së SHBA-së në vendin tonë, Aleksandër Arvizu, i cili ka bërë me përgjegjës klasën politike për progresin e ngadaltë të Shqipërisë në proçesin e integrimit. Në kuadër të lëvizjes ‘Act now’ (Vepro tani), ambasadori amerikan nga qyteti i Elbasanit, ka bërë thirrje që qytetarët ‘të veprojnë tani’, në mënyrë që të largojnë zyrtarët e korruptuar nga pushteti.
    ...
    Thirrje relativisht e hapur per moszgjedhjen e klases aktuale politike ne zgjedhjet e ardhshme...

    Me fjale tjera: SHBA-te, miku me i madh i shqipetareve, therrasin haptazi shqipetaret per te mos votuar me per klassen aktuale politike, por per nje alternative. Pavaresisht qe per arsye te kuptushme nuk jane mjaft konkret.

    Sido qe te jete, eshte interesante se si pushteti aktual dhe klasa aktuale politike megjithe faktin qe denoncohen hapur nga SHBA si pergjegjese per mosarritjet e duhura dhe mosfunksionimin e duhur te shtetit, arrijne ta bindin nje pjese te mire te popullit se prapa veprimeve te tyre te papergjegjshme politike qendrojne edhe SHBA-te, BE-ja dhe demokracite e tjera perendimore...

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    12-02-2011
    Vendndodhja
    Antarkdite
    Postime
    626
    Ske gjo ne vije ene ti.
    moj Evrope moj k*rve qemotit, ndave tokat e Shqipnise me ushqye kelyshet e Rusise

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e medaur
    Anëtarësuar
    21-06-2006
    Postime
    865
    Ik mor komunist amerikan ....
    SHQIPERIA MBI TE GJITHA

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    25-02-2012
    Postime
    690
    Citim Postuar më parë nga medaur Lexo Postimin
    Ik mor komunist amerikan ....
    oh sa te keqinje jeni ju komunistat pri skrapari!.
    Arvizu nuk eshte komunist ,por ka fryr nji er e ftoht ne ambasaden keto dit.ku ke
    pa ti ambasadori te bej fushate si me qen kryetar opozite haha.c'far diplomatesh
    qe jan kto ambasadoret ,boll ka bo qef ne SHqipri me popullin me pro amerikan ne bote..
    Hermesi i fundit qe erdhi ne SHqiperi ka sjell urdhra te prer per te gjithe.Politikat
    personale te nji diplomati sjellin shum deme per shtetin qe perfaqson.Te till
    diplomat me gafat e tyre kthyen Iranin ne republik Islamike,rrezikojn te kthejn
    dhe Egjiptin dhe kjo fal ktyre diplomatve prepotent e te paft me prapaskenat e tyre..

  6. #6
    Citim Postuar më parë nga Antiproanti Lexo Postimin
    Thirrje relativisht e hapur per moszgjedhjen e klases aktuale politike ne zgjedhjet e ardhshme...

    Me fjale tjera: SHBA-te, miku me i madh i shqipetareve, therrasin haptazi shqipetaret per te mos votuar me per klassen aktuale politike, por per nje alternative. Pavaresisht qe per arsye te kuptushme nuk jane mjaft konkret.

    Sido qe te jete, eshte interesante se si pushteti aktual dhe klasa aktuale politike megjithe faktin qe denoncohen hapur nga SHBA si pergjegjese per mosarritjet e duhura dhe mosfunksionimin e duhur te shtetit, arrijne ta bindin nje pjese te mire te popullit se prapa veprimeve te tyre te papergjegjshme politike qendrojne edhe SHBA-te, BE-ja dhe demokracite e tjera perendimore...
    Prandaj po e akuzon Spahiun Sala ?

    Ka hall se eshte e vetmja zgjidhje per Shqiptaret dhe nuk shohin me pushtet me sy as PD dhe as PS

    boooo si e kena hallin se jena msu me i pa 24 ore non stop ne te gjitha kahalet e TV-ve keta te pedes dhe pises
    Revolution 1848

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033
    Citim Postuar më parë nga EuroStar1 Lexo Postimin
    Prandaj po e akuzon Spahiun Sala ?

    Ka hall se eshte e vetmja zgjidhje per Shqiptaret dhe nuk shohin me pushtet me sy as PD dhe as PS

    boooo si e kena hallin se jena msu me i pa 24 ore non stop ne te gjitha kahalet e TV-ve keta te pedes dhe pises
    Nese do te ndodhte keshtu, atehere PD dhe PS nuk do ta pranonin rezultatin e zgjedhjeve...

    Nese AK dhe disa parti tjera te vogla, te rejat dhe te vjetrat, arrijne nje rezultat te mire ne zgjedhje, atehere dy partite e medha aktuale do te detyroheshin te futen ne koalicion me disa parti te vogla. Ne te kunderten, do te duhej te formonin nje koalicion te perbashket.

    Berisha e di se do ta kete shume veshtire te mbetet Kryeminister nese AK fiton numer te konsiderushem votash...

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425
    arviziu nuk mund te thote eshte per faj te opozites.
    rendesi ka qe opozia me urdher te atij amerikanit qe ishte ne tirane para 2 javesh votoi per te heq imunitetin.
    shqiperia do futet ne evropen e cila po shperbehet edhe pse populli shqiptar eshte popull injorant.

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •