PRISHTINE-Nė Kosovė, qė nga janari e deri nė muajin gusht tė kėtij viti, autoritetet e policisė thanė se kanė zbuluar dhe shpėtuar 56 viktima tė trafikut tė qenieve njerėzore, nė mesin e tė cilave edhe tė moshės jomadhore.
Kėto tė dhėna u bėnė publike me rastin e fillimit tė muajit tė luftės kundėr trafikut tė qenieve njerėzore, me moton “Hapi sytė – ke kujdes”, nė pėrpjekje pėr shtimin e ndėrgjegjėsimit pėr luftėn kundėr kėsaj dukurie.

Kryeministri i Kosovės Hashim Thaēi, tha se trajtimi i kėsaj dukurie kėrkon qasje tė veēantė pėr shkak tė natyrės sė ashpėr dhe tė ndėrlikuar tė saj. “Megjithėse, pas vitit 1999, Kosova ka shėnuar njė progres tė dukshėm nė drejtim tė forcimit tė rendit, sigurisė dhe reformimit institucional, trafikimi me qeniet njerėzore ekziston si njė nga format e veēanta tė krimit tė organizuar, me pasoja dhe rrezikshmėri tė lartė pėr shoqėrinė dhe shtetin e Republikės sė Kosovės dhe rajonit. Adresimi dhe trajtimi i trafikimit me qenie njerėzore, pėr shkak tė natyrės sė saj komplekse kėrkon njė vėmendje dhe qasje tė veēantė. Qeveria e Republikės sė Kosovės ka hartuar Strategjinė dhe Planin e Veprimit ku kemi paraqitur edhe sukseset por edhe sfidat me tė cilat shteti ynė duhet tė ballafaqohet. Ne jemi tė njohur me ashpėrsinė e fenomenit tė trafikimit njerėzor qė vendi ynė po pėrballet dhe i kemi kushtuar vėmendje tė veēantė se ku Qeveria e Kosovės dhe aktorėt tjerė duhet tė pėrqendrohen nė luftėn kundėr trafikimit tė qenieve njerėzore”, tha kryeministri Thaēi.

Ambasadorja amerikane nė Prishtinė, Tracey Jacobson, duke ju referuar raportit tė Departamentit amerikan tė shtetit mbi kėtė dukuri, tha se Kosova po bėnė pėrpjekje por ende tė pamjaftueshme pėr tė luftuar kėtė formė tė krimit.

“Raporti i Departamentit tė Shtetit pėr vitin 2012 vė nė pah ndjekjen penale si dobėsi nė pėrpjekjet e Kosovės kundėr trafikut me qenie njerėzore. Ne e nxisim fuqishėm punėn qė po bėnė Kosova pėr tė zvogėluar numrin e dosjeve tė mbetura dhe pėrmirėsimin e aftėsive nė ndjekjen penale tė krimeve tė ndėrlikuara”, tha ajo.

Ndėrsa pėrfaqėsuesi i posaēėm i Bashkimit Evropian, Samuel Zbogar, tha se njohja e pėrmasave tė kėsaj forme tė krimit ėshtė mundėsi pėr luftėn kundėr tij.

“Vlerėsimet e fundit dėshmojnė se Kosova ėshtė jo vetėm vendi i origjinės dhe vend kalimtar por, ėshtė edhe destinacion i trafikimit, ku shumica e viktimave janė vendase. Kjo ishte pjesė edhe e Raportit tė Progresit tė vitit tė kaluar. As fėmijėt nuk janė tė anashkaluar nga kėto tė dhėna”, tha zoti Zbogar.

Ministri i Punėve tė Brendshme, Bajram Rexhepi, tha se pėrmasat e kėsaj dukurie dėshmohen edhe nėpėrmjet operacioneve tė drejtorisė sė posaēme tė policisė pėr luftė kundėr trafikut tė qenieve njerėzore.

“Kjo drejtori vetėm nė periudhėn janar - gusht tė vitit 2012 ka realizuar 610 veprime operative hetimore. Si rezultat i kėtyre operacioneve, janė arrestuar 167 persona, janė kontrolluar 283 lokale prej tyre 28 janė mbyllur dhe janė identifikuar 56 viktima. Fatkeqėsisht prej tyre nėntė janė tė grupmoshės sė re 14 deri nė 17 vjeē”, tha ministri Rexhepi.

Raportet ndėrkombėtare, pėrfshirė edhe atė tė departamentit amerikan tė shtetit flasin pėr shumė forma tė egra tė shfrytėzimit tė viktimave tė trafikut, qoftė pėr lypėsi e punė tė detyruar por edhe ndjekje tė rrugėve vėshtirė tė luftueshme tė kėtij krimi.

(d.b/ZeriAmerikes/BalkanWeb)