-
Debatet për asistencën sociale, Bode: 11% e GDP shkon për shtresat në nevojë
Debatet për asistencën sociale, Bode: 11% e GDP shkon për shtresat në nevojë
Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së huasë, ndërmjet Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim(IBDR), për financimin e projektit të modernizimit të asistencës sociale” ka qenë object debate gjatë seancës së sotme parlamentare. Relatorja e projektligjit , deputetja e Partisë Demokratike Ledina Aliolli se ku projektligj ka për qëllim uljen e varfërisë. “Në kuadër të zbatimit të objektivave themelorë të Strategjisë Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim, 2007-2013, projekti i modernizimit të asistencës sociale, duke fuqizuar dhe zgjeruar gamën e mbulimit me shërbime dhe asistencë sociale, ka si qëllim final uljen e varfërisë. Plani i veprimit të projektit të modernizimit të asistencës sociale parashikon që familjet me të ardhura të ulëta dhe grupet në nevojë të jenë përfituesit e drejtpërdrejtë të skemës së ndihmës ekonomike, si rrjedhojë e shpërndarjes efikase të burimeve financiare”, sqaroi Aliolli. Për personat që aplikojnë për ndihmë ekonomike, pagesën e aftësisë së kufizuar dhe për shërbimet e përkujdesit shoqëror është projektuar ngritja dhe administrimi i regjistrit elektronik kombëtar.”Ky regjistër do të funksionojë si një data base me të gjitha të dhënat për kërkuesit dhe përfituesit nga skemat e mbrojtjes sociale, duke u shtrirë në çdo njësi vendore dhe duke administruar këtë sistem në nivel kombëtar nga Shërbimi Social Shtetëror”, saktëson Aliolli. Ndërsa deputeti I Partisë Socialiste u shpreh se në bazë të statistikave të tyre, është bërë një trajtim diskriminues për shpërndarjen e ndihmës ekonomike. “Asistenca sociale, nuk do të ketë asnjëherë fonde të mjaftueshme për të asistuar të varfrit, nuk do të jetë asnjëhere e besueshme dhe duhet të bazohet në reforma”, tha ai. Për t’iu përgjigjur akuzave të opozitës Ministri i Financave, Ridvan Bode, deklaroi se 11 % e Prodhimit të Brendshëm Bruto shkon për ndihmën ekonomike të shtresave në nevojë. “Fondet e kësaj qeverie po vinë gjithnjë e në rritje për politikat shoqërore, por vihet re një mos targetim i duhur i shtresave me të ekspozuara”, theksoi ai.
Bode tha se kosto e politikave sociale në qeverisjen socialiste llogaritej 6.7 % e PBB-së, ose më pak se 1 /7 e buxhetit shkonte për faturë sociale për mbështetjen e atyre që sot ju qani hallin. Viti që shkoi, sipas Bodes, dëshmoi se politika sociale e ndërmarrë nga qeveria ka qënë tepër agresive. Por Banka Botërore, u shpreh ai, ngreh shqetësimin për administrimin, sepse për nga niveli, 11 % e PBB-së shkon për faturë sociale. Kredia, sipas Bodes, synon të mbështesë reformat strukturore që kanë të bëjnë me përmirësimin e shërbimeve publike që ofron qeveria. Huaja e Bankës Botërore, që do të financojë projektin e modernizimit të asistencës sociale, ka një kosto prej 38 000 000 euro, me afat maturimi për 28 vjet, përfshirë periudhën prej 7 vitesh pa pagesë principiali.
MAPO
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt