Close
Faqja 8 prej 9 FillimFillim ... 6789 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 71 deri 80 prej 82
  1. #71
    Revolucioni është afër Maska e Nuh Musa
    Anëtarësuar
    02-05-2002
    Vendndodhja
    vjenë, austri
    Postime
    4,463
    Citim Postuar më parë nga EuroStar1 Lexo Postimin
    As une nuk e besoj

    5700 vete te vrare per gjakmarrje, do ishte nje situat e jashtzakonshme ne Shqiperi, por do ishte dhe nje perballje ndaj kritikave te ashpra te BE-se. Cdo gje duket me se normale.
    Edhe jashte shtetit tone ka raste qe hakmerren personalisht
    O njerez, numri verifikohet, nuk eshte pointa aty. Ne pergjithesi eshte TURP para botes se civilizuar mbi vyrtyte FALCO qe ju mbahena !!!, me keq dhe me e turpshme eshte nese mundohena ato ti ARSYETOJME !!!; nuk arsyetohet anarkija, ne asnje forme jo !!!, vetegjykim nuk ka, ngase te gjithe LIGJET, parimisht jane te NATYRSHEM e jo HYJNORE....hyjnore i bejme vet duke ju ngjit epitete nga bota e kesulkuqes !!!

    tung
    albanish by nature

  2. #72
    i/e regjistruar Maska e Anesti_55
    Anëtarësuar
    22-10-2005
    Postime
    2,647
    Citim Postuar më parë nga Akili-A Lexo Postimin
    te kjo shprehja e fundit me bold, duket qarte i gjithe absurdi i gjakmarrjes.
    kush te tha ty qe palet ndihen te kenaqura?????
    gjakmarrja kur fillon, nuk ka asnje mekanizem moral qe ti detyroje gjaksit ta nderpresin gjakun, sepse nga menyra se si jane konceptuar keto kode, i mbajne palet perjetesisht ne gjak. dhe i fusin njerezit ne nje rreth vicioz gjaku ku te shkretet nuk dine si te dalin nga ky rreth.
    Pra keta njerez jane peng te moralit te tyre gjakatar.
    ke pare ti te kundershtojne KANUNIN? A ke takuar njerez nga veriu? kerkush nuk e kundershton kanunin, por e mbrojne ate , gjejne moralin gjejne qetesine shpirteore.Drama e shkaktuar eshte produkt llogjik thote kanunori, nese ke bere mekatin paguje.Keshtu jane rrite ato.
    Shkisherimi eshte nje akt interesant, por nuk gjen mbeshtetje nder shqipoatre.Ne jemi shume pak serioze ne ceshtje te medha...keshtu e kami mbushur plot historine ton. Ne dhe se bejme shkolle ne sjellje jemi primitiv. Shum pak ben shkolla ne sjelljen tone. Kisha eshte kunder vrasjes ne te gjitha format e saj , por tek komuniteti katolik, ajo kerkon te ndertoje nje moral te kundert me ate nga kanui.Pra nese turpi nga kanuni do te jete me i vogel se trupi nga morali i shkisherimit , natyrisht do te kete rrezultate te mira.Por duhet qe gjtie shoqeria te ushqeje dhe te amplifikoje turpin shkisherimit, duhe shkrime , duhet arti , duhet filmi teartri, duhet njepropogande e gjere.Fundja ka dhe nje pjese qe nuk duan te marrin gjakun dhe tek shkisherimi gjejne justifikimin.
    Injorantin e kam frike,
    Budallin e meshiroj,
    Te diturin (civilin) e dua pa mase.

  3. #73
    Style & Substance Maska e qeveriablu
    Anëtarësuar
    16-05-2011
    Postime
    1,816
    Citim Postuar më parë nga Nuh Musa Lexo Postimin
    Do me thene, me rrendesi eshte NUMRI i vrasjeve ???......ne rregull, ashtu qofte !
    tung
    Oj Kesulkuqe buze kuqe nga Wiena,dil ndonjehere ne ajer te paster te ben mire,se cdo here qe hyn njeriu ne forum ndegjon ndonje "margaritar" nga teje.
    Bere nje reagim tendencioz i motivuar nga urrejtja ndaj kishes katolike ne Shqiperi dhe Kanunit ! Fajin ja hodhe vetem kishes katolike madje propozove edhe viktimat bashke me shtetin te ngrisin aktpadi ndaj tyre.
    Thuaja se ne Tetoven tende eshte ndryshe,vrit ndonje njeri ne qyetin musliman tend (Tetoven) dhe do shohish a do guxosh te dalish jashte !... Ne nenvetedijen e Shqiptarit jeton Kanuni edhe te muslimanet shqiptar,e jo vetem ne ato vise qe i quan me perbuzje (ti kinse patrioti !) "ku ec gomari" !

    Cka numri i vrasjeve - te shkrova qe eshte dehumanizim qe viktimat te shikohen permes statistikes .
    Citim Postuar më parë nga EuroStar1 Lexo Postimin
    As une nuk e besoj

    5700 vete te vrare per gjakmarrje, do ishte nje situat e jashtzakonshme ne Shqiperi, por do ishte dhe nje perballje ndaj kritikave te ashpra te BE-se. Cdo gje duket me se normale.
    Edhe jashte shtetit tone ka raste qe hakmerren personalisht
    Natyrisht qe jane te manipuluara shifrat > nga friga e UE.Zgjidhja i fusim ne grafen e ashtequajteres "vrasje nga kanuni,gjakmarrje".Thuase Brukseli eshte naiv.... me qesharake eshte keto Islamiket mezi presin shifra te frizuara qe te vjellin dic...
    Ndryshuar për herë të fundit nga qeveriablu : 11-10-2012 më 12:29
    Mos blej asnje prodhim qe fillon me barkodin 860 (prodhime serbe),dhe ato 520 (prodhime greke) !

  4. #74
    Revolucioni është afër Maska e Nuh Musa
    Anëtarësuar
    02-05-2002
    Vendndodhja
    vjenë, austri
    Postime
    4,463
    Citim Postuar më parë nga qeveriablu Lexo Postimin
    Oj Kesulkuqe buze kuqe nga Wiena,dil ndonjehere ne ajer te paster te ben mire,se cdo here qe hyn njeriu ne forum ndegjon ndonje "margaritar" nga teje.
    Bere nje reagim tendencioz i motivuar nga urrejtja ndaj kishes katolike ne Shqiperi dhe Kanunit ! Fajin ja hodhe vetem kishes katolike madje propozove edhe viktimat bashke me shtetin te ngrisin aktpadi ndaj tyre.
    Thuaja se ne Tetoven tende eshte ndryshe,vrit ndonje njeri ne qyetin musliman tend (Tetoven) dhe do shohish a do guxosh te dalish jashte !... Ne nenvetedijen e Shqiptarit jeton Kanuni edhe te muslimanet shqiptar,e jo vetem ne ato vise qe i quan me perbuzje (ti kinse patrioti !) "ku ec gomari" !

    Cka numri i vrasjeve - te shkrova qe eshte dehumanizim qe viktimat te shikohen permes statistikes .

    Natyrisht qe jane te manipuluara shifrat > nga friga e UE.Zgjidhja i fusim ne grafen e ashtequajteres "vrasje nga kanuni,gjakmarrje".Thuase Brukseli eshte naiv.... me qesharake eshte keto Islamiket mezi presin shifra te frizuara qe te vjellin dic...
    O cirkuz, une e akuzova SHTETIN parimisht, dhe shtova NESE edhe kisha ka patur "fuqi" dhe nuk e ka perdore ate, duhet te paditen qe te dy..........njeri per mosrespektim te detyres, tjetri per mosveprim. Qe ne te dy rastet thelbi eshte FUQIA FAKTIVE DHE PERGJEGJESIA...........cka tendecioze ne kete ???.........une jam i PASTER nga derrgucat qe i keni ne bark....une nuk mirem me fene e askujt, UNE MIREM ME TI DHE KOLEGET !!!, juve u kuqi u bej me boje....po te ish ashtu sic mendon ai truri i jot i vogel, une duhej te fryhesha me kete lajm........

    Thuaj ti gjykatesit se "oooh, une u frigova te ndimoje kur e pashe ate njeriun shtrire per toke te alivanosur" - "unterlassene hilfeleistung" (Duty to rescue) nder njerezit e civilizuar ndjeket ligjerisht !!!........aty e kisha qellimin !

    Dhe cka kercen pa lidhje ne teme ???, problem eshte GJAKMARJA, qe percillet me gjenerata dhe e prek terre gjakun, e jo reagime afektive ose hakmarje. Ne tetoven time natyrisht se nuk ka hasemllek te tille, ndjenja hakmarjeje ka SECILI NJERI MBI RRUZULL....nuk eshte pune kanuni kjo.

    Nuk te intereson qe kjo dukuri e degjeneruar te largohet ???, jo 5200, por edhe 1 njeri te vritet per arsyet e lartpermendura eshte shume !!!


    tungi
    albanish by nature

  5. #75
    Revolucioni është afër Maska e Nuh Musa
    Anëtarësuar
    02-05-2002
    Vendndodhja
    vjenë, austri
    Postime
    4,463
    Citim Postuar më parë nga Anesti_55 Lexo Postimin
    ke pare ti te kundershtojne KANUNIN? A ke takuar njerez nga veriu? kerkush nuk e kundershton kanunin, por e mbrojne ate , gjejne moralin gjejne qetesine shpirteore.Drama e shkaktuar eshte produkt llogjik thote kanunori, nese ke bere mekatin paguje.Keshtu jane rrite ato.
    Shkisherimi eshte nje akt interesant, por nuk gjen mbeshtetje nder shqipoatre.Ne jemi shume pak serioze ne ceshtje te medha...keshtu e kami mbushur plot historine ton. Ne dhe se bejme shkolle ne sjellje jemi primitiv. Shum pak ben shkolla ne sjelljen tone. Kisha eshte kunder vrasjes ne te gjitha format e saj , por tek komuniteti katolik, ajo kerkon te ndertoje nje moral te kundert me ate nga kanui.Pra nese turpi nga kanuni do te jete me i vogel se trupi nga morali i shkisherimit , natyrisht do te kete rrezultate te mira.Por duhet qe gjtie shoqeria te ushqeje dhe te amplifikoje turpin shkisherimit, duhe shkrime , duhet arti , duhet filmi teartri, duhet njepropogande e gjere.Fundja ka dhe nje pjese qe nuk duan te marrin gjakun dhe tek shkisherimi gjejne justifikimin.
    Kanuni ka mare attribute fetare, dhe kete e ka injektuar kisha ne shpirtin e njerezve (automatizem), qe vice verza do me thene se ajo e ka edhe kunderhelmin ne dore....pikerisht pra shkisherimi eshte nje hap "efektiv" per te menjanuar degjenerimin. PSe pret tash e 20 vjet per te berre kete ???

    me nderime
    albanish by nature

  6. #76
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-09-2011
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    180
    Citim Postuar më parë nga Nuh Musa Lexo Postimin
    Kanuni ka mare attribute fetare, dhe kete e ka injektuar kisha ne shpirtin e njerezve (automatizem), qe vice verza do me thene se ajo e ka edhe kunderhelmin ne dore....pikerisht pra shkisherimi eshte nje hap "efektiv" per te menjanuar degjenerimin. PSe pret tash e 20 vjet per te berre kete ???

    me nderime
    zotni, per cil kanun e ke fjalen? ka disa kanune:

    1- kanuni i quajtun i Dukagjinit (i ndjekun ne Dukagjin, Lezhes, Mirdita etj)
    2- kanuni i Maleve - (Kastrat, hot,kelmend,Gash,Bytyc)
    3- kanuni i Skenderbeut ose i Arberise (ne Diber,Kruje,Martanesh etj)
    4- Kanuni i Laberise

    e ndonje kanun tjeter me pak i njohur. Gjakmarrja, tipari ma i njoftun i kanuneve asht i njejte te keto kanune me disa ndryshime te vogla, e kto kanune kane fuqi njesoj te njerezit pa dallim feje.

    Tash ti duhet me demonstru se si mundet kisha me i vesh ktyne kanuneve atribute fetare ..e me ja injektu njerzve ..e kur sidomos kto njerez si e zbatojne kanunin jane te feve te ndryshme e jo fetar.

    kisha mund te beje dicka kunder gjakmarrjes vetem per arsye te influences qe ajo e ka te komuniteti katolik, permes c'kisherimit..

  7. #77
    Style & Substance Maska e qeveriablu
    Anëtarësuar
    16-05-2011
    Postime
    1,816
    Citim Postuar më parë nga Nuh Musa Lexo Postimin
    O cirkuz, une e akuzova SHTETIN parimisht, dhe shtova NESE edhe kisha ka patur "fuqi" dhe nuk e ka perdore ate, duhet te paditen qe te dy..........njeri per mosrespektim te detyres, tjetri per mosveprim. Qe ne te dy rastet thelbi eshte FUQIA FAKTIVE DHE PERGJEGJESIA...........cka tendecioze ne kete ???.........une jam i PASTER nga derrgucat qe i keni ne bark....une nuk mirem me fene e askujt, UNE MIREM ME TI DHE KOLEGET !!!, juve u kuqi u bej me boje....po te ish ashtu sic mendon ai truri i jot i vogel, une duhej te fryhesha me kete lajm........
    O Kesulkuqe e humbur ne pyll,don te thote qe pervec Kishes Katolike ne Shqiperi duhet paditur edhe Shtetin Shqiptar ne Strasburg ,njeren per fuqin faktive te paperdorur tjetri per pergjegjesine.Atehere perdor shenjat e pikesimit qe fjalija te dal pa kontraverze.( e jo shfrenime si kjo ............. !!).
    E cka do permiresoj Strasburgu,zgjidhje tjeter nuk ka perpos ngritjes se vetedijes dhe forcimin e shtetit ligjor - ligje te hekurta per kercenuesit dhe vrasesit "per gjak" (jo denim me vdekje !).
    Kjo eshte plage e jona e jo e Strasburgut !

    Dhe cka kercen pa lidhje ne teme ???, problem eshte GJAKMARJA, qe percillet me gjenerata dhe e prek terre gjakun, e jo reagime afektive ose hakmarje. Ne tetoven time natyrisht se nuk ka hasemllek te tille, ndjenja hakmarjeje ka SECILI NJERI MBI RRUZULL....nuk eshte pune kanuni kjo.
    Epo cka kerkon Ti ne Tetove qe te kete gjakmarrje ne kuptimin apsolut te Kanunit.As ne veriun e Shqiperise me nuk ka respektim apsolut te rregullave te Kanunit.Tani vrasesit kane kushte te reja ,nuk ngujohen ne shtepi por ikin dhe fshihen ne ndonje skute te Evropes.Marrja gjak dhe marrja hak eshte e njejta gje sepse merr JETE.Por,me me rendesi eshte te sterhollohen termat qe ti ikim Kanunit te maleve,sepse ne shpirtin e Tetovarit musliman nuk qendron Ai por Hadithet...
    Ne Tetove nuk ka "hasmelleke" te tilla, e po cbenin emisaret e Anton Cetes ne viset shqiptare ne maqedoni,cka pajtonin ? Mos valle ngaterresat dhe sharjet ne rruge !
    Nje gje pajtohem,qe keni arritur te evuloni aq qe te mos vritet kusheriri apo anetaret me te larget te vrasesit,per anetaret e tjere te familjes se vrasesit vlen plumbi !

    jo 5200, por edhe 1 njeri te vritet per arsyet e lartpermendura eshte shume !!!
    Te thash dic tjeter une.Ik vendos syzet ne prapanice atje ku i ke edhe kokerdhoket e syve.

    Ja dhe shifrat e Ministrise se drejtesise ne bashkepunim me Open data Albania,per gjashte vite (leri gazetaruckat me mini cka shkruajne):
    ......

    Open Data Albania: Numri i vrasjeve për gjakmarrje po rritet. Në total në harkun kohorë 2004 – 2009 janë dhënë nga Gjykatat 117 vendime të formës së prerë për çështje që lidhen me gjakmarrjen dhe janë dënuar 94 autorë.

    OD Albania: Në gjashte vite çështje gjyqësore për vrasje për gjakmarrje janë 106, ndërsa të dënuar për vrasje për gjakmarrje janë 83 autorë. Viti me më shumë vendime penale për gjakmarrje është viti 2004 me 28 çështje. Viti me më shumë autorë të dënuar për gjakmarrje është vitit 2006 me 22 autorë. Çështjet gjyqësore për gjakmarrje kanë shënuar rënie në harkun kohorë 2004-2008 dhe më pas rritje në vitin 2009.

    Vrasje për Gjakmarrje. Sipas Open Data Albania, çështje të proceduara dhe të përfunduara me vendim forme të prerë nga gjykatat për veprën penale vrasje për gjakmarrje neni 78/2 janë si më poshtë:

    2004 27 çështje 6 autorë
    2005 21 çështje 17 autorë
    2006 18 çështje 19 autorë
    2007 13 çështje 14 autorë
    2008 12 çështje 15 autorë
    2009 15 çështje 12 autorë
    Totali 106 çështje 83 persona
    Në total janë njëqind e gjashtë çështje dhe të dënuar si vrasës për gjakmarrje janë tetëdhjete e tre persona. Viti 2009 ka numër më të lartë çështjesh se dy vitet pararendës 2008 me 13 çështje dhe 2007 me 12 çështje.
    .......
    Linku.
    Ndryshuar për herë të fundit nga qeveriablu : 11-10-2012 më 19:05
    Mos blej asnje prodhim qe fillon me barkodin 860 (prodhime serbe),dhe ato 520 (prodhime greke) !

  8. #78
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-06-2010
    Postime
    365
    Citim Postuar më parë nga EuroStar1 Lexo Postimin
    Po inkuizicionet e kishes a nuk jan me keq se kanuni i lekes ?

    Leka shkruajti ligje kur ligji nuk egzistonte. Ata ligje e mbajten gjalle kete popull pagan. Kisha vrau e preu per nje fjale kundra Zotit te padukshem dhe fjales se tije te gabuar.

    Une me shume respektoje ligjin e Lekes se biblen dhe kuranin
    Edhe ti respekton dichka ? E pa pare. Nuk besoj e pik !

  9. #79
    i/e regjistruar Maska e Anesti_55
    Anëtarësuar
    22-10-2005
    Postime
    2,647
    Citim Postuar më parë nga Nuh Musa Lexo Postimin
    Kanuni ka mare attribute fetare, dhe kete e ka injektuar kisha ne shpirtin e njerezve (automatizem), qe vice verza do me thene se ajo e ka edhe kunderhelmin ne dore....pikerisht pra shkisherimi eshte nje hap "efektiv" per te menjanuar degjenerimin. PSe pret tash e 20 vjet per te berre kete ???

    me nderime
    Po jo bace kete e thua vetem ti, Kejsi ta ka shpjeguar ate.Kanunet kane ardhur ne shqiperi nga persia, por kanuni i lek Dukagjinit eshte i ngjashem dhe me kaninin Britanik.Kudo njerzit ne historine e ture kane kerkuar nje procedure gjykimi.Kishtari eshte pjese e ejetes se krishterit dhe ekshtu nderhyn ne kete fenomne. Malesoret katolike ishin problem per qeverine perandorake dhe me to u be nje marveshje qe nese konvertoheshin , do ti jepej e drejte te gjykoheshin sipas ligjeve te tyre.Sot keto malesore muslimane quhen kanunore.ne kosove ke plot prej tyre , pasi u shtuan dhe mga shkisherimi i cili ka egzistuar dhe ne ate kohe, por per vrasje qe bininndesh me kanunin. Do ti shkruaj nje leter ambasades kineze qe te shikoje me perparesi urbanizimin e familjeve ne gjak per ti krjiuar mundesi atje dhe ti kembejme me kinez. Kjo eshte e vetmja zgjidhje.
    Injorantin e kam frike,
    Budallin e meshiroj,
    Te diturin (civilin) e dua pa mase.

  10. #80
    EPIROT Maska e EDLIN
    Anëtarësuar
    16-07-2007
    Vendndodhja
    ku bëhen qinglat
    Postime
    1,527

    Don Ambroz Demaj ndërmerr nismën e bekimit familjar të gjithë atyre që falin gjakun

    Procesi nis me dy familjet që u pajtuan dy ditë më parë në Prosek

    Nga Aleksandër Ndoja

    Mirditë/ Kisha Katolike të shkishëron, por edhe të bekon. Të shkishëron kur aplikon zakonin aspak burrëror kur vret për gjak me hak a pa hak, por edhe të bekon nëse gjen mundësinë për të falur. Nëse nisma për shkishërimin e atyre që vrasin vjen prej Arqipeshkëvisë së Shkodrës, Ipeshkëvisë së Sapës dhe Lezhës, plotësimi i saj, bekimi në rast falje vjen nga një famullitar i vetëm i Dioqezës së Rrëshenit.
    Ai quhet Don Ambroz Demaj nga Stubulla, në fshat në Viti të Kosovës, por që prej më shumë se pesë vitesh shërben si famullitar në Mirditë, ku është kurorëzuar si prift për herë të parë. Don Ambroz Demaj ka qenë famullitar i Kishës së Kthellës ku bën pjesë edhe fshati Prosek, por tashmë shërben në të njëjtin pozicion, në Kishën e Kaçinarit po në Mirditë.
    Ai thotë se “e kam mësuar që para dy muajsh ngjarjen e rëndë në fshatin Prosek dhe kam qenë gjithnjë i shqetësuar për një precipitim të mundshëm të situatës, duke ditur se në kësi rastesh ngjarjet mund të marrin për më të keqen. Me keq më vinte edhe për faktin se unë kam shërbyer në këtë zonë, dhe të dy familjet i njihja si familje me fqinjësi të mirë me të gjithë. Kur sot mësova përmes shtypit se këto dy familje kishin gjetur gjuhën e mirëkuptimit jam gëzuar pa masë, prandaj u mendova gjatë, dhe arrita në përfundimin se këta dy familje duhen vlerësuar për aktin human dhe njerëzor, të futjes së tyre në rrugën e Zotit, i cili siç dihet është pranë njerëzve për ti mësuar ata të vlerësojnë jetën e tyre, jetën e tjetrit. Prandaj kërkova që të bëj aq sa mundem, aq sa Zoti më urdhëron për vlerësimin e këtij akti të rrallë në kohën që jetojmë, dhe të lutemi me shpresën që ky rast të mos jetë i izoluar por të përhapet kudo”. Duke përfunduar don Amroz Demaj thotë se “kisha me i lutur të gjithë meshtarët ta përqafojnë këtë nismë, pasi kështu jepet një ndihmë e madhe në forcimin e lidhjeve mes njerëzve me besimin te Zoti”.


    Në banesën e Pal Gjin Lleshit

    Edhe pse bie shi pa pushim porta e Pal Gjin Lleshit qëndron e hapur. Brenda saj është Pali mbi 70 vjeç, fëmijët dhe gratë. Njëri prej tyre ende qëndron në burg në Lezhë, pikërisht për këtë ngjarje, por familja ndjehet shumë më e lehtësuar. Pali thotë se “prej ditës së djeshme jam shumë më i lehtësuar. Hoqa prej vetes barrën e rëndë të mbajtjes peng të një tjetër familjeje”. Në bisedë me Priftin ai është edhe më i hapur. Ai thotë se “gjatë gjithë kohës kam pasur një trysni të fortë nga njerëzit si për mirë si për të kundërtën. Pati nga ata që më thoshte se familja tjetër të ka dy gjaqe borxh, pasi të ka hedhur granatën në oborr ku kisha gra dhe fëmijë. Pati të tjerë që kërkonin të shuanin gjakrat. Unë sot jam më i lumtur dhe i qetë, pasi me nuk jetoj me ndjenjën e hakmarrjes”, thotë 70-vjeçari Lleshaj.
    Ndërsa dom Ambroz Demaj vlerëson shumë aktin e pajtimit mes dy familjeve. “Pikërisht për këtë sot vendosa të vij këtu në banesën tënde për të ngritur një meshë të shkurtër me lutjen që të gjithë ata që kanë gjaqe për të marrë, të çlirohen prej kësaj vuajtje të pa fundme, të çlirohen nga kjo barrë e rëndë që thuhet se rrjedh prej kanunit, por që është e dënueshme nga Zoti e të gjithë”. Don Ambrozi duke vijuar më tej tha se “veprimi juaj është fisnik dhe i vlerësueshëm. Ju keni siguruar një të ardhme për fëmijët tuaj, si dhe fëmijët e familjes tjetër. Keni qetësuar të afërmit e të dy palëve dhe vetë fshatin Prosek që gjatë shërbimit këtu e kam njohur si një fshat i qetë dhe me nivel të lartë kulturor dhe të qytetëruar. Rruga e re që ka lidhur këtë fshat me qytetin padyshim është edhe një ogur i mirë për më shumë qytetërim, për më shumë harmoni, dhe mbi të gjitha për më shumë besim te Zoti”. Më pas të gjithë familjarët janë grumbulluar në një dhomë ku edhe kanë ndjekur ritet fetare me këtë rast, deri në përfundimin e saj ku është finalizuar me hedhjen e ujit të bekuar tek secili pjesëtar i familjes dhe në ambientet brendshme. Familjarët e Pal Gjin Lleshit kanë falënderuar përzemërsisht Don Ambroz Demajn, që mbështeti veprimin e tyre të faljes së gjakut, dhe për nismën e tij që do të funksionojë në çdo rast të faljes së gjaqeve dhe shuarjes së konflikteve të natyrave të ndryshme.


    Bekimi i rradhës, në shtëpinë e Kol Gjet Dedajt

    Të mbërrish në banesën e palës tjetër që ishte në konflikt nuk ke nevojë për përdorësh makinë. Është vetëm 100 metra larg shtëpisë së Lleshajve. Ajo ndodhet në një rrugicë sapo lë murin rrethues të Palit. Dy shtëpitë janë shumë pranë në një fshat, më i madhi në të gjithë rrethin e Mirditës. Te porta na pret Kola i cili nuk e fsheh gëzimin prej ditës së djeshme. Kola thotë se “për pak mbush të 70-tat, por kurrë nuk e kisha menduar se do të vihesha në një pozitë të vështirë prej 23 korrikut. Kisha dëgjuar për ngujime, konflikte, gjakmarrje, por i kam përjetuar nga jashtë. Vetëm kur e provon vetë e kupton se sa e rëndë është”. Ai vijon duke folur gjatë për faktin se me Palin e Lleshajve ishin moshatarë, kishin kaluar 70 vite së bashku, por nuk e kishte besuar se do vinte një moment që do viheshin në dy llogore të kundërta. Ai falënderon të gjithë ata që ndikuan për shuarjen e këtij konflikti.
    Nga ana e tij Don Ambroz Demaj pasi ka vlerësuar lart aktin fisnik të dy familjeve e ka sqaruar mbi nismën e tij e cila zuri fill pikërisht sot, sapo ka parë në gazetën “Tirana Observer” ku jepej me detaje ky akt njerëzor. Don Ambrozi foli gjatë mbi nevojën që ka njeriu për Zotin i cili gjithmonë vlerëson jetën e njeriut si më të shenjtën, duke theksuar faktin se askush nuk ka të drejtë ti marrë jetën tjetrit.
    Në fund edhe në këtë banesë është zhvilluar ceremonia e bekimi të pjesëtarëve të gjithë familjes, ndërsa dom Ambroz Demaj ka marrë falënderimet dhe inkurajime nga shumë banorë të këtij fshati, për nismën e cila do të ketë ndikim të rëndësishëm në procesin frenimit të gjakmarrjes, proces i cili ka shkaktuar vrasje tronditëse si në gra dhe fëmijë.

    Tirana Observer
    Epiri është dhe do të mbetet gjithmonë shqiptar ashtu si e krijoi natyra dhe historia - A. Frasheri

Faqja 8 prej 9 FillimFillim ... 6789 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •