Close
Faqja 4 prej 9 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 82
  1. #31
    i/e regjistruar Maska e safinator
    Anëtarësuar
    29-06-2011
    Postime
    711
    Mire bejne, keta hajvanet qe vazhdojne gjakmarrjet kane nevoje te ndalohen.

  2. #32
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,999
    Postimet në Bllog
    22
    Pse i duhet thënë PO “Dekretit për shkishërim”

    TONIN GJURAJ

    Kohët e fundit ka pasur një shtim të frikshëm të numrit të vrasjeve për gjakmarrje, hakmarrje apo motive të tjera, veçanërisht në Veriun e vendit. Kjo situatë ka alarmuar, me të drejtë, opinionin e gjerë publik në Shqipëri, por, në veçanti, Kishën Katolike. Dëshmi e këtij alarmi ishte edhe vendimi i Arqipeshkvisë së Shkodrës, Sapës dhe Lezhës, për shkishërimin e të gjithë atyre katolikëve që vrasin për gjak, me anë të shpalljes së një dekreti të veçantë. Dekreti ka ardhur, me sa duket, si reagim i pafuqisë së shtetit dhe institucioneve të tjera sociale, përfshirë edhe shoqatat e shumta të pajtimit të gjaqeve, ndaj vrasjeve të shumta, veçanërisht gjatë këtij viti, si rrjedhojë e gjakmarrjes.
    Po t’i bëjmë një analizë të shpejtë sociologjike institucionit të fesë, në perspektivën Weber-iane, mund të thuhet, pa hezitim, se ajo ushtron ndikim në strukturën shoqërore dhe shfaqet si një forcë potente për ndryshim social. Feja priret të jetë racionale dhe lidhet edhe me ndikimin e individëve karizmatikë, siç janë, në shumicën e rasteve, misionarët dhe/apo udhëheqësit fetarë katolikë. Rëndësia e fesë në përcaktimin dhe rregullimin e sjelljes shoqërore ka bërë që reagimi i klerikëve katolikë: Imzot Angelo Massafra dhe Imzot Luçiano Agustini, të ngjallë interes dhe të komentohet gjerësisht prej opinionit publik.
    Në këtë kontekst, dekreti i shpallur meriton vëmendje dhe i duhet thënë “PO” për disa arsye. Së pari, nisur nga fakti se personi njerëzor është i patjetërsueshëm, dekreti ka të bëjë drejtpërsëdrejti me mbrojtjen e shenjtërisë së individit, i cili është parim sublim për fenë katolike. Simbolika e këtij dekreti është shumë e madhe, por pesha e ndëshkimit, edhe pse e rëndë, është e merituar për një katolik që vret. Së dyti, dekreti, si akt dhe simbolikë, tregon qartë superioritetin jo vetëm moral, të institucionit social të fesë mbi institucionet e tjera sociale, si: familja, shkolla, masmedia, ekonomia dhe qeverisja. Ai nxjerr në pah një rol të ri social të Kishës Katolike, si shprehje e drejtpërdrejtë e përgjegjshmërisë së saj dhe një vëmendjeje më të madhe ndaj kontekstit social e kulturor ku vendoset dhe shërben feja. Edhe pse ndoshta pak i vonuar, dekreti përbën, megjithatë, një akuzë të fortë kundër institucionit të qeverisjes dhe sistemit të drejtësisë, të qeverive shqiptare të pas viteve ’90, të cilat dështuan en bloc në zhdukjen e kësaj dukurie negative. Dekreti nuk është mjet i Kishës Katolike për kontroll social (sipas perspektivës marksiste), por një rizgjim i saj, si reagim ndaj “pushteteve të munguara”. Së treti, individi i shkishëruar do të ndihet i margjinalizuar, po t’i referohemi përkatësisë së tij/saj në një komunitet moral, si një element tjetër i rëndësishëm i fesë. I shkishëruari nuk do të lejohet të besojë më tej se ndan me të tjerët vlera dhe besimin e përbashkët, qoftë dhe nominalisht, pasi janë pikërisht vlerat dhe mënyrat kulturore të njerëzve që ruajnë tek ata sensin e identitetit dhe solidaritetit. Duke besuar se brenda të njëjtit komunitet moral, individët kultivojnë vlera, zakone dhe rite të përbashkëta, në përputhje me kodin moral që kanë pranuar të gjithë anëtarët e komunitetit, pas shkishërimit, pritet, përtej krimit të kryer, të ndodhë, të paktën, pendimi. Në fund të fundit, një fe e caktuar portretizohet nga raportet ndërmjet misionarëve të fesë, librave të shenjtë dhe besimtarëve, nga mënyra se si ata funksionojnë, si dhe nga ritet dhe kodet që udhëheqin komunitetin. Së katërti, si çdo institucion, feja ka rregullat e veta të jetës në komunitet. Këto rregulla përbëjnë “ligjin” e komunitetit dhe zbatohen me përpikëri nga anëtarët. Çdo komunitet fetar respekton dhe zbaton masat e veta “të ndëshkimit” dhe “të shpërblimit” për anëtarët. Ndëshkimi maksimal është përjashtimi nga komuniteti, kështu që kush vret, duhet të dënohet maksimalisht. Kjo është arsyeja që shumë prej rregullave ose normave të institucionit të fesë gjejnë fushë veprimi edhe në shoqëri, prandaj dhe institucioni i qeverisjes huan drejtpërsëdrejti ose indirekt, norma ose rregulla të institucionit të fesë dhe formulon madje shumë nga ligjet e veta. Siç thotë Rousseau-i, “të gjitha ligjet kanë origjinë hyjnore”.
    Natyrisht që ka dyshime lidhur me disa teknikalitete të dekretit, për shembull, se si do të veçohet apo dallohet bashkëpunëtori në vrasje prej vrasësit, apo ata që ndihmojnë vrasësin. Po ashtu, nëse dikush vret, si do të ndreqet padrejtësia e bërë që parasheh dekreti, apo si do të veprojë Kisha nëse kushdo, përfshirë edhe Kishën, njeh vrasësin, ekziston bindja që ai/ajo kanë bërë vrasjen, por vrasësi mund të mos kryejë dënimin e paraparë prej ligjit (ka pasur dhe ka me dhjetëra raste të tilla), sepse me Drejtësinë në vend kanë ndodhur dhe po ndodhin “çudira të mëdha”. “Nuk ka të fajshëm apo të pafajshëm, – thotë një avokat i njohur, por ka avokat të mirë dhe avokat të keq”. Kush është praktikant i rregullt katolik njeh dhe zbaton një prej urdhrave të Zotit: “Mos vra”. Kështu që kush vret, nuk është besimtar, ose një besimtar dhe praktikant i rregullt i kishës nuk mund të vrasë, prandaj dhe dekreti pritet të paraqesë vështirësi në zbatim. Po ashtu, problemi është se gjaqet tani, në përgjithësi, nuk ndjekim parimet e Kanunit, por vetëm një ide të mjegullt të tij, kështu që Kisha ndërhyn dhe vepron, duke qenë midis deformimit të Kanunit dhe mosfunksionalitetit të shtetit. Në këto rrethana, dekreti është vendim i guximshëm, sepse vë në provë vetë autoritetin e Kishës dhe koha do të tregojë se sa e suksesshme do të jetë si iniciativë.
    Në përfundim, përtej këtij akti, sot kërkohet një rol edhe më i madh i kishave për ndërmjetësim, për parandalimin e konflikteve në territoret (famullitë) ku ata shërbejnë, sa kohë ekziston një konflikt apo ngatërresë midis individësh katolikë apo familjesh të tilla, pasi Kisha disponon njerëz shumë të zotë për të negociuar dhe ndërmjetësuar, si dhe gëzon autoritet moral të padiskutueshëm. Sado dyshues apo mosbesues të jemi, dekreti sapo ka dhënë, në fakt, impaktin e parë pozitiv: ka rizgjuar shtetin. Kryeministri, pas dekretit, ka propozuar ndryshime thelbësore në Kodin Penal, duke kërkuar ndëshkim maksimal për ata që vrasin për gjakmarrje. Le të shpresojmë në impakte të tjera pozitive…


    Panorama

  3. #33
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-10-2002
    Vendndodhja
    përjashtuar
    Postime
    1,008
    *

    Deri para ca kohesh kam qene i bindur se gjakmarrja eshte bere mode qe prej hyrjes ne "demokraci", meqenese ata ta Partise se Punes se xhaxhit na thoshin se gjakmarrja eshte crrenjosur me sukses. Por ja qe gabim paskam qene i informuar.
    Me ra rasti mbreme ta shoh nje dokumentar (ne tv gjerman "Phoenix") ku u treguan raste gjakmarrjeje qe datonin para 30 e me shume vitesh...Ajo qe me tronditi sihte nje rast i nje femiu te ngujuar nga gjakmarrja qen nga mosha me e re (dikur rreth 7-8 vjecar) duke e pritur vrasjen... Nje dite prej ditesh, diku kur i kishte mbushur 17 a 18, del dhe, nuk shkon gjat dhe e vrasin...
    Tjetra ishte ajo e nxitesve perreth, jo e paleve te involvuara, apo shtifsave, si i thone kah Kosova...Keta, sikur ne kor, posa ta kene pare hasmin ("kandidatin" per vrasje) e lajmerojne permenjehere dhe e nxisin me "dil vrite, vrite...".
    Kjo s'ka te beje edhe aq me zbatimin e ligjit te Kanunit aq sa eshte e mbjellur thelle ne kokat e nje numri shume te madh te njerezve...

    Se a do te ndihmoje a jo shkisherimi/ekskomunikimi ne keto raste me le shume per te dyshuar.


    *

  4. #34
    I regjistruar diku … Maska e Le dévoué
    Anëtarësuar
    20-08-2012
    Postime
    2,185
    Ne X fshatin, shkishërohët, shpallët jo-besimtar.

    Kurse në x qytetin, apo shtetin, ai mund të shkoj në kishë dhe të lutët.

    Koherenca !?.. zero.

  5. #35
    krenar qe jam malsor..... Maska e _MALSORI_
    Anëtarësuar
    21-07-2005
    Vendndodhja
    diku neper bote
    Postime
    2,637
    Citim Postuar më parë nga gjethplepi Lexo Postimin
    Edhe ti o Malsor po kerkon fajin te kisha katolike pasi ty te duket nxitese e vrasjeve dhe hakmarrjeve ne Shqiperi dhe si pikembeshtetje bashke me Albon keni ate qe ju e quani shpellar domethene Leke Dukagjinin. Futu o kuksian e lexo kanunin e Dukes Leke Gjini dhe cfare pershtatjesh ka me Biblen e trasheguar dhe e shkruajtuar ashtu sic e kane perjtuar shqiptaret ne mesjete dhe cfare thuhet per vrasje, hakmarrje etj etj

    O shqipe nuk thuhet kanuni i Leke Dukagjinit por
    Kanuni i Dukes Leke Gjini
    .
    hera e pare qe e degjoj kete qe thua ti..hera e pare qe degjoj Duka Leke gjini..a mund te na thuash dicka me teper o gjethja e plepit...

    shkrimin tim nuk e ke lexuar mire..keshtu qe nuk e ke kuptuar..une kanunin e kam lexuar pikerisht tek gjakmarrja..nuk jam studiues i kanunit por jam linde e rrite ne odat malsore kur flitej gjere e gjate per kanunin..kurre nuk e kam quajtur dike shpellar dhe une jam nder te paktet qe e perkrahu kanunin ne aspektin e gjakmarrjes..por ama perkrahu pastertine e tij dhe jo siq ja fusin shqiptaret gjoja ne emer te kanunit bejne cka duan..po vrave do te te vrasin..ky eshte mesazhi i kanunit..

    kur shkrova per veprimin e kishes une nuk u mundova te gjej fajtore kishen per kanunin por vura ne dukje gafen e saj per gjoja frenimin e gjakmarrjes me ane te shkisherimit..une kam miq te besimit katolik dhe ata me kan thene se ne mirdite dhe ne dukagjin ku jane katoliket prifti i fshatit apo i famullise ja jepte kafen nen kembe atij qe kishte per te marre gjak pikerisht per ta nxite per te marre gjakun..per kete veprim them se perpara se te beje dekrete te kerkoje falje per veprimin e drejtuesve te kishes ne mbajtjen gjalle dhe nxitjen e gjakmarrjes..ky ishte thelbi i asaj cka shkrova por ti nuk e kishe lexuar ..
    a do male me debore,trima te forte dhe malsore,fort bujare dhe burrerore,shko ne kukes i ke me dore.

  6. #36
    Peace and love
    Anëtarësuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897
    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Nuk eshte hera e pare qe Kisha Katolike ndermer nje hap te tille ne Shqiperi. Dioqeza katolike jo vetem qe duhet te shkisheroje ata qe vrasin per gjakmarrje, por duhet te shkisheroje te gjithe ata qe ndjekin Kanunin e Leke Dukagjinit. Ai kanun nuk eshte nje kanun i krishtere, eshte nje kanun pagan, i ngritur mbi moralin pagan: "sy per sy e dhemb per dhemb!" Nuk mund ta varesh jeten tende ne duart e Krishtit e te Kanunit ne te njejten kohe.

    Kisha duhet te shkisheroje te gjithe ata qe vrasin por edhe te gjithe ata qe ngujohen apo akoma jetojne jetet e tyre duke mos iu bindur as ligjit te Zotit, e as ligjit te shtetit, por "ligjeve te shpelles".

    Albo
    sy per sy e dhemb per dhemb eshte ne Bibel more Albo? Pse ja atribuon kanunit kete gje?

  7. #37
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033
    Mitropolia Katolike e Veriut: Kush vret për gjak do çkishërohet
    Perderisa nuk fuknsionon shteti ligjor keto sanksione te kishes kane pak efekte...
    Vetem nese vrasesit dhe keqberesit e tjere marrin denimet e merituara sipas ligjit, do te zhduket edhe hakmarrja per motive te caktuara.
    Me fjale tjera: Shumica absolute e qytetareve do te duhej te kishin besim jashtzakonisht te madh ne organet e drejtesise dhe te shtetit. Nese nuk ka besim te mjaftueshem, atehere automatikisht rritet numri i hakmarrjeve etj.

    Perndryshe, hakmarrje ka ne pothuajse cdo shoqeri, edhe ne shtetet me te zhvilluara. Vetem motivet e vrasjes/hakmarrjes nuk jane ne cdo vend dhe ne cdo rast te njejta...
    Ne SHBA p.sh. hakmirret shteti, qe per vrasje te renda shpesh i ekzekuton vrasesit. Nga perpsektiva te caktuara dhe ne raste te caktuara kjo metode hakmarrje e shtetit eshte me inhumane se hakmarrja sipas kanunit...

  8. #38
    i/e regjistruar Maska e Reschen
    Anëtarësuar
    07-12-2008
    Postime
    450
    Postuar me pare nga Malsori..... kur shkrova per veprimin e kishes une nuk u mundova te gjej fajtore kishen per kanunin por vura ne dukje gafen e saj per gjoja frenimin e gjakmarrjes me ane te shkisherimit..une kam miq te besimit katolik dhe ata me kan thene se ne mirdite dhe ne dukagjin ku jane katoliket prifti i fshatit apo i famullise ja jepte kafen nen kembe atij qe kishte per te marre gjak pikerisht per ta nxite per te marre gjakun..per kete veprim them se perpara se te beje dekrete te kerkoje falje per veprimin e drejtuesve te kishes ne mbajtjen gjalle dhe nxitjen e gjakmarrjes..ky ishte thelbi i asaj cka shkrova por ti nuk e kishe lexuar ..
    O Malsor me lexo me kujdes.
    Nje njeri i paguezem ne kishen katolike ne trevat katolike ne Shqiperi e kupton pagezimin si nje akt qe e kthen ne traditen e tij te krishtere historike por ai i pagezuem ne kishe nuk futet ne thellesi te leximit te Testamentit te Ri dhe ne doemthenien e sakramenteve qe ai i pagezuem merr ne kishe dhe nuk e kupton rendesine se cka do me thene i pagezuar e cka do me thane me u lute ne kishe e me shkue ne kishe etj etj. Pranimi i Fjales se Jezu Krishtit ne shpirtin e cdonjerit si katolik shihet me medyshje sepse vijme nga nje periudhe e erret diktatoriale pa Zotin, pa kishen ku mbidhen te gjithe, pa pagezime, me urdhera terroresh, duke mos i besue njeri tjetrit duke sipunuar njeri tjetrin por nje nga aktet me te rendesishme Sot qe rregullon mirefunksionímin e shoqerise eshte ligji dhe drejtesia, eshte pamundesia e shtetit shqiptar qe feston kete 100 vjetor pa deklarate origjinale pavaresie qe ne zonat me zhvillimin me te dobet kulturor, fetar, institucional, shteti shqiptar nuk ofron pakete ligjesh jo vetem per te hequr konflikte tek njeri tjetri por ky shtet nuk afron as mundesine qe konfliktet qe jane krijuar dhe krijohen te atakojne direkt insitucionet qe jane komunat, bashkite etj por ky shtet biqimash krijon kushte duke i nxjerre jashte kuptimit te qenit njerezor dhe institucional qe konfliktuesi dhe i konfliktuari te mendojne zgjidhje jashte korrnizes institucionale.

    Ne Mirdite ka aq mirditore qe mund te degjosh histori te tyre ne kafene ku prifitin e vene ne qender te objekteve te tyre duke i tallur etj etj.

    Dhe dicka sa per ato kafet ne odat e burrave ne Dukagjin dhe Mirdite ku prifti kerkon gjakmarrje dhe hakmarrje, je i keqinformum sepse ti piksepari je fut ne vorbullen e injoranteve dhe jo ne boten e besimtarit dhe po te futesh ne boten e besimtarit kete gojdhane e kthesh ne genjeshter dhe kupton sa te varfer jane malsoret per nga zhvillimi
    Ndryshuar për herë të fundit nga Reschen : 25-09-2012 më 05:59

  9. #39
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-10-2002
    Vendndodhja
    përjashtuar
    Postime
    1,008
    Citim Postuar më parë nga Antiproanti Lexo Postimin
    Perderisa nuk fuknsionon shteti ligjor keto sanksione te kishes kane pak efekte...
    Vetem nese vrasesit dhe keqberesit e tjere marrin denimet e merituara sipas ligjit, do te zhduket edhe hakmarrja per motive te caktuara.
    Me fjale tjera: Shumica absolute e qytetareve do te duhej te kishin besim jashtzakonisht te madh ne organet e drejtesise dhe te shtetit. Nese nuk ka besim te mjaftueshem, atehere automatikisht rritet numri i hakmarrjeve etj.

    .
    Teoretikisht thenie me vend, por megjithate nuk kryen pune. Kjo ka te beje me mendesi te rrenjosur thelle ne mendjet e njerezve.

    Deri me tash, sic ka mundur ta ve re une, metoda me e efektshme eshte ndonje iniciative (nisme) qytetare per pajtimin e gjaqeve, sic ka qene, bie fjala, ne Kosove ne vitet e nentedhjeta...
    Perndryshe, nese presim dic nga "shteti ligjor", kot do ta kemi. Shteti ligjor nuk merret me parandalime, kurse ketu ka te beje me se shumti me punen parandaluese, me kohen para se te kryhen keto akte makabre...


    *

  10. #40
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,999
    Postimet në Bllog
    22
    Lezhë, shkishërohet e mallkohet në meshë vrasësi i trefishtë

    Rasti i parë pas dekretit, 6 priftërinj në ceremoni.
    Kastriot Zhuba dënohet nga feja për ngjarjen tragjike në Blinisht.
    Mallkohet në meshë autori i vrasjes së trefishtë, Kastriot Zhuba. Të mbledhur në kishën e fshatit Blinisht të Lezhës, 6 priftërinj, në emër të familjarëve të viktimave të familjes Shtjefni dhe banorëve të tjerë të zonës, kanë lexuar pjesë të Biblës, duke theksuar faktin se kush kryen vrasje, shkishërohet dhe mallkohet nga kisha. Rreth orës 10:00 të paradites së djeshme, të afërm dhe banorë të Blinishtit u kanë dhënë lamtumirën e fundit tre pjesëtarëve të familjes Shtjefni, të cilët u vranë mbrëmjen e së hënës nga komshiu i tyre, Kastriot Zhuba.

    Panorama

Faqja 4 prej 9 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •