-
i/e regjistruar
Term i gabuar dhe ipa themelt
Term i gabuar dhe i pa themeltė
Shkoqitur nga Libri "The Wahhabi Myth" Autor: Hanif Xhejms Oliver
Ēka ėshtė "Vehabi"?
Fatkeqėsisht, disa nga muslimanėt janė pėrgjegjės pėr ēorientimin e tė tjerėve duke e
thirrur "Vehabi" kėdo qė i kundėrshton zakonet, besimet apo besėtytnitė e shpikura tė
tyre lokale. Termi "Vehabi" si duket merr kuptime tė ndryshme nė vende dhe kohė tė
ndryshme.
Ky emėr ėshtė i bazuar mbi rregullin se njė dijetar fetar me emrin Muhamed Ibn Abdul-
Vehab, kishte ardhur me njė fe tė re e cila shkelte normat e Islamit. Kush ishte ky njeri
dhe mbi ēka kishte shkruar ai saktėsisht?
I lindur nė qytetin e Ujejnes nė vitin 1703 [1206H]5, Muhamed Ibn Abdul-Vehab u
shqetėsua nga praktikat fetare tė njerėzve, tė cilat pėrmbanin politeizėm, besėtytni dhe
shenjtėrim tė shenjtorėve dhe varreve, gjė qė ėshtė nė kundėrshtim tė qartė me tekstin
Islam.
Kur i shkruante punimet e tija, ai pėrqendrohej nė kthimin e njerėzve nė Teuhidin
[monoteizmin] korrekt6 dhe ndjekjen e Sunetit [rrugės] tė Pejgamberit Muhamed
[salallahu alejhi ue selam]7. Meqė rigjallėronte porosinė e Pejgamberėve, ai hasi nė
shumė pengesa dhe vėshtirėsi dhe u kundėrshtua ashpėrsisht pėr shkak tė kėsaj thirrjeje.
5. Kalendari Islamik fillon pas emigrimit tė Pejgamberit [salallahu alejhi ue selam] nga Meka nė Medine, qė korrespondon me 662 e.s. 6. Teuhid [monoteizmi i vėrtetė]: Besimi se Allahu ėshtė Njė, dhe mė pas veēimi i Tij nė tė gjitha format e adhurimit. 7. Suneti pėrfshin thėniet, veprat dhe miratimet e Pejgamberit [salallahu alejhi ue selam]. Pejgamberi [salallahu alejhi ue selam] ka thėnė: "Ai i cili largohet nga Suneti im s'ėshtė me mua." [Transmetuar nga el- Buhari (nr.5063)]
Deri mė sot, nė shumė vende tė botės muslimane, ai ėshtė konsideruar si njė i devijuar i
cili ka pasur pėr qėllim ndryshimin e fesė Islame. Kjo ėshtė njė gėnjeshtėr e pabazuar,
meqė cilido qė shqyrton objektivisht do tė vėrejė se shumica e librave tė tija s'janė gjė
tjetėr veēse njė pėrmbledhje e tekstit nga Kur'ani dhe Suneti me njė sasi minimale tė
fjalėve tė tija mes tyre. Nė tė vėrtetė, janė mu kėta njerėz stėrgjyshėrit e tė cilėve, gjatė
kohės, e ndėrruan fenė nga forma e saj e paprishur, dhe ai s'ishte veēse njė reformist
fetar i cili pastroi fenė nga elementet joautentike:
Page 2
2 MBUROJA.net
I Dėrguari i Allahut8 [salallahu alejhi ue selam] ka thėnė, "Kjo dituri do tė bartet nga tė
besueshmit e ēdo gjenerate. Ata do t'i heqin nga ajo ndryshimet e bėra nga ata qė i
tejkalojnė kufijtė, pohimet e rrejshme tė rrenacakėve dhe interpretimet e gabuara tė
injorantit."9
8. Qė nga 11 Shtatori, shumė njerėz pėr herė tė parė e kanė dėgjuar emrin Allah. Evropianėt janė mėsuar ta dėgjojnė fjalėn God [Zot] nė Anglisht, Got nė gjuhėn e Afrikanėve, Gott nė Gjermanisht dhe Gudd nė gjuhėt Skandinave. Fjala Allah u duket diēka e huaj atyre, prandaj ata zakonisht e heqin nga mendja tėrė konceptin e Perėndisė sė Islamit si njė Zot tė huaj i njė feje tė huaj. Madje edhe zyrtarė qeverie tė pėrfshirė nė fushėn e edukimit duket tė jenė injorantė lidhur me realitetin e emrit Allah. Pėr shembull, mė 2 Nėntor, 1997, CAIR raportoi se Dr. Henri Xhordan [Henry Jordan], zyrtar i Drejtorisė pėr Edukim tė Karolinės sė Jugut deklaroi se Islami ėshtė njė "kult" qė adhuron "Luciferin" [Djallin], dhe qė kėtej ai qe cituar tė ketė thėnė "Vritni muslimanėt." Pasi qė kėrkoi "shfajėsim" pėr vėrejtjet e tija, ai e tha kėtė qė vijon nė njė letėr dėrguar njė muslimani tė brengosur nga Karolina e Jugut, datuar mė 2 Shtator, 1997: "Nėse nuk jeni i menēur sa duhet qė tė lexoni lajmet dhe tė shihni se ēfarė po ngjet nga kėto ngjarje, nuk ėshtė ēudi qė ju besoni se shpėtimi mund tė arrihet me punė tė mira dhe besim nė Allahun
Ju e kini pėrkrahjen time qė
ta lutni Zotin e Biblės, Jehovain, e jo Allahun, dhe Zotin, Birin, Jezusin, qė ta heq vellon nga sytė e tu dhe zemra jote dhe tė ta shpalosė tė vėrtetėn para se tė jetė tepėr vonė." Dr. Henri Xhordanit [Henry Jordan] do t'i kishte bėrė mirė qė ta di se Allahu nė tė vėrtetė ėshtė "Zoti i Biblės," dhe se fjala Zot dhe Jehova nuk janė gjėkundi nė shkrimet origjinale [Jehova ėshtė version i ndryshuar i katėr shkronjave J.H.W.H. tė cilat gjinden nė Dhiatėn e Vjetėr]. Kėto shkronja nuk gjinden nė Dhiatėn e Re. Emri i vėrtetė i Zotit mund tė gjendet nė shkrimet e shpallura tė gjuhėve Semite, siē janė Hebraishtja dhe Arabishtja. Nė Hebraisht, Zoti shpesh pėrkthehet si El, Elah, Eloh apo Eloah. Kur kjo pėrdoret nė shumės siē ėshtė "Ne" nė vend tė "Unė," ai shkruhet si Elohim. Zoti nė Arabisht transilterohet si Ilah. Nė fusnotat pėr Gjenezėn 1:1 tė botimi tė ri tė pėrmirėsuar tė Biblės Angleze, Rev. C.I. Skofilld [Scofield] D.D. si pėrkthim alternativ tė fjalės Elah e pėrdor fjalėn Alah. Pas pėrkthimit tė saj prej Greqishtes nė Anglisht, Dhiata e Re ende pėrmban njė element tė rrėnjėve tė saja Semite. Mateu 27:46 i referohet Zotit si Eli, kurse tregimi i dytė i tij, Marku 15:34, i referohet Zotit si Eloi. Muslimanėt besojnė se fjala Allah ėshtė emri i vėrtetė i Zotit qė do tė thotė "Zoti [I vetėm, qė meriton tė adhurohet]" nė formėn e pėrcaktuar. Gjuhėsisht, fjala s'mund tė modifikohet nė tė njėjtėn mėnyrė sikur fjalėt perėndi apo perėndeshė, dhe natyra e saj e saktė mund tė fshehet vetėm pas transliterimeve tė pasakta tė fjalės. El, Eli, Eloi, Eloh, Eloah, Alle, Elah, Alah, El-lah, Allah, tė gjitha kėto transliterime tregojnė nė njė emėr tė pėrbashkėt tė Njė Zoti tė Hebrenjve, Arabėve, dhe tėrė njerėzimit. 9. Ėshtė saktėsuar nga el-Albani nė el-Mishkat [nr. 248].
Pozita e Selefive nė lidhje me Muhamed Ibn Abdul-Vehabin ėshtė se ai ka qenė njė
dijetar i madh, ashtu siē kanė qenė me mijėra tė tjerė, tė cilėt tashmė i kishin paraprirė
atij nė tė mirė. Kredoja e tij ishte e njėjtė sikur e atyre, dhe ai u bė i njohur nga mbrojtja
qė i bėnte kėsaj kredoje ngase ai jetoi nė kohėn kur kėto praktika tė gabuara ishin aq tė
pėrhapura, sa qė nė tė vėrtetė ai ishte i vetėm nė mbrojtjen e sė vėrtetės. Megjithatė,
besimet, veprat dhe thėniet e tija janė objekt shqyrtimi, mu si ato tė mijėra dijetarėve
Islam qė i kishin paraprirė atij, dhe nuk ėshtė e lejuar pėr asnjė musliman qė tė ketė
partishmėri pėr ndonjė dijetar tė caktuar ashtu qė do ta bėnte atė ta refuzojė tė vėrtetėn e
cila gjendet nė Kur'an apo nė hadithet e Pejgamberit [salallahu alejhi ue selam]:
Page 3
3 MBUROJA.net
"O ju qė besoni! Mos i jepni pėrparėsi vetes nė marrjen e vendimeve para Allahut dhe
tė Dėrguarit tė Tij; dhe kini frikė [Takua]10 Allahun. Vėrtet, Allahu dėgjon ēdo gjė, di
ēdo gjė." [49:1]
10. Fjala qė pėrdoret kėtu ėshtė Takua. Koncepti i takuas nė Islam ėshtė i rrėnjosur nė lidhjen reciproke tė balancuar e cila ekziston mes dashjes sė Allahut, e cila i jep besimtarit shpresė pėr Mėshirėn e Tij tė pakufishme, dhe frikės ndaj Tij, e cila e mban besimtarin nga tė rėnit nė mėkat dhe shkelje. Takua ėshtė mburojė pėr besimtarin nga hidhėrimi i Allahut. Mė i Larti thotė: "Ikni tek Allahu." [51:50] Allahu i urdhėron besimtarėt qė tė ikin nga tė gjitha gjėrat qė Ai i urren, tė fshehtat dhe tė dukshmet prej tyre, tek ato qė Ai i do. Ai po ashtu na urdhėron qė tė ikim nga injoranca e qėllimit tonė tė ekzistencės tek dituria mbi veten tonė, Zotin tonė, fenė e Tij tė cilėn Ai e ka zgjedhur pėr ne, dhe ēėshtjet tona tė kėsaj bote. Ne duhet tė ikim prej kufrit [mosbesimit] tek imani [besimi i vėrtetė], dhe prej shkujdesjes tek pėrkujtimi i madhėshtisė sė Krijuesit. Zakonisht, njeriu ikė prej diēkaje nga frika e madhe qė ka ndaj saj. Ky ėshtė lloj negativ i frikės qė ēon nė shkatėrrim. E kundėrt me kėtė, frika tė cilėn besimtari e ka ndaj Allahut e bėn atė qė tė ikė nga tė gjitha gjėrat e kota e tė padobishme, pėr tek Ai. Si rrjedhim, neve na ėshtė thėnė qė tė ikim tek Allahu. Nė Islam, frika ndaj Allahut e afron robin mė shumė tek Ai.
"Pothuaj brenda natės u zbulua nga tė gjitha llojet e instantė "ekspertėve" se
Vehabizmi, feja zyrtare e aleatit tonė tė vjetėr, ėshtė i barasvlershėm me Nazizmin11,
nė mos adhurim i drejtpėrdrejt i djallit."12
11. Mė 15 Tetor, nė The National Review qarkullonte njė artikull nga Stefen Shvarc [Stephen Schwartz] ku qėndronte se "pohimi pėr njė dallim moral mes sektit Vehabit dhe al Kaidės vlen aq sa edhe pohimi pėr dallimin moral mes Partisė Naziste dhe SS-it, dhe asgjė mė shumė. [Stephen Schwartz, Nė kėrkim tė Moderimit; Nderimi i tepėrt i Vehabive, The National Review, October 25, 2001] Shėnim: The National Review ėshtė publikimi i njėjtė i cili mė 3 Mars, 2002, propozoi mundėsinė e sulmimit tė Mekes, qytetit mė tė shenjtė Islam, me armė nukleare. 12. Xhastin Reimondo [Justin Raimondo], Lufta Kundėr Sauditėve: Ēfarė qėndron pas ndarjes sė Uashingtonit me Rijadin?, Behind the Headlines, 23 Janar, 2002.
Mit: "Usame bin Laden ėshtė Vehabi"
Mė 30 Shtator, 2001, Rogjer Hardi [Roger Hardy], analisti i BBC-sė pėr Lindjen e Mesme
shkroi njė artikull tė titulluar "Brenda Islamit Vehabit." Vetė Hardi vėren se termi
"Vehabi" shpesh pėrdoret gabimisht pėr qėllime tė pandershme:
Termi "Vehabi" shpesh pėrdoret lirshėm. Mediat Ruse, pėr shembull, e pėrdorin kėtė si
term pėr sharje tė aktivistėve muslimanė nė Azinė Qendrore dhe Kaukaz, e po ashtu
edhe nė vetė Rusinė sikurse mediat Perėndimore qė pėrdorin termin e gabuar dhe
poshtėrues "fundamentalizmi Islam."
Page 4
4 MBUROJA.net
Pėr keqardhje, Hardi bie nė kurthin e njėjtė e shpėrdorimit tė kėtij termi kur ai deklaron
se Usame bin Laden ėshtė "Vehabi":
Gabimi nė tė cilin Hardi ka rėnė ėshtė supozimi i tij se, meqė Bin Ladeni ėshtė lindur
dhe rritur nė Arabinė Saudite, atėherė kjo sipas radhės kėrkon qė ai tė jetė "Vehabi." Nė
fakt, ky ėshtė njė konkluzion i pėrciptė i cili vazhdimisht ėshtė pėrsėritur nėpėr media
dhe duhet tė hidhet poshtė.
Lidhjet e Bin Ladenit me Sufizmin
Usame bin Laden vjen nga njė familje Jemenite e cila ėshtė e bazuar nė Hadramout, pjesė
bregdetare e Jemenit qė ėshtė mirė e njohur si bazė e njė sekti tė veēantė Islamik i quajtur
Sufizėm13. Sufizmi me pak fjalė mund tė pėrshkruhet si antitezė e "Vehabizmit." Vetė
Bin Ladeni s'ėshtė i interesuar pėr tė bėrė dallim mes ēėshtjeve tė kredos [besimit], dhe
disa nga deklaratat e tija tregojnė nė atė se ai ende pranon disa praktika tė caktuara
Sufite. Ai po ashtu i ka pėrqafuar Talibanėt si miq tė afėrt dhe mbrojtės, dhe ėshtė mirė e
njohur se pjesa mė e madhe e kėtij grupi i pėrket lėvizjes Sufite Deobande.
13. Sufizmi s'ka qenė i njohur nė kohėn e Pejgamberit [salallahu alejhi ue selam] dhe Shoqėruesve tė tij, e as qė ka qenė i njohur hollėsisht nė tre gjeneratat e para. Sufizmi sė pari u shfaq nė Basra nė Irak, ku disa njerėz i tejkaluan kufijtė nė adhurim dhe nė shmangien nga jeta e kėsaj bote, gjė e cila qortohet nė Kur'an: "Murgėrinė tė cilėn ata e pėrvetėsuan, Ne nuk e bėmė obligim pėr ta." [57:27] Sufitė i pėrkasin shkollės Iluministe tė filozofisė sipas sė cilės dituria dhe kuptimi shkaktohen nė shpirt me anė tė ushtrimeve shpirtėrore. Islami ortodoks konsideron se njeriu mund tė arrijė dituri tė vėrtetė pėrmes akteve tė adhurimit qė ekzistojnė nė Kur'an dhe Sunet. Sufitė besojnė se Shejhėt e tyre po ashtu janė burim i legjislacionit nė adhurim, meqenėse i urdhėrojnė ata qė tė zbatojnė akte tė adhurimit, tė cilat s'kanė bazė as nė Kur'an e as nė Sunet. Ekstremistėt nga mesi i tyre shpesh pohojnė se Allahu banon brenda krijesave tė Tija [dmth nė zemrat e njerėzve, organet e brendshme etj]. Si pasojė, ata i pėrshkruajnė Shejhėve tė tyre Sufij cilėsi dhe mundėsi qė i pėrkasin vetėm Allahut, siē ėshtė njohja e sė fshehtės. Ata shpesh pohojnė se teksti i Kur'anit dhe Sunetit ka njė domethėnie tė jashtme, tė dukshme, si dhe domethėnien e brendshme, tė fshehtė. Ata konsiderojnė se domethėnia e brendshme dhe e fshehtė e Kur'anit dhe Sunetit, ėshtė e njohur vetėm pėr Shejhėt dhe rendet e tyre. Kėta shejhė shpesh pohojnė se meqenėse kanė avancuar nė domethėnien e brendshme dhe tė fshehtė tė Islamit, ata s'kanė mė nevojė qė tė falin namaz apo tė agjėrojnė.
Njė tjetėr term i gabuar qė ėshtė pėrsėritur shpesh nė mediat kryesore, ėshtė nocioni se
Talebanėt ishin "Vehabij." Mė 10 Dhjetor, 2001, Ron Kempes [Ron Kampeas] i
Washington Post shkroi se "Vehabizmi" ėshtė njė "besim puritan qė refuzon ndryshimin.
Njė lloj i Islamit qė i nxit Talebanėt
"
Kjo nė tė vėrtetė ėshtė njė pasaktėsi e madhe, e cila tregon se ata qė i pėrsėritnin kėto
pohime i janė qasur kėtyre ēėshtjeve nė mėnyrė naive.
Page 5
5 MBUROJA.net
Ndonėse artikulli i Rogjer Hardit [Roger Hardy] tė BBC-sė bėri gabim nė pohimin se
Usame bin Laden ėshtė "Vehabi," ai, ndryshe nga Kempes, mbet i pastėr nga ky gabim
kur shqyrtoi lėvizjen Talibane Sufite:
"Por Talebanėt s'janė Vehabij. Ata i pėrkasin asaj qė ėshtė e njohur si lėvizja Deobande, e
emėruar sipas qytetit tė vogėl tė Deobandit nė Himalajet Indiane. Nė kėtė vend ėshtė
themeluar lėvizja, mė 1860, gjatė periudhės sė sundimit Britanik nė Indi."
Mė 9 Nėntor, Hamid Mir i tė pėrditshmes Pakistaneze "The Dawn" intervistoi Usame
bin Ladenin pak para rėnies sė Kabulit:
"Hamid Mir: Pas bombardimeve Amerikane mbi Afganistanin mė 7 tetor, ju i thatė
kanalit televiziv Al-Xhezira se sulmet e 11 Shtatorit janė bėrė nga disa muslimanė. Si e
keni ditur ju se ata ishin muslimanė?
Usame bin Laden: "Vetė amerikanėt e kanė publikuar njė listė tė tė dyshuarve pėr
sulmet e 11 Shtatorit, duke thėnė se personat e cekur kanė qenė pėrfshirė nė sulme. Ata
tė gjithė ishin muslimanė, prej tė cilėve 15 i pėrkisnin Arabisė Saudite, dy ishin nga
Emiratet e Bashkuara Arabe dhe njė nga Egjipti. Sipas informatave qė unė posedoj, ata tė
gjithė kanė qenė pasagjerė. Pėr ta ėshtė mbajtur Fatiha nėpėr shtėpitė e tyre. Por amerikanėt
thonė se ata kanė qenė rrėmbyes."
Thėnia e Bin Ladenit "pėr ta ėshtė mbajtur Fatiha nėpėr shtėpitė e tyre" i referohet
leximit tė kaptinės sė parė tė Kur'anit [el-Fatiha] pėr shpirtrat e tė vdekurve, gjė qė ėshtė
praktikė e rėndomtė e Sufive. Ky akt adhurimi nuk ka bazė nė Islam, qoftė nga Kur'ani,
Suneti, apo praktika e gjeneratave mė tė hershme. Mė saktė, kjo ėshtė praktikė e risuar,
tė cilėn e kanė fabrikuar gjeneratat e vona tė muslimanėve Sufij. Kjo thėnie tregon se
Usame bin Laden as s'ėshtė i mirinformuar pėr Islamin, e as qė i pėrmbahet parimeve
dhe praktikave tė Selefizmit. Njė "Vehabi" kurrė s'do tė fliste lidhur me leximin e el-
Fatihas pėr shpirtrat e tė vdekurve, kurse njė Sufi do ta bėnte kėtė.
Besnikėria absolute e Bin Ladenit ndaj Kutbizmit
Si rezultat i pasurisė, tė cilėn e prodhonte korporata Bin Laden, Usame bin Laden
pėrdorte paratė e familjes sė tij pėr tė jetuar njė jetė tė lumtur dhe luksoze. Pėr kėtė
shkak, ai kurrė nuk arriti qė tė merrte dituri nga ndonjė prej dijetarėve Selefij, apo qė tė
vendoset nė fundamentet e besimit Islam. Kjo gjendje e injorancės vazhdoi edhe pasi qė
ai u bė fetar dhe shkoi nė Afganistan pėr t'i luftuar Sovjetėt. Fakti se ai dėshtoi nė
pėrfitimin e diturisė nėn kujdestarinė e dijetarėve tė vjetėr tė Arabisė Saudite, e shtyri
atė qė nė vend tė kėsaj tė pėrzihet me rishtarėt Kutbistė14.
Page 6
6 MBUROJA.net
Pėrfundimisht, ai plotėsisht e hoqi nga mendja metodologjinė e "Vehabive," dhe
pėrjashtoi shumė njerėz tė saj nga Islami. Prandaj, si mund tė konsiderohet e drejtė
thėnia se Usame bin Laden ėshtė "Vehabi"? Nė realitet, Usame bin Laden dhe lėvizja e tij
al-Ka'ida nuk janė "Vehabij," por janė Kutbistė.
Ekzistenca e Kutbizmit si njė ideologji
Nė artikullin e titulluar "Terrori, Islami dhe Demokracia," Leden [Ladan] dhe Roja
Borumend [Roya Boroumand] deklaruan drejtėsisht se "shumica e kuadrove tė reja
Islamike sot janė trashėgimtarė intelektualė dhe shpirtėrorė tė drejtpėrdrejt tė krahut
Kutbistė tė Vėllezėrve Muslimanė [el-Ihuanul-Muslimin]"
Ata pohojnė se "kur regjimi autoritar i Presidentit Xhamal Abdel Naser shtypi Vėllezėrit
Muslimanė mė 1954 [gjė qė pėrfundimisht rezultoi me varjen e Kutbit mė 1966], shumė
prej tyre u larguan nė ekzil nė Algjeri, Arabi Saudite, Irak, Siri, dhe Maroko. Prej aty, ata
pėrhapėn idetė e tyre revolucionare Islamike pėrfshirė kėtu edhe mjetet organizative
dhe ideologjike tė huazuara nga totalitarizmi Evropian."16
14. Kutbistėt janė ata qė i pėrmbahen ideologjisė sė Sejid Kutbit, njė ithtar modern i mendimit revolucionar. Kjo ideologji e veēantė ėshtė emėruar el-Kutbije [Kutbizėm]. 16. Leden dhe Roja Borumend, Terrori, Islami dhe Demokracia, The Journal of Democracy, Prill 2002. Shėnim: Meqė Borumendėt drejtėsisht e kanė lidhur Kutbizmin me totalitarizmin Evropian, ne mund tė themi se s'ėshtė me vend qė kėtyre njerėzve t'u referohet si Islamikė. Mė saktė, do tė ishte mė me vend qė atyre t'u referohemi si aktivistė muslimanė. Ndonėse ata janė muslimanė, idetė e tyre revolucionare s'mund t'i atribuohen Islamit.
Duke elaboruar mbi lidhjen mes ideologjive revolucionare Evropiane dhe dogmės sė
Kutbizmit, Xhon Grej [John Gray] i The Independent argumenton nė njė artikull tė
titulluar "Si u bė Marksi musliman" se Kutbizmi s'ėshtė i rrėnjosur nė traditėn Islame,
por ėshtė njė ideologji e bazuar nė idetė Perėndimore.
Ai shpjegon se Sejid Kutbi "inkorporoi nė mendimin e tij shumė elemente tė derivuara
nga ideologjia perėndimore17, dhe si i tillė, Kutbizmi duhet tė shikohet si njė "hibrid
ekzotik, i prodhuar nga pėrplasja e pjesėve tė inteligjencies Islamike me ideologji
radikale perėndimore."18
Grej [Gray] shpjegon se Kutbizmi ėshtė njė lėvizje revolucionare moderne, e jo
pėrfaqėsues i ortodoksisė sė Islamit tė vėrtetė: "Inspirimi pėr mendimet e Kutbit nuk
ėshtė edhe aq shumė Kur'ani, por rryma e filozofisė perėndimore e mishėruar nė
mendimtarėt si Niēe, Kierkigard dhe Heideger. Mendimi i Kutbit plani pėr tė gjitha
teologjitė politike Islamiste radikale pasuese ėshtė mė shumė njė reagim ndaj
pėrshtypjes Europiane tė shekullit 20 tė "Vdekjes sė Zotit"19 sesa ndaj ēfarėdo qoftė nė
Page 7
7 MBUROJA.net
traditėn Islame. Kutbizmi nė asnjė mėnyrė s'ėshtė tradicional. Sikur tė gjitha ideologjitė
fundamentaliste20, kjo ėshtė pagabueshėm moderne."21
Shejh Rebi ibn Hadi el-Mad'hali, dijetari i famshėm Selefi i cili ka shkruar disa libra qė
hedhin poshtė gabimet e Sejid Kutbit, konkludon nė lidhje me Kutbizmin kėtė qė vijon:
"Kutbistėt janė pasues tė Sejid Kutbit
ēdo gjė qė shihni nga fatkeqėsitė, gjakderdhja dhe
problemet nė botėn Islame sot shkaktohet nga kjo metodologji [e kėtij njeriu]."24
17. Robert Worth i New York Times pėrmendi kėtė qė vijon nė lidhje me ndikimin Europian nė Kutbistėt: "Siē shkruajti Fethi Jeken mė 1960, njėri nga nxėnėsit e Kutbit: "Themeli pėr Revolucionin Francez ėshtė vendosur nga Ruso, Volteri dhe Monteskie; Revolucioni Komunist e realizoi planin e paraparė nga Marksi, Engelsi dhe Lenini
po ashtu edhe pėr ne vlen e njėjta gjė." [Robert Worth, Rrėnjėt e thella intelektuale tė terrorit Islamik, The New York Times, Tetor 2001.] 18. Mendimtarėt revolucionarė si Ebu A'la Meududi, Sejid Kutub, Hasan Turabi i Sudanit dhe filozofi Iranian Ali Sherieti u ndikuan ideologjikisht nga Perėndimi meqė jetuan atje pėr njė kohė. Ndonėse ata e refuzuan stilin Perėndimor tė jetės dhe e hodhėn poshtė atė, ata gjithashtu u ndikuan nė masė tė madhe nga ajo, duke formuluar ideologji radikale tė reformave. Ata ishin injorantė ndaj Islamit dhe kredos sė tij, andaj edhe e bėnė mendimin dhe analizėn e tyre politike bazė tė doktrinės sė tyre, dhe mė pas u munduan qė ta Islamizojnė atė. 19. Koncepti i atribuimit tė vdekjes Krijuesit, qoftė kjo shprehur literalisht apo simbolikisht, ėshtė skajshmėrisht absurde. Allahu ka thėnė nė Kur'an: "Dhe mbėshtetju tė Pėrjetshmit qė nuk vdes kurrė, dhe
madhėroje me lavdėrimin qė i takon Atij." [25:58] 20. Do tė ishte mė me vend qė Grej [Gray] tė thoshte, "Sikur tė gjitha ideologjitė ekstreme, kjo ėshtė pagabueshėm moderne," nė vend tė termit tė dykuptimtė "fundamentaliste." 21. Xhon Grej [John Gray], Si u bė Marksi musliman, The Independent, 27 Qershor, 2002 24. Shejh Rebi ibn Hadi mbi Imam el-Albanin dhe Irxha-nė [Burimi: 11 Janar, 2002 Tele-link nga Britanija e Madhe, www.salafipublications.com (Article ID
SC060014)].
Fundamentet e Kutbizmit
Si u bė pra Usame bin Laden ashtu siē ėshtė, nėse nuk ka qenė Selefizmi ajo qė e ka
orientuar atė nė drejtimin tė cilin e zgjodhi pėr vete? Nė realitet, Usame bin Laden
posedon shumė cilėsi tė mentorit tė tij tė vėrtetė, njė shkrimtar letrar Egjiptian me emrin
Sejid Kutb. Sikur Usame bin Laden, Kutb s'ishte dijetar25, por njė Egjiptian i rėndomtė i
cili iu kthye fesė gjatė kohėve tė bezdisshme nė historinė Egjiptiane.
Sejid Kutb [1906-66] u lind nė njė qytet tė vogėl nė Egjiptin e Epėrm dhe u zhvendos nė
Kairo si i ri me qėllim qė ta avancojė edukimin e tij. Kutb filloi tė shkruajė nė 1920-tat e
vonshme si poet dhe kritik letrar, duke shkruar rreth ēėshtjeve sociale dhe politike nga
njė pikėpamje sekulariste. Aty nga 1948, Kutb ndėrroi modelin e tij tė tė shkruarit, dhe
filloi tė shkruajė nga njė perspektivė mė Islamike, sipas diturisė sė kufizuar rreth islamit
qė ai kishte nė atė kohė. Libri i parė i tij, "Drejtėsia Sociale" qe botuar mė 1949.
Page 8
8 MBUROJA.net
Pas kthimit tė tij nga njė ekskursion studimi dy-vjeēar nė Shtetet e Bashkuar tė Amerikės
qė pėrfundoi mė 1950, Kutb iu bashkėngjit el-Ihuanul-Muslimun [Vėllezėrve
Muslimanė]26, duke u bėrė kėshtu njėri prej pėrfaqėsuesve kryesor tė tyre. Pasi qė
lėvizja e kundėrshtoi haptazi qeverinė e Xhamal Abdul Naserit, Kutb tė thuash tė
drejtėn pjesėn e mbetur tė jetės sė tij e kaloi nė burg pas 1954-ės, pėrveē pėr njė periudhė
tė shkurtėr mė 1964-65. Pasi u lirua pėrkohėsisht, Kutb u arrestua pėrsėri, u gjykua dhe
u ekzekutua pėr tradhti mė 1966.
Pamjaftueshmėria e diturisė sė Kutbit mbi Islamin e ēiftėzuar me burgosjen e tij, e bėnė
atė qė ta ndryshojė tė kuptuarit e tij tė Islamit sipas rrethanave me tė cilat pėrballej. Si
pasojė, shkrimet e tija sa vinin e bėheshin mė radikale. Pėrfundimisht, ideologjia e tij
revolucionare e Tekfirit [pėrjashtimit prej fesė] dhe kryengritja kundėr autoriteteve u
rrėnjosėn nė mendjet dhe zemrat e gjeneratave tė reja tė rinisė, tė cilat kėrkonin diēka mė
efikase sesa mėnyra e dėshtuar e Ihuanėve. Deri mė sot, Kutb konsiderohet tė jetė prijėsi
i kėsaj ideologjie pėr tė gjitha grupet e rebeluara.
25. Shejh Muhamed Nasirud-Din el-Albani [v.1421H], dijetari eminent Shqiptar i hadithit i cili jetoi nė Jordan, deklaroi se "Sejid Kutbi nuk kishte dituri mbi ēėshtjet fundamentale apo anėsore tė Islamit." Marrė nga njė dorėshkrim nė Bera'eh 'Ulema'il-Ummeh Min Tezkije Ehlil-Bid'ah nga Isam Abdullah es-Sinani. 26.el-Ihuanul-Mulsimun [Vėllezėrit Muslimanė] qe formuar nė Egjipt mė 1928 nga Hasan el-Bena [1906- 1949], njė mendimtar dhe aktivist Sufi. Pas okupimit ushtarak qė Britania i bėri Egjiptit, ndjeshmėria e el- Benas ndaj imperializmit Perėndimor qe ngritur pėr shkak tė eksploatimit ekonomik tė vendit tė tij dhe dominimit kulturor. Si pasojė, el-Bena e pa tė pėrshtatshme qė tė krijojė njė grup Islamik i cili do tė kundėrshtonte tendencat dhe korrupsionin sekularist tė shtetit dhe shoqėrisė qė ekzistonte, duke theksuar kthimin nė vlerat dhe mėnyrėn Islame tė jetės. Ai e paraqiti kėtė organizatė nė shoqėrinė Egjiptiane duke u mbėshtetur nė rrjetat paraekzistuese shoqėrore. Grupi vazhdimisht tėrhiqte rekrutė tė rinj dhe themeloi biznese tė shumta, klinika dhe shkolla. Duke iu apeluar zonave tė ndryshme tė zgjedhėsve, el-Bena rekrutoi pasues nga njė pjesė e madhe e shoqėrisė Egjiptiane duke iu adresuar ēėshtjeve si kolonializmi, shėndeti publik, politika edukative, menagjimi i resurseve natyrore, Marksizmi, pabarazitė shoqėrore, nacionalizmi Arab, dobėsia e botės Islame dhe konflikti nė rritje nė Palestinė. El-Bena nuk e filloi thirrjen e tij me Teuhid [Veēimi i Allahut nė tė gjitha format e adhurimit], siē ishte mėnyra e Pejgamberėve. El-Ihuanul-Muslimin vazhdimisht i shmangej aspektit parimor tė thirrjes sė pasuesve tė tyre nė Teuhid dhe ndalimin e tyre nga politeizmi, sepse kėto janė ēėshtje qė kėrkojnė kohė dhe mundim pėr t'u ndėrruar; gjėra tė cilat njerėzit nuk i pranojnė lehtė. Ihuanėt mė shumė ishin tė preokupuar me grumbullimin e grupeve tė njerėzve sė bashku sesa tė thirrurit e njerėzve nė Sunet [rrugėn e Pejgamberit salallahu alejhi ue selam]. Si pasojė, ata strehojnė ēdo lloj tė novatorėve fetarė nė radhė e tyre, duke iu ofruar atyre platformė qė haptazi tė thėrrasin nė besimet e tyre kontradiktore. Nė mesin e Ihuanėve mund tė gjinden pasues tė Sufizmit, Xhehmije [ata qė mohojnė Cilėsitė e Allahut; Cilėsi tė cilat Ai vetė i pėrmend nė Kur'an], Shi'itė, Mu'tezileh [shkollė e mendimit filozofik qė po ashtu mohon Cilėsitė e Allahut], Hauarixh [ata qė pėrjashtojnė njerėzit prej Islamit pėr shkak tė mėkateve tė mėdha], Eklanijun [modernistė] dhe shumė tė tjerė. Kjo metodė e pėrshtatshmėrisė politike rezulton nė zėvendėsimin e qartėsisė Islame me diēka qė ėshtė hutuese dhe e mjegullt. Allahu ka folur pėr njė gjendje tė kėtillė, kur Ai tha: "Ju mund t'i mendoni ata si tė bashkuar, por zemrat e tyre janė tė pėrēara. Kjo ngase ata janė njerėz qė
s'kuptojnė." [59:14] Ndėrsa grupi sa vinte e shtohej gjatė 1930-ave, ai shpejt u transformua nė njė entitet i cili do tė bėhej drejtpėrdrejt aktiv nė skenėn politike Egjiptiane. Duke u konfrontuar nė mėnyrė direkte me pushtetarėt, organizata u bė tepėr e fshehtė. Novacioni fetar i fshehtėsisė tash mund tė gjendet nė xhemate [grupe] tjera tė rrezikshme siē ėshtė al-Ka'ida dhe Xhema'tul-Xhihad. Pas njė serie vrasjesh tė ndėrsjella mes anėtarėve tė
Page 9
9 MBUROJA.net
grupit dhe qeverisė, kryeministri Nukreshi Pasha shpėrndau Ihuanėt nė Dhjetor tė vitit 1948. Ndonėse kanė ndjekur njė qasje shumė mė tė butė nė thirrjen e tyre qė prej 1970-ave, Ihuanėt vunė platformėn pėr xhemate tjera Kutbiste qė do tė vazhdonin prej aty ku Ihuanėt e lanė. Prej parimeve fundamentale tė Ihuanėve dhe kėtyre grupeve ėshtė se ata i konsiderojnė tokat, pronat dhe gjakun e Popullit Musliman si tė tyren, thua se kėta popuj tė cilėt i drejtojnė janė vende eksperimentimi. Prandaj ata flijojnė gjenerata tė tėra tė njerėzve pėr arritjen e pushtetit. Ata besojnė se mund tė hulumtojnė mėnyra tė ndryshme pėr ta vendosur fenė Islame, thua se teksti Islam nuk pėrmban metodė tė pėrvijuar dhe tė afirmuar nga Zoti pėr tė bėrė kėtė. Duke iu kundėrvu nė mėnyrė direkte metodologjisė sė thirrjes sė Pejgamberėve nė Allahun, vėshtirė qė ata do tė arrijnė diēka qė sė paku ngjason nė sukses
Kėrkimi nė vend tė gabuar
Duke iu adresuar ēėshtjes sė raporteve mediale, tė cilat pa fije turpi orvateshin ta lidhnin
"Vehabizmin" me terrorizėm, Metson [Mattson] hedh poshtė pėrpjekjen defektive tė
mediave pėr ta bėrė kėtė si njė orvatje pėr tė shpėrfillur shkakun zanafillor, i cili mund tė
gjendet nė politikėn e jashtme tė paudhė223. Pas 11 Shtatorit, njerėzit u angazhuan nė
njė hulumtimin shpirtėror qė tė kuptojnė pėrse al-Ka'ida do tė merrte nė konsideratė
bėrjen e njė gjėje tė tmerrshme tė tillė, ashtu siē mendohet tė kenė bėrė. Ky trend sė
shpejti u fashit, duke u zėvendėsuar me njė pėrpjekje mizore pėr tė lokalizuar saktėsisht
ideologjinė e cila konsiderohej fajtore pėr inkurajimin e kėtyre akteve. Nė njė mėsymje tė
ēmendur pėr tė identifikuar fajtorin, "ekspertėt" Islamik tė ēastit e pėrzien metodologjinė
e Harixhive224 Kutbistė bashkėkohorė tė grupeve tė tekfirit me metodologjinė
ortodokse Selefite, e cila ka qenė burimi qendror i diturisė Islame qė prej dėrgimit tė
Lajmėtarit tė Fundit [salallahu alejhi ue selam].
Eduard Uoker [Edward Walker Jr.] drejtor i vaskės-sė-mendimit qė gjendet nė
Uashington e quajtur Instituti pėr Lindjen e Mesme [The Middle East Institute] dhe ish-
ambasador i Shteteve tė Bashkuara nė Egjipt dhe Izrael, i shprehu mendimet e tija nė njė
tjetėr mėnyrė: "Ka pasur tendenca pėr tė fajėsuar Vehabizmin, por kjo ėshtė gabim," tha
ai. Uoker, i cili po ashtu kishte mbajtur njė post diplomatik nė Arabinė Saudite prej 1984
deri mė 1987, me gjasė ka mundur tė ketė tė kuptuarit e drejtė lidhur me disa nga gjėrat
elementare tė "Vehabizmit" dhe popullit tė Arabisė Saudite. Ai vazhdoi, "Vetėm pse ata
janė fundamentalistė, kjo s'do tė thotė se ata janė tė prirė pėr
terrorizėm."225
"Fundamentalizmi Islamik" ėshtė shumė i pėrfolur226. Ajo ēka njerėzit zakonisht
mendojnė me kėtė shprehje ėshtė njė referencė qė i bėhet dhunės, por domethėnia e
saktė e fundamentalizmit ėshtė, "Ndjekja strikte e mėsimeve themelore tė ndonjė
feje."227
223. Metson [Matson] ka thėnė: "Ata e ngritėn ēėshtjen e rolit tė Arabisė Saudite dhe ideologjisė qė gjindet atje
Sinqerisht, unė mendoj se nė njėfarė mėnyre kjo ka qenė njė reagim ndaj orvatjeve tė shumė njerėzve qė tė kėrkojnė rrėnjėt e terrorizmit nė politikėn e jashtme tė paudhė. Unė besoj, se krijimi i njė kategorie tjetėr tė gjerė qė tė bėhet "dashi i kurbanit" s'do tė ndihmonte fare." [Ingrid Metson [Ingrid Mattson], Ēka
Page 10
10 MBUROJA.net
ėshtė Islami?" CNN interview, 18 Tetor, 2001]. 224. Harixhi: Tė ndjekurit e rrugės sė Hauarixhėve 225. Ēarls M. Senot [Charles M. Sennot], Tė futurit pykėn; Shkollat Saudite ndezin hidhėrimin anti- amerikan, Boston Globe, 03/04/2002. 226. Mė 8 Tetor, 2001, Madelin Bunting [Madeleine Bunting] e The Guardian shkroi njė artikull tė titulluar "Liberalizmi Intolerant," ku ajo tha, "Kapardisja arrogante e Perėndimit pėr superioritetin e vet ėshtė po aq e rrezikshme sa edhe ēfarėdo forme tjetėr e fundamentalizmit." 227. Oxford Advanced Learner's Dictionary, A.S. Hornby, Fifth Edition [1995], Oxford University Press.
Ndonėse muslimanėt e urrejnė pėrdorimin e termeve sugjestive si "fundamentalist," s'do
tė ishte e pa vend tė thuhet se Islami kėrkon prej ithtarėve tė tij qė t'i pėrmbahen mė
pėrpikėri fundamenteve tė caktuara fetare. Si i tillė, muslimani nuk duhet tė ketė turp qė
t'u pėrmbahet kėtyre fundamenteve tė domosdoshme, edhe nėse tė tjerėt i quajnė ata
"fundamentalistė." Njeriu mund tė pyes veten se ēfarė do tė thoshin kėta njerėz qė bėjnė
pohime tė kėtilla pėr Pejgamberėt, tė cilėt i shpenzuan tėrė jetėn e tyre duke i mėsuar
njerėzit se si tė jenė tė sinqertė ndaj Allahut. A mos ishin edhe ata fundamentalistė?
Selefizmi ėshtė i lirė nga ajo ēka ata thonė
Islami dhe Selefizmi janė akuzuar pėr shumė gjėra, por ata janė tė pastėr nga pohimet e
rrejshme tė cilat janė bėrė kundėr tyre. Nė veēanti, Selefizmi s'ėshtė rrugė e
ekstremizmit, por nė tė vėrtetė ėshtė rrugė e mesme e cila iu shmanget tė gjitha
gabimeve tė sekularizmit dhe ekstremizmit fetar. Pėr mė tepėr, nuk ėshtė e mundshme
qė tė ndahet Islami dhe Selefizmi si tė ishin dy entitete tė palidhura.
Selefizmi ėshtė Islami ortodoks siē i ėshtė shpallur Pejgamberit Muhamed [salallahu
alejhi ue selam] nga Allahu. Kjo ėshtė larg nga ekzagjerimet e atyre tė cilėt ose ka rėnė
nė neglizhencė, ose nė ekstremizėm. Karakteristika e tė qenit nė rrugėn e mesme ėshtė
ajo qė e dallon Selefizmin nga rrugėt e grupeve tė shumta, partive, lėvizjeve dhe sekteve
kundėr tė cilave paralajmėroi vetė Pejgamberi [salallahu alejhi ue selam].
Ngjarjet tė cilat janė duke ndodhur nėpėr botė, e detyrojnė ēdo qenie njerėzore qė t'i
marrin nė pyetje shpirtrat e vet dhe tė pyesin veten se a ėshtė e njėjtė ajo qė dje e kanė
konsideruar si tė vėrtetė me atė nė ēka duhet tė besojnė nesėr.
"Pra, nė cilėn tė folme pas kėsaj [Kur'anit] do tė besojnė ata?" [77:50]
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt