Close
Faqja 0 prej 8 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 76
  1. #1

    Gjykata e Lartë shpall të papërdorshme videon Prifti-Beqiraj

    TIRANË- Gjykata e Lartë rrëzoi sot provën kryesore të prokurorisë lidhur me çështjen "Prifti- Beqiraj". Gjykata e Lartë e shpalli sot të papërdorshme videon e xhiruar nga ish-ministri i Ekonomisë, Dritan Prifti, ku shfaqej vetë ai me vartësin e tij Leonard Beqiraj duke ndarë para mes tyre. Vendimi është marrë me shumicë votash nga Kolegji Penal në Gjykatën e Lartë.

    Në seancën e zhvilluar paraditen e së hënës, prokurori i çështjes, Bujar Sheshi, kërkoi që video kundër dy- ish zyrtareve, të shfaqej me cilesine e proves para Gjykatës. Ndërkohë që pala mbrojtese, duke kundërshtuar prokurorinë, i kërkoi Gjykatës deklarimin e videos të papërdorshme, me pretendimin se ajo ishte administruar në shkelje të ligjit nga akuza.

    Pasi dëgjoi palet, trupi gjykues, i përbërë nga pesë gjyqtarë, me shumicë votash vendosi që të shpallë videon të papërdorshme në këtë proces, duke rrëzuar në këtë mënyrë provën e vetme të prokurorisë. Në kushtet e reja të krijuara pas vendimit të Gjykatës, prokurori Sheshi kërkoi kohë për të përgatitur hapat ligjore që do të ndërmarrë lidhur me procesin.

    Nga ana tjeter, për avokatin e Dritan Priftit, Fatmir Braka, me rrëzimin e provës së prokurorisë, ky proces duhet të pushohet. Seanca gjyqësore e radhës ndaj çështjes Prifti-Beqiraj pritet të mbahet më 14 shtator.

    Ish- ministri i Ekonomisë, Dritan Prifti dhe ish zv/ministri i kësaj ministrie, Leonard Beqiraj, akuzohen për korrupsion pas publikimit në media të një videoje të fshehtë, ku ata shfaqeshin duke ndarë një sasi te konsiderueshme parash me njëri-tjetrin.

    Videoja mes Dritan Priftit dhe Leonard Beqirajt u zbulua në shkurt të vitit 2011 nga eksperti amerikan që mori në dorëzim kompjuterin e ish-ministrit të Ekonomisë, ndërsa kryente ekspertizën për origjinën e videos Meta-Prifti.

    (ma.ar/BalkanWeb)

    http://www.balkanweb.com/bw_lajme2.p..._post_comments
    ABCÇDDhEËFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gërma)

  2. #2
    Shtet i deshtuar, i vertetuar katerciperisht
    ABCÇDDhEËFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gërma)

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e xhori
    Anëtarësuar
    25-12-2006
    Vendndodhja
    MARCHE
    Postime
    1,518
    Citim Postuar më parë nga brooklyn2007 Lexo Postimin
    Shtet i deshtuar, i vertetuar katerciperisht
    mos te te lexoj djali i sales kete qe shkruajte ketu . se kush merret me te pasta ja keshtu ben edvibrat rucrat fidelrat
    jeshét prèmè ne aliarèm
    jeshèm more jeshèm
    po drita skeshèm

  4. #4
    ***VIP***
    Anëtarësuar
    26-08-2008
    Postime
    800
    Kjo me kujton ate humorin me behar meren qe Behari do qe te shkoje ne burg por gjykatesi nuk e fut qe nuk e fut. "Une e bera krimin" - thoshte Behari - "ja ku e keni provat", goditi me pistolete brenda ne gjykate dhe nje nga gjykatesi ndersa gjykatesi edhe i plagosur - "nuk kemi prova qe te burgosim" - thoshte.
    Kur u burgos nje tjeter per dicka kot: " Boh ca fati" - thoshte Mera.

    Do shikoj mos e gjej linkun.
    Moderator, e di vet ti...

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e medaur
    Anëtarësuar
    21-06-2006
    Postime
    865
    Po dihej rezultati ....qe kur doli Skrapalliu im ,Alibabe Ilir meta...
    SHQIPERIA MBI TE GJITHA

  6. #6
    Më në fund, e dha grahmën e fundit "Drejtësia Shqiptare", dhe ironi e fatit është se para se të vdiste - arriti të gjente një Prift ku të rrëfehej!

    Pushoftë në Paqe!
    In Nomeni Patri Et Fili Spiritus Sancti
    Amen!




  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    e mo e..
    ata hengren ngjala kta diskutojn videot..

  8. #8
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Kush ishte motivimi i vendimit nga GjL per kete videon ???


    T'ja fusesh vetes duke rujt filmat ne pc vetem ket qyp budall Priftin kam pa ...
    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

  9. #9
    100%shqiptare Maska e loneeagle
    Anëtarësuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    not where i want to be
    Postime
    4,224
    kur nuk denohen edhe ceshtjet me video imagjino te tjerat lol. Ne shqiperi ligji nuk funksionon!
    I LOVE GOD

    j&g

  10. #10
    Normale qe nuk pranohen videot si prova se videot mund te manipulohen. Qe mos kete dyshime duhet ti marresh bakshishet para gjykatesit.

Faqja 0 prej 8 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •