MUHAMMEDI (A.S.) NJERIU MË ME NDIKIM NË HISTORINË E NJERËZIMIT

Në vitin 1978, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, u botua libri me titull The 100 - a raking of the most influential persons in history (Radhitje e 100 njerëzve me me ndikim në histori). Ky libër, i cili ka 572 faqe, është vepër e historianit amerikan Michael H. Hart, që u botua në qytetin Nju-Jork.
Siç shihet nga vetë titulli, në libër flitet për njëqind njerëzit që kanë pasur ndikim më të madh në historin e njerëzimit. Seleksionimi ose zgjedhja e njëqind njerëzve më me ndikim për lexuesit amerikanë, por edhe për të tjerët, është plot të papritura. As Jezu Krishti as Karl Marksi nuk janë në vend të parë, por Muhammedi, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të!
Historiani amerikan Michael H. Hart në librin e tij përdor argumente bindëse të bazuara në fakte historike për çdo personalitet, që përmendet. Është krejtësisht çështje subjektive se pajtohet dikush ose jo!
Në libër përshkruhet me shumë kujdes karriera dhe kontributi i secilit prej tyre që i ka dhënë njerëzimit dhe karakteristikat kryesore që e dallojnë personin në fjalë, duke u analizuar rëndësia e veprës së tyre jetësore. Në libër shënohen gjithashtu faktet më kryeore rreth liderëve fetarë politikë, ushtarakë dhe rreth shkencëtarëve, filozofëve, zbuluesve etj. Me pak fjalë, ky libër, siç e vlerësoi kritika amerikane, është një histori e botës, një histori e njerëzimit.
Kjo vepër, siç shkruante gazeta e përditshme e Nju-Jorkut The Wall Street Journal, e bën Michael H. Hart-in të jetë një shkrimtar i pastër dhe mësues shembullor. Ndërsa gazeta Memphis Commercial Appeal shkruan: «Këtë libër duhet ta ketë çdo librari ose bibliotekë».
Lexues të nderuar! Për të pasur njohuri më të plotë, këtu më poshtë po shënojmë radhitjen e njëqind njerëzve më me ndikim në histori, sipas shkrimtarit të përmendur amerikan Michael H. Hart.
Këta janë si më poshtë:

1. MUHAMEDI............. ............... 570-632
2. ISAAC NEWTON..... ............... 1642-1727
3. JEZU KRISHTI.......... ............... 6 p.k.- 30
4. BUDA.......................... ............... 563 - 483
5. CONFUCIUS................ ............... 551- 479
6. SHËN PALI ................ ......................4 - 64
7. CAI LUN ............... ........................ 105 - ?
8. JOHAN GUTENBERG ............1400 - 1468
9. KRISTOFOR KOLOMBO .......1451 - 1506
10. ALBERT AJNSHTAJN...........1879 - 1995
11. KARL MARX ........................ 1818 - 1883
12. LOUIS PASTEUR ...................1822 - 1895
13. GALILEO GALILEI ............... 1564 - 1642
14. ARISTOTELI ............................. 384 - 322
15. LENINI ................................... 1870 - 1924
16. MOJSIU (Hazreti Musaja) ..........................
17. CHARLS DARWIN ................ 1809 - 1882
18. SHIH HUANG TI ...................... 259 - 210
19. AUGUSTUS CEZAR ...................63 - 14
20. MAO CE TUNG ..................... 1893 - 1976
21. XHENGIS KANI .................... 1162 - 1227
22. EUKLIDI .................................. 300 p.k.
23. MARTIN LUTERI ................... 1483 - 1546
24. NIKOLLA KOPERNIKU ........ 1473 - 1543
25. JAMES WAT ........................... 1736 - 1819
26. KONSTANTINI I MADH .......... 280 - 337
27. G. WASHINGTON ................... 1732 - 1799
28. MICHAEL FARADEY ............. 1791 - 1867
29. JAMES MAXWELL .................. 1831 - 1879
30. ORVILLE W. WRIGHT ............. 1867 - 1912
31. ANTOINE LAVOISIER ............. 1743 - 1794
32. SIGMUND FROJDI .................... 1856 - 1939
33. LEKA I MADH ............................. 356 - 323
34. N. BONAPARTE ......................... 1769 - 1821
35. ADOLF HITLER ......................... 1889 - 1945
36. W. SHAKESPEARE .................... 1564 - 1616
37. ADAM SMITH ............................ 1723 - 1790
38. THOMAS EDISON ..................... 1847 - 1931
39. A. LIWENHOEK ......................... 1632 - 1723
40. PLATONI ....................................... 427 - 347
41. GULJEMO MARCONI ............... 1874 - 1937
42. L.V. BETHOVENI ....................... 1770 - 1827
43. W. HEISENBERG ........................ 1901 - 1976
44. ALEXANDER BELL .................... 1847 - 1922
45. A. FLEMING ................................. 1881 - 1955
46. SIMON BOLIVAR ........................ 1783 - 1830
47. OLIVER GROMWELL ............... ..1599 - 1658
48. JOHN LOCKE ................................ 1632 - 1704
49. MICHELANGELO ......................... 1475 - 1564
50. PAPA URBANI II ..........................1042 - 1099
51. HAZRETI YMERI ............................ 586 - 644
52. ASOKA ............................................. 300 - 232
53. SHËN AGUSTINI ............................. 354 - 430
54. MAX PLANK ................................ 1858 - 1947
55. JOHN KALVINI ............................ 1509 - 1564
56. WILLIAM MORTON .....................1819 - 1868
57. WILLIAM HARVEY ......................1578 - 1657
58. ANTOINE BEKEREL .................... 1852 - 1908
59. GREGOR MANDEL ...................... 1822 - 1884
60. JOSEPH LISSTER .......................... 1827 - 1912
61. NIKOLAUS OTTO ......................... 1832 - 1891
62. LOUIS DAGUERRE ....................... 1787 - 1851
63. J- STALINI ...................................... 1879 - 1953
64. RENE DESKARTES ....................... 1596 - 1650
65. JULIUS CESAR ................................ 100 - 44
66. F. PAZZARO .................................. 1475 - 1541
67. HENARDO CORTES ......................1485 - 1547
68. MBRET ISABELA ......................... 1451 - 1504
69. UILIEM PUSHTUESI .................... 1027 - 1087
70. THOMAS JEFFERSON ............... ...1743 - 1826
71. ZHAN ZHAK RUSSO .................... 1712 - 1778
72. EDWARD JENER ........................... 1749 - 1823
73WILHEM RENTGEN ....................... 1845 - 1923
74. JOHAN BAH ................................... 1685 - 1750
75. LAO CU ............................................. 400 p.k
76. ENRICO FERMI ............................. 1901 - 1954
77. THOMAS MALTHUS .................... 1766 - 1834
78. FRANCIS BACON .......................... 1561 - 1626
79. VOLTERI ......................................... 1694 - 1778
80. XHO KENEDI .................................. 1917 - 1963
81. GREGORI PINCUS .......................... 1903 - 1967
82. SUI WEN TI ........................................ 541 - 604
83. MANI .................................................. 216 - 276
84. VASKO DE GAMA ......................... 1460 - 1524
85. KARLI I MADH ................................. 742 - 814
86. SAJRUSI I MADH .............................. 590 - 529
87. LEONARD EULER ........................... 1707 - 1783
88. NIKOLLA MAKIAVELI.................... 1469 - 1527
89. ZARATUSTRA .................................... 628 - 551
90. MENES ................................................. 310 p.k.
91. PJETRI I MADH ................................ 1672 - 1725
92. MENCIUS ............................................. 371 - 289
93. XHON DALTONI .............................. 1766 - 1844
94. HOMERI ............................................... 800?
95. ELIZABETA E PARË ........................ 1533 - 1603
96. JUSTINIANI ....................................... 483 - 565
97. JOHANES KEPLER ......................... 1571 - 1630
98. PABLO PIKASO .............................. 1881 - 1973
99. MAHAVIRA ...................................... 599 - 527
100. NIELS BOHER ............................... 1885 - 1962


Ishte kjo radhitja, që i bënë historiani amerikan njerëzve më me influencë në histori. Secilit prej tyre i kushtohen disa faqe, të cilat janë të ilustruara me fotografi e portrete e të plotësuara me harta e të argumentuara me dokumente.
Kaptina e parë ilustrohet me një pamje nga qyteti i shenjtë Mekke me Qabenë e madhërueshme në mes, ndërsa nën fotografi shkruan:

1 MUHAMMEDI (570 - 632)

Tani po ia japim fjalën shkrimtarit amerikan:
«Zgjedhja ime e Muhammedit të kryesojë listën e personave më me influencë në botë disa lexuesve mund t’i duket e papritur, por ai është i vetmi njeri në histori, i cili kishte sukses të plotë në nivel religjioz e laik.
Nga një prejardhje e përvuajtur, Muhammedi e themeloi dhe përhapi një nga religjionet më të mëdha të botës, arriti të themelojë e të bëhet një udhëheqës politik me efekt të pakufishëm. Sot, trembëdhjetë shekuj pas vdekjes së tij, influenca e tij është ende e fuqishme dhe vazhdon të përhapet, të depërtojë...
Pushtimet e arabëve të shekullit shtatë vazhdojnë të luajnë një rol me rëndësi në historinë e njerëzimit, deri në ditën e sotme. Ky është një kombinim i pabarazueshëm, religjioz e laik, të cilin unë mendoj që e bën Muhammedin të konsiderohet si personi më me influencë në historinë e njerëzimit».
Shkrimtari amerikan ia kushton gjashtë faqe të librit të dashurit tonë Muhammedit (A.S.), ku përshkruan jetën dhe veprimtarinë e Tij. Si përfundim, e themi lirisht se ky nuk është ndonjë zbulim për besimtarët myslimanë, kudo që janë, pasi të gjithë besimtarët janë të bindur me shpirt, me mendje e me zemër se ku e ka vendin Muhammedi (A.S.). Këtë na e ka shpallur Krijuesi i Madhërishëm All-llahu (XH.SH) para 1400 vjetëve në Kur'an. Megjithatë, mjafton që edhe pseudointelektualët tanë ta kuptojnë se në kohën e kompjuterit e të informatikës elektronike, në shtetin më të fuqishëm e më të zhvilluar në teknologji e në fusha të tjera, siç është Amerika, del një historian, si Michael H. Hart, dhe e vë Muhammedin (A.S) në vendin e parë, në listën prej njëqind personave më me ndikim të njerëzimit. Ne, ku jemi?!

Mexhid YVEJSI, Gjakovë
Botuar në revistën ”Dituria Islame”,
Nr. 71, gusht 1995, Prishtinë