INTERVISTA/ Flet aktori i talentuar Sulejman Dibra

Ja si e kam luajtur 70 herė Arturo Ui

Albert ZHOLI

Sulejman Dibra ėshtė lindur mė 9 shtator tė vitit 1943 nė qytetin e Shkodrės. Pas mbarimit tė studimeve tė larta nė Shkollėn e Lartė pėr Aktor “Aleksandėr Mojsiu” nė Tiranė, nė vitin 1966 rikthehet nė qytetin e Shkodrės pėr tė punuar si aktor profesionist nė Teatrin “Migjeni” tė kėtij qyteti. Nė vitin 1969 do tė transferohet nė Teatrin Popullor (sot Teatri Kombėtar) nė Tiranė. Me kėtė teatėr ka interpretuar nė shumė pjesė si “Arturo Ui” e Bertold Brehtit, “Toka jonė” e Kolė Jakovės, “Prefekti” e Besim Lėvonjės etj.. Nė kinematografi ka interpretuar nė 13 role. Roli i tij i parė do tė jetė ai partizanit tė plagosur nė filmin “Komisari i Dritės”. Mė tej do tė interpretonte nė rolin e Kiēos, agjentit 13 nė filmin “Njėsiti “Gueril”, rolin e Sotir Filipit “Kasketa” nė filmin “Operacioni “Zjarri”, rolin e drejtorit tė shkollės nė filmin “Tinguj Lufte”, rolin e gjeneralit turk nė filmin “Nėntori i dytė” etj. Roli i tij mė i fundit do tė jetė nė vitin 2009, roli i Myrtezait nė filmin “Ne dhe Lenini”. Ka dhėnė mėsim nė Institutin e Lartė tė Arteve (sot Akademia e Arteve) nė degėn e Aktrimit. I martuar me pianisten Anita Tartari. Kanė njė vajzė, Enin,e cila duke ndjekur rrugėn e artit ėshtė sot njė pianiste e talentuar dhe e njohur nė botė. Pėr meritat e tij artistike, nė vitin 2006, Sulejman Dibra ėshtė vlerėsuar me Urdhrin "Naim Frashri i Artė"

Cili ka qenė roli i parė si aktor profesionist?
Roli i parė qė kam luajtur ka qenė nė dramėn “Studentja e vitit tė fundit” e Ibrahim Uruēit. Ndėrsa nė vitin e 4-t tė Shkollės sė Lartė ishte roli Borovskit. Ka qenė njė vepėr shumė e mirė e vėnė nga Kujtim Spajvogli. Pra, shkolla na inkurajonte na jepte drejtimet e duhura pėr ardhmėrinė tonė. Shkolla kishte rregull, disiplinė, kishte kėrkesė tė lartė llogarie. Edhe si figurant duke qenė pranė Teatrit Kombėtar, duke parė nė skenė Naim Frashėrin, Kadri Roshin, Mihal Popin, Sandėr Prosin, etj... kemi mėsuar shumė gjėra. Unė kam qenė dhe sufler nė shumė drama. Pra dua tė them qė ne kishim ditur tė krijonim shkollėn tonė tė aktrimit, mbėshtetur nė shkollėn e Stanislavskit, qė na formoi mrekullueshėm. Pedagogėt tanė kishin studiuar tė gjithė jashtė me rezultate tė shkėlqyera.
Po nė Shkodėr ēfarė ambienti gjetėt?
Njė ambient tė mrekullueshėm. Nė Shkodėr shkova 2 vjet dhe kam luajtur mbi 50 role nė teatrin profesionist tė Shkodrės. Shkova fill pasi mbarova Shkollėn e lartė. Ishte viti 1966. nė teatrin e Shkodrės ka pasur partner tė mėdhenj aty si: Lec Bushati, Tinka Kurti, Serafin Fanko, etj. Ka pasur aktorė tė fuqishėm nė atė kohė nė Shkodėr. Dihet qė Shkodra shquhet edhe pėr humor, por edhe pėr dramė. Kishte njė estradė tė shkėlqyer por edhe njė estradė tė shkėlqyer.
Kur u riktheve nė Teatrin Kombėtar?
Nė vitin 1969 erdha sėrish nė Teatrin Kombėtar. Qė nga ky moment deri nė vitin 1978, kam luajtur role nga mė tė ndryshmet. Teatri nė atė kohė kishte formuar njė fizionomi tė vetėn. Gjatė kėsaj periudhe nga 69-79 kam luajtur rreth 40 role. Ndėr kėto rrolin mė tė bukur dhe mė tė fuqishėm ka qenė “Artur Ui”.
Si jua dhanė juve kėtė rol ku i parė ka qenė i madhi Kadri Rroshi?
Kadri Rroshi pėr arsye tė ndryshme shkoi pėr dy vjet nė njė vend tjetėr, u largua nga Teatri Kombėtar. Unė gjatė gjithė kėtyre shfaqjeve kam qenė sufler i tė madhit Kadri Roshi. Kur u dha urdhri pėr tė zėvendėsuar Kadriun pėr tė luajtur “Arturo Ui” unė e kisha mėsuar pjesėn pėrmendsh dhe e kisha shumė tė lehtė pėr tė luajtur. Duke pasur kėtė armė tė fortė qė e zotėroja nga ana tekstuale pjesėn shkova nė drejtori dhe bėra kėrkesėn time qė ta dubloja edhe unė tė madhin Kadri Roshi. Me mua erdhi edhe Agim Qirjaqi, i cili nuk e mori pėrsipėr pėr vetė potencėn qė kishte roli. Ky rol donte shumė fuqi. E bėra kėrkesėn dhe m’u dha e drejta. Fluturova nga gėzimi. Bėra 3-4 prova. Regjisori mė besoi. Kur dola nė skenė ishte njė mbrėmje e mrekullueshme qė s’do ta harroj kurrė. Kisha arritur njė rezultat qė se kisha ėndėrruar. Mbi 70 herė e kam luajtur kėtė pjesė dhe s’kam ndjerė lodhje. Pėr mua ka qenė njė eveniment i madh..
Po tjetėr kush e ka luajtur Arturo Ui?
Arturin e ka luajtur dhe Shkėlqim Basha me tė cilin ėshtė edhe i xhiruar nė televizion. Shkėlqimi mori disa pika dhe i bashkoi nė njė tė vetme dhe kjo ishte arsyeja qė iu dha Shkėlqimit. Pra edhe sot ndodhet i filmuar me kėtė aktor. Njė nga pengjet e Kadri Roshit ėshtė pse nuk ėshtė regjistruar tek Arturo Ui.
Si ka qenė Kadriu nė kėtė rol?
I madhėrishėm. I jashtėzakonshėm. I paarrirė. Ai ka shkėlqyer me kėtė rol. Unė s’mund ta arrija. Do tė pėrmend disa nga kėto role qė unė kam luajtur: Arturo Ui” e Bertold Brehti “Toka jonė” e Kolė Jakovės, “Bashkė me agimin” e Kolė Jakovės, “Prefekti” e Besim Lėvonjės (Artist i Merituar) “Sinjali i kuq” e Bashkim Kozelit-
Cilin aktor tjetėr do tė veēoje nga Teatri Kombėtar?
Janė shumė. Janė pa masė. Ndėr ta unė do tė pėrmend dhe Reshat Arbanėn. E kam njohur nė fillimet e historisė sė artit. Unė kam qenė pritės pėr kėtė artist. Unė kam ardhur si profesionist nė teatėr rreth viteve ‘60 ndėrsa ai ka ardhur rreth viteve 70. Ai ka qenė mė pėrpara nė radio- televizionin shqiptar. Reshati ka qenė 2 vjet pėrpara meje nė shkollė, por unė kam qenė mė para nė Teatrin Kombėtar. Historia e Reshatit nė marrėdhėnie me mua, ne jemi dhe do tė jemi shokė tė ngushtė. Kishim njė moment tė vėshtirė nė teatėr.
Keni njė karrierė tė gjatė si drejtues institucionesh arti si nė Estradėn e Tiranės...
Ruaj kujtimet mė tė jashtėzakonshme pėr estradėn. Aty pėr herė tė parė nė vitet ‘85 u detyruam tė hartonim planin javor. Kishim recitalin e Anita Takes e Ema Qazimit, Irma Libohovės, Bashkim Alibalit etj.. Nga humoristėt unė gjeta Xhemal Myftiun, Skėnder Sallakun, Vasillaq Vangjelin, i cili ishte i pėrmasave tė jashtėzakonshme. Pastaj erdhi Xhevahir Zeneli, Agim Bajko etj., etj.. Nė shkurt tė vitit 1989 mė ēuan drejtor tė cirkut. Kam punuar me Ndriēim Kazazin, Telat Agollin, Arben Shakėn, pra kisha tė bėja me tė gjithė kėta artistė tė mėdhenj. Ne jepnim shfaqje edhe natėn, Cirku nė atė periudhė pati shfaqje tė jashtėzakonshme. Cirku shkonte nė tė gjithė Shqipėrinė. Shkonim nė tė gjitha plazhet e Shqipėrisė. Sot kjo gjė nuk mund tė realizohet. Nuk e di pėrse, por kam parė qė ēadra e cirkut ėshtė ngujuar aty ku ėshtė. Nė vitin 1994 shkova nė Teatrin Kombėtar kėtė radhė si drejtor. Kemi arritur tė japim deri nė 7 premiera nė vit me fondin e shtetit gjithmonė. Brenda teatrit kombėtar krijova edhe teatrin e tė rinjve me njė fond tė posaēėm. Aty mbaj mend se njė regjisor i famshėm maqedonas vuri njė shfaqje me Tinka Kurtin. Ato pjesė qė kemi vėnė nė skenė dhe kanė pasur shumė sukses kanė qenė komeditė. Gjatė kėsaj periudhe mund tė kemi vėnė 5 premiera nė vit. Pra ishin 7 me gjithė tė rinjtė. Pra nga tė rinjtė ėshtė vėnė “Don Kishoti” etj.. Pastaj mė vonė qė ndryshuan kohėt ndryshuan gjėrat.
Sot ka rėnė ndjeshėm numri i shfaqjeve pse?
Ky shtet nuk ka shumė dashuri pėr artin pėr artin. Kudo nė ēdo vend arti ėshtė i pari tek ne ėshtė i fundit. Sot shihet qė nuk inkurajohen shumė teatrot. Por edhe nismat private nuk ekzistojnė dhe kėshtu del nė pah vetėm Teatri Kombėtar qė duhet tė pėrballojė tė gjithė “urinė” teatrore.
Si na ndaloi Xhelil Gjoni tragjedinė e Shilerit “Intrigė dhe dashuri”
Ishte momenti kur do tė vihej nė skenė tragjedia e Shilerit “Intrigė dhe dashuri”. Unė nė atė kohė drejtoja Bashkimet Profesionale. Marrim librin e Enver Hoxhės qė kishte folur pėr “Intrigė dhe dashuri” dhe shkojmė pėr t’i mbushur mendjen Xhelil Gjonit pėr ta vėnė nė skenė duke i thėnė interesimin e Enver Hoxhės. Ai na nxori pėrjashta, nuk pranoi. Ne me Reshatin kishim tė drejtė. Ai erdhi tė nesėrmen nė TK dhe kėrkoi tė falur. Si duket kishte lexuar ēka kishte shkruar Enveri, Unė kam pasur rastin tė luaj bashkė me Reshatin nė 2-3 filma. Edhe kohėt e fundit ne kemi luajtur bashkė njė film “ Tė gjallėt” qė u luajt nė Lurė. Tre javė kemi ndenjur atje. Se si e mėsonte atė tekst, se si e pėrpunonte figurėn vetėm ai e dinte dhe askush tjetėr. Ai ishte shumė i lirshėm, organik, kishte zė tė veēantė. Marrja e Reshat Arbanės nga televizioni nė teatėr ishte diēka e bukur dhe e madhe. Atė e mori Pirro Mani dhe nė TK luajti me dhjetėra e dhjetėra role, si p.sh “Nėntori i dytė”. Ai nė kėtė rol ka pasur njė botė tė brendshme madhėshtore. Nė kėtė aspekt unė ruaj kujtimet mė tė mira.