Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 8
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Derdellisjet e PD-se.

    Ja c'thote Balkanweb:

    ------------

    TIRANE (15 Maj) - PD-ja do tė heqė dorė nga zgjedhjet e parakohshme, nė rast se Nano nuk do tė zgjidhet president. Por burimet nga selia blu, qė konfirmuan faktin e mėsipėrm, tregojnė se, nė rast se Nano do tė zgjidhet president, atėherė zgjedhjet e parakohshme janė shumė afėr.
    Burimet nga PD-ja bėnė tė ditur se Departamenti i Shtetit ėshtė pak i interesuar qė nė Shqipėri Nano tė bėhet president. Nė tė njėjtėn kohė po kėto burime bėjnė tė ditur se ky departament ėshtė po aq pak i interesuar qė nė Shqipėri tė bėhen zgjedhje tė parakohshme. Tė dyja kėto konkluzione i referohen qėndrimit dhe interesave tė Departamentit tė Shtetit. Kėto qėndrime janė pak tė deshifrueshme prej Shqipėrisė, por dy mesazhet e mėsipėrme ngelen tė jenė tė vėrteta, pasi u referohen rezultateve tė vizitės qė dy tė besuarit e Berishės bėnė nė SHBA, me ftesė tė Departamentit tė Shtetit.

    Ridvan Bode dhe Fatmir Mediu janė dy tė besuarit e kreut tė PD-sė, Sali Berisha, qė, me kėtė ftesė shkuan nė Uashington pėr tė dhėnė provimet dhe pėr tė marrė detyra tė reja shtėpie. Vizita e tyre u mbajt nė heshtje, duke shmangur emrat e tyre nga ngjarjet e ditės. Ridvan Bode dhe Fatmir Mediu mohuan tė dy njėkohėsisht, se kishin qėnė bashkė nė SHBA. Por ata u nisėn pėr aty nė tė njėjtėn ditė dhe u kthyen po nė tė njėjtėn ditė. Ndoshta, pėr fat tė keq, kėtė vizitė e dekonspiroi sekretari i PD-sė pėr marrėdhėniet me jashtė, Besnik Mustafaj. Ai, pa dashur, nė kohėn kur ata ndodheshin nė Uashington, tha: "Po, ėshtė e vėrtetė qė ata janė tė ftuar nė SHBA". Ndėrsa dje nuk e mohoi, por vetėm sa tha qė "nuk ka asgjė pėr shtypin". Zbulimin e kėtij fakti qė PD-ja, sigurisht me kėrkesėn e Uashingtonit, e ka mbajtur tė fshehtė, e bėri edhe kryetari i Ballit, Shpėtim Roqi, i cili, duke dhėnė opinionin e tij pėr zgjedhjet presidenciale, u ndėrpre gjatė bisedės dhe u pyet: "Po si do tė vejė kjo punė, pas mesazhit qė Departamenti i Shtetit u dha dy tė ftuarve tė opozitės?" Nė ato momente Rroqi tha: "Po, i di tė gjitha mesazhet e asaj vizite, por nuk mė pėlqejnė, pasi do tė preferoja mė shumė Godon president". Eshtė e sigurt se zhvillimet politike nė Shqipėri nuk janė spontane. Kėto zhvillime nė tė njėjtėn kohė nuk mund tė kenė pėr regjisor Nanon apo Berishėn. Historia ka treguar se politikanėt tanė mė shumė kanė qenė aktorė, sesa regjisorė tė zhvillimeve. dxh/an (Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)
    ------------------------

    Pra PD grin sallat kot .
    .jo Rakipi...Jo presidenti konsensual..jo pakti leshit ...jo.Komisioni bipolar per zgjedhjet etj dokrra te kota.

    Kjo eshte mungesa e sinqeritetit me popullin.
    Perderisa i binden verberisht departaentit amerikan athere pse bejn zhurme kot. Pse e vune masen demokratike te votoje vjet??
    Perderisa ne Uashington e kane vendosur qe ne Shqiperi te sundojne kelyshet e stalinisteve (sot barone miliardere trafiqesh) athere kot lodhen ata qe shpresojne per demokraci.
    PD...natyrisht nuk ka force te ndryshoje vizionet e Departamentit te Shtetit por te pakten te mos luaje Teater me njerzit...
    Nji here bertiten o burra ne zgjedhje...pastaj..ooobobo na i vodhen..votat..pastaj...jo po aty fituam aty nuk fituam..jo do hyjm jo nuk do hyjme ne parlament.
    Hipokrizi me ata qe kane 12 vjet qe votojne per PD dhe 60 vjet qe aspirojne per demokraci. Turp per Pd-ne qe shperdoron voten e ndershme dhe eshte tinzare me simpatizantet e vet.
    Ne se ka ngelur ndonji pjese burrerore ne PD duhet te organizohet dhe hapur me dinjitet, pa diplomaci perulese te tipit Berisha, te protestoje tek Shtepia e Bardhe dhe ne Bruksel e ti thuhet me ze te larte:
    -Ne i provuam 50 vjet stalinizem dhe nuk keni arsye te na impononi perseri nji neodiktature mafiozesh!!!!!!

    Prandaj tallet Nano sepse i ka pipzat ne rregull me Washingtonin..

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e vlora
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Postime
    40
    Brari,

    pjesa burrerore ne PD eshte shume e paket per te mos thene hic. Sales nuk i pelqejne burrat se nuk i ve dot ne rresht si kalamajte.

    vlora

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,397
    Postimet nė Bllog
    22
    Brari, kur ze nje avokat pasi ke probleme me drejtesine, nuk mund ta gjykosh dot punen e avokatit, nese nuk i njeh ligjet e vendit tend, dhe nese nuk e di se c'permban ligji per akuzen tende. Nese shqiptaret do ta dinin se ne cfare qorrsokaku jane, ata nuk do te ishin aspak aq indiferente sa jane ndaj zhvillimeve ne vend. Opozita shqiptare nuk eshte ne rolin e nje gjeniu qe ua permbush deshirat shqiptareve, keta te fundit vetem sa te hapin gojen. Opozita dhe cdo parti eshte ne rolin e nje avokati, qe te ndihmon me perfaqesimin tend brenda sistemit politik, por nuk sjell ndryshim te gjendjes ne vend per aq kohe sa nuk e imponon vullneti i sovranit popull. Ndryshimet i sjellin shqiptaret me votat e tyre dhe me pushtetin e shumices.

    Eshte interesant se sa shume flitet ne shtyp se "Berisha kerkon zgjedhje te parakohshme", "Nano kerkon presidencen..", dhe keta te dy jane ne rregull se i bejne te qarta deshirat e tyre. Po shqiptaret cfare duan? Shqiptaret rrine si te fjetur, shohin e degjojne e nuk kuptojne. Nese Berisha eshte i interesuar 10 here per te patur zgjedhje te lira e demokratike ne Shqiperi, shqiptaret duhet te jene te interesuar 100 here. Por shqiptaret zgjedhin te heshtin, dhe kjo u jep mundesi te huajve qe te luajne sic duan me interesat shqiptare ne vakumin e krijuar.

    Artikulli i mesiperm do te jete nje seri artikujsh qe do te sponsorizohen nga PS, per ta zhvendosur vemendjen e shtypit shqiptar nga kriza socialise ne "problemet e opozites". Gazetaret shqiptare jane mjeshter te trillimit pasi kane gjetur shesh dhe bejne pershesh. Ne vend qe shqiptaret te zgjeronin kulturen e tyre demokratike nga gazetat, ata kthehen ne kavie te informacionit te cunguar.

    Ne lidhje me interesat shqiptare ne Shqiperi, pas ardhjes te se djathtes italiane ne pushtet, interesat amerikane ne Shqiperi percillen nga Roma dhe jo direkt nga Washingtoni. Italia eshte vendi me i madh rajonal, dhe cdo inisiative e departamentit te shtetit kerkon edhe aprovimin e Romes. Por ajo qe vlen te permendet eshte se amerikanet i shohin zhvillimet ne Shqiperi me nje sy tjeter, jo me ate syrin e ndryshimit emergjent qe i shohim ne shqiptaret. Perpara se ne Shqiperi te behen zgjedhje te parakohshme, US kerkon ndryshimin e kodit zgjedhor, thellimin e luftes ndaj korrupsionit, ecjen perpara ne rrugen e reformave ne menyre qe institucionet shqiptare te forcohen dhe te mos renohen nga termetet politike ne vend. Gjeja e fundit qe US do te shohi, eshte destabilizimi i Shqiperise.

    Nese nuk do te kish nje bashkepunim dhe bashkerendim levizjesh midis opozites dhe faktorit nderkombetar, Berisha nuk do te ishte aq i urte sa eshte sot, dhe jo vetem aq, por socialistet nuk do te ishin aq te braktisur sac jane sot. Dalja e PAD-se nga koalicioni, afrimi i partive te tjera me kampin e opozites flasin pikerisht per nje skenar ne favor te ndryshimeve te pushtetit ne vend. Partite e vogla si ato te koalicionit te majte, njihen si "partite e ambasadave", pasi qendrimi i tyre ne politike varet 100% nga mesazhet qe marrin ne llozhat dhe sallonet e ambasadave te akredituara ne Tirane.


    Vakumi politik qe mbreteron ne vend une mendoj se i sherben ne planin afatgjate interesave te opozites. Socialistet nga ana e tyre, duke e shtyre krizen sa te mundin nuk mbajne peng vetem krizen e vendit, por thellojne aq shume kontradiktat brenda PS-se, aqsa vene ne pikepyetje edhe egzistencen e nje partie socialiste ne Shqiperi. Sot PS nuk eshte me nje parti por nje han me shume porta, ky nga cdo koke del nje ze. Ne vend qe socialistet te zgjidhnin sa me pare krizen ne vend, per ti dhene mundesi shpetimit te interesave partiake, keta mbajne akoma dy kunguj nen sqetull, dy kriza, qe ne fund do tu sjelli jo vetem humbjen e pushtetit qe vjen e iken, por edhe humbjen e unitetit partiak qe socialistet e kane humbur me kohe.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  4. #4
    Rrofte Shqiperia! Maska e E1m9m8m2A
    Anėtarėsuar
    18-05-2002
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    45
    Per mendimin tim nuk ka burra qe ti bejne numra SALES !!!
    Do as you wuold be done by!

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    po po

    KJ thote..
    -----------------

    Berisha: Boll ju duruam
    Nevila Perndoj / KQZ do te jete ne fokusin e kontestimeve te ashpra nga selia blu. Si rralle here, mbreme kryetari i demokrateve, Sali Berisha ka qene mjaft i ashper ndaj kryetarit te KQZ Ilirjan Celibashi pas vendimit qe ky institucion mori per shpalljen si fitues te kandidatit socialist, Ardit Kaja. Ai deklaroi mbreme se, do te mbledhe forumet drejtuese te saj per te vendosur mbi hapat, qe selia blu do te ndjeke ne te ardhmen. "Ne do te mbledhim forumet dhe une ju siguroj se gjate ketyre tre javeve ne do te japim pergjigjen e merituar. Ne kemi treguar nje durim te madh, por ky eshte nje turp dhe nje akt i shemtuar. 300 forca policore jane grumbulluar diten e shtune dhe une kam pasur presion te madh nga njerezit e mi per te bojkotuar zgjedhjet", tha Berisha. Kryetari i demokrateve e cilesoi vendimin e KQZ nje akt te shemtuar per gjithe shoqerine shqiptare.

    "Ne do te bejme te gjithe reagimet tona sepse ky eshte nje akt shume i shemtuar. Ne shkuam ne Bulqize dhe beme nje fushate te rregullt te qyteteruar te elektoratit. Celibashi ka varrosur moralin e tij. Eshte nje njeri pa asnje xhest moral", tha ai. Berisha nuk sqaroi nese PD do te kerkonte doreheqjen e Celibashit ne kuader te reformimit te KQZ por, nenkuptoi se, vendimi i ketij institucioni do te gjykohej edhe nderkombetarisht. "Ilirjan Celibashi do te shkoje me tutje. Tani ne do te marrim nje seri masash. Ne po mbrojme procesin dhe i pari duhet te ishte Celibashi qe mashtron me nje amoralitet te plote dhe total. Ai duhet te jete i pari qe duhet te zbatohet Kushtetuta per te votuar nominalisht", shtoi Berisha. Selia blu pritet qe te mbledhe strukturat e saj brenda dy javeve, kryesia dhe Keshilli Kombetar.

    ------------------

    "300 forca policore jane grumbulluar diten e shtune dhe une kam pasur presion te madh nga njerezit e mi per te bojkotuar zgjedhjet", tha Berisha.""


    Pse nuk i bojkotove o kokshkembor e humbes permanent.
    Celibashi nuk doli dje qe "nuk ta priste rradakja" ty..
    I pandreqshem je ne strategjine e theqafjes se PD-se..o Sali Berisha.

    Mjere te miret qe te japin voten ty tash 12 vjet..
    Lum hajdutet qe te shfrytezuan e ne fund ta varen kemboren..

  6. #6
    Eshte interesant se sa shume flitet ne shtyp se "Berisha kerkon zgjedhje te parakohshme", "Nano kerkon presidencen..", dhe keta te dy jane ne rregull se i bejne te qarta deshirat e tyre. Po shqiptaret cfare duan?
    Duke u nisur nga sa me lart mendoj se Shqpetaret eshte e kot te kerkojn per aq kohe sa Nano e Berisha kane forca te luftojne per pushtet. Mjafton te degjosh dhe nje here replikat e takimit ne TV Nano - Berisha dhe biseden e tyre aq te rendomte sa nuk mund ta besosh qe ata jane dy nga politikanet kryesore te Shqiperise. E megjithate ata vazhdojne te luajn me njeri - tjetrin per pushtet nderkohe kur problemet nuk kane fund dhe asnje nuk ndihet. Pse? Jemi mesuar per 40 vjet te nenshtrohemi, jemi lodhur se kerkuari apo "mekanizmi" qe suporton politikanet tane eshte I atij tipi qe nuk mund te thyhet.
    Une besoj kete te fundit

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    RD SHKRUAN..

    Kryepolici i Kavajės ėshtė nėn hetim pėr ushtrim dhune dhe dosja e tij pritet tė shkojė nė Gjykatė

    Gazmend Demrozi rikthehet nė polici

    Presionet e deputetit tė PS, Ejup Tabaku, detyrojnė ministrin e Rendit tė kthejė nė punė policin e dhunshėm

    TIRANĖ - Ish-komisari i dhunshėm, Gazmend Demrozi, ėshtė rikthyer nė krye tė policisė sė Kavajės. Burime nga Ministrria e Rendit bėnė tė ditur dje se, Gazmend Demrozi ėshtė kthyer nė krye tė policisė sė Kavajės edhe pse ndaj tij ėshtė hapur njė padi dhe nė bazė tė hetimeve tė kryera nga Prokuroria, Demrozi ėshtė cilėsuar fajtor. Ndėrsa Prokuroria Ushtarake ka pėrfunduar hetimet ndaj ish-shefit tė komisariatit tė policisė sė Kavajės, Gazmend Demrozi, dhe dosja e tij pritet tė dėrgohet sė shpejti nė Gjykatė, ministri Rama, e ka rikthyer atė nė krye tė policisė pa pėrfillur organin e akuzės. Prokuroria bėri tė ditur se, Demrozi akuzohet pėr shpėrdorim detyre e ushtrim dhune, dhe nė bazė tė nenit 70 tė Kodit Penal Ushtarak, parashikohet gjobė deri nė dhjetė vjet heqje lirie, si dhe lirim nga detyra.



    Krimet e Demrozit



    Gazmend Demrozi, para pak kohėsh ushtroi dhunė ndaj disa tė rinjve nė plazhin e Golemit, pas njė konflikti mes dy pushuesve dhe shefit tė krimeve tė Kavajės, Agron Gjitani. Ky i fundit njoftoi me radio Demrozin, i cili mori grupin e gatshėm dhe ushtroi dhunė ndaj pushuesve tė pafajshėm. Tė rinjtė nga Tirana ishin duke pushuar kur papritur janė pėrballuar me grykėt e pistoletave, qytat e automatikėve dhe shkopat e gomės, tė cilat ua kanė drejtuar nė fytyrė dhe duke gjuajtur ku tė mundnin. Dhuna ka vazhduar pėr rreth 30 minuta dhe vetėm pasi rėra ishte lyer me gjak, Demrozi dhe policėt e tjerė janė larguar qetėsisht.

    Tė rinjtė e dhunuar bėnė kallzimin nė Prokurorinė e Tiranės, ndėrsa dy titullarėt e komisariatit tė Kavajės, Demrozi dhe Gjitani, u pezulluan nga detyra nga ministri i Rendit, Stefan Ēipa deri nė pėrfundim tė hetimeve dhe daljen para drejtėsisė tė kryepolicit tė dhunshėm, por ka qenė vetė Ēipa qė e ka lėnė amanet rikthimin e Demrozit nė polici. Prokuroria Ushtarake ka pėrfunduar hetimet dhe sė shpejti dosja do tė dėrgohet nė Gjykatė, ndėrsa Demrozi ėshtė graduar pėrsėri. Pas njė jave, Demrozi ka ushtruar pėrsėri dhunė ndaj disa tė rinjve nė plazhin e Golemit pa iu dridhur dora, falė mbėshtetjes politike qė i japin deputetėt e majtė.

    Shefi i komisariatit tė Kavajės, Gazmend Demrozi jo vetėm qė nuk ka ndėrhyrė si titullar institucioni pėr tė ndaluar vartėsit e tij nė ushtrimin e dhunės, por ai ka ushtruar dhunė tė drejtpėrdrejtė tek pushuesit. Sipas Prokurorisė Ushtarake, kjo e bėn atė fajtor pėr akuzėn e shpėrdorimit tė detyrės. Pas denoncimit tė bėrė nė Prokurori, Demrozi kėrcėnoi disa herė nėpėrmjet telefonit personat e dhunuar qė tė tėrhiqnin denoncimin se do ta pėsonin mė keq. "Nuk keni ē’mė bėni. Unė kam mbėshtetje politike", u ėshtė drejtuar Demrozi personave tė dhunuar. Dhe ai ia arriti qėllimit tė tij. U rikthye nė krye tė policisė sė Kavajės pas presioneve tė bėra nga politikanėt e implikuar nė trafiqe.



    Presionet e

    Jup Tabakut



    Njėri ndėr ata qė ka bėrė mė shumė presione pėr rikthimin e Demrozit nė krye tė policisė sė Kavajės, ėshtė deputeti i PS, Ejup Tabaku. Jupi ėshtė bėrė deputet i Kavajės me votat qė grabiti Demrozi nėpėrmjet dhunės sė ushtruar tek zgjedhėsit. Demrozi u emėrua shef komisariati i Kavajės, me urdhėr tė deputetit socialist Ejup Tabaku njė javė para zgjedhjeve tė 24 Qershorit. Demrozi ėshtė burri i mbesės sė Ejup Tabakut dhe kjo lidhje ka ndikuar nė emėrimin e tij nė krye tė policisė sė Kavajės. Demrozi njihet nga tė gjithė nė Kavajė si njė njeri me njė tė kaluar tė dyshimtė dhe i dhunshėm. Pėr kėtė "veti" ai u emėrua nė krye tė policisė sė Kavajės ku terrorizoi tė gjithė zgjedhėsit nė fshatrat e Kavajės gjatė fushatės elektorale dhe nė votime.

    Dhuna mė e egėr e ushtruar nga policėt banditė qė Demrozi i veshi posaēėrisht, u ushtrua ditėn e votimit mė 24 Qershor si dhe nė balotazh. Policėt e Demrozit shkonin natėn nėpėr shtėpitė e zgjedhėsve dhe i kėrcėnonin qė tė votonin pėr kandidatin socialist. Ndėrsa dhjetra komisionerė tė PD dhe aktivistė u dhunuan barbarisht nga Demrozi dhe banditėt qė ai mbante pas. Gjatė ditės sė votimit, Demrozi organizoi tė gjithė policėt qė tė futeshin nė qendrat e votimit pėr t’u bėrė presion zgjedhėsve qė tė votonin pėr kandidatin e PS, Ejup Tabaku. Vetė Demrozi masakroi dhjetra komisionerė dhe aktivistė tė PD duke i mbuluar ata me gjak. Dhe shpėrblimi mė i mirė qė i bėhet Demrozit ėshtė rikthimi nė krye tė policisė sė Kavajės. Ku ishte pezulluar pėr ushtrim dhune ndaj qytetarėve tė pafajshėm.



    Miratimi i

    Luan Ramės



    Ēipa iku duke u zėvendėsuar nga njė tjetėr hajdut votash. Luan Rama, ėshtė njėri nga ata deputetė tė PS qė ėshtė emėruar ministėr me votat e vjedhura nė zgjedhjet e 24 Qershorit. Rama u kap nė flagrancė duke vjedhur votat nė kutitė e votimit nė zyrėn e tij tė shtabit elektoral nė Mat. Ai u denoncua publikisht me fakte filmike, fotografi e dėshmi tė shumta nga komisionerėt dhe anėtarėt e shtabit tė tij.

    Tė gjitha manipulimet e procesit zgjedhor dhe grabitja e votave u evidentuan edhe nga komisionerėt e organizmave ndėrkombėtarė qė vėzhgojnė zgjedhjet nė Shqipėri. E, megjithatė, Luan Rama ndėrron disa poste ministrash dhe sė fundi ulet edhe nė atė tė ministrit tė Rendit Publik, pėr tė kthyer tė inkriminuarit nė polici.

    R.POLISI


    -------------------

    Mendimi im..

    -Athere pse ndejte o RD e dashur dhe PD e dashur diten e zgjedhjeve kur dhe ne KAVAJEN DEMOKRATIKASE te kane rrahur nji jav perpara popullin, komisioneret etj?

    -Pse ndejte e morre pjese ne numerim votash dhe firmosje proces verbalesh kur DIMROZI i ka shkelmuar njerzit e PD-se?

    - Pse bere derr derr dhe pastaj hyre ne parlament dhe i ligjerove ne kete menyre Shkelmat e DIMROZAVE?

    -Me ke talleni ju o Parti e vendosur qe te coni dėm votat e elektoratit tuaj fukara tash 12 vjet ?

    Skeni turp..faqe zinj hipokrita.

  8. #8
    te mendohem Maska e {FIGO}
    Anėtarėsuar
    22-05-2002
    Vendndodhja
    eu
    Postime
    146
    NA ISHTE NJEHERE pd
    PD e leshit ,luftojne vetem x karrige dhe x QYL///
    Eshte njelloj me PS ///
    Kane te njejtat ideale dhe aspirojne x te njejten gje
    SI DHE KUSH TE BEJE ME SHUME LEK///
    Mundesisht duke ja futur tjetrit ///
    Xsa u perket shqiptareve KOT SHPRESOJNE (UA KANE FUT ME KOHE) QYSH NE DHJETOR T VITIT 1944///
    bani palle sa te jeni GJALLE

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •