Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1

    Shqipja...kjo foshnje e dashur

    Shqipja...kjo foshnje e dashur

    Qė nė krye tė herės, duhet tė pranojmė se ritmet e globalizmit, e kanė turbulluar keqazi regjimin e gjuhės shqipe. Edhe pse e dobėt, dhe e mezingritur nė kėmbė, duhet thėnė se paraardhėsit tanė krahasuar me ne, i kushtuan njė kujdes mė tė madh pasurimit tė saj, duke u mbėshtetur kryesisht nė prurjet kombėtare. Kjo dukuri, sot, ėshtė ndalur dhe ka kaluar nė sensin e kundėrt. Nė vitet e fundit, shqipja i ngjan njė fėmije tė cilėn e ngatėrrojnė tė gjithė ata qė mėtojnė tė merren me shqipen.
    Ėshtė fare e lehtė tė gjesh shembuj tė kėqij, por duhet pohuar se folėsit publik tė mediave janė nė ballė tė kėtij sulmi pa logjikė, duke pėrdorur, sipas preferencave dhe njohjeve tė gjuhėve tė huaja, lloj-lloj fjalėsh dhe shprehjesh, qė jo vetėm nuk janė nė fondin leksikor tė shqipes, por mė shumė se kaq mundohet tia fusin me pėrdhuni atė. Nė njė debat, qė do pėrpiqemi ta mbajmė me gjuhėtarė dhe njerėz tė shqipes, po bėjmė njė hap tė parė pėr ti riparė dhe njėherė rrėnjėt e tė keqes dhe pėr tė llogaritur forcat sesa mund tia dalim qė ta ruajmė shqipen nga ndėrfutja pa kriter e fjalėve tė huaja. Zoti Kokonozi shtron njė shqetėsim shumė tė madh, qė e parashtron si mė poshtė : “tė gjithė jemi dėshmitarė se pėr arsye historike, gjuha shqipe duhet cilėsuar si gjuhė e brishtė, qė ka nevojė pėr tu mbrojtur institucionalisht nga pėrdoruesit e saj. Ta lėsh shqipen pa njė mbrojtje tė tillė ėshtė njėlloj sikur njė paraplegjiku t’i heqėsh patericat e ta shtysh nė njė rrugė me qarkullim tė rėnduar. Duhet tė kemi kurajė tė pranojmė se gjuha shqipe, qė nė tekstin e Buzukut i ngjante njė esperantoje tė kohės”. Njė ide, qė njohės tė tjerė tė shqipes, e parashtrojnė jo shumė larg, por tė gjithė me shumė shqetėsim. “Sot pėr sot, janė shumė tė paktė ata pėrdorues publikė tė shqipes qė mund tia shfrytėzojnė mirė gjuhės sonė pasuritė leksikore; dhe kjo, veē mangėsive nė mėsimin e shqipes nė shkollė nė tė gjitha nivelet, ka tė bėjė edhe me mėnyrat primitive me tė cilat u ofrohen pėrdoruesve kėto pasuri si lista fjalėsh tė rralla, fjalėsh tė reja ose, mė e keqja dhe e papranueshmja, si lista fjalėsh tė zeza, ose pėr tu zėvendėsuar. Me fjalė tė tjera, jo vetėm jemi shumė larg zgjidhjes sė kėtij problemi, por as qė e kemi formuluar siē duhet problemin vetė”, shprehet z.Vehbiu, qė me sa duket, e mendon problemin e pazgjidhshėm. Ėshtė e dhimbshme tė thuash, por shqipja, po humbet pikėrisht atė tisin e kėndshėm, pėr tė cilin kemi thurur nė kohė apoteozė. Atė, qė besojmė se ka ndikuar mė shumė nė identitetin tonė. E mbrujtėm me sakrifica dhe duket se po e lėmė thjesht...pėr qejf.

    Ben Andoni - Milosao
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  2. #2
    Shqiptar nga Kosova Maska e prishtina75
    Anėtarėsuar
    22-03-2012
    Postime
    3,360

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •