Pyetje: A i lejohet gruas të zbukurohet para burrit të saj duke veshur rroba që janë të modës së kufarëve, siç janë xhinset dhe rrobat e ngjashme?
Përgjigje: Xhinset nuk janë tipike vetëm për kufarët, dhe nuk mund të thuhet se: "burrit i lejohet ta shikojë gruan e tij të zhveshur (lakuriq) ndërsa nuk i lejohet ta shikojë atë kur ka të veshura xhinset!? “Është haram të shikohet gruaja kur ka të veshura xhinset, ndërsa, nëse i heq ato, është hallall të shikohet në të”!
Kështu nuk mund të thuhet!
Prandaj i lejohet gruas të veshë xhinse për t’iu zbukuruar burrit të saj, për shkak se lejohet edhe më pak se kjo dhe duhet ta dini se teshabuh (përngjasimi me kufarët) është në ato vepra që veprohen në shoqëri.
Sa i përket rasteve kur gratë mbathin këpucët e burrave për t’i përdorur ato vetëm në tualet, apo kur ato veshin xhaketat e burrave të tyre brenda në shtëpi për shkak të të ftohtit, apo edhe në rastet kur ato ulen dhe lexojnë librin e Allahut, në të gjitha këto raste kjo nuk është përngjasim me burrat. Mirëpo, nëse gruaja vesh pallton e burrit të saj dhe del ashtu në rrugë, atëherë kjo do të ishte përngjasim me burrin.
Allahu e di më së miri.
Shejh Meshur Hasen al Selman (hafidhehullah)
Përktheu: Visar ZEKA
Krijoni Kontakt