Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anëtarësuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412

    Shqipëria i di emrat, Ilir Konushevci u vra per plaçkitje.



    Misterin rreth vrasjes së dëshmorit Ilir Konushevcit dhe Hazir Males mund ta zgjidh shteti shqiptar. Indeksonline merr vesh se organet e ndjekjes në këtë shtet i posedojnë të gjithë emrat e të dyshuarve.
    Sipas burimeve të Indeksonline të dyshuarit që ngritën pritën ndaj këtyre dy të vërave janë: Shkëllzen Kurbalaj, që tash jeton në Tiranë, e herë-herë në Londër, Albert Lumnica, që jeton në Tiranë, Ylli Haklaj, Isa Krenaj, Petrit Braha, Bilsim Demiri, Agim Demir. Të gjithë shtetas shqiptar nga Tropoja dhe rrethina.
    Indeksonline nga burime të veta ka marr vesh se motivi i kësaj prite ishte plaçkitja e furnizimeve me armë që po barte me vete Konushevci.
    Ndryshe, një pritë e organizuar nga një grup personash të armatosur, i më 9 maj 1998i kishte kushtuar jetën shefit të logjistikës së UÇK-së Ilir Konushevci dhe mjekut tropojan Hazir Mala.
    Ilir Konushevci, i njohur me pseudonimin “Mërgimi” ishte furnitori kryesor i guerrilasve në Kosovë. Konushevci ishte lidhja më e fortë e Haklajve për kalimin e arsenalit luftarak matanë kufirit. Vrasja e tij më 9 maj 1998, pranë fshatit të vogël Miliskajë, në aksin rrugor Qafë Mali-Bajram Curri ka mbetur ende i pa gjykuar dhe autorët e tij ende nuk kanë dal para drejtësisë.
    Prita Mbrëmjen e 8 majit 1998 Ilir Konushevci, miku i tij, mjeku tropojan Hazir Mala dhe një pjestar i UÇK-së që shërbente si shofer, ishin nisur me një kamion me armë në drejtim të Bajram Currit. Për të shmangur ekspozimin dhe kontrollet e policisë ata janë nisur sapo ka rënë nata dhe zgjodhën rrugën e vështirë të Qafë Malit. Rreth orës 02.00 pas mesnate, kamioni ka ndeshur në një pengesë që u kishte bllokuar rrugën sapo kalon fshatin Miliskajë. Një grup personash të armatosur ka qëlluar drejt kamionit, nga një shkëmb i thepisur anës rrugës, duke plagosur shoferin e kamionit dhe kosovarin Ilir Konushevci.
    Si rezultat i zjarrit të hapur nga Konushevci është plagosur rëndë dhe më pas ka gjetur vdekjen një nga autorët e pritës, i cili më pas rezultoi se ishte nga Tropoja. Shoferi i kamionit është tërhequr duke hapur zjarr në një pozicion më të sigurt dhe ka mundur ti mbijetojë pritës.
    Ndërsa mjeku 60-vjeçar Hazir Mala ka hedhur mbi shpinë Konushevcin e plagosur dhe është nisur drejt fshatit më të afërt për të kërkuar ndihmë. Mala ka ecur për më shumë se një orë me Konushevcin e plagosur mbi shpinë, deri sa ka ndeshur serish në autorët e pritës. Këtë radhë sulmi ndaj tyre ka qenë vdekjeprurës dhe trupat u janë bërë shoshë nga plumbat.
    Vrasësit janë munduar të fshehin gjurmët, duke i hedhur trupat e masakruar të dy dëshmorëve të UÇK-së poshtë një ure, dhe mëpas i mbuluan me gurë.
    Mediat shqiptare të kohës raportojnë se Fatmir Haklaj është njoftuar për vrasjen dhe ka shkuar në vendngjarje. Të vrarë ishin miku i familjes Ilir Konushevci, dhe mjeku Hazir Mala, babai i shoferit të tij, Arjan Mala.
    Sipas këtyr raportimeve, kur merr vesh se në Bajram Curri po atë natë ka patur një tjetër të vrarë(Agim Demiri), atëherëFatmir Haklaj bën lidhjen mes viktimës dhe pritës së Miliskajës.
    Për Fatmir Haklajn, sipas medieve shqiptare, nuk kishte më dyshim se Demiri kishte qenë autor i pritës së Miliskajës, dhe për këtë shkak u hakmorr aty për aty, duke i vrarë dhe të vëllain, Bislim Demirin shofer taksie në qytetin e Bajram Currit. Vrasja e dy dëshmorëve të UÇK-së, Konushevcit dhe Malës, vazhdon të jetë ende e pazbuluar dhe e pa dënuar nga drejtësia shqiptare. /Indeksonline/

  2. #2
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anëtarësuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahçen time
    Postime
    3,882
    Te lexova me kujdes, dhe disa nga ato qe ke shkruar ketu jane te verteta, ndersa disa gjera te tjera jane thjesht hipoteza. Nga ai informacion qe posedoj per ngjarjen eshte se SHIK-u shqiptar kishte dijeni qe ate nate do levizte fornitori i UCK-se ne ate drejtim dhe pikerisht dy nga emrat qe ju permendni jane operative te SHIK-ut te asaj kohe. Gjithsesi eshte nje emer i cili ka qene kryetari i komisionit parlamentar per SHIK-un e asaj kohe i cili doli shume pak ne skene sepse me vone ai vdiq dhe UCK-ja do akuzohej si organizate terroriste per vdekjen e tij nese e verteta do dilte sheshit. Me vjen keq per ata djem qe humben jeten ate nate, ashtu sic me vjen keq qe e verteta nuk do dale kurre pasi do ishte teper implikuese per dy shtetet shqipfolese.

    Ata qe dine ngjarjen do kuptojne ku e kam fjalen

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e urtesia
    Anëtarësuar
    22-08-2006
    Vendndodhja
    Ne Dardani -Iliride
    Postime
    431
    Citim Postuar më parë nga Dito Lexo Postimin
    Nga ai informacion qe posedoj per ngjarjen eshte se SHIK-u shqiptar kishte dijeni qe ate nate do levizte fornitori i UCK-se ne ate drejtim dhe pikerisht dy nga emrat qe ju permendni jane operative te SHIK-ut te asaj kohe.
    Me vjen keq per ata djem qe humben jeten ate nate, ashtu sic me vjen keq qe e verteta nuk do dale kurre pasi do ishte teper implikuese per dy shtetet shqipfolese.

    Ata qe dine ngjarjen do kuptojne ku e kam fjalen
    Njeri iku per ne Turqi, ...
    tjetri sot ka mare detyre te re.

    E verteta mbi te gjitha eshte se Iliri ishte nje djal trim, guximtar, pa fjal goje, ...
    jemi krenar qe e kemi njohur dhe e kemi pas shok.

    LAVDI vepres heroike te Tij.
    urtësia

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •