Prodhimi i naftės trefishon tė ardhurat
Nga Patos-Marinza u eksportuan kėtė vit 35 milionė dollarė naftė
Rritja e prodhimit, si dhe ēmimi shumė mė i lartė kėtė vit, bėri qė tė ardhurat e realizuara nga burimi minerar i Patos-Marinzės tė arrijnė nė 35 milionė dollarė gjatė tremujorit tė parė tė kėtij viti, nga vetėm 13 milionė dollarė qė qenė vitin e kaluar. Prodhimi mesatar ditor arriti nė 8282 fuēi, (afėrsisht 1400 tonė) ndėrkohė qė vitin e kaluar prodhimi pati qenė 7234 fuēi nė ditė. Nė tė njėjtėn kohė, ēmimi i naftės shqiptare u rrit pothuajse dyfish nga 24.73 dollarė pėr fuēi nė 47.16 dollarė. Qeveria shqiptare pėrmes “Albpetrol” fitoi kėtė vit mesatarisht 9.65 dollarė pėr fuēi nga e drejta e shfrytėzimit qė i ėshtė dhėnė njė kompanie private pėr nxjerrjen e naftės. Nė tremujorin e parė tė vitit 2009, tė ardhurat e qeverisė patėn qenė 6.61 dollarė pėr fuēi. Shumica dėrrmuese e naftės sė nxjerrė nė zonėn e Patos-Marinzės u eksportua pėr nė rafineritė italiane pėrmes Portit tė Vlorės. Vetėm nė prill rifilloi furnizimi i rafinerisė sė Ballshit me naftė bruto vendėse.
Naftė e rėndė
Shfrytėzimi i burimit tė Patos-Marinzės ėshtė reklamuar disa herė si histori suksesi nga qeveria shqiptare.
“Bankers Petroleum e nisi punėn disa vite mė parė me njė vlerė tregtare prej vetėm 20 milionė dollarėsh, ndėrsa vlera e kėsaj kompanie nė bursė sot ėshtė 2.5 miliardė dollarė. Ato po shfrytėzojnė zonėn e Patos-Marinzės, njė nga mė tė mėdhatė nė Europė. Ėshtė naftė e rėndė, por ėshtė njė nga mė tė mėdhatė”, deklaroi ministri Dritan Prifti pak ditė mė parė, ndėrsa fliste nė forumin Crans Montana nė Tiranė. Problemi me vendburimet e naftės sė rėndė ėshtė se kostoja e nxjerrjes sė saj ėshtė shumė mė e madhe se sa nafta e burimeve tė tjera, cilėsia e naftės ėshtė e keqe dhe investimi i kėrkuar ėshtė shumė i lartė. Vlerėsohet qė nafta e nxjerrė nga Patos-Marinza jep fitime pėr investitorin nė rast se ēmimi i naftės nė bursėn e Londrės ėshtė mė i lartė se 70 dollarė pėr fuēi. Nė tremujorin e parė 2010, ēmimi nė Londėr ishte mesatarisht 76 dollarė pėr fuēi.
Plani i biznesit pėr shfrytėzimin e Patos-Marinzės synon rritjen e prodhimit nė 15 mijė fuēi nė ditė. (Njė fuēi ėshtė e barabartė me 160 litra). Me ritmin aktual tė shfrytėzimit, besohet se burimi i Patos-Marinzės do tė shterojė rreth vitit 2025. Por shpresat janė qė pėrmirėsimi i teknologjisė sė nxjerrjes sė naftės tė shtojnė jetėgjatėsinė e burimit. Aktualisht rreth 10 pėr qind e naftės sė nėntokės mund tė nxirret nė sipėrfaqe. Nė tė gjithė historinė e vet, Shqipėria ka arritur vetėm nė pak vite tė prodhojė mbi 2 milionė tonė nė vit, ndėrsa pas viteve ‘90, prodhimi ėshtė ulur deri nė 300 mijė tonė nė vit. Vitin e kaluar, prodhimi shtetėror dhe privat i naftės bruto arriti nė 600 mijė tonė. Nafta shqiptare ka njė koeficient tė prodhimit tė diezelit apo benzinės prej mė pak se 30 pėrqindėsh. Pjesa tjetėr pėrdoret pėr prodhim bitumi, koksi apo mazuti.
Shqip
Krijoni Kontakt