Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    Shqiptar nga Kosova Maska e prishtina75
    Anëtarësuar
    22-03-2012
    Postime
    3,360

    7 kushtet e Gjermanisë për fillimin e negociatave BE – Serbi

    7 kushtet e Gjermanisë për fillimin e negociatave BE – Serbi
    Berlin, (Kosovapress) 13 Shtator 2012 18:59

    Kushtet e Parlamentit gjerman për nisjen e negociatave për anëtarësimin e Serbisë në BE nuk kanë të bëjnë vetëm me Kosovën, por para se Bundestagu ta marrë vendimin pozitiv për negociatat Serbia, kjo e fundit do të duhet t’i plotësojë gjithsej shtatë kushte tjera.

    Kur është fjala për Kosovën, Gjermania pret që Serbia, para nisjes së negociatave për pranimin si anëtare në Bashkimin Evropian, të nënshkruajë me Kosovën deklaratën e përbashkët juridiko-obliguese e cila do të zbatohej deri në fund të negociatave për pranim.

    Këto janë shtatë kushtet që Gjermania ia shtron Serbisë:

    1. Deri në marrjen vendimit mbi fillimin e negociatave, Serbia duhet ta për mbush Planin e aksionit i cili në fillimit të vitit 2011 e ka lidh me Komisionin Evropian.

    2. Ndriçimi i sulmit në ambasadën gjermane në Beograd në shkurt të vitit 2008, kur Gjermania e ka njohur pavarësinë e Kosovës, dhe ndjekjen e dënimin e autorëve.

    3. Edhe pse Serbia gjatë viteve të shkuar ka ndërmarrë hapa të dukshëm për tejkalimin e të kaluarës nevojitet përparim i mëtejmë. Hap mbrapa është deklarata “se në Srebrenicë nuk ka pas gjenocid”. Bundestagu pret sinjale të qarta në drejtim të vazhdimit të pajtimit në rajon.

    4. Para marrjes së vendimit në parlamentin gjerman mbi nisjen e negociatave me Serbinë, pritet realizimi i plotë i rezultateve të deritashme në procesin e dialogut ndërmjet Beogradit e Prishtinës dhe ujdia për vazhdimin e dialogut jashtë temave tani më të parashikuara, sikurse janë energjetika dhe telekomunikacionet. Në këtë rrafsh duhet të arrihet përparim i prekshëm lidhur me zgjidhjet e çështjeve ende të hapura bilaterale me Kosovën.

    5. Si e qenësishme është pritja që ka të bëj me strukturat paralele serbe në veri të Kosovës. Bundestag pret fillimin e heqjes në vazhdimësi të strukturave paralele në aparatin e sigurisë e të administratës si dhe të financimin e tyre.

    6. Beogradi duhet edhe më shumë ta përdorë ndikimin e vet dhe të ndikojë në vazhdimësi tek serbët në veri të Kosovës që aktivisht të bashkëpunojnë me EULEX-in dhe KFOR-in.

    7. Me përafrimin e anëtares nuk guxon të barten konfliktet e pazgjidhura në BE. Serbia para negociatave lypset të tregojë vullnet evident se është e gatshme të arrijë normalizimin juridikisht obligues të raporteve me Kosovën me perspektivën se të dy anëtaret me të drejta të barabarta në kuptimin e traktatit të BE, mund ti realizojnë të drejtat dhe detyrimet e veta pavarësisht nga njëra tjetra dhe bashkërisht.

    Ndalohet rreptësisht marrja dhe shpërndarja në media, portale... pa autorizim paraprak me shkrim nga A.P.L. KosovaPress.
    Kontakt: parapagimi@kosovapress.com, tel: +37744966167.
    Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress- COPYRIGHT

  2. #2
    he he hee... Maska e halla mine
    Anëtarësuar
    05-01-2011
    Vendndodhja
    brojë
    Postime
    1,466
    Asnje s'qenka kusht. Hajgare..
    Perparimi i prekshem i mardhenieve me Kosoven nuk eshte kurrfare kushti.
    Asnjë kompromis, kurr asnjëher.. deri n'apokalips!

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •