Katër HEC-et shiten për 110 milionë euro
Pas 1 dështimi dhe disa shtyrjeve radhazi, tenderi për shitjen e katër hidrocentraleve Bistrica 1, Bistrica 2, si dhe “HEC Ulëz Shkopet sh.a”, rezultoi iimages (1) suksesshëm, pasi vlera e ofruar për blerjen e tyre shkoi në 109 milionë euro, shumë e cila u ofrua nga kompania turke “Kurum”. Për HEC-et e Bistricës morën pjesë në garë 7 kompani, por “Kurum” ofroi vlerën më të lartë prej 52 milionë eurosh. Edhe për HEC “Ulëz Shkopet”, “Kurum” ofroi 57 milionë euro, duke qenë oferta më e lartë dhe fituese gjithashtu. “Komisioni do të tërhiqet për të vijuar me detyrimin e mëtejshëm, vlerësimin e ofertave dhe përpilimin e raportit përfundimtar që do rendisim edhe nëpërmjet pikëzimit të ofertave financiare dhe teknike, pas verifikimit dhe vlerësimit përkatës. Procesi ka konfidencialitetin e tij, nuk do ju fshehim gjë, por duhet kohë për të evidentuar gjithë procesin”, – tha Dervishaj. Komisioni i Vlerësimit të Ofertave në bashkëpunim me konsulentin IFC, do të vijojnë me verifikimet dhe vlerësimet e nevojshme për procedurat e mëtejshme. Pak muaj më parë qeveria vendosi që t’i shkëpuste këto 4 hidrocentrale nga varësia e KESH-it dhe t’i nxirrte ato për privatizim. Shuma pritet të arkëtohet në muajt e parë të vitit që vjen në buxhetin e shtetit, duke i dhënë kështu një suport pozitiv këtij buxheti, i cli në tri vitet e fundit është gjendur në vështirësi për realizimin e planit prej krizës ekonomike. Ndryshe nga dyshimet që qeveria ka për arkëtimin e vlerës së shitjes së Albpetrolit prej 850 milionë eurosh, paratë për katër HEC-et konsiderohen më të sigurta. Kompania “Kurum” është një nga biznesit më të mëdha në vendin tonë dhe operon prej vitesh në prodhimin e hekurit në një pjesë të ish-Metalurgjikut në Elbasan. Ndërsa ka edhe një licencë si furnizues i kualifikuar i energjisë elektrike. Përdorimi i të ardhurave nga privatizimi pritet të vendoset nga qeveria. Ministri Bode ka deklaruar se arkëtimet nga privatizimet do të përdoren për investime në infrastrukturë dhe për financimin e borxhit.
Ofertat për “Ulëz Shkopet sh.a”
1- Georgian American Alloys, inc 26.500.000 euro
2- Energolinija LLC 31.888.084 euro
3- Çalik Enerji 15.800.000 euro
4- Kurum International sh.a 57.500.000 euro
Ofertat për “Bistrica 1” dhe “Bistrica 2”
1- Georgian American Alloys, inc 30.355.000 euro
2- Energolinija LLC 4.847.496 euro
3- TRE SPA- italy Novapower 27.500.000 euro
4- Çalik Enerji 9.300.000 euro
5- Kurum International Sh.A 52.000.000 euro
6- ERPA investment 35.100.000 euro
7- Agna Consortium 37.100.000 euro
MAPO
Krijoni Kontakt