Close
Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 32
  1. #11
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425

    Për: Shtypi grek, shitja e një prej HEC-ve Turqisë, rrezik për vendet e Ballkanit

    ky eshte vetem fillimi
    greket duhet te ikin tek komuniteti i vet ne australi

  2. #12

    Për: Shtypi grek, shitja e një prej HEC-ve Turqisë, rrezik për vendet e Ballkanit

    Qe ku e keni kelyshin e grekve,normalisht qe do reagonte ne raste te tilla,votojeni prape qenin.


    Rama: S`do njohim privatizimin e HEC-eve, blerësit të tërhiqen sa s`është vonë

    Opozita nuk do te njoh asnje prej privatizimeve te hidrocentraleve qe eshte paralajmeruar nga qeveria dhe do t'i anuloje ato kur te jete ne pushtet. Kjo eshte deklarata qe ka bere dje kreu i PS-se, Edi Rama ne lidhje me nisjen e procedurave ligjore per privatizimin e 5 hidrocentraleve.
    Njerezit qe kafshojne doren e atij qe i ushqen,zakonisht lepijne kepucet e atyre qe i godasin.

  3. #13
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Shtypi grek, shitja e një prej HEC-ve Turqisë, rrezik për vendet e Ballkanit

    Kompanite private turke nuk punojne per llogari te shtetit turk, punojne per llogari te pronareve dhe aksionereve te tyre. Plus hidrocentralet ne Shqiperi nuk kane te drejte te shesin energjine direkt vete vendeve fqinje, kete te drejte e ka vetem KESH qe eshte nje ndermarrje shteterore. KESH eshte pergjegjese per gjithe blerjen e energjise ne vend apo te importuar nga jashte. KESH eshte ajo qe edhe eksporton energji me vendet fqinje.

    E kam thene shpesh ne kete forum: Nga ndryshon ngjyra e dollarit apo euros te investuar nga nje grek apo turk apo alien ne Shqiperi? Nuk ndryshon. Dhe kushdo qe vjen te investoje ne Shqiperi eshte i mirepritur pasi ajo para hyn ne ekonomine e vendit, ai investim puneson njerez, rrit mireqenien e gjithe shoqerise me gjithe taksat qe mbledh shteti nga biznesi privat.

    Shqiptaret nuk duhet te mbajne ane ne konfliktet apo politikat e Athines e Ankarase, por duhet te shohim interesat tona: investimet private greke apo turke ne Shqiperi jane ne interesin tone. Le te vihen ne gare kush investon me shume ne Shqiperi, pasi vetem keshtu del Shqiperia e fituar.

    Albo

  4. #14

    Për: Shtypi grek, shitja e një prej HEC-ve Turqisë, rrezik për vendet e Ballkanit

    plotesisht dakort me shkrimin me larte ...jevgu rama vetem kercenime e tmerr po i sjelle atije vendi,prape votojeni ta mbani me shendet
    Njerezit qe kafshojne doren e atij qe i ushqen,zakonisht lepijne kepucet e atyre qe i godasin.

  5. #15
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Shtypi grek, shitja e një prej HEC-ve Turqisë, rrezik për vendet e Ballkanit

    Ulëz, punonjësit e HEC-it në protesta kundër privatizimit

    Nga: Mariglen Mërtiri

    MAT- Procesi i privatizimit të hidrocentralit të Ulzës është kundërshtuar sot nga punonjësit e këtij hidrocentrali të cilët kanë organizuar një protestë gjatë paradites. Punonjësit i kanë bërë thirrje qeverisë shqiptare që ta ndërpresin sa më parë procesin e privatizimit, pasi prej dekadash jeta e tyre është varur pikërisht nga ky hidrocentral.

    “I bëj thirrje zotit Berisha, unë jam një nga anëtarët e parë të PD-së dhe kam kontribuar. I bëj thirrje t’i vëjë gishtin kokës, ky hidrocentral do mbrohet me gjak”, thotë një protestues.

    Ndërsa një tjetër punëtore shprehet, “Unë për vete jam në punë, nëse dal nga puna i them policisë të më vrasë që tani, se unë kam fëmijë dua ti rris ata”, thotë ajo.

    Në mbështetje të protestës së punëtorëve dhe në mbrojtje të të drejtave të tyre ka dalë edhe deputeti i Partisë Socialiste, Qemal Minxhozi, i cili deklaroi se nuk mund të mbushet arka e shtetit e boshatisur me djersën dhe kontributin punëtorëve.

    “Nuk mund të mbushet arka e shtetit e boshatisur me djersën dhe kontributin tuaj. Qeveria të gjejë burime të tjera për t’i bërë ballë krizës. Sikur Ulza dhe Shkopeti dhe dy Bistricat të punojnë 5 vjet, kaq është vlera që qeveria do marrë në dorë”, thotë ai.

    Punonjësit e hidrocentralit kanë paralajmëruar përshkallëzim të protestave nëse nuk do të kenë zgjidhje.

    (m.a/News24/BalkanWeb)
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  6. #16
    i/e regjistruar Maska e Fehmikaciu
    Anëtarësuar
    11-01-2013
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    1,006

    Për: Shtypi grek, shitja e një prej HEC-ve Turqisë, rrezik për vendet e Ballkanit

    Ja njeriu i meqem,me pak fjal e mbyll temen,te lumt,,,,,,,

  7. #17
    i/e regjistruar Maska e Fehmikaciu
    Anëtarësuar
    11-01-2013
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    1,006

    Për: Shtypi grek, shitja e një prej HEC-ve Turqisë, rrezik për vendet e Ballkanit

    Rrespekt per ty albo,,,,,,,

  8. #18
    i/e regjistruar Maska e Fehmikaciu
    Anëtarësuar
    11-01-2013
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    1,006

    Për: Shtypi grek, shitja e një prej HEC-ve Turqisë, rrezik për vendet e Ballkanit

    Turqit na kan borq pes shekuj,vrasje,vujtje,..........,dhe ndoshta do te vin ti lajn borgjet popullit shqipetar......

  9. #19
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    02-04-2010
    Vendndodhja
    unided states of europe
    Postime
    682

    Për: Shtypi grek, shitja e një prej HEC-ve Turqisë, rrezik për vendet e Ballkanit

    Citim Postuar më parë nga BLEDI_SH Lexo Postimin
    Shtypi grek, shitja e një prej HEC-ve Turqisë, rrezik për vendet e Ballkanit

    ATHINË- Grekët janë shprehur të shqetësuar për faktin që një nga hidrocentralet i është shituar shtetit turk. Sipas shtypit ditor grek shitja Turqisë të një prej hidrocentraleve të Bistricës, lidhet drejtpërdrejt me Greqinë, pasi stacioni hidroelektrik Bistrica furnizon me energji një pjesë të madhe të Greqisë. Ky vendim shkruan shtypi grek do të bëjë që Turqia të ketë më shumë prezencë në shtetin helen dhe më shumë ndikim mbi vendet e Ballkanit.

    Sipas shtypit, ka rrezik që në këtë kohë krize, Turqia të mbyllë energjinë dhe rajone të tëra të Greqisë të zhyten në errësirë. “Me këtë lëvizje, turqit tani bëjnë të ndihet prania e tyre dhe në veriperëndim të vendit, duke blerë një nga pikat e ekonomisë shqiptare, me rëndësi gjeopolitike dhe gjeostrategjike për Epirin e Veriut dhe Greqinë”,- thuhet në shkrimin e shtypit grek.

    “Nëse këto kombinohen edhe me disa shitje të tjera kompanive turke, është e qartë se Greqia është nën një sulm të paparë ekonomik nga Turqia, e cila shfrytëzon në maksimum krizën ekonomike greke”,- shkruhet në të.

    Shtypi grek thekson se strategjia turke është të kontrollojë popullsinë e Ballkanit, sidomos ata që kanë fronte të hapura me Greqinë, duke sjellë në vëmendje Kosovën. Në Kosovë ka dalë nga një organizatë e re turke e quajtur Bashkimi i Kulturës dhe Solidaritetit, që synon të promovojë miqësinë "shqiptaro-turke". Organizata që do të financohet nga shërbimi sekret do të themelojë konsullatën turke në Prishtinë. "Pas veprimtarive humane dhe sociale, shpesh fshihen objektivat më të fshehura dhe më të errëta", shkruan shtypi.

    Këshilli i Ministrave ka miratuar me 9 janar, në mbledhjen e qeverisë privatizimin e hidrocentraleve Bistrica 1, Bistrica 2 dhe Ulzë-Shkopeti.

    Fitues është shpallur kompania “Kurum International”, e cila ofroi më shumë për privatizimin e katër hidrocentraleve të ndara në dy paketa, Bistrica 1 dhe 2 më vete dhe Ulzë-Shkopetit. “Kurum International”, i blen këto HEC-e për shumën 109.5 milionë euro.

    Në vendimin e Këshillit të Ministrave thuhet se u vendos; “1. Miratimin e raportit përfundimtar të vlerësimit të ofertave, paraqitur nga Komisioni i Vlerësimit të Ofertave, për privatizimin e shoqërisë “HEC, Bistrica 1 dhe Bistrica 2”, sh.a., që i bashkëlidhet këtij vendimi. 2. Miratimin e ofertës së shoqërisë “Kurum International”, sh.a., si fituese për blerjen e 100 për qind të aksioneve të shoqërisë “HEC Bistrica 1 dhe Bistrica 2”, sh.a., me vlerë 52 000 000 (pesëdhjetë e dy milionë) euro.”

    /Shekulli Online/E.Sh/
    Sa maskara o Berishas....po' si nuk e pyeti Athinen per kete shitje

  10. #20
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Shtypi grek, shitja e një prej HEC-ve Turqisë, rrezik për vendet e Ballkanit

    Shitja e katër HEC-ve, ofertat hapen më 10 dhjetor

    Pas dështimit të parë, Qeveria do të tentojë sërish të shesë brenda këtij viti katër hidrocentralet ekzistuese që iu shkëputën Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare. Përmes një njoftimi zyrtar, Ministria e Ekonomisë ka rihapur zyrtarisht procesin, duke u bërë thirrje blerësve të interesuar që të paraqesin ofertat brenda datës dhjetë dhjetor për dy hidrocentralet e Bistricës dhe ato të Ulzës e Shkopetit. Sipas kritereve të paracaktuara me vendim të Këshillit të Ministrave, ofertuesit duhet të zotërojnë burime financiare minimalisht prej 25 milionë euro, të mos jenë në procedura falimentimi dhe të kenë eksperiencë teknike. Dy hidrocentralet, ai i Ulzës dhe Shkopetit, që kanë një kapacitet të instaluar përkatësisht 25.2 dhe 24 megavat, do të privatizohen si një shoqëri e vetme. Sipas të dhënave zyrtare, kapitali i regjistruar kësaj shoqërie është 4.5 miliardë lekë, i ndarë në 4.5 milionë aksione me vlerë 1 mijë lekë secili. Qeveria ka vendosur të shesë 100 për qind të aksioneve. E njëjta formë do të ndiqet edhe me dy hidrocentralet e Bistricës, të cilat edhe këto do të shiten si një shoqëri e vetme, me kapital të regjistruar rreth 6.2 miliardë lekë ose 62 milionë dollarë. Edhe në këtë rast do të shiten 100 për qind të aksioneve dhe sipas qeverisë, afati i fundit i dorëzimit të ofertave është data dhjetë dhjetor në orën 11.

    MAPO

Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •