Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 32
  1. #1
    Fol mire ose hesht Maska e Linë
    Anëtarësuar
    26-04-2012
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    203

    Shoqata shiite në Kosovë- OEK NISA

    OEK NISA eshte njera nga organizatat famekeqe e formuar kohet e fundit ne Prishtine qe eshte e sponzoruar nga shijat e Iranit per te shkaterruar fene tone qe eshte ruajtur me vite ne Kosove, në krye me Ikgaballe Huduti- Berisha.

    Dihet mire se kush jane shijat- grupi devijues ne Islam qe adhurojne diçka tjeter pos Allahut. Andaj ju lutemi te ngritet vetedija mos te bihet prehë e ketyre manipulimeve, ngase nuk behet loje me fe, sot viziton ate shoqatë e neser perfundon ne kthetrat e ketyre te cmendurve.
    Të pyesin ty për shpirtin. Thuaju: Shpirti është çështje që i përket vetëm Zotit

  2. #2
    Robi i All-llahut
    Anëtarësuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Në Itali
    Postime
    1,774
    Citim Postuar më parë nga LinaNur Lexo Postimin
    OEK NISA eshte njera nga organizatat famekeqe e formuar kohet e fundit ne Prishtine qe eshte e sponzoruar nga shijat e Iranit per te shkaterruar fene tone qe eshte ruajtur me vite ne Kosove, në krye me Ikgaballe Huduti- Berisha.

    Dihet mire se kush jane shijat- grupi devijues ne Islam qe adhurojne diçka tjeter pos Allahut. Andaj ju lutemi te ngritet vetedija mos te bihet prehë e ketyre manipulimeve, ngase nuk behet loje me fe, sot viziton ate shoqatë e neser perfundon ne kthetrat e ketyre te cmendurve.
    Sureja el-Fatiha refuzon Shijat



    Ibnul-Kajjim el-Xheuzijjeh
    Medarixhus-Salikin, vëll. 1, fq. 93-95



    All-llahu Subhanehu ue Te’ala i ka ndarë njerëzit në tri kategori:

    1. “Ata të cilët Ti i begatove” që janë njerëzit e Rrugës së Drejtë “es-Siratal-Mustekijm”, ata të cilët e dinin të vërtetën dhe e ndoqën atë.

    2. “Ata të cilët fituan Zemërimin Tënd” që janë ata të cilët e dinin të vërtetën por e refuzuan.

    3. “Ata të cilët devijuan” që janë ata të cilët ishin injorantë rreth të vërtetën gabuan në lidhje me të.

    Pra, kushdo që e njeh dhe e ndjek të vërtetën është dukshëm në Rrugën e Drejtë “es-Siratal-Mustekijm”.

    Nuk ka dyshim se ky përshkrim u përshtatet më së shumti Sahabëve (radij-All-llahu ‘anhum) të të Dërguarit të All-llahut (sal-lAll-llahu ‘alejhi ue sel-lem) sesa Rafidave, ngase është krejtësisht e pamundur që Sahabët (radij-All-llahu ‘anhum) e të Dërguarit të Allahut (sal-lAll-llahu ‘alejhi ue sel-lem) të kenë qenë injorantë rreth të vërtetës ndërsa Rafidat ta kenë njohur atë, ose që Sahabët (radij-All-lahu ‘anhum) ta refuzonin të vërtetën ndërsa Rafidat të kenë qenë të kapur fort mbas saj.

    Me të vërtetë, ne i kemi parë shenjat që tregojnë se kush nga këto dy grupe janë njerëzit e të vërtetës.

    Prandaj, ne i kemi parë Sahabët e të Dërguarit të All-llahut (sal-lAll-llahu ‘alejhi ue sel-lem): atyre iu dha fitore në tokat e Kufarëve që u kthyen në toka të Islamit dhe atyre iu dha fitimi i zemrave me Kur’anin, me dituri dhe me udhëzim. Pra, shenjat e tyre tregojnë se ata janë njerëzit e Rrugës së Drejtë, “es-Siratal-Mustekijm”.

    Gjithësesi, ne kemi parë të kundërtën e kësaj tek Rafidat në çdo kohë e në çdo vend. Nuk ka patur ndonjë armik të Muslimanëve që të mos ketë patur mes rradhëve të tyre Rafida që i ndihmonin kundër Islamit.

    Sa të këqija dhe fatkeqësi i sollën ata Islamit dhe Muslimanëve? A nuk bënë kërrdinë (mbi Muslimanët) shpatat e Mushrikëve të ushtrisë së Hulakut (Xhingis Khanit) dhe Tartarëve të cilët udhëhiqeshin nga Rafidat?

    A nuk u shkatërruan xhamiat, u dogjën mus’hafet, u vranë prijësat e Muslimanëve, dijetarët e tyre, të devotshmit e tyre dhe Khalifi i tyre, veçse si rezultat i Rafidave dhe ndjekësve të tyre të marrë?

    Mbështetja që ata u japin Mushrikëve dhe Kristianëve dihet mjaft mirë nga njerëzit e ditur apo njerëzit e thjeshtë, dhe dëmet e tyre në këtë Fe janë të njohura poashtu.

    Andaj kush nga këto dy grupe e meriton më shumë Rrugën e Drejtë “Siratal-Mustekijm” dhe kush prej tyre ka fituar Zemërimin dhe Devijimin, nëqoftëse e dini?

    Prandaj Selefët shpjeguan se “Siratal-Mustekijm” (Rruga e Drejtë) dhe njerëzit e saj janë Ebu Bekri, ‘Umeri dhe Sahabët (radij-All-llahu ‘anhum) e të Dërguarit të All-llahut (sal-lAll-llahu ‘alejhi ue sel-lem) dhe tefsiri i kësaj Rruge është tamam siç kanë thënë ata, për arsye se Rruga (Sirat) që ndoqën ata ishte pikërisht Rruga e Pejgamberit të tyre. Ishin ata të cilët All-llahu i begatoi, ndërsa Ai ishte i Zemëruar me armiqtë e tyre dhe Ai gjykoi se armiqtë e tyre ishin në devijim.

    Ebul-‘Alija Rufia’ er-Rijahi – nga Tabi’inët më të shquar – ka thënë: “es-Siratal-Mustekijm është i Dërguari i All-llahut (sal-lAll-llahu ‘alejhi ue sel-lem) dhe dy Shokët e tij.”

    Ebul-‘Alija gjithashtu ka thënë për thënien e All-llahut: “Në Rrugën e atyre të cilët Ti i begatove”, ata janë familja e të Dërguarit të All-llahut (sal-lAll-llahu ‘alejhi ue sel-lem), Ebu Bekri dhe ‘Umeri.”

    Kjo është e vërteta, sepse Familja e tij, Ebu Bekri dhe ‘Umeri ishin në një rrugë dhe mes tyre nuk kishte mosmarrëveshje. Ata ishin besnikë për njëri-tjetrin. Sahabët e lavdëruan Ebu Bekrin dhe ‘Umerin dhe u shpallën luftë atyre që luftuan kundër këtyre të dyve, kurse siguria ishte për ata që i nderuan këta të dy. Kjo dihet mjaft mirë nga Umeti, nga njerëzit e ditur apo nga njerëzit e thjeshtë.

    Zejd bin Eslem ka thënë: “Ata të cilët All-llahu i begatoi” janë i Dërguari i All-llahut (sal-lAll-llahu ‘alejhi ue sel-lem), Ebu Bekri dhe ‘Umeri.”

    Nuk ka dyshim se të bekuarit janë ata që ndjekin të Dërguarin.

    Kurse ata të cilët kanë mbi kryet e tyre Zemërimin, janë ata të cilët nuk e ndjekin atë.

    Ata që e ndoqën dhe iu bindën të Dërguarit (sal-lAll-llahu ‘alejhi ue sel-lem) nga Umeti, ishin Sahabët e tij dhe Familja e tij.

    Ata që e ndoqën të Dërguarit (sal-lAll-llahu ‘alejhi ue sel-lem) më së shumti nga Sahabët e tij, të cilët konsideroheshin si shikimi dhe dëgjimi i tij, ishin Ebu Bekri dhe ‘Umeri.

    Ata të cilët janë më të ashpërit në kundërshtimin e të Dërguarit (sal-lAll-llahu ‘alejhi ue sel-lem) janë Rafidat. Kundërshtimi i tyre njihet mjaft mirë nga të gjitha sektet e Umetit.

    Kjo është arsyeja përsa Rafidat e urrejnë Sunetin dhe njerëzit e tij; ata kanë armiqësi ndaj tij dhe njerëzve të tij. Kështu që, ata janë armiq të Sunetit të tij (sal-lAll-llahu ‘alejhi ue sel-lem).

    Familja e të Dërguarit (sal-lAll-llahu ‘alejhi ue sel-lem) dhe bijtë që i ndjekin ata janë trashëgimtarë të plotë, më saktë ata janë trashëgimtarët e tij të vërtetë.

    Kështu pra, bëhet e qartë se “Siratal-Mustekijm” është rruga e Sahabëve të të Dërguarit (sal-lAll-llahu ‘alejhi ue sel-lem) dhe ndjekësve të tij.

    Rruga e njerëzve që kanë mbi kryet e tyre Zemërimin e All-llahut dhe janë në devijim, është rruga e Rafidave.

    Pikërisht në të njëjtën mënyrë refuzohen edhe Khauarixhët, pasi armiqësia e tyre ndaj Sahabëve është mëse e njohur.

    Selamun alejkum.
    Kush nuk është robi i All-llahut, ai është robi i shejtanit.

  3. #3
    Robi i All-llahut
    Anëtarësuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Në Itali
    Postime
    1,774
    Një sqarim të shkurtër për misionaren shite Ikgaballe Huduti- Berisha, që flet gjuhën shqipe duke e sqaruar atë devijimin e saj në këtë video më poshtë duke e lavdëruar aq shumë të bijën e Pejgamberit (sal-lAll-llahu ‘alejhi ue sel-lem), saqë e tepron në atë shkallë që vetë ta shikoni se sa e devijuar është kjo femër:

    Kush nuk është robi i All-llahut, ai është robi i shejtanit.

  4. #4
    Robi i All-llahut
    Anëtarësuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Në Itali
    Postime
    1,774
    17 Arsye pse dijetarët i kanë shpallur shijat kafira


    Janë shtatëmbëdhjetë bindje që shijat gjithmonë i kanë fshehur nga muslimanët, e gjithë kjo fshehje ka ndodhur pasi që ata kanë tukje (të flasësh të kundërtën e asaj që beson) në besimin e tyre. Që të gjitha këto bindje, janë të shkruara dhe të ruajtura në librat e shenjtë të shijave:

    1. Bota dhe gjithçka që ka në të, i përkasin imamëve të shijave. Ata i japin nga bota (të mirat) cilit dëshirojnë dhe i marrin nga ajo cilit dëshirojnë. (Usulul Kaafi, fq.259, Al-Kulaini, India ed)

    Është shumë e qartë se një bindje si kjo është në kundërshtim total me fjalët e All-llahut të Lartësuar që thotë:

    "S’ka dyshim se toka është e All-llahut, ia lë në trashëgim atij që do nga robtë e tij, e ardhmja e lumtur është për të devotshmit". (A'raf, 128)

    Besimi shiit në thënien e tyre që u përmend më lart, tregon barazim të fuqive mes imamëve shiit dhe All-llahut, dhe ky besim, pa dyshim se është shirk që të nxjerrë nga feja.

    2. Ali ibn Ebi Talib që shijat pretendojnë se është imami i tyre, thonë që është i pari dhe i fundit, i dukshëm dhe i fshehur, njëjtë sikur që janë përfshirë në ajetin Kur'anor:

    "Ai është i pari që s’ka fillim dhe i fundit që s’ka mbarim, i dukshmi dhe i padukshmi, dhe Ai është më i dijshmi për çdo gjë". (El-Hadid, 3) (Rijalul Kashi, fq.138)

    Një bindje e tillë është kufër i qartë nga ana e shijave, të cilët pretendojnë dhe thërrasin në emër të halifes Ali ibn Ebi Talib, All-llahu qoftë i kënaqur me të. Me këtë bindje, ata e pozicionojnë Aliun radijAll-llahu anhu në vendin e All-llahut të Lartësuar. Dhe sigurisht, ky është një mashtrim i shijave kundër muslimanëve dhe akidës së pastër.

    3. Imamët e shijave janë fytyra e All-llahut, sytë e All-llahut dhe duart e All-llahut që sjellin mëshirë për robërit e All-llahut. (Usulul Kaafi, fq.83)

    4. Thonë se Ali ibn Ebi Talibi radijallahu anhu, është përfaqësues i All-llahut në përcaktimin e xhenetit dhe xhehenemit, ka përvetësuar diçka që nuk ka fituar askush para tij nga qeniet njerëzore, pastaj, Aliu e din të mirën dhe të keqen, e din se çfarë ka ndodhur në të kaluarën dhe çfarë do të ndodhë në të ardhmen, pra, e din të fshehtën. (Usulul Kaafi, fq.84)

    5. Dëshirat e imamëve janë gjithashtu edhe dëshirat e All-llahut. (Usulul Kaafi, fq.278)

    6. Imamët shiit, e dinë se kur ju vjen vdekja dhe ata vetë e përcaktojnë vdekjen e tyre, sepse nëse një imam nuk i din këto gjëra, atëherë ai nuk ka të drejtë të jetë imam shiit. (Usulul Kaafi, fq.158)

    7. Imamët shiit dinë çdo gjë të fshehur dhe kur pyeten, ata dinë gjithçka, sepse ata i dinë çështjet e fshehta sikur që All-llahu i dinë. (Usulul Kaafi, fq.193)

    8. Vetëm All-llahu din gjithçka se çfarë ndodh në natyrë pasi që të ketë ndodhur. Imamët shiit tashmë kanë njohuri për gjërat që nuk kanë ndodhur. (Usulul Kaafi, fq. 40)

    Sipas El-Kulainit, (ekspert në lëminë e hadithit tek shijat), All-llahu nuk kishte dituri se Husejn ibn Aliu do të vritej. Sipas tyre, All-llahu në fillim nuk e dinte, prandaj All-llahu ka krijuar një obligim të ri, në përputhje me kushtet ekzistuese. Megjithatë, Imamët shiit tashmë e dinë se çfarë do të ndodhë. (Usulul Kaafi, fq. 232)

    9. Imamët shiit janë depot e diturisë së All-llahut dhe shpjeguesit e diturisë së Tij. Imamët shiit janë Ma'sum (që nuk gabojnë dhe asnjëherë nuk harrojnë) në natyrë. All-llahu i ka urdhëruar njerëzit që t'ju binden imamëve shiit, sepse ata janë huxhah (argument i së vërtetës) të All-llahut në qiell dhe në tokë. (Usulul Kaafi, fq.165)

    10. Imamët shiit janë të barabartë me Pejgamberin sal'All-llahu alejhi ue selem. (Ibid).

    11. Me fjalën "imamët shiit" nënkuptohen këta njerëz: Ali ibn Ebi Talib, Husejn ibn Ali, Ali ibn Husejn, Hasan ibn Ali dhe Muhamed ibn Ali. (Usulul Kaafi, fq. 109)

    12. Kur'ani që ekziston në duart e muslimanëve është i ndryshuar, është hjekur dhe është shtuar diçka. (Usulul Kaafi, fq.670).

    13. Sipas shijave, Kur'anin që e solli Xhibrili alejhi selam tek Pejgamberi sal'allahu alejhi ue selem, ka 17 mijë vargje, por tash janë vetëm 6660 vargje. (Usulul Kaafi, fq.671)

    14. Ebu Bekrin, Umerin, Uthman ibn Affanin, Muavijun, Aishen dhe Hafsën i thërrasin me emrat më të fëlliqur dhe se ata janë qeniet më të këqija në tokë, ata janë armiqtë e All-llahut. Kushdo që nuk i armiqëson ata (Ebu Bekrin dhe të tjerët që u përmendën), atëherë imani i tij nuk është i plotë. (Hakkul jekin, fq.519, nga Muhamed Bekir el-Mexhlisi)

    15. Konsiderimi i ***'as (nikah të përkohshëm) si hallall dhe se cili e kryen ***'an më shumë se 4 herë, ai ka një shkallë më të lartë se Pejgamberi Muhammed, sal'allahu alejhi ue selem. (Tefsir Minhaxhush Shadikin, fq.365, nga Mullah Fathullah Kassani).

    16. Konsiderimi si hallall i shkëmbimit të shërbëtoreve (robëreshave) për marrëdhënie seksuale me moshatarët e tyre. Ata thonë se Imam Xhaferi i tha shokut të tij: "O Muhammed, bën me këtë robëreshë çfarë dëshiron. Pastaj nëse nuk të pëlqen, ktheje përsëri tek unë". (El-Istibsar vëll.3, fq.136, nga Ebu Xhafer Muhamed Hasan Et-Thusi).

    17. Pejgamberi sal'allahu alejhi ue selem dhe shokët e tij do të japin llogari para Ditës së Gjykimit. Do të vijë Imam Mehdiu dhe do ta gropon varrin e Ebu Bekrit dhe Omerit, do t'i nxjerrë nga varri dhe do t'i kryqëzon. (Hakkul jekin, fq.360, nga Mullah Muhamed Bekir el-Mexhlisi)

    Që të gjitha këto shtatëmbëdhjetë bindje shijat i konsiderojnë si pjesë e Akides që e solli Pejgamberi sal'allahu alejhi ue selem.

    (Dhe pas gjithë këtyre) A beson dikush se shijat janë pjesë e ummetit islam? Sipas Imam Malikut dhe Imam Ahmedit, kush nuk i shpall kafira këta shija (me bindjet që i përmendëm), edhe ai (që nuk i shpall) është kafir.

    Të gjitha bindjet që i kemi përmendur janë nxjerrë nga librat dhe referencat kryesore të shijave. Këto libra shijat i shohin ashtu si muslimani që i sheh librat e hadithit të Imam Buhariut, Muslimit, Ahmed ibn Hanbelit, të Nesaiut, Tirmidhiut, Ebu Davudit dhe Ibn Maxhes.

    Shijat çdoherë mundohen dhe vazhdimisht përpiqen të tregojnë se janë pjesë e myslimanëve, se ata ndryshojnë nga sunnitët në disa çështje që nuk janë parësore. E gjithë kjo është gënjeshtër e kulluar e tyre dhe duhet me të vërtetë të refuzohet ashpër!

    Përktheu: Burhan Seferi
    Kush nuk është robi i All-llahut, ai është robi i shejtanit.

  5. #5
    Robi i All-llahut
    Anëtarësuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Në Itali
    Postime
    1,774
    Këtu më poshtë do ti ceki disa libra të devijuesëve shitë që mundohen të devijojnë njerëzit në rrugën e tyre të ndyrë:


    1995
    "Vexhi Buharaja,njeriu, poeti, dijetari"

    1996
    " Ëndërrimet "
    " Trëndafilë, impresione persiane"

    1997
    " Fluturime mbi qilimin persian "

    1998
    " Panteoni iranian dhe iranologët shqiptarë "

    2001
    " Shahnameja e Ferdusiut "


    2002
    " Rumiu, mbrëmë i pëshpërita një ylli "

    2003
    " Shkaqet e animit nga materializmi "

    2004
    " Bota iraniane në veprën e Sami Frashërit "
    " Kometa të poezisë persiane "
    " Hafiz Shirazi, poezi "

    2005
    " Ëndërrimet " (në dy gjuhë)
    " Qerbelaja "

    2006
    " Gjurmët e Ujit "

    2007
    "GJYLISTANI DHE BOSTANI"
    "Uji I Jetës"
    Botohen në shqip “Masnavi Ma’navi” Të Mevlana Xhelaledin Rumi
    Botohet në shqip “Divani i Shamsi Tabrizit” i Mevlana Xhelaledin Rumi
    Botohet libri “Antologjia e poezisë persiane”
    Botohet libri “Khomreh” I Hushang Moradi-Kermani


    2008
    " Përralla për fëmijët e mirë"

    VËLLEZËR NJIHUNI DHE RUAJUNI KURTHEVE TË TYRE, SEPSE JANË FUTUR FUQISHËM DHE JANË SHUMË TË FSHEHTË NË DAVEN E TYRE, VIJNË TË FSHEHUR PAS KUR'ANIT, PASTAJ E HEDHIN HELMIN DHE HELMOJNË MUSLIMANËT, SIDOMOS TË RINJTË,

    ALL-LLAHU I DREJTOFTË DISA PREJ EHLI SUNETIT KANË FILLUAR TË BASHKËPUNOJNË DHE TI NDIHMOJNË, PËR ARSYE FINANCIARE DUKE MOS I DITUR FARE KURTHAT E TYRE.

    LA HAULE UE LA KUETE ILA BIL LAAH

    tek ky link do të shihni librat dhe kopertinat e tyre të postuar prej tyre, linku ështe i faqes së tyre zyrtare: fshejtan (fkuran)

    http://www.fquran.com/al/book/
    Ndryshuar për herë të fundit nga ramazan_it : 14-09-2012 më 09:53
    Kush nuk është robi i All-llahut, ai është robi i shejtanit.

  6. #6
    Robi i All-llahut
    Anëtarësuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Në Itali
    Postime
    1,774
    Ja disa video në lidhje me besimin e shijave të devijuar:




    12 imamët shija janë më të mirë sikurse 5 shtyllat e Islamit, kjo sipas atyre të devijuarve shija:





    Shihni këtu ma poshtë këtë video si devijuesit shija e ndryshojnë edhe ezani, duke i ofenduar sahabët e ndershëm. Pfffah sa të prishur që janë! po si mundet ti gënjen shejtanë deri në kët shkallë dhe këta të rinë në ëndëra se gjoja ata e kanë me vend. për vehten time këta janë njerëz ma të prishur që mban toka, e shtrembërojnë çdë gjë sipas qejfit të tyre. Ruajna Zot nga këta të devijuarit.

    Ekzitojne dy dallime ne mes Ezanit te vellezerve synit dhe Ezanit te Ehlibejtit te Porfetit Muhamed s.a. dhe ate se ne Ezanin e Ehlibejtit a.s. pas deshmise ndaj Muhamedit a.s. behet deshmia per Velajatin e Imam Aliut a.s.. Ky ndryhsim u adoptua nga shii'te per shkak se pas uzurpimit te pushtetit nga Imam Aliu a.s., Kalifi Muavija l.a. urdheroi qe ne htybet e xhamive te mallkohet emri i Imam Aliut a.s.. Ky bidat (risi) dhe kjo fyerje ndaj dhendrit dhe djalit te axhes te Pejgamberit Muhamed s.a. zgjati per me shume se 60 vite, andaj shii'te per te ruajtur personalitetin e Imam Aliut a.s. ne ezanet e tyre shtuan Eshedu ene Alijen Veljullah - Deshmoj se Aliu eshte Miku i Allahut.
    Ndryshimi i dyte daton nga me heret gjegjesisht nga koha kur Kalifi Omeri gjate inviazionit qe ia beri Persise hoqi nga Ezani Haj alel hajril amel - Nxitoni ne vepren me te bekuar me pretekst se nese do ekzistonte kjo deshmi ne Ezanin atehere ushtria do merrte namazin pertej Xhihadit dhe se mandej nuk do luftonin ne rrugen e fese. Perndryshe Kalifi Omeri dihet si reformator dhe ndryshues i tradites se Pejgamberit Muhamed s.a.. Pas luftes me Persine dhe pas ngadhenjimit te ushtrise islame Omeri nuk ia ktheu ezanit deshmine terhekur madje e zevendesoi me Essalatu hajril minel nevm - eshte me mire te bejsh namaz se sa te flesh.
    Ithtarer e Ehlibejtit a.s. ruajne Ezanin e Pjegamberit a.s. tamam ashtu sikur e kendoj Hz. Bilali a.s. ne Medine.



    Selamun alejkum.
    Kush nuk është robi i All-llahut, ai është robi i shejtanit.

  7. #7
    Robi i All-llahut
    Anëtarësuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Në Itali
    Postime
    1,774
    Kush nuk është robi i All-llahut, ai është robi i shejtanit.

  8. #8
    Robi i All-llahut
    Anëtarësuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Në Itali
    Postime
    1,774
    Çfarë di për shiat (er rafidah)?



    Falënderimi i takon vetëm Allahut. Atë e falënderojmë, prej Tij kërkojmë ndihmë dhe falje të mëkateve, tek Ai mbështetemi të na ruajë nga sherri i vetes sonë dhe nga të këqijat e punëve tona. Atë që udhëzon Allahu nuk ka kush e humb dhe atë që e humb Allahu nuk ka kush e udhëzon. Dëshmoj se nuk ka zot tjetër që meriton të adhurohet me të drejtë përveç Allahut një e të vetëm dhe se Muhamedi (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) është rob i Allahut dhe i Dërguari i Tij.

    Çfarë di për shiat (er rafidah)?


    Shiat i kundërshtojnë muslimanët në çështjet më të rëndësishmet:

    1. Kurani


    Besojnë se Kurani i cili gjendet sot tek muslimanët ka shtesa dhe mangësi.


    2. Hadithi profetik


    Nuk e marrin (për bazë) atë që gjendet tek Buhariu dhe Muslimi dhe tek të tjerët.


    3. Teuhidi


    Ata (shiat) lusin tjetër kënd përveç All-llahut të Madhëruar, zotohen dhe bëjnë kurban për tjetër kënd pos All-llahut të Madhëruar. Ata mendojnë se gjendet një forcë e posaçme vetëm për eulijat dhe se ehlul bejti janë sistemuesit e gjithësise. Po ashtu ata besojnë se njohja e të fshehtës është prej të drejtës së imamëve të tyre të pagabueshëm dhe nuk është aspak prej të drejtës së Profetit (Paqja dhe bekimi i All-llahut qfhsin mbi të!) që të lajmërojë për të fshehtën. Në librin “El Kafi” vëll. I, fq. 258 gjendet tema “Imamët (alejhim es selam) e dinë se kur do të vdesin dhe ata nuk vdesin vetëm se me dëshirën e tyre.” Po në të njëjtin libër vëll. I, fq. 260 gjendet tema “Imamët (alejhim es selam) e dinë se çfarë ka pasur (ndodhur më herët) dhe çfarë do të ndodhë (në të ardhmen) dhe atyre nuk mund t’u fshihet asgjë.”

    4. Ofendimi i sahabëve


    Ata mallkojnë Ebu Bekrin, Umerin dhe të tjerët prej tyre të cilët i Dërguari i All-llahut (Paqja dhe bekimi i All-llahut qofshin mbi të!) i ka përgëzuar me xhenet. Ibën Ujejneh ka thënë: “Kush flet në lidhje me shokët e të Dërguarit të All-llahut (paqja dhe bekimi i All-llahut qofshin mbi të) qoftë edhe një fjalë të vetme, ai është pasues i epshit.”


    Imam el Berbehari (All-llahu e mëshiroftë!) në librin e tij “Sherhus Suneh” thotë: “Nëse sheh ndonjë person i cili hedh baltë mbi ndonjërin prej shokëve të të Dërguarit të All-llahut (paqja dhe bekimi i All-llahut qofshin mbi të), atëherë dije se ai është fjalëkeq dhe ndjek epshin e tij, duke u bazuar në fjalën e të Dërguarit të All-llahut (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të):

    “Kur të përmenden shokët e mi, përmbahuni.”[1] Dije se kush e cenon apo ia ul vlerën ndonjërit prej shokëve të Muhamedit (paqja dhe bekimi i All-llahut qofshin mbi të), ai ka pasur për qëllim me këtë Muhamedin (paqja dhe bekimi i All-llahut qofshin mbi të) dhe e ka lënduar atë në varrin e tij.” {Mbaroi fjala e imam El Berbeharit}


    Shejh Ahmed bin Jahja en Nexhmi (All-llahu e mëshiroftë) në lidhje me fjalën e autorit: “Nëse sheh ndonjë person i cili hedh baltë mbi ndonjërin prej shokëve e të Dërguarit të Allahut (paqja dhe bekimi i All-llahut qofshin mbi të)…” thotë se kjo është fjala e pasuesve të Sunetit dhe Xhematit, e kundërta e asaj që thonë pasuesit e bidatit prej rafidave dhe havarixhëve. Këta hedhin baltë ndaj shokëve të Profetit (paqja dhe bekimi i All-llahut qofshin mbi të), të cilët All-llahu i ka pastruar ata në Librin e Tij dhe ka njoftuar se i ka falur ata:

    “Pa dyshim, All-llahu e pranoi pendimin e të Dërguarit, të muhaxhirëve dhe të ensarëve, të cilët shkuan pas atij në çastin e vështirë, pasi zemrat e disave prej tyre për një fije qenë afër shmangies (nga detyra), pastaj All-llahu pranoi pendimin e tyre. Vërtet, Ai është i Butë dhe i Mëshirshëm me ta.”
    (Teube: 117)


    Po ashtu edhe në fjalën e të Madhëruarit në fund të sures Fet’h, ajeti 29:

    “Muhamedi është i Dërguar i All-llahut. Ata që janë me të janë të ashpër ndaj jobesimtarëve e të mëshirshëm midis tyre. I sheh ata si përkulen dhe bien në sexhde, duke kërkuar dhuntinë dhe kënaqësinë e All-llahut.”


    Po ashtu fjala e Tij:

    “Një pjesë e plaçkës u takon edhe mërgimtarëve të varfër, të cilët u përzunë nga vendlindja dhe pasuritë e tyre...” (Hashr: 8)


    Pastaj tha:

    “Ndërsa ata që banojnë në Medinë dhe që e kanë pranuar besimin qysh më parë, i duan mërgimtarët që vijnë në Medinë dhe në zemrat e tyre nuk ndiejnë kurrfarë rëndimi për atë që u është dhënë atyre, por duan t’u bëjnë më mirë mërgimtarëve sesa vetes, edhe pse vetë janë nevojtarë. Kushdo që ruhet nga lakmia e vetvetes, me siguri që do të jetë fitues.” (Hashr: 9)


    Deri te fjala e Tij:

    “Edhe ata që erdhën pas tyre thonë: “O Zoti ynë, falna ne dhe vëllezërit tanë, të cilët kanë besuar para nesh dhe mos lejo që në zemrat tona të ketë asnjë të keqe ndaj besimtarëve! O Zoti ynë, Ti je vërtet i Butë dhe Mëshirëplotë!” (Hashr: 10)


    Ndërsa (paqja dhe bekimi i All-llahut qofshin mbi të) ka thënë:

    “Mos i ofendoni shokët e mi, se pasha Atë në Dorën e të Cilit është shpirti im, sikur të shpenzonte ndonjëri prej jush ar sa mali i Uhudit, nuk kishte për të arritur një grusht të tyre dhe as gjysmën e tij.”


    Për shkak të këtyre argumenteve pasuesit e Sunetit dhe Xhematit e shohin si detyrë nderimin e shokëve të Profetit (paqja dhe bekimi i All-llahut qofshin mbi të), lavdërimin e tyre dhe ndalimin nga të folur keq për ta. Ndërsa për sa i përket asaj që ndodhi ndërmjet tyre, ne heshtim sepse kështu kanë thënë imamët e udhëzimit, si Ahmed bin Hanbeli, Shafiu, Maliku, Abdullah bin el Mubareku, dy Sufjanët, dy Hamadët si dhe ata që i pasuan nga radhët e dijetarëve të hadithit. Prandaj është detyrë ndalimi nga të folurit për atë luftë që ndodhi ndërmjet tyre ngase ata ishin muxhtehidë në këtë. Kush ia ka qëlluar prej tyre ka marrë dy shpërblime, ndërsa kush ka gabuar ka marrë një shpërblim, ngase shoqërimi që ata i bënë Profetit (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) si dhe lufta përkrah tij i fshin gjërat që ndodhën ndërmjet tyre. All-llahu është Ai që jep suksesin!


    5. Hilafeti


    Ata thonë se hilafeti i takonte Aliut, ndërsa ai që ia mori atij është zullumqar ose jobesimtar.


    6. Shpifja dhe akuzimi ndaj Aishes (All-llahu qoftë i kënaqur prej saj!)


    Ata e akuzojnë Aishen (All-llahu qoftë i kënaqur prej saj!), gruan e të Dërguarit të All-llahut (Paqja dhe bekimi i All-llahut qofshin mbi të!) për imoralitet. Ndërsa All-llahu i Madhëruar e ka pastruar atë në Kuran.


    7. Adhurimet



    Ata i kundërshtojnë muslimanët në thirjen e ezanit, në formën e faljes së namazit dhe në kohët e tij.


    8. Et Tukjeh


    Shiat e fshehin ndonjëherë akiden e tyre të prishur dhe kjo prej frikës së njerëzve. Ata e llogarisin këtë bazë prej bazave të fesë së tyre të prishur. Kush e lë atë është njësoj si lënësi i namazit. Ata në lidhje me këtë bazohen tek fjala e All-llahut të Madhëruar:

    “vetëm nëse këtë e bëjnë (me gojë e jo me zemër) për t’u ruajtur nga ata.” Al Imran 28


    “Tukjeh është besimi im dhe dhe baballarve të mi, nuk ka besim ai i cili nuk ka et tukjeh.” Kjo fjalë i mvishet Ebi Xhaferi imamit të pesë.


    9. El Mutah (martesa me kontratë, ku përcaktohet kohëzgjatja e martesës)


    Martesa është nga suneti i profetëve (alejhimu selam). I Dërguari i All-llahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: "O ju të rinj! Kush ka mundësi, le të martohet, sepse martesa të largon më shumë nga shikimi haram dhe të ruan më tepër nga imoraliteti. Dhe kush nuk ka mundësi, le të agjërojë, sepse agjërimi është mbrojtje për të". (Buhariu dhe Muslimi)


    El Mutah është prej bindjeve dhe besimit të shiave. El Mutah ka qenë e lejuar në fillimet e Islamit pastaj u ndalua dhe do të mbesë e tillë deri në ditën e Kiametit.


    Imam el Berbehari (All-llahu e mëshiroftë!) në librin e tij “Sherhus Suneh” thotë: “Dije se el mutah dhe lejimi i saj është haram deri në Ditën e Kiametit.”


    10. Rikthimi.


    Prej besimit të tyre të prishur është se ata besojnë në rikthimin e imamëve të tyre. Imam el Berbehari (All-llahu e mëshiroftë!) në librin e tij “Sherhus Suneh” thotë: “Është shfaqur edhe një tjetër bidat, i cili në fakt është mohim (kufër) i All-llahut të Madhëruar dhe kush e thotë apo e ndjek atë është jobesimtar dhe s’ka dyshim për këtë. Ky është bidati i të besuarit te rikthimi në jetën e kësaj bote, duke thënë p.sh. se Ali bin ebi Talibi është gjallë dhe se ka për t’u kthyer para Ditës së Kiametit, apo Muhamed bin Ali, Xhafer bin Muhamed, Musa bin Xhafer.

    Disa njerëz flasin për imamllëkun dhe thonë se imamët e tyre e dinë të fshehtën, etj. Ki kujdes prej tyre ngase ata janë mohues të All-llahut të Madhëruar, po ashtu edhe ata që i thonë dhe i besojnë këto gjëra.”


    Shejh Salih el Feuzani (All-llahu e ruajtë) në lidhje me fjalën e autorit: “kush beson në rikthim”, thotë: Kjo gjë ndodhet tek shiat, pra është prej besimit të tyre. Ata thonë se imamët e vdekur të ehlul bejtit do të rikthehen në kohën e fundit, do të gjykojnë me drejtësi dhe do t’i nxjerrin Umerin, Ebu Bekrin dhe sahabët nga varret e tyre dhe do t’i djegin.


    Fjala e tij “kush e thotë këtë fjalë ai është jobesimtar”, do të thotë se kush flet me këtë fjalë, pra rikthimin, siç e përmendëm, nuk ka dyshim se është jobesimtar.


    Fjala e tij “dhe thotë se Ali bin ebi Talibi është gjallë”, domethënë se ekstremistët nga radhët e shiave thonë se Aliu nuk ka vdekur, por është lart mbi re dhe ata e adhurojnë atë.


    11. Imamët prej Ehlul bejti i japin jetë të vdekurit...


    Prej besimit të tyre të prishur është se ata besojnë e imamët prej ehlul bejti kanë mundësi që të ringjallin të vdekurin dhe të shërojnë personat që kanë lindur të verbër dhe të lebrosurit me lejen e All-llahut.[2]
    __________________________________________________ ________________________
    [1] SilsiletuesSahihah, 34, i shejh Albanit (Allahu e mëshiroftë).

    [2] “Besairu ed Deraxhat”


    Disa pjesë janë shkëputur nga "el akidetu el islamijeh" shejh Muhamed Xhemil Zejno

    Përktheu dhe përgatiti: Unejs SHEME
    Ndryshuar për herë të fundit nga ramazan_it : 14-09-2012 më 17:16
    Kush nuk është robi i All-llahut, ai është robi i shejtanit.

  9. #9
    krenar qe jam malsor..... Maska e _MALSORI_
    Anëtarësuar
    21-07-2005
    Vendndodhja
    diku neper bote
    Postime
    2,637
    Citim Postuar më parë nga LinaNur Lexo Postimin
    OEK NISA eshte njera nga organizatat famekeqe e formuar kohet e fundit ne Prishtine qe eshte e sponzoruar nga shijat e Iranit per te shkaterruar fene tone qe eshte ruajtur me vite ne Kosove, në krye me Ikgaballe Huduti- Berisha.

    Dihet mire se kush jane shijat- grupi devijues ne Islam qe adhurojne diçka tjeter pos Allahut. Andaj ju lutemi te ngritet vetedija mos te bihet prehë e ketyre manipulimeve, ngase nuk behet loje me fe, sot viziton ate shoqatë e neser perfundon ne kthetrat e ketyre te cmendurve.
    a nuk eshte gjynah te merresh me dike tjeter ne vend qe te merresh me veten tende..kjo organizate dhe kjo grua i perkasin komunitetit bektashi dhe nga sa di une jane te pranuara publikisht ne shqiperi dhe troje shqiptare..ti po nderhyn ne punet e nje komuniteti tjeter te rpanuar publikisht dhe juridikisht dhe une besoj se eshte gjynah..nese ty nuk te pelqejne mos i ndjek por mos bej propogande ndaj tyre..si do te te vinte ty nese ne komunitetin bektashi shkruhet kunder komunitetit musliman..

    perfundimisht kuptojeni te rrespektoni komunitetet e tjera..ashtu siq doni te zhvilloheni ne menyre te pavarur ju edhe ata duan te zhvillohen..nese ju ngreni akuza ndaj tyre edhe ata do ngrene akuza..dhe ne fund do na e beni fene parti politike..feja ka mision tjeter dhe mos na e beni politike
    a do male me debore,trima te forte dhe malsore,fort bujare dhe burrerore,shko ne kukes i ke me dore.

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e safinator
    Anëtarësuar
    29-06-2011
    Postime
    711
    Nivele patetizmi te papara ne kete thread

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •