Close
Faqja 0 prej 10 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 99
  1. #1
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955

    Politikanët dhe administrata shqiptare deklarojnë pasurinë në 2011

    Deputetët më të pasur, nga ana e opozitës

    Doshi më i pasuri me 1.1 miliardë lekë, Ramadhi me 15 mijë

    BLEDAR HOTI

    Deputetët e opozitës së majtë janë më të pasurit se ata të maxhorancës. Një fakt i tillë pasqyrohet në raportin e paraqitur nga lëvizja “Mjaft”, që ka monitoruar sesionin e tretë të kësaj legjislature të Kuvendit të Shqipërisë.

    Kjo periudhë monitorimi i pasurisë së politikanëve të vendit tonë përfshin periudhën kohore nga shtatori i vitit 2006 deri në janar të vitit 2007. Gjatë këtij viti, një pjesë e deputetëve socialistë kanë shitur pronat e tyre asetet që u kanë shtuar vlerat monetare.

    Të pasurit
    Askush nuk e njihte më parë deputetin e PS-së, Sadri Abazi. Duhej të ndodhte marrja e një avioni peng në Rinas, që të njihej në publik se ekzistonte një deputet me emër të tillë dhe që përfaqësonte socialistët. Tashmë për opinionin publik, Abazi do lerë gjurmë dhe për faktin se për vitin 2006 do të përfshihet si deputeti që ka rritur në maksimumin e mundshëm pasurinë, atë në vlera monetare. I njohur si biznesmen dhe si pronar i një pallati në Tiranë, Abazit për vitin 2006 i është shtuar pasuria në një vlerë mbi 90 milionë lekësh. Ai është në top listën e deputetëve që kanë përfituar më shumë lekë se sa kolegët e tij, duke lënë prapa Fatos Nanon, Diana Çulin, Nikollaq Nerënxi, Ilir Meta, Pëllumb Xhufin dhe Pandeli Majkon. Ndërsa nga maxhoranca të bien në sy emrat e aleatëve të PD-së, si Tom Doshi i PDK-së, Nikollë Lesi i PDK-së dhe Leonard Solis. Sipas raportit të MJAFT-it, Abazi nga deklarimi i fundit, vitin e shkuar, shkon plot 90,925,516 lekë. Në bazë të tabelës këto dhjetë deputetë të pozitës dhe të opozitës janë në toplistën e më të pasurve për vitin 2006. Ish-sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Majko dhe nënkryetari i LSI-së, Pëllumb Xhufi kanë shtuar vlerat e tyre me anë të shitjes së aseteve. Raporti i “Mjaft”-it, që përfshin skuadrën “Unë votoj” thekson se të dhënat e pasurisë janë marrë nga Inspektorati i lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurisë. Një gjë të tillë e konfirmoi përgjegjësi i kësaj skuadre monitoruese, Elvin Rizvanolli. Në top listën e deputetëve më të pasur padyshim qëndron deputeti demokristian, Tom Doshi. Pasuria e tij shkon mbi 1.1 miliardë lekë. Konkretisht Doshi në pasurinë e tij të deklaruar në Inspektoratin e lartë të Pasurisë shuma i kap shifrën e 1.177.193.116 lekëve. Për vitin 2006 Doshit i është shtuar vlera e pasurisë me 87.021.651 lekë, duke u renditur i dyti pas socialistit Sadri Abazi. I treti nga pasuria renditet demokristiani Nikollë Lesi, me një bonus prej 54.210.955 lekësh. Ndërsa Pilo Keri mund të renditet si “mister 1 miliardëshi”, pasi në deklarimin e tij rezulton të ketë 117.363.521 lekë të reja.

    Të varfër, por me toka
    Deputeti më i varfër është Galip Ramadhi i PR-së, ku në deklarimin e pasurive rezulton të jetë me 15 mijë lekë në arkën e tij të kursimeve. I dyti në listë është deputeti Rahim Kaleci i PD-së. Ai është zgjedhur në zonën e Dibrës në maxhoritar më 3 korrik. Ndërsa i treti renditet republikani Shkëlqim Ziri, që në deklarimin e pasurisë vlera e tij është 615.175 lekë. Më pas vijnë deputetët Bylykbashi me 950 mijë lekë kursime. Në të dhënat e pasurisë bie në sy që një pjesë e mirë e maxhorancës ka parashikuar se pasuritë i kanë vënë në prona. Kështu Tritan Shehu i PDR-së zotëron 3 000 m2 tokë në Palasë dhe 2400 m2 tokë në plazhin e Durrësit. Sipas raportit këto ndryshime nuk janë pasqyruar në tabelën e vlerës monetare që kanë ato. Ndërsa deputeti i PD-së në zonën e Lezhës, Gjok Vuksani dhe pse ka 2,3 milionë lekë kursime, ai zotëron si pronë 3 mijë m2 tokë, ku në deklarimin e pasurisë nuk është shprehur vlera e tokës. Në radhët e PS-së deputeti më i varfër llogaritet Arben Isaraj me 2.927.826 lekë. Kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule ka në arkën e kursimit 2.457.390 lekë. Ndërsa ministri i Jashtëm, deputeti i PD-së, Lulzim Basha ka një pasuri të paluajtshme që shkon 22.100 m2 tokë, vlera monetare e së cilës nuk dihet.

    Borxhlinjtë
    Nga 138 deputetë të pasqyruar në deklaratën e pasurisë, 71 prej tyre rezulton se kanë detyrime financiare. Më tipiku është deputeti republikan Ramadhi, i cili dhe pse 15 mijë lekë kursime rezulton se ka borxhe 56.910.000 lekë dhe në pronë të tij 1.665 m2 në rrethin e Kavajës. Tom Doshi shquhet dhe për sasinë më të madhe të borxheve të marra, duke u renditur dhe kësaj here në toplistën kryesore. “Detyrime financiare për deputetin Tom Doshi janë 2.1 milionë euro, 1 milion USD, 640 dollarë australianë”, thuhet në materialin e paraqitur nga MJAFT. Ndërsa ministri i Jashtëm, Lulzim Basha, rezulton se 200.483 euro detyrime financiare. Ish-kreu i Parlamentit, socialisti Namik Dokle rezulton të ketë një detyrim financiar prej 1.574.619 lekësh. Gjithashtu në borxhe është dhe ministri i Bujqësisë Jemin Gjana me 5 mijë euro dhe me 6.200.000 lekësh, ish-ministri i Financave, Arben Malaj me 4.590.000, ish-ministri i Mbrojtjes, Pandeli Majko me 4.441.734. Ndërsa kreu i PBDNJ-së, Dule ka një detyrim financiar që shkon në 50 mijë euro. Ministri i Brendshëm, Nishani, ka një detyrim financiar prej 5 milionë lekësh, ministri i Ekonomisë ka detyrime financiare 13.650 eurosh dhe ai i Drejtësisë, Rusmali ka 35 mijë euro detyrime financiare.

    Gazeta Panorama
    My silence doesn't mean I am gone!

  2. #2
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    FITIMET NE NJE VIT

    Emri - Mbiemri - Ndryshimi nga 2006 në lekë

    Sadri Abazi PS +90,925,516
    Tom Doshi PDK +87,021,651
    Nikoll Lesi PDK +54,210,955
    Fatos Nano PS +22,074,891
    Diana Çuli PSD +18,662,886
    Leonard Solis PBDNJ +17,749,880
    Nikollaq Neranxi LSI +16,389,100
    Ilir Meta LSI +16,039,545
    Pëllumb Xhufi LSI +12,972,756
    Pandeli Majko PS +12,956,054

    Deputetët - Totali i pasurisë në lekë

    1. Sadri Abazi PS 647.027.311
    2. Ndriçim Babasi PD 128.331.460
    3. Flori Bajramaj PD 7.6000.615
    4. Gilman Bakalli PD 4.332.975
    5. Taulant Balla PS 6.791.945
    6. Ilir Bano PD 17.551.346
    7. Lulzim Basha PD 83.197.763
    8. Fatos Beja PD 10.317.750
    9. Engjëll Bejtja PSD 16.196.667
    10. Marko Bello PS 14.718.219
    11. Sali Berisha PD 5.455.328
    12. Aleksandër Biberaj PD 21.055.448
    13. Besnik Bisha PR 9.651.979
    14. Ridvan Bode PD 8.602.490
    15. Erjon Braçe PS 11.019.660
    16. Majlinda Bregu PD 4.841.950
    17. Sabit Brokaj LSI 6.154.100
    18. Ylli Bufi PS 9.453.316
    19. Aldo Bumçi PD 5.843.316
    20. Astrit Bushati PD 6.360.000
    21. Aurel Bylykbashi PD 950.000
    22. Albert Çaçi PS 7.514.669
    23. Engjëll Cara PD 7.542.800
    24. Neritan Ceka PAD 24.879.768
    25. Ben Blushi PS 11.135.540
    26. Blerim Çela PD 9.904.109
    27. Stefan Çipa PS 9.841.100
    28. Ramiz Çobaj PD 16.367.013
    29. Diana Çuli PSD 38.438.510
    30. Arta Dade PS 15.107.390
    31. Pal Dajçi PD 8.786.100
    32. Alfred Dalipi PS 4.935.580
    33. Taulant Dedja PS 8.139.403
    34. Leonard Demi PD `7.300.300
    35. Besnik Dervishi PS 20.754.207
    36. Albert Divjaka PSD 18.260.986
    37. Namik Dokle PS 10.512.691
    38. Tom Doshi PDK 1.117.193.116
    39. Vangjel Dule PBDNJ 2.457.390
    40. Albert Faruku PR 3.143.990
    41. Bashkim Fino PS 17.230.040
    42. Alfred Gega PR 2.614.850
    43. Jemin Gjana PD 11.211.600
    44. Sami Gjergji PD 97.094.881
    45. Frrok Gjini PDK 19.388.520
    46. Skënder Gjinushi PSD 48.070.203
    47. Petrit Gjoni PAA 3.029.498
    48. Andis Harasani PS 6.595.862
    49. Artur Hasanbelliu PR 4.030.600
    50. Fatos Hoxha PD 16.961.800
    51. Flamur Hoxha PS 9.102.018
    52. Mehmet Hoxha PD 8.348.405
    53. Durim Hushi PS 18.941.147
    54. Shpëtim Idrizi PS 27.984.226
    55. Arben Isaraj PS 2.927.826
    56. Kastriot Islami PS 13.550.033
    57. Genc Juka PD 3.860.700
    58. Rahim Kaleci PD 300.000
    59. Gëzim Karapici PD 2.143.190
    60. Pilo Keri PSD 117.363.521
    61. Blendi Klosi PS 8.549.526
    62. Petro Koçi PS 11.350.000
    63. Angjelina Kola PSD 2.101.123
    64. Ardian Kollozi PD 15.884.820
    65. Hamit Kosta PS 20.703.500
    66. Durim Lamaj PS 7.548.472
    67. Ndre Legisi LSI 12.021.650
    68. Nikoll Lesi PDK 81.546.207
    69. Bujar Leskaj PD 42.327.060
    70. Valentina Leskaj PS 5.464.638
    71. Pirro Lutaj PAD 4.550.157
    72. Arian Madhi PR 6.600.000
    73. Pandeli Majko PS 18.315.170
    74. Arben Malaj PS 13.286.754
    75. Fatmir Mediu PR 11.772.760
    76. Ermelinda Meksi PS 7.932.883
    77. Luan Memushi PS 18.544.598
    78. Ilir Meta LSI 18.910.500
    79. Paskal Milo PSD 17.000.000
    80. Qemal Minxhozi PS 11.229.629
    81. Gëzim Musabelliu PSD 54.556.001
    82. Besnik Mustafaj PD 18.654.784
    83. Fatos Nano PS 47.281.808
    84. Nard Ndoka PDK 7.516.273
    85. Jak Ndokaj PDK 4.207.090
    86. Nikollaq Neranxi LSI 73.459.100
    87. Spartak Ngjela PD 30.895.720
    88. Bujar Nishani PD 5.250.000
    89. Gazmend Oketa PD 15.683.074
    90. Ylli Pango PD 16.229.591
    91. Astrit Patozi PD 12.249.514
    92. Hajrulla Paturri PR 8.440.000
    93. Spiro Peçi PBDNJ 30.938.040
    94. Lajla Përnaska PR 13.039.180
    95. Genc Pollo PDR 13.154.407
    96. Gjovalin Prenga PD 2.750.000
    97. Dritan Prifti L SI 36.527.905
    98. Galip Ramadhi PR 15.000
    99. Gramoz Ruçi PS 6.327.420
    100. Genc Ruli PD 57.873.386
    101. Ilirjan Rusmajli PD 8.082.347,7
    102. Genc Sharku PR 17.190.100
    103. Baki Shehi PD 10.559.561,2
    104. Sali Shehu PD 27.468.750
    105. Tritan Shehu PDR 14.701.715
    106. Elmaz Sherifi PS 9.619.750
    107. Ndue Shpani PDK 22.250.000
    108. Luan Skuqi PD 12.440.000
    109. Leonard Solis PBDNJ 53.683.031
    110. Edmond Spaho PD 8.949.502
    111. Bukurosh Stafa PS 10.085.799
    112. Arian Starova PBL 16.971.515
    113. Rajmonda Stefa PS 12.050.000
    114. Paulin Stërkaj PS 49.866.472
    115. Dashnor Sula PD 16.9570415
    116. Safet Sula PD 7.530.350
    117. Vangjel Tavo PS 13.350.000
    118. Rrapush Tole PS 22.389.447
    119. Parid Teferiçi PR 4.487.480
    120. Ymer Tola PDK 2.750.000
    121. Jozefina Topalli PD 16.412.450
    122. Bamir Topi PD 9.818.514
    123. Arenca Trashani PD 2.190.553
    124. Pashko Ujka PD 2.000.000
    125. Rexhep Ujka PD 8.071.615
    126. Musa Ulqini PS 4.800.000
    127. Gjokë Vuksani PD 2.381.505
    128. Fatmir Xhafaj PS 23.586.082
    129. Ferdinand Xhaferri PD 17.613.342
    130. Mehmet Xheka PD 7.564.200
    131. Fatmir Xhindi PS 11.630.000
    132. Mevlan Xhindoli PD 8.039.500
    133. Idriz Xhomara PD 11.547.180
    134. Pëllumb Xhufi LSI 14.559.153
    135. Lufter Xhuveli PAA 22.939.786
    136. Shkëlqim Ziri PR 615.175
    137. Preç Zogaj PD 6.474.610
    138. Ndriçim Hysa PS 6.978.544

    Parlamenti ka 140,
    mungojnë Osman Metalla dhe Besnik Jaçelli


    Veliaj: Monitorim dhe bashkive të Shqipërisë

    Studimet e monitorimet e lëvizjes “Mjaft” do të shtrihen në të gjitha bashkitë e vendit. Kështu deklaroi dje në konferencën për shtyp drejtuesit i kësaj lëvizjeje, Erjon Veliaj. “Ne jemi gati që brenda këtij viti të shikojmë mënyrën e përdorimit të fondeve nga ana e bashkive dhe komunave. Për këtë lëvizja dhe projekti “Unë votoj” është duke përgatitur që ta realizojë një nismë të tillë”. Për herë të parë “Mjaft”-i paraqet një studim më të detajuar në lidhje me mënyrën e shpenzimeve të fondeve publike nga ana e deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë. Gjithashtu një risi është se paraqitet se sa nisma ligjore kanë ndërmarrë deputetët dhe sa aktivë kanë qenë ato. Kreu i “Mjaft”-it, Veliaj deklaroi se “është për të ardhur keq që opozita ka qenë jo aktive gjatë paraqitjes së nismave ligjore, si dhe pjesa më e madhe e deputetëve të minorancës nuk kanë marrë pjesë në seancat parlamentare”. Projekti i “Mjaft”-it ka dy vjet që zbatohet në lidhje me monitorimin e punës së Kuvendit dhe të shpenzimeve të fondeve nga ana e deputetëve.

    71 borxhlinj
    Nga 138 deputetë që janë përfshirë në deklarimin e pasurive të MJAFT rezulton se 71 prej tyre janë borxhlinj. Në bazë të të dhënave deputeti i PDK-së, Tom Doshi është personi më i pasur, por njëkohësisht është deputeti që ka më shumë detyrime financiare për të paguar. Këto detyrime financiare shkojnë afërsisht mbi 2 milionë euro. Në listën e deputetëve të bie në sy se me detyrime financiare janë dhe ministra aktualë demokratë dhe ish-ministrat socialistë.

    10 me te pasurit
    Në listën e paraqitur në këtë raport rezulton se dhjetë deputetë kanë arritur që shtojnë dukshëm pasuritë e tyre. Ata janë deputetët Abazi, Doshi, Leshi, Nano, Çuli, Solis, Neranxi, Meta, Xhufi dhe Majko. Një pjesë e tyre pasurive të këtij grupi deputetësh është shtuar nga shitja e aseteve të ndryshme. Në listën e paraqitur nga reaguar vetëm deputetja Çuli. Ajo pretendon se shifra e nxjerrë nuk është e saktë.

    Pronat
    Pjesa më e madhe e deputetëve të maxhorancës rezulton se disponojnë toka që nuk janë përfshirë në vlerat monetare të përgjithshme gjatë deklarimit të pasurive në Inspektoratin e Lartë. Kështu, ministri Lulzim Basha zotëron një pasuri të paluajtshme që shkon mbi 22 mijë metër katror tokë. Kështu prona kanë dhe deputetët e tjerë të maxhorancës, Tritan Shehu, Gjokë Vuksani, Kaleci dhe Ramadhi që i kanë në zonën e Lezhës, Palasës, Durrësit dhe Kavajës.

    Gazeta Panorama
    My silence doesn't mean I am gone!

  3. #3
    Cilin te besosh e cilin jo?

    Një deputet, 1200 makinë e celular

    Shpenzimet mujore, më të mëdha se pagat. Tom Doshi kryeson listën e më të pasurve në Kuvend

    Deputetët shqiptarë i kushtojnë "qimet e kokës" administratës së Kuvendit. Rroga e një deputeti shqiptar shkon afërsisht në 1000 euro, ndërkohë që për çdo pjesëmarrje në mbledhje komisionesh parlamentare ata paguhen 2000-2500 lekë ekstra. Në dispozicion të tyre ata kanë një makinë, shofer, si edhe shërbim teknik përkatës, më tepër se 1000 euro në muaj për transport, ose në terma të përgjithshme, 20% e buxhetit të përgjithshëm të Kuvendit, që janë 50% e shpenzimeve operative të buxhetit të Kuvendit. Luksi për deputetët shqiptarë s‘ka të sosur. Kuvendi i paguan deputetit edhe një tarifë celulari prej 140 eurosh në muaj. Nëse mund të bëjmë një krahasim me deputetët e vendeve të tjera të Evropës, vërejmë se deputetët në Finlandë, Norvegji, Maqedoni, Francë dhe Gjermani nuk u jepet automjet për të lëvizur. Ata kanë të garantuar udhëtime falas me tren dhe autobus. Mund të thuhet me plot gojë, në këtë rast, se do të ishte fotoja e ditës ose ndoshta fotoja më e mirë e vitit nëse një fotograf do të filmonte një deputet shqiptar, i cili udhëton me tren brenda territorit të Shqipërisë. Heqja e makinave të paguara nga Parlamenti, edhe pse u premtua nga Kryeministri Berisha për të ulur shpenzimet operative në buxhetin e Kuvendit, nuk u zbatua më vonë. Kjo politikë u mbështet fillimisht nga Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, por kjo nismë u braktis shumë shpejt dhe u la në harresë. Një tjetër seksion i raportit të "Mjaft" është ai që u dedikohet shkeljeve apo zbatimit të rregullores së Kuvendit të Shqipërisë nga deputetët. Në kapitullin mbi shkeljet, fatkeqësisht gjetjet tregojnë se ka një përkeqësim të shkeljeve të rregullores së Kuvendit të Shqipërisë. Ky sesion, megjithëse i shkurtër, ka shënuar shkeljen e 10 neneve të rregullores, ku nuk kanë munguar as grushtet mes deputetëve, votimet pa formuar kuorum, kryesisht gjatë mbledhjeve të komisioneve, si dhe votime për deputetë jo prezentë gjatë zhvillimit të seancës plenare apo mbledhjes së komisionit. Një tjetër seksion i këtij raporti është marrë me shtyrjet e punimeve normale të Kuvendit të Shqipërisë. Sipas raportit, "gjatë periudhës shtator 2006 - janar 2007 ka pasur shtyrje seancash plenare në 21% të rasteve, si dhe shtyrje të mbledhjeve të komisioneve në 15% të rasteve". Këto shtyrje, shpesh pa ndonjë arsye të artikuluar, kanë shkaktuar humbje në buxhetin e Kuvendit.


    Demokristianët janë mësuar tashmë të thyejnë çdo rekord. Pas 100 votave të marra në parlament për zgjidhjen e kreut të PDK-së si ministër i Shëndetësisë, PDK nuk rresht së surprizuari. Deputeti më i pasur i parlamentit nuk është as nga radhët e PD-së dhe as nga ato të PS-së. Dy forcat kryesore politike në vend mposhten nga "rebelët" e parlamentit shqiptar. Sipas raportit më të fundit të publikuar nga lëvizja "Mjaft!", deputeti i PDK-së, Tom Doshi, është deputeti më i pasur i parlamentit, pasuria e të cilit shkon në afërsisht 1.1 miliard lekë të reja. Sadri Abazi është i dyti në listën e më të pasurve në brenda Parlamentit, pasuria e të cilit shkon në 647 milion lekë të reja. Ndriçim Babasi është më i pasuri mes demokratëve, me 128 milion lekë, i pasuar nga deputeti socialdemokrat, Pilo Këri me 117 milion lekë. Vëzhgimi i ‘Mjaft‘-it i është referuar deklarimeve të pasurive të politikanëve ashtu siç janë paraqitur në Inspektoratin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive.

    Drejtuesi i kësaj lëvizjeve, Erion Veliaj bëri me dije se së shpejti "Mjaft" do të publikojë një raport për pasurinë e 10 kryebashkiakëve të vendit.

    E majta

    Ndonëse nuk janë në pushtet, në listën e atyre perosnave që kanë shtuar pasuritë e tyre marramëndëse brenda një viti, konkretisht gjatë vitit 2006-2007 janë deputetët e kampit të majtë. Sadri Abazi vetëm gjatë kësaj peridhe kohe ka shtuar në llogarinë e tij rreth 90 milion lekë. Një nga përgjegjësit e këtij raporti, Elsi Rizvanolli ka deklaruar se të ardhurat e Nikoll Lesit, Fatos Nanos, Pëllumb Xhufit dhe Pandeli Majkos kanë ndryshime të mëdha në totalin e pasurisë duke qenë se gjatë vitit 2006 kanë shitur pasuri të luajtshme apo të paluajtshme, vlera e të cilave nuk ishte shprehur në deklarimet e mëparshme. Vëzhgimi i Mjaftit ka treguar qartë se të majtët janë ata që po shtojnë më shumë pasurinë. Ndërkohë që partia demokratike ndonëse në pushtet, nuk ka mundur ti kaloj kufijtë e pasurive të deputetëve të majtë. Dallohet që vetëm aleatët e PD, demokristianët dhe PBDNJ janë ata që kanë shtuar pasurinë gjatë periudhës 2006-2007, ku përmendim Tom Doshin, Nikoll Lesin dhe Leonard Solis.

    E djathta

    Ndriçim Babasi dhe Sami Gjergji janë dy nga deputetët më të pasur të partisë demokratike. Ndërsa dy nga ministra më të pasur të qeverisë Berisha janë ministri i jashtëm, Lulzim Basha dhe ai i ekonomisë dhe energjetikës, Genc Ruli. Basha është ndër më të pasurit e kabinetit qeveritar, pasuria e të cilit shkon në rreth 83 milion lekë të reja. Përgjithësisht pjesa më e madhe e deputetëve të djathtë janë më të "varfër" se ata të kampit të majtë. Lufter Xhuveli ndonëse është ministri më i vjetër i kabinetit, jo nga mosha por nga prezenca e tij pranë pushtetit, renditet i treti në radhët e ministrave të pasur. Shuma totale e pasurisë së tij shkon në afërsisht 22 milion lekë të reja. Ministri më i varfër i kabinetit qeveritar është ministrja e integrimet, Majlinda Bregu, pasuria e të cilës kap shifrën 4.8 milion lekë të reja. i parafundit ndër më të varfrit e qeverisë, renditet kreu i saj, Sali Berisha. Të ardhurat mujore të kryeministrit shkojnë 211,710 lekë të reja, sipas të dhënave nga raporti i Mjafat, Berisha nuk ka detyrime financiare për të paguar dhe totali i pasurisë së tij shkon në 5,455,328 lekë të reja. Ndërkohë edhe kandidati i Mazhorancës për presidnet, bamir Topi nuk renditet ndër më të pasurit e parlamentit, pasuria e të cilit shkon deri në 9,818,514 lekë të reja.


    Më të pasurit e parlamentit


    Renditja

    1 Tom Doshi PDK 1,177,193,116

    2 Sadri Abazi PS 647,027,311

    3 Ndriçim Babasi PD 128,331,460

    4 Pilo Këri PSD 117,363,521

    5 Sami Gjergji PD 97,094,881

    6 Lulzim Basha PD 83,197,763

    7 Nikoll Lesi PDK 81,546,207

    8 Nikollaq Neranxi LSI 73,459,100

    9 Genc Ruli PD 57,873,385

    10 Gëzim Musabelliu PSD 54,556,001

    11 Leonard Solis PBDNJ 53,683,031

    12 Paulin Sterkaj PS 49,866,471

    13 Skënder Gjinushi PSD 48,070,203

    14 Fatos Nano PS 47,281,808

    15 Bujar Leskaj PD 42,327,060


    Partia Demokratike, ka deputetët me pasuri më të vogël të parlamentit


    Vangjel Dule, më i varfëri mes kryetarëv të partive



    Partia Demokratike ka deputetët më të varfër në parlamentin Shqiptarë. PS megjithëse në opozitë gëzon privilegjin e të cilësuarit më të pasur, ndërsa ata që drejtojnë vendin renditet në fund të top-listës së më të pasurve në parlament. Madje jo vetëm kaq, por të ardhurat që "më të varfrit" kanë deklaruar shkojnë deri aty sa të krahasohen me një pagë mujore minimale.

    Sipas raportit të ‘Mjaft" deputeti, Galip Ramadhi është më i varfëri mes deputetëve. Të ardhurat e tij, gjithmonë duke i`u referuar raportit janë për t`u qarë hallin. Ato shkojnë në 15 mijë lekë të reja. Ramadhi përfaqëson në parlament partinë demokratike dhe kryeson listën e më të varfërve jo vetëm brenda grupit demokratë por edhe mes 140 deputetëve. Pasurisë së Ramadhit nuk i është shtuar vlera e truallit që disponon në Kavajë. Gjithsesi sipas të ardhurave që ka deklaruar se ka ai ngelet më "portofolshpuari" i parlamentit. Ai pasohet po nga një tjetër demokratë, Rahim Kaleci. Ky i fundit ka deklaruar se të ardhurat e tij janë 300 mijë lekë të reja. Në fundin e listës për pasuritë e tyre të pakta rreshtohen sërish deputet demokratë, si Shkëlqim Ziri dhe Aurel Bylykbashi, Pashk Ujka, dhe Gëzim Karapici. Kryeministri berisha rezulton si një ndër më të varfrit kryeministër që ka njohur vendi. Jo vetëm kaq, por dyshimet mbi pasurinë e kryeministrit janë përfolur shumë jo vetëm në radhët e opozitës, por edhe në media. Ndërkohë që brenda kabinetit të Berishës, Majldina Bregu mban vendin e parë si ministrja më e bukur dhe më me sharm, por më e varfëra e qeverisë. Sipas Raportit të ‘Mjaft‘, Kryetari më i varfër i partive politike është kreu i partisë bashkimi për të drejtat e njeriut, Vangjel Dule, pasuria totale e të cilit është 24 milion lekë të vjetra. Sipas raportit, deputeti më i varfër nga rradhët e socialsitëve është Arben Isaraj, i cili ka vetëm 29 milion lekë të vjetra.

    shqip-gazeta
    Kristal...
    ..E bardhë...
    ..Që më mban gjall!

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e leci
    Anëtarësuar
    14-01-2003
    Vendndodhja
    Goetheanum,Italy
    Postime
    1,742
    I kane bere me djerse e gjak keto pasuri,keshtu qe mos te diskutojme mbi shifra qe kalojne 10 here ato zyrtare.Komedi e rradhes,tragjedi e radhes per popullin.
    I mjeri popull, vendi me i varfer i Europes, qe mban me leke deputet me te korruptuar por njekohesisht ate me te paguarit ne Europe.
    Nuk ka drejtesi,fatkeqesisht nuk ka njerez qe te kerkojne te drejten.
    Quod timor cladis.
    Sed intuitum amet elit vitae est

  5. #5
    human Maska e LAINA
    Anëtarësuar
    13-03-2007
    Vendndodhja
    waiting...
    Postime
    348
    Tragjikomedi...
    Po le te pyesim me mire sesi i kane fituar deputetet tane keto para...
    ....asgje teper e bukur ose teper e shemtuar zgjat per nje kohe teper te gjate....

  6. #6
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    30-10-2004
    Postime
    705
    TEMA ME E SAKET,DO TE ISHTE SE SA DEPUTET TE PARLAMENTI MERREN ME

    TRAFIQE,SA MBESHTESIN KRIMIN E ORGANIZUAR NGA PARTIA SOCJALISTE!!!

  7. #7
    DOTT. SKUTHI Maska e SKUTHI
    Anëtarësuar
    17-10-2005
    Vendndodhja
    It's not your business....
    Postime
    460
    Prisni te kaloje pak kohe dhe do te shikojme se deputetet e maxhorances aktuale
    do jene me te pasur se ato te opozites. E bejne me rradhe keto. Mendoni sa jane pasurite e pa deklaruara..

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e BaBa
    Anëtarësuar
    12-03-2006
    Vendndodhja
    Facebook.com/BabaAlbanian
    Postime
    4,061
    weeeeee tema qe doja , kam ran dashni me i goc po plakun e ka deputet si tja baj te fijohem

    PS: un du bashkjetes po ajo do fijes ame si thoni ta marr apo ta lej na ipni nai keshill se kam nevoj per nje keshill

  9. #9
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    30-10-2004
    Postime
    705

    Sk-u-kth

    Citim Postuar më parë nga SKUTHI
    Prisni te kaloje pak kohe dhe do te shikojme se deputetet e maxhorances aktuale
    do jene me te pasur se ato te opozites. E bejne me rradhe keto. Mendoni sa jane pasurite e pa deklaruara..


    SK-U-TH FJALE E RE , FILLOVA TE SHFLETOJ FJALORIN :


    ~I m.sh.~A,~AT keq .Ai qe e fsheh veprimtarin e qellimet e veta dhe te partis se tije ne menyre te qellimshme per te mbuluar krimin e organizuar nga partia e tij.
    Dhe paraqitet ndryshe nga qe eshte c'eshte i pa bese ,i poshter ,tinzare etj!!!




    SOT NE SHQIPERI E SHIKOJNE EDHE TE VERBERIT, E SHIKOJN SE KUSHE ESHTE

    ORGANIZUAES DHE DERIGJUSIT E KRIMIT TE ORGANIZUAR DHE TE SHURDHUARIT I

    DEGJOJNE KEMBANAT E ALARMIT PER TE LUFTUAR KRIMIN E ORGANIZUAR NGA

    PARTIA SOCJALISTE,FUTE NE THESE EDHE moisiun!

  10. #10
    DOTT. SKUTHI Maska e SKUTHI
    Anëtarësuar
    17-10-2005
    Vendndodhja
    It's not your business....
    Postime
    460
    Qenke shume i kapshem ti,haha Me te vertete te duket neologjisem fjala skuth,ku ke jetuar deri tani?!!
    Ndryshuar për herë të fundit nga SKUTHI : 12-05-2007 më 18:53

Faqja 0 prej 10 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •