keta tipat si blue baron si kam kuptuar na nje here dhe as kam per ti kuptuar kurr,,ketyre ju thua na more i vrare na, ja ku e ke ujkun, ky te thote jo jo shiko SE JA TEK JANE GJURMET
keta tipat si blue baron si kam kuptuar na nje here dhe as kam per ti kuptuar kurr,,ketyre ju thua na more i vrare na, ja ku e ke ujkun, ky te thote jo jo shiko SE JA TEK JANE GJURMET
Without deviation from the norm, progress is not possible
Mund tė shkėpusėsh Ēunat nga TIRONA, por kurrė nuk mund tė shkėpusėsh TIRONĖN nga zemra e Ēunave !!!
Si? Merr vesh dhia nga tagjia?
Ndaj them mos u nxitoni tė tallni tjetrin! Nejse.. nė asnjė mėnyrė nuk ėshtė kjo ngacmim apo "hakmarrje"...
Personalisht jam kundėr tė idesė tė njė partie.
Dhurata mė e madhe qė mund tė bėsh sot tek ata qė i rranė nė qaf njerėzve tė tu ėshtė tė shndėrrohesh nė njė njeri me urrejtje (sado e justifikuar).
Aq mė keq tja mėsosh urrejtjen njė fėmije!
Ēun i zgjuar je dhe e kupton sa pas tė ēon urrejtja.
Hahahaha, po ti o viēsikur me kishe injoruar mua ??? Ē'ne qe vjen e me citon, pastaj edhe me keshillon ???!!!???
Ndersa batuten e dhise me tagjine nuk e ke kuptuar. Do te dergoj nje mp.
Historia nuk mund te harrohet kurrsesi. Ndryshe mund te perseritet.
Pastaj nuk kane as miresine te te kerkojne falje. Te flasin e te shohin serbes serbes sikur u ke ndonje gje borxhe. T'i zgjasesh doren nuk e shohin si xhest miqesie, por si shenje idiotesie.
Mund tė shkėpusėsh Ēunat nga TIRONA, por kurrė nuk mund tė shkėpusėsh TIRONĖN nga zemra e Ēunave !!!
Pėr makthet e Berishės!
Nga Mero Baze
20 policė janė pushuar nga puna. Dikush kish qenė afėr postbllokut tė Kuvendit, tė tjerė tek Rruga e Elbasanit, dikush nė furgon ose duke folur nė telefon. Krimi i pėrbashkėt qė kanė bėrė ėshtė se nuk kanė ndalur tre ish- tė burgosurit politikė tė komunizmit, qė kanė mbetur rrugėve, pa shtėpi dhe bukė, qė me kursimet e tyre kishin blerė njė qese mielli pėr tia hedh nė surrat Sali Berishės, i cili flet pėr bollėk para njerėzve me bark bosh. Tė martė nė orėn 13:00, kėta ish- tė burgosur do tė dalin para gjykatės pėr tu ndėshkuar pėr atentatin me miell ndaj Berishės, ndėrsa 20 policė do tė shtojnė radhėt e tė papunėve tė kėtij vendi, pėr shkak tė panikut tė njė njeriu, qė nuk di si tė ruhet nga populli i vet.
Por 20 policėt e pushuar nuk janė njerėzit mė fatzinj nė kėtė vend. Mund ta kishin pėsuar dhe mė keq. Gjatė dy javėve tė fundit krimi ka ekzekutuar rreth 20 shqiptarė, e mes tyre dhe njė kryekomisar policie. Nė disa prej vrasjeve makabre fshihen drama tė mėdha sociale, nė tė tjerat fshihet arroganca e krimit, ndėrsa nė rastin e kryekomisarit degradimi i autoritetit tė shtetit. Por pėr kėtė tragjedi nuk ka asnjė ndėshkim. Ne vazhdojmė tė kemi Ministėr tė Brendshėm njė njeri, qė shfaqet vetėm nėpėr varrime me njė pamje idiote dhe Drejtor tė Pėrgjithshėm tė Policisė njė fytyrė tė hutuar, qė duket sikur do tė shfajėsohet, qė e kanė bėrė kryepolic.
Pra, ajo qė ėshtė e dhimbshme nė kėtė vend nuk ėshtė vetėm drama sociale e 20 policėve tė papunė, por vlera e jetės sė njė shqiptari dhe njė kryekomisari policie, krahasuar me makthin e njė kryeministri. Vetėm pėr makthin qė Sali Berisha ka nga ideja se do ta vrasin, 20 policė pushohen nga puna, ndėrsa nė vend vriten nga dy- tri vetė pėrditė dhe asnjė zyrtar policie nuk jep dorėheqje. Tre qytetarėt qė i hodhėn miell Berishės, thjesht deshėn ta poshtėrojnė. Ata nuk shkuan tek postblloku as me bomba, as me ēadra- pistoletė, as me thika me helm dhe as me ēakmakė- pistoletė. Shkuan me njė qese miell, kursyer me shumė mund nga varfėria e tyre ekstreme, pėr tia hedhur nė surrat njeriut, qė ua bėri lirinė e tyre pas burgut politik, mė tė keqe se vetė burgu. Nuk kishin asnjė qėllim ta vrisnin dhe as qė tentuan pėr kėtė. Nė ēdo vend tė botės, gjestet mospajtuese ndaj qeveritarėve bėhen me miell, vezė, domate, bojė apo diēka tė ngjashme. Rasti i Xhorxh Bushit ishte paksa mė simbolik, kur njė gazetar tentoi ta qėllonte me kėpucė, por asnjė polic nuk u dėnua pėr kėtė. Nuk u dėnua pasi nuk ishte pėrpjekje pėr vrasje, por pėr ta poshtėruar. Vetė Xhorxh Bushi ishte mė i qetė dhe gazmor pas gjestit.
Ndėrsa nė Shqipėri vetėm pėr kėtė gjest ndaj Berishės shkarkohen 20 policė, ndėrsa pėr 20 tė vrarė pėr dy javė, nuk shkarkohet as ai dordoleci qė nuk tremb as sorra dhe fryhet si Ministėr i Brendshėm, as Drejtori i Pėrgjithshėm i Policisė dhe as ndonjė zyrtar tjetėr i lartė i policisė shqiptare. Pėrkundrazi, kėta servilė tė paaftė pėr tė shpėtuar veten e tyre dhe pėr ti hequr makthet Sali Berishės, lėnė pa bukė fėmijėt e 20 policėve, vetėm pse kryeministri ndėrroi pantallonat nga frika pasi hyri nė Kuvend.
Ndėshkimi i 20 policėve nuk ka lidhje me ndonjė faj tė tyre personal dhe as me ndonjė paaftėsi tė tyre. Tė njėjtit tė burgosur kanė qėlluar dhe mbi Ilir Rusmalin, mbi Ridvan Boden, i kane bėrė benė Genc Pollos dhe Eduard Halimit, dhe pse jo dhe Jozefina Topallit. Ata janė aty pėr tu ndeshur me qeverinė. Ata policė po aty kanė qenė dhe nė rastet e tjera tė gjesteve tė dhunės ndaj ministrave, por nuk i ka pushuar askush. Janė shoqėruar protestuesit nė komisariat dhe kaq. Sali Berisha po i arreston jo se kanė faj, jo se nuk do tė barazohet me ministrat e tij tė dhunuar, por se ėshtė i tmerruar qė po preket miti i njeriut tė paprekshėm. Ai do tu tregojė shqiptarėve qė tė mos guxojnė tė ngrenė dorėn mbi tė, se dhe vetėm pėr njė qese mielli shkarkohen 20 policė. Ideja se ndaj tij mund tė ngrihet dora e njė qytetari e tmerron dhe e vendos atė nė pozitat e njė njeriu tė zakonshėm, tė prekshėm, tė dhunueshėm, tė vdekshėm, siē janė gjithė njerėzit fatzinj tė kėsaj shoqėrie qė sundohet prej tij.
Ai, qė deri mė sot terrorin e ka pėrdorur si mjet sundimi dhe poshtėrimi ndaj shoqėrisė, ėshtė gjendur i tmerruar para faktit se dhe ai mund tė bėhet viktimė e zemėrimit qytetar. Jeleku i tij antiplumb, nga mė tė shtrenjtit nė botė, eskortat e tij qė ia kalojnė Gardės sė Gadafit, paniku i tij nė momentin kur u qėllua me miell, janė pasoja tė maktheve qė ai ka nga pėrballja e mundshme me shoqėrinė njė ditė kur tė jetė qytetar i lirė. Ndėshkimi i egėr ndaj policėve ėshtė njė sinjal se ai nuk do tė tolerojė ti afrohet rreziku nė asnjė rast. Nuk e ka personalisht me ata policė fatkeqė qė u gjenden nė atė territor atė ditė, e ka me policinė nė pėrgjithėsi, dhe me shqiptarėt qė duan ta pėshtyjnė nė fytyrė nė veēanti. Kėrkon tu tregojė se ėshtė i paprekshėm dhe nuk mund ti afrohen. Ėshtė makthi i njeriut qė ka hesape tė pambyllura me qytetarėt, me tė vrarėt pėr shkak tė pushtetit tė Familjes sė tij, me ata qė ka ekzekutuar para kryeministrisė, me ata qė u dogjėn nė Gėrdec, me ata qė po vriten pėrditė rrugėve tė Shqipėrisė pėr shkak tė degradimit tė pushtetit tė tij. Ai e la tė lirė krimin tė sundojė rrugėve tė Shqipėrisė me shpresė se shoqėria do gjunjėzohej dhe tani befas shkarkon 20 policė, kur shikon se ka njerėz qė nuk kanė ēfarė tė humbasin, po ngrenė dorėn ndaj tij.
Nuk e ka me 20 policėt. E ka me tė gjithė ne, qė flasim kundėr tij, qė shkruajmė kundėr tij, qė jemi gati tė ngrejė dorėn kundėr tij. Po na paralajmėron si njė kryeministėr kauboj. Ndaj nuk duhet tia falim kėtė standard ndėshkimi ndaj policėve tė pafat, qė janė shkarkuar vetėm pėr tė qetėsuar makthet e tij. Prej sot e tutje duhet me mbajtė nga njė qese mielli nė makinė, ose nė xhep tė xhaketės. Nuk dihet ku u del pėrpara, nė ndonjė miting, nė ndonjė pritje a restorant. Hidhjani nė fytyrė, se u tmerruaka dhe nga mielli, pa le tė shkarkohen nga 20 policė ēdo herė. Shqipėria ėshtė me e sigurt pa ata.
Albania Uber Alles
Krijoni Kontakt