Close
Faqja 8 prej 17 FillimFillim ... 678910 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 71 deri 80 prej 170
  1. #71
    Sensual
    Anëtarësuar
    17-02-2009
    Postime
    4,304
    Ndoshta duhet kthyer denimi me vdekje ne Shqiperi .. mbase keshtu fillojn e vene mend kto njerezish ...

  2. #72
    i/e regjistruar Maska e Orteku
    Anëtarësuar
    17-08-2006
    Postime
    79
    Citim Postuar më parë nga Enii Lexo Postimin
    Ndoshta duhet kthyer denimi me vdekje ne Shqiperi .. mbase keshtu fillojn e vene mend kto njerezish ...
    Ndoshta duhet kthyer regjimi i Xhaxhit , në kohen e tij kriminelët hanin llaq në Spaç .

  3. #73
    MR. BEAN - Laden Maska e the admiral
    Anëtarësuar
    03-06-2009
    Vendndodhja
    European Union
    Postime
    6,876
    Citim Postuar më parë nga Enii Lexo Postimin
    Ndoshta duhet kthyer denimi me vdekje ne Shqiperi .. mbase keshtu fillojn e vene mend kto njerezish ...
    perralle. eshte e vertetuar qe denimi me vdekje nuk tremb kriminelet.

    sdq nuk jam kundra, por per arsyen se nuk ka pse te kete buken e garantuar nje kriminel i denuar per tere jeten, ndersa nje fukara qe ndoshta eshte i ndershem rrezikon te vdeze nga uria.
    Vasudhaiva Kutumbakam

  4. #74
    Lum ne për Gjykatën e Lartë që kemi, e që na vendos parime ngaqë ashtu i teket, pavarësisht se parimet që vendos ajo bien ndesh me parime universale. Çfarë turpi vërtetë:

    Ky Kolegj çmon se nisur nga qëndrimet e Gjykatës Kushtetuese në një sërë vendimesh, ndryshe nga e drejta penale materiale, ku zbatohet parimi se ligji i ri nuk ka fuqi prapavepruese, me përjashtim të rasteve kur ai është në favor të të pandehurit, në të drejtën procedurale penale vepron parimi sipas të cilit, ligji i ri ka fuqi edhe ndaj marrëdhënieve procedurale të lindura para hyrjes së tij në fuqi, për çështje që gjenden në hetim apo gjykim, me përjashtim të rasteve kur vetë ligji ka vendosur shprehimisht ndryshe.
    Mbështetur në këtë parim, si dhe në faktin se në ligjin nr.9276, datë 16.09.2004, që ndryshoi kompetencën lëndore të gjykatave të krimeve të rënda, nuk parashikohen dispozita transitore për çështjet që ishin regjistruar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, apo ishin duke u gjykuar nga gjykatat e krimeve të rënda përpara hyrjes në fuqi të këtij ligji, arrihet në përfundimin, se këto gjykata nuk kanë qenë kompetente nga pikëpamja lëndore për të shqyrtuar çështjen objekt gjykimi.
    Ky parim i prapaveprimi të ligjit në kohë, as që ekziston fare as në proçedurën penale, nga ku e nxorrën këta? Madje, këta jo vetëm që bien ndesh me parimin universal të mosveprimit të ligjit të ri për çështje që kanë filluar para se ky ligj të dilte (parim universal i njohur edhe me konventa ndërkombëtare) por bien ndesh një nga parimet e vetë proçedurës penale për vazhdimësinë e gjykimit.

    Sa për këtë pjesën:
    nuk parashikohen dispozita transitore për çështjet që ishin regjistruar nga Prokuroria
    Para ligjit nr.9276, datë 16.09.2004 që këta e marrin në arsyetim e që vetëm sa bëri vetëm disa (pra jo krejtësisht) ndryshime ligjit paraardhës i cili krijoi gjykatën e krimeve të rënda (që këta nuk e përmendin), dhe ky ligj është ligji nr. 9110, dt 24.07.2003 në të cilin nuk u ndryshua me këtë ligjin të 2004 dispozita tranzitore e nenit 11/2, në të cilin me anë të një arsyetimi llogjik mbi të - dilet në përfundimin se një çështje e nisur në një gjykatë që përfshihet në juridiksionin dhe kompetencën lëndore të saj, duhet përfunduar nga po ajo gjykatë pavarësisht ligjit të ri që mund të vijë më pas; madje është edhe një vendim unifikues i GJ.L i vitit 2004 që del në këtë arsyetim. Ndërsa këta ia këpusin sipas asaj që çmojnë (duke krijuar edhe preçedent të rrezikshëm), sepse nuk qenka parashikuar shprehimisht, se i duan të gërmëzuara këta gjërat, përndryshe i çmojnë si ua ka qejfi, edhe nëse shkelin parime universale.

  5. #75
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    22-08-2011
    Vendndodhja
    Among virtual idiots
    Postime
    326
    Citim Postuar më parë nga the admiral Lexo Postimin
    e di se cfare me nervozon pa mase?
    me nervozon kur degjoj ndodhi te tilla, ku nje i denuar me 21 vjet burg i cili jeton i lire, vret nje shef komisariati, apo ngjarje te tjera te ngjashme qe tashme kane hyre ne "normalitet" dhe perseri ka njerez (shume njerez) qe akoma u shkojne pas atyre maskarenjve qe drejtojne kete vend.
    me nervozon kur shoh qe akoma sot, kur PD-ja apo PS-ja bejne mitingje, sheshet jane plot...

    ndoshta keto politikane meriton populli shqiptar...
    politikane te degjeneruar dhe nje sistem gjyqesor te kalbur...
    cdo popull meriton qeverine qe ka, politikanet qe ka, popull mizerje qeveri mizerje opozite mizerje, dhe serial killers qe s'u hyn asnje gjemb ne kembe.
    pra, jo ndoshta, keta politikane meriton populli shqiptar.
    Ndryshuar për herë të fundit nga shofer : 14-09-2012 më 13:51

  6. #76
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,459
    Postimet në Bllog
    23
    Ekzekutimi: I forti i Shijakut vret komisarin e Policisë, Adem Tahiraj

    Adem Tahiraj, baba i tre fëmijëve qëllohet me breshëri pas debatit para një parukerie. Në kërkim, Xhakja e Krasniqi. Autorët largohen me një makinë “Polo”

    Kryepolici i Shijakut shoqërohej nga shoferi dhe një inspektor. Policia: Ilir Xhakja qëlloi nga makina e tij. Kush është personazhi që akuzohet për disa vrasje dhe i dënuar vetëm për armëmbajtje pa leje. RENEA e arrestoi më 5 korrik 2007, Gjykata e liroi.

    Ekzekutohet me armë zjarri shefi i Komisariatit të Policisë së Shijakut, kryekomisari Adem Tahiraj. Ai u qëllua për vdekje dje rreth orës 18:00, në vendin e quajtur Katund-Sukth, në një rrugë mes Shijakut dhe Katundit të Ri të Durrësit. Sipas burimeve zyrtare të Policisë, ka qenë në krye të detyrës, gjatë një operacioni kontrolli për armët pa leje. Ngjarja ka ndodhur pranë një parukerie, ku sipas dëshmitarëve ka pasur një debat të ashpër mes disa personave dhe shefit të Komisariatit që mbeti viktimë në ngjarje. Shumë persona janë bërë dëshmitarë të ngjarjes së rëndë, e cila ndodhi në mes të rrugës. Mes dëshmitarëve është një parukjere, e cila është shoqëruar në Polici si personi kryesor dëshmitar okular i ngjarjes. Burimet e Policisë thanë se kryepolici Tahiraj ndodhej në makinën e punës, bashkë me shoferin dhe një inspektor të zonës, duke kryer kontroll.

    Panorama

  7. #77
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,459
    Postimet në Bllog
    23
    I liruari nga drejtësia ekzekuton me breshëri plumbash komisarin e Shijakut

    Dashamir Biçaku

    Shijak Ekzekutohet me breshëri automatiku shefi i Komisariatit të Shijakut, Adem Tahiraj. Krimi që tronditi Policinë e Shtetit ndodhi pasditen e djeshme, rreth orës 18:00, në një rrugicë të fshatit Katund të Sukthit, ku shefi i komisariatit u qëllua për vdekje nga një makinë me targa italiane. Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se Tahiraj, oficer karriere prej 20 vitesh, po udhëtonte me shoferin e tij në këtë zonë të banuar. Makina e tij është këmbyer me një “Mercedez Benz” në afërsi të një kompleksi privat në fshatin Katund, së cilës shefi i komisariatit i ka bërë shenjë të ndalojë. Në këtë moment, një tjetër makinë e tipit “Opel”, e pajisur me targa italiane, është afruar pranë tyre. Dëshmitarë në vendngjarje bënë me dije se mes Tahirajt dhe shoferit të makinës “Benz” ka pasur fillimisht një sherr me tone të larta. Motivet mbeten ende të paqarta, por ajo që do të ndodhte më pas shkaktoi një tjetër tragjedi në radhët e Policisë së Shtetit. Dëshmitarët pohojnë se fill pas konfliktit verbal janë dëgjuar të shtëna automatiku në breshëri. “Të shtënat erdhën nga makina ‘Opel’, brenda së cilës ndodheshin dy persona”, – i tha MAPO-s një burim nga vendi i ngjarjes. Një karikator automatiku është zbrazur mbi Adem Tahirajn, duke i shkaktuar atij vdekjen e menjëhershme. Plumbat kanë plagosur edhe një banore të zonës, 67-vjeçaren Lene Ndoja, e cila kishte dalë në derën e shtëpisë së saj për të parë se çfarë po ndodhte. E gjithë skena makabre ka ndodhur në sytë e shoferit të shefit të komisariatit, i konsideruar si dëshmitari kyç për zbardhjen e kësaj ngjarjeje të rëndë.

    I forti i Sukthit pas atentatit

    Përmes një deklarate për mediat, Policia e Shtetit sqaroi se kryekomisari Adem Tahiraj ndodhej në fshatin Katund të Sukthit për një operacion kontrolli për armëmbajtje pa leje. “Ai është goditur me armë zjarri automatike dhe për pasojë humbi jetën”, – tha zëdhënësja e Policisë së Shtetit. Pas atentatit, dhjetëra forca policie të Durrësit dhe të Tiranës kanë mbërritur në vendngjarje, ndërsa në operacion janë hedhur edhe forcat speciale RENEA. Kjo pasi pak minuta pas krimit u mësua se kush qëndronte pas vrasjes së kryekomisar Tahirajt. Zyrtarisht policia tha se kishte identifikuar autorët. Ilir Xhakja, një emër ky i njohur për policinë dhe nipi i tij, Ledio Krasniqi janë shpallur në kërkim për ekzekutimin e Tahirajt. Identifikimi i tyre mendohet se është bërë i mundur nga shoferi i shefit të Komisariatit të Shijakut, dëshmitar okular në vendngjarje. Pas këtyre informacioneve, dhjetëra forca policie të udhëhequra nga RENEA kanë rrethuar vilën e 37-vjeçarit Ilir Xhakja. Kontrolle të imtësishme janë ushtruar aty dhe në shtëpi të tjera të fshatit Katund, por deri në orët e vona të mbrëmjes së djeshme nuk ishte bërë i mundur arrestimi i tyre. Burime të policisë bënë me dije se kanë sekuestruar dy makinat e përfshira në atentat, atë “Mercedez Benz” dhe makinën “Opel” me targat italiane, ndërsa operacioni policor është drejtuar në zonën e Plazhit në orët e vona të mbrëmjes së djeshme.

    Atentati, mister motivet

    Vrasja e Adem Tahirajt ka tronditur kupolën e Policisë së Shtetit. Menjëherë pas marrjes së informacionit, drejt vendit të ngjarjes është nisur drejtori i Përgjithshëm, Hysni Burgaj dhe drejtues të tjerë të policisë. Përgjatë gjithë natës janë ushtruar kontrolle të shumta në fshatin Katund i Ri, por edhe në zonën e Plazhit, ku dyshohet se janë fshehur autorët. Disa persona, të cilët mendohet se janë në dijeni të rrethanave të krimit janë shoqëruar në polici, ndërsa zyrtarët pohuan se po punojnë për kapjen e autorëve, por edhe për zbardhjen e rrethanave të atentatit. Megjithatë, deri në orët e vona të mbrëmjes së djeshme mbetej ende e paqartë arsyeja pse një personazh i njohur i botës së krimit ka hapur zjarr në drejtim të shefit të komisariatit.


    E mbijetuara: Dëgjova sherr me tone të larta para plagosjes

    Lene Ndoja, e plagosura 67-vjeçare në Sukth, pohon se kishte dalë në derë të shtëpisë, pasi kishte dëgjuar një sherr me tone të larta. “Pas goditjes nga plumbi humba ndjenjat”

    Durrës 67-vjeçarja Lene Ndoja i ka shpëtuar për mrekulli vdekjes gjatë pasdites së djeshme. Banorja e fshatit Katund të Sukthit është plagosur aksidentalisht, gjatë kohës kur fqinjë të saj po vrisnin me breshëri plumbash kryekomisarin Adem Tahiraj. Nga spitali i Durrësit, ku u shtrua me urgjencë pas plagosjes, 67-vjeçarja deklaron se ka dëgjuar zhurmë dhe debate me tone të larta para se plumbat të shpërthenin në rrugë. “Isha në shtëpi me tim shoq, kur dëgjuam zhurmë dhe debate me tone të larta. Dola në portën e shtëpisë për të parë ç’po ndodhte”, – pohon Lena nga mjediset e spitalit. Ajo shton se nuk ka mundur të shohë më shumë se ç’po ndodhte në rrugë, pasi është goditur menjëherë nga një plumb. “Sapo hapa derën, më erdhi një plumb, nuk e di sesi. Humba ndjenjat dhe e gjeta veten në spital”, – ka pohuar e plagosur aksidentalisht e kësaj ngjarjeje. Lene Ndoja ka mohuar të ketë parë autorët e kësaj ngjarjeje të rëndë, pasi siç pohon ajo, kishte humbur ndjenjat menjëherë pas plagosjes. Vetëm në spital Ndoja ka mundur të mësojë se shefi i Komisariatit të Shijakut ishte vrarë, ndërsa ajo i shpëtoi për fat plumbave që u derdhën para portës së saj. E plagosura është marrë në pyetje edhe nga grupi që po heton atentatin, për të mësuar më shumë rreth krimit të rëndë. Ndërkohë, burimet bëjnë të ditur se në spital është dërguar edhe shoferi i Tahirajt, për shkak të tronditjes psikologjike që kishte pësuar. Por gjendja e tij konsiderohet mjaft e mirë.


    Kush është Adem Tahiraj

    Kryekomisar Adem Haxhi Tahiraj ka lindur më 1 shtator të vitit 1963, në Kërrnajë të Tropojës. Prej 20 vitesh ai ishte pjesë e strukturave të Policisë së Shtetit, ku ka kryer detyrën në shumë zona të vështira, sa i përket rendit dhe sigurisë publike. Si rezultat i përkushtimit profesional ka përmbushur me sukses detyra të vështira në strukturat e Policisë së Shtetit dhe për këtë, në vitin 2008 ka fituar dhe gradën Kryekomisar. Ai ishte emëruar si shef i Komisariatit të Shijakut pak kohë më parë. Adem Tahiraj ishte i martuar dhe kishte tre fëmijë. Jetonte prej vitesh në qytetin e Tiranës.



    Rama: Vrasja, alarm buçitës për epërsinë e krimit

    Pas vrasjes së kryekomisarit Adem Tahiraj ka reaguar edhe lideri i opozitës, Edi Rama. Në një postim në ‘Twitter’, Rama tha se “vrasja e Adem Tahirit është alarm buçitës për epërsinë që ka marrë krimi mbi shtetin dhe pasigurinë e kudondodhur në gjithë territorin e vendit”. Rama u shprehu ngushëllimet familjarëve të komisarit nga Tropoja, duke pohuar se e kishte njohur personalisht. “Adem Tahirajn e kam njohur dhe ishte një djalë nga ata që i quajmë ‘zotni’! Ngushëllimet më të ndjera për familjen dhe miqtë në Tropojë e kudo”, nënvizon Rama. Në reagimin e tij, kryesocialisti ka ngushëlluar dhe inkurajuar çdo komisar dhe polic të ndershëm në përballjen me krimin.

    Prençi e Ndreu: Tahiraj, komisar trim

    Dy ish-drejtorë të Policisë së Shtetit, Ahmet Prençi dhe Pjerin Ndreu kanë vlerësuar dje karrierën 20-vjeçare të Adem Tahirajt në radhët e uniformave blu. Përmes një postimi në FB, ish-drejtori Ahmet Prençi e ka cilësuar oficerin e vrarë si “shërbëtor të shtetit, oficer trim dhe me talent, që ka punuar në sektorët më të vështirë të policisë”. Ndërsa Pjerin Ndreu e ka vlerësuar Tahirajn si një ndër yjet e Policisë së Shtetit. “Jam i shokuar nga humbja e mikut, nga kapitullimi i shtetit përballë krimit. Kjo është një njollë turpi për të gjithë”, – shkruante dje Pjerin Ndreu në Facebook.

    MAPO

  8. #78
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,459
    Postimet në Bllog
    23
    Vrasja e Kryekomisarit Tahiraj, KLD urdhëron hetim të dosies që la të lirë autorin Ilir Xhakja

    Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka urdhëruar hetimin për lirimin nga burgu të Ilir Xhakja-s, autor i vrasjes së komisarit. Pas identifikimit dhe kapjes së një nga autorët e vrasjes së Kryekomisarit Adem Tahiraj.
    Me urdhër të Zëvendëskryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë Elvis Cefa, Inspektorati i këtij Këshilli, do të verifikojë veprimtarinë gjyqësore të realizuar nga gjykatat, në shqyrtimin e akuzave penale, në ngarkim të të pandehurve, autorë edhe të ngjarjes tepër të rëndë të ndodhur në datën 13.09.2012, ndaj shefit të Komisariatit të Shijakut, Kryekomisarit Adem Tahiraj.
    Pecedentët e mëparshëm penal të autorit Ilir Xhakja

    - në vitin 1995 është dënuar me 1 vit burgim për plagosjen e shtetasit Dashamir L.
    - në vitin 1996 është akuzuar për vrasjen e shtetasve Gentian Petrit Gjoka dhe Petrit Lyti.
    - në vitin 1996 është dënuar me 6 muaj burgim për kanosje serioze për jetën ndaj shtetasit Ylli M.
    - më datë 15.05.2002, ka filluar procedimi për vrasje në territorin e Komunës Katund i ri Durrës.
    - Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda e kishte dënuar me 21 vite burg në mungesë për vrasjen e shtetasit Qerim Maloku.
    Ilir Xhakja është arrestuar nga strukturat e Policisë së Shtetit më datë 06.07.2007, por më pas u dënua vetëm për armëmbajtje pa leje.

    MAPO

  9. #79
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,459
    Postimet në Bllog
    23
    Zhvillohen homazhet , Kryekomisari Tahiraj shpallet “Dëshmor i Atdheut”

    Miqë dhe kolegë i dhanë sot lamtumirën e fundit Shefit të Komisariatit të Shijakut Adem Tahiraj.” Lamtumirë kryekomisar! Vepra jote nuk do të vdesë kurrë’, ishin fjalët e fjalimit të lamtumirës që u mbajt nga kolegët mbi arkivolin ku shtrihej trupi i Kryekomisarit Tahiraj. Ceremonia mortore po zhvillohet në në sallën e Shtëpisë Qëndore të Ushtrisë. Homazhet pritet të përfundojnë në orën 16:00, kurse në ora 16.00’-17.00’ mbahet ceremonia e varrimit pranë Varrezave të Dëshmorëve të Kombit. Pas dhënies se lamtumirës, koleget do vijojnë me vizita tek familjarët e punonjësit të policisë të rënë në krye të detyrës. Kryekomisar Adem Tahiraj u shpall “Dëshmor i Atdheut”. Rreth mesditës së sotme Kryeministri Sali Berisha vizitoi familjen e kryekomisarit të vrarë . Shefi i qeverisë duke dënuar aktin kriminal i shprehu ngushëllimet e tij familjes Tahiraj, teksa theksoi se në dhimbjen e tyre bashkohet e gjithë Shqipëria. “U shpreh ngushëllime familjarëve. Këtë dhimbje e ndani me të gjithë shqiptarët. Dhimbje e madhe për efektivët e policisë, shtetin. Humbja shumë e rëndë për familjen dhe për të gjithë “,- tha Berisha. Kryeministri duke nënvizuar se humbja e Tahirajt nuk kompensohet me asgjë theksoi se shteti do bëjë gjithcka për të vënë drejtësinë në vend. “Do bëhet gjithçka që drejtësia dhe ligji të thonë fjalën e tyre. Të hetohet çdo aspekt dhe detaj i këtij krimi makabër”,- theksoi Berisha. Kryekomisar Adem Tahiraj, 49 vjeç, baba i tre fëmijëve, ka kryer një sërë funksionesh si shef i njësisë operative në Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, shef i Komisariatit të Policisë Shijak, etj. Pas ceremonisë mortore trupi i pa jetë i Kryekomiasr Tahiraj do të prehet në varrezat e Dëshmorëve të Kombit.

    MAPO

  10. #80
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,459
    Postimet në Bllog
    23
    Burgaj: Autori u arrestua nga forcat special në 2007 u lirua nga gjykata në 2011

    Angazhimi i plotë i strukturave të policisë ka sjell si rrezultat kapjen brenda pak orëve të autorit të vrasjes së Kryekomisarit Adem Tahiraj. Mëngjesin e sotëm Kreu i Policisë së Shtetit Hysni Burgaj me anë të një deklarate për shtyp ka sqaruar detaje nga operacioni për kapjen e autorëve të vrasjes se Kreut të Komisariatit të Shijakut . Sipas Burgaj autorët e dyshuar për ngjarjen janë Ilir Xhakja dhe Ledjan Krasnaj. Për kapjen e tyre u angazhuan të gjitha strukturat e Policisë së Qarkut Durrës, forcat e Repartit Special RENEA, si dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë.Pak orë pas ngjarjes policia arrestoi një nga autorët , 38-vjeçarin Ilir Xhakja. ” Ilir Xhakja autori i arrestuar për vrasjen , , banues në fshatin Katund Sukth, Durrës, është një person me precendentë të theksuar kriminal, i akuzuar për një sërë veprash penale të rënda, kryesisht vrasje. I dënuar me 21 vite burg në mungesë për vrasje nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda, i arrestuar nga strukturat e policisë në vitin 2007 dhe i liruar nga burgu në vitin 2011.”, ka sqaruar Burgaj. Gjatë kontrollit në të ushtruar në banesën e tij u gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 2 automjetet me të cilët autorët janë larguar nga vendngjarja , 2 automjete të blinduara (një tip BMV dhe një furgon) , një tjetër mjet fuoristradë ,një armë zjarri automatik dhe rreth 170 fishekë të llojeve të ndryshme, një palë dylbi snajperi, si dhe disa targa automjetesh, të cilat janë dërguar për ekzaminime të mëtejshme laboratorike. Strukturat e Policisë së Shtetit aktualisht vazhdojnë punën për kapjen e autorit tjetër të kësaj ngjatje, shtetasit Ledjan Krasnaj, të cilit gjatë kontrollit të ushtruar në banesë iu gjetën rreth 60 fishekë të llojeve të ndryshme. “Shefi i Komisariatit të Shijakut u vra mbrëmjen e djeshme teksa po drejtonte strukturat vendore të policisë në kuadër të planit të masave të hartuar për parandalimin e veprave të mundshme penale, ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike, si dhe për kontrollet për armbajtje pa leje. “ cilëson Burgaj.

    MAPO

Faqja 8 prej 17 FillimFillim ... 678910 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •